Nekrologji
Lart Nekrologji Fjalim i pėrmotshėm Komiteti Nobel

 


 

Udhёrrёfyesit

Fjalimi i mbesёs Rabinit Itzhak Noa Ben-Artci nё ceremoninё e varrimit

[6 nёntor 1995]

Mё falni qё nuk dua tё flas pёr paqen. Dua tё flas pёr gjyshin tim. Njeriu gjithmonё zgjohet nga ankthi. Por dje unё u zgjova njё ankth - nё ankthin e jetёs pa ty, dhe kёtё nuk mund ta pёrballoj. Televizioni tregon vazhdimisht fotografinё tёnde. Ti je aq i gjallё dhe i prekshёm, saqё gati mund tё tё prek, por vetёm "gati", sepse nё fakt nuk mund tё tё prek mё.

Gjysh, ti ishte zjarri im nė vatėr, aty tani ka mbetur vetёm vatra pa zjarr, vetёm nё terr dhe ёshtё aq ftohtё dhe trishtueshėm pёr ne. E di, nё opinion flitet me fjalё tё mёdha, flitet pёr njё tragjedi kombёtare. Por provo ta ngushёllosh njё popull tё tёrё apo ta lёsh tё marrё pjesё nё dhimbjen private, kur gjyshja nuk pushon sё vajtuari, dhe ne jemi pa fjalė dhe ndiejmё vakuumin e tmerrshёm qė ka lindur nga mungesa jote!

Pak tё njohёn si duhet. Ata mund tё flasin shumё pёr ty, por unё e ndiej se ata nuk dinё asgjё mbi thellёsinё e dhimbjes sё tmerrshmen, mbi kėtė, po kёtё holokaust - tё paktёn pёr ne, familjen dhe shokёt qё kemi mbetur nё vatёr pa ty, vatra jonё e zjarrit.

Gjysh, ti ishe dhe ende je heroi ynё. Dua qё ta dish: gjithė gjёrat qё kam bёrё, tё kam pasur ty para syve. Kujdesi dhe dashuria jote na ka ndjekur nё ēdo hap dhe nё ēdo rrugё, dhe ne kemi jetuar nё dritёn e vlerave tё tua. Ti asnjёherё nuk na ke lёnё nё rrugё, ndёrsa tani ne duhet tё tё lёmё vetёm - ty, heroin tim tё pёrjetshёm. Dhe unё nuk mund tё bёj asgjё pёr tё tё shpёtuar ty qё je aq i mrekullueshёm.

Edhe mё tё mёdhenj se unё kanё gjetur fjalё nderimi pёr ty. Por asnjёri prej tyre nuk e pёrjetuar kёtё dashuri tёnden, kёto duar tё buta, tё ngrohta dhe s'i ka ndjerё pёrqafimet e pёrzemёrta, tё cilat ishin vetёm pёr ne. Dhe qeshja jote kuptimplotė, e cila pёr mua ishte aq domethёnёse, ajo qeshje qė nuk do tё ekzistojё mё, qė ka ngrirė bashkė me ty. 

Unё nuk kam ndjenjё hakmarrjeje, sepse dhimbja dhe humbja pёr mua janё aq tё mёdha, tepёr tё mёdha. Dheu nёn kёmbёt tona ёshtё zgjuar. Tani ne po pёrpiqemi tё ulemi nё kёtё dhomё tё zbrazёt, tё braktisur, pa mё tё voglin sukses. Jam e paaftё tё ndahem, por siē duket njё dorё e huaj, njё njeri i tmerrshёm ma ka marrё ndarjen.

Nuk kam tjetёr zgjidhje, po ndahem nga ti, nga njё hero, dhe do tё lutem qё tё pushosh nё paqe, dhe qё tё mendosh pёr ne e tё mёrzitesh pёr ne, sepse ne kёtu poshtё tё duam aq shumё. Engjёjt nё qiell, tё cilёt tani tё pёrcjellin ty, i lus qё tё kujdesen mirё pёr ty dhe tё tё mbrojnё mirё, sepse ti e meriton njё mbrojtje tё tillё. Ne do tё tё duam, gjysh. Gjithmonё.

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.