|
|
|
|
Madhёria juaj, shumё i ēmuar kryetar dhe anёtarё tё Komitetit Norvegjez tё Ēmimit Nobel, i nderuar kryeministёr i Norvegjisё, tё dashur bashkёbartёs tё Ēmimit, zoti kryetar Arafat dhe zoti ministёr i jashtёm i Izraelit, Shimon Peres, tё nderuar mysafirё! Pasi nuk besoj se ka pasur ndonjё perjashtim qё njё person tё fitojё Ēmimin Nobel dy herё, mё lejoni qё me ketё rast t'i bashkėngjis ketij nderimi njё notё personale. Nё njё moshё kur shumica e tё rinjve mundohen tё zbulojnё fshehtёsitё e matematikёs dhe misteret e Biblёs; nё njё moshё kur dashuria e parё lulёzon; nё moshёn e njomё 16 vjeēare, mua mё ёshtё dhёnё nё duar arma nё mėnyrё qё tė mbrohem. Ajo nuk ishte endrra ime. Dёshira ime ishtё tё bёhesha inxhinier. Unё kam studiuar nё njё shkollё bujqėsore dhe kam menduar se duke u bёrё ixhinier do tё mёsoja njё profesion me rёndёsi nё Lindjen e Mesme tё thatё. Sot, unё ende mendoj kёshtu. Megjithatё, unё isha i detyruar qё tё zgjidhja armёn. Unё kam sherbyer nё ushtri me dekada. Nёn pёrgjegjёsinё time, vajza dhe djem tė rinj, tё cilёt dėshironin tё jetonin, donin tė dashuronin, nё vend tё kёsaj gjetёn vdekjen. Ata ranё duke mbrojtur jetėt tona. Zonja dhe zotёrinj, nё postin tim tė tanishėm kam mundёsi tё shumta tё fluturoj ėmbi shtetin e Izraelit, dhe tani sё afёrmi edhe mbi pjesёt e tjera tё Lindjes sё Mesme. Pamja nga aeroplani ёshtё marramendėse; liqene dhe dete tё kaltёr tё errёt, fusha jeshile, shkretёtira, male ngjyrё guri dhe fshatra tё tёra tё veshura me tё bardhё tё zbehtė dhё shtёpi me ēati tё kuqe. Por edhe varreza. Varreza sa tė tё hajė syri. Me qindra varreza nё pjesёn tonё tё botёs, nё Lindjen e Mesme nё shtёpinё tonё nё Izrael, por edhe nё Egjipt, Siri, Jordani, Liban. Nga dritarja e aeroplanit, me qindra kilometra mbi to, gurėt e varreve janё tё heshtur. Por zhurma e shqetёsimeve tё tyre ёshtё transmetuar me dekada nga Lindjes sё Mesme nё tёrё botёn. Nga ky vend dua tė pёrshёndes tё dashurit tanё - dhe kundёrshtarёt tanё tё dikurshёm. Tё gjithё ata dua t'i pёrshёndes, tё gjithё tё rёnёt e tё gjitha vendeve dhe tё tė gjitha luftёrave, tё afёrmit e tyre, tё cilёt do tė mbajnė pёrgjithmonё peshёn e humbjes sё dhimbshme, tё gjymtuarit, plagėt e tё cilёve asnjёherё nuk shёrohen. Sot nё mbrёmje dua tju shpreh respektin tim secilit prej jush, sepse ky ēmim i rёndёsishёm ju takon juve. Zonja dhe zotёrinj, kam qenё djalosh i ri, i cili tani ёshtё pjekur. ( ) dhe nga tё gjitha kujtimet e ruajtura nё 72 vitet e mia, atё qė do tё mbaj nё mend mbi tё gjitha, deri nё ditёn e fundit, janё qetёsitё: Qetesia e rėndё e momentit pas dhe qetёsia tmerruese e momentit para. Si njeri ushtarak, si komandant, si ministёr i mbrojtjes, kam urdhёruar ekzekutimin e shume operacioneve. Dhe sё bashku me gёzimin e fitoreve dhe pakёnaqёsinё e humbjeve, gjithmonё do tё kujtoj momentin menjёherё pas marrjes sё vendimeve tё tilla: heshtjen nё momentin kur oficerё tё lartё apo ministra tё kabinetit ngrihen nga karriget e tyre, shikimin mbi shpinat e tyre gjatё ecjes, zhurmёn e derёs dhe mė pas qetёsinё, me . Ky ёshtё momenti kur njeriu kupton se rezultat i vendimit tё marrё pak mё parё ndoshta do tё kushtoj jetё njerёzish. Njerёz tё kombit tim, njerёz tё kombeve tё tjera. Dhe ata ende nuk e dinё. Nё kёtё moment ata ende qeshin dhe qajnё, bёjnё plane dhe ёndёrrojnё pёr dashuri, tё mbjellin kopshte apo tё ndёrtojnё shtёpi. Dhe ata nuk e kanё idenё se kjo ёshtё ora e tyre e fundit nё kёtё botё. Cili prej tyre duhet tё vdesė? Fotografia e cilit do tё jetё e shёnuar me shirit tё zi nё gazetёn e nesёrme? Nёna e kujt do tё pikёllohet sё shpejti? Bota e kujt do tё thyhet nga pesha e humbjes? Si ushtar i dikurshёm unё gjithmonё do ta kujtoj momentin: qetёsinё, momentin kur akrepat e orёs duket se fillojnё tё lёvizin mё shpejt se zakonisht, kur koha kalon dhe nё orёn vijuese, nё minuten vijuese do tё shkёputet dhimbja. Nё kёtё ēast nervoziteti tё madh, pikėrisht , pikėrisht fillimit tё djegjes sё fitilit aktivizues, nё heshtjen e tmerrshme tё kёtij ēasti mbetet megjithatё mjaft kohё pёr tё pyetur, pёr tё pyetur veten: Duhet vallё patjetёr tё veprojmё? A nuk ekziston njё zgjidhje tjetёr? Njё rrugёdalje tjetёr? (...) Zonja dhe zotёrinj, kam qenё njė i ri, qė tani ka arritur moshёn e tij tё plotё tё pjekurisė. Dhe nga tё gjitha kujtimet, tё cilat i kam mbledhur gjatё 72 viteve tё jetёs sime thёrras shpresat nё kujtesё. Qytetarёt tanё na kanё zgjedhur pёr t'u dhёnё atyre jetё. Edhe pse kjo tingёllon tmerrshёm, jetёt e tyre janё nё duart tona. Sytё e tyre sonte janё drejtuar nga ne dhe zemrat e tyre pyesin: Si sillen kёta burra dhe gra me pushtetin qė u kemi dhėnė? Ēfarё vendimesh do tё marrin? Nё ēfarё dite do tё ngrihemi nesёr? Nё njё ditё tё paqes? Tё luftёs? Tё qeshjes? Tё lotёve? Fёmija lind nё mёnyrё plotёsisht jo demokratike. Ai nuk mund ta zgjedhё babanё dhe nёnёn e tij. Ai nuk mund ta zgjedhё ngjyrёn e tij tё lёkurёs, fenё, kombёsinё apo vendlindjen e tij. Ai nuk mund tё zgjedhё nėse do tė lindė nё njё kėshtjellė apo kasolle, do tё jetojё nёn qeverinė e njё despoti apo tё njё demokrati. Qё nga monenti i lindjes fati i tij (nё njё masё tё madhe) pёrcaktohet nga udhёheqёsit e kombit tё tij. Ata vendosin se a do tё jetojё nё rehati apo nё dёshpёrim, nё siguri apo nё frikё. Fati i tij ėshtė nё duart tona, tё qeverive tё vendeve, qofshin kėto demokratike apo jodemokratike. Zonja dhe zotёrinj, njёlloj siē nuk janё identike dy shenja gishtёrinjsh, ashtu edhe dy njerёz kurrё nuk janё tё njėjtё, dhe secili vend ka ligjet e veta dhe kulturёn e vet, traditėn dhe drejtuesit e vet. Por sidoqoftė , qė pёrfshin tёrё botёn, njё rregullė, e cila mund tё jetё e pёrbashkёt pёr qeveri tё ndryshme, raca tё ndryshme, tё cilat nuk ngjajnё me njёra-tjetrёn, dhe kultura, tё cilat janё tё huaja me njёra-tjetrёn. Ky ėshtė mesazhi tė cilin populli hebre e ka trashėguar prej mijėra vjetėsh, mesazhi qė gjendet i shkruar nė librin e librave: 'Ve'nishmartem me'od l'nafshoteichem' - 'Pёr kёtё arsye respektohuni' - apo nё gjuhёn e sotme: mesazhi i shenjtėrisė sё jetёs. Udhėheqėsit ; dhe mё e rёndёsishmja: jetё. Njeriu nuk mund ta perceptojё tё drejtėn e tij nёse ai jeton. Nё kёtё mёnyrё, ēdo vend duhet ta mbrojё dhe ta ruaj elementin thelbёsor tё etikёs sё tij kombёtare: jetёn e qytetarёve tё tij. Pёr ta mbrojtur kёtё jetё ne mund t'i thёrrasim qytetarёt tanё qё tё shkojnё nё ushtri. Dhe pёr ta mbrojtur jetёn e qytetarёve tanё qё cilёt shёrbejnё nё ushtri ne japim shuma tё mёdha pёr aeroplanё dhe tanke dhe gjёra tё tilla. Dhe megjithatё e ngatėrrojmė qėllimin, pra ruajtjen e jetёs sё qytetarёve dhe tё ushtarёve. Varrezat e ushtarёve nё tё gjitha pjesёt e botёs janё dёshmitarё tё heshtur tё kёsaj pamundёsie tё udhёheqёsve kombёtarė pёr ta ruajtur si tё shenjtё jetёn e njeriut. Ekziston vetёm njё masё radikale pёr ta ruajtur si tё shenjtё jetёn e njeriut. Kjo zgjidhje radikale ёshtё paqja e vёrtetё. Zonja dhe zotёrinj, profesioni i ushtarit pёrmban nё vete njё paradoks. Nё ushtri ne marrim tё rinjtё tanё mё tё mirё dhe mё trima. U japim atyre pajisje jashtёzakonisht tё shtrenjta. I mёsojmё pёr ditёn kur ata duhet tė kryejnё betimin dhe ne presim qė ata ta kryejnё si duhet kёtё detyrё. Njёkohёsisht ne lutemi vazhdimisht qё kjo ditё kurrё tё mos vijё, qё tё mos ngrihen avionёt, tanket tё mos lёvizin kurrё, ushtarёt kurrё tё mos fillojnё sulmet, pёr tё cilat janё ushtruar aq mirё. Lutemi qё kjo kurrё tё mos ndodhё, pёr shkak tё shenjtёrisё sё jetёs. Historia nё pёrgjithёsi, dhe historia moderne nė veēanti i njeh kohёrat e mundimshme, nё tё cilat, udhėheqėsit e kombeve i kanė shndėrruar qytetarėt e tyre nė mish pėr top nё emёr tё njё doktrine tё gabuar: fashizmit djallёzor, nazizmit tё tmerrshёm. Fotografi tё fёmijёve duke marshuar pёr nё kasapanė, fotografitё e grave tё tmerruara para dyerve tё krematoriumeve duhet t'i ketё parasysh ēdo udhёheqёs i brezit tonё dhe brezave qё vijnё. Ato duhet tё shёrbejnё si vёrejtje pёr tё gjithё ata qё ushtrojnё pushtet. Pothuajse tё gjitha qeveritё, tё cilat shenjtshmёrinё e jetёs nuk e kanё futur nё mesin e pikёpamjeve tё tyre mbi botёn, tё gjitha kёto qeveri u thyen dhe mё nuk ekzistojnё. Kjo mund tё vёrehet vetё nё kohёn tonё. Mirёpo kjo nuk ёshtё fotografia e plotё. Pёr ta ruajtur shenjtshmёrinё e jetёs ne duhet nganjёherё edhe ta rrezikojmё atё. Nganjёherё nuk ka rrugёdalje tjetёr pёr mbrojtjen e qytetarёve tanё pёrveē luftёs pёr jetёn e tyre, pёr sigurinё dhe lirinё e tyre. Kjo ёshtё shprehja e besimit tё ēdo shteti demokratik. Nё shtetin e Izraelit, nga i cili vij unё sot, nё forcat e armatosura izraelite, nё tё cilat unё kisha privilegjin tё shёrbej, ne kemi vёrejtur gjithnjё shenjtshmёrinё e jetёs si vlerё tё mbirenditur. Ne asnjёherё nuk kemi shkuar nё luftё, me pёrjashtim tё rasteve kur ne na ёshtё imponuar ajo. Historia e shtetit tё Izraelit, analet e forcave tё armatosura tё izraelite janё tё mbushura me mijёra histori mbi ushtarёt, tё cilёt u viktimizuan (vdiqёn) gjatё pёrpjekjeve pёr shpёtimin e bashkёluftёtarёve tё tyre, tё cilёt dhanё jetёn e tyre pёr ta penguar vuajtjen e njerёzve tё pafajshёm nё anёn e armiqve tё tyre. Gjatё ditёve tё ardhshme, njё komision i posaēёm i forcave tё armatosura izraelite do ta pёrgatisё njё rregullore pėr sjelljen e ushtarёve tanё. Formulimi rreth jetёs sё njeriut do tё duket si mė poshtė, citoj: "Duke pasur parasysh rёndёsinё prioritare tё jetёs sё njeriut, gjatё ushtrimit tё detyrёs sё tij, ushtari do ta ruajė atё nё tё gjitha mёnyrat e mundshme dhe do ta vėrė veten dhe tё tjerёt vetёm nё rrezik vetėm atėherė kur. Shenjtёrisё sё jetёs ushtarёt e forcave tё armatosura tё Izraelit do t'i kushtojnė rёndёsi nё tё gjitha veprimet e tyre." Shumё vjet pas pёrfundimit tё luftёrave, pasi tё jetё kthyer paqja nё vendin tonё, kёto fjalё do tё jenė shtyllё e ndritshme nė vatrat tona, njё dritё pёr popullin tonё. Dhe pёr kёtё ne jemi krenarё. Zonja dhe zotёrinj, ne jemi nё mes tё procesit tё paqes. Arkitektёt dhe inxhinierёt e kёsaj ndёrmarrje punojnё edhe sot, nё ditёn kur ne jemi mblehdur kёtu dhe ndёrtojnё paqen, shtresё pas shtrese, gur pas guri. Puna ёshtё e vёshtirё, komplekse, sfiduese. Gabimet mund ta ērregullojnё tёrё strukturёn dhe tė sjellin katastrofёn. Nё kёtё mёnyrё ne jemi tё vendosur ta kryejmё punёn, pёrkundёr terrorizmit vrasёs, pёrkundёr armiqve fanatikё dhe armiqve tё tmerrshёm. Ne do ta ndjekim me vendoshmёri dhe forcė kursin e paqes. Ne nuk do ta zvogёlojmё angazhimin tonё. Nuk do tё dorёzohemi. Paqja do tё triumfojё mbi tё gjithё armiqtё, sepse alternativa pёr tё gjithё ne ёshtё mё e keqe. Dhe ne do tё fitojmё. Do tё fitojmё, sepse e trajtojmё procesin e paqes si bekim tё madh, pёr ne dhe pёr fёmijёt tanё pas nesh. Ne e trajtojmё atё si bekim pёr fqinjtё tanё nga tё gjitha anёt dhe pёr partnerёt tanё nё kёtё ndёrmarrje, SHBA, Rusia, Norvegjia, tё cilat bёnё aq shumё nё rrugёn drejt marrёveshjes e cila u nёnshkrua kёtu, mё vonё nё Uashington, mё vonё nё Kajro, duke bėrė hapin e parё drejt zgjidhjes sё pjesёs mё tё gjatё dhe mё tё vёshtirё tё konfliktit izraelito-arab: tё konfliktit mes palestinezёve dhe Izraelit. Falёnderojmё edhe tё tjerёt, tё cilёt kontribuan nё kёtё drejtim. Ne tani zgjohemi ēdo mёngjes si njerёz tё tjerё. Paqja ёshtё e mundur. Ne e shohim shpresёn nё sytё e fёmijёve tanё. Ne shohim dritёn nё fytyrat e ushtarёve tanё, nё rrugё, nё autobusё, nё fusha. Ne nuk duhet t'i zhgёnjejmё ata. Ne nuk do t'i zhgёnjejmё ata. Unё sot nuk qёndroj vetё kёtu, nё kёtё piedestal tё vogёl nё Oslo. Unё jam kёtu tё flas nё emёr tё brezave tё izraelitёve dhe hebrenjve, tё barinjve tё Izraelit - dhe ju e dini qё mbreti David ishte bari; ai filloi ta ndёrtonte Jeruzalemin para 3.000 vjetėsh (...) Jam kёtu tё flas nё emёr tё poetёve dhe atyre qё ёndёrruan mbarimin e luftёs si profeti Isaiah. Unё jam gjithashtu kёtu tё flas nё emёr tё djemve tё popullit hebre si Albert Ajnshtajn dhe Baruh Spinoza, si Maimonides, Sigmund Frojd dhe Franz Kafka. Dhe unё jam i dёrguari i miliona njerёzve tё vrarё nё holokaust, mes tyre me siguri edhe shumё Ajnshtajnė dhe Frojdė, tё cilёt ne dhe njerёzimit na humbёn nё zjarret e krematoriumeve. Jam kёtu si i dёrguar i Jeruzalemit, nё portat e tё cilit unё kam luftuar nё kohёn e rrethimit. Jeruzalemi qė gjithherё ka qenё dhe ёshtё: njerёzit, tё cilёt luten tri herё nё ditё pёr Jeruzalemin. Unё jam edhe i dёrguar i fёmijёve, tё cilёt vizatuan vizionet e tyre tё paqes, dhe i emigrantёve nga Shёn Petersburgu dhe Adis Abeba. Jam kёtu sė pari pёr brezat qё vijnё, gjė pėr tė cilėn ne tė gjithė meritojmё medaljet, tё cilat ju na keni ndarё mua dhe kolegёve tё mi. Sot jam kёtu si i dёrguar, nёse mё lejoni, i fqinjve tanё, tё cilёt ishin armiqtё tanё. Jam kёtu si i dёrguar i shpresёs sё zjarrtё tё njё populli, i cili ishte i detyruar tė duronte mё tё keqen qё mund tё ofrojė historia dhe megjithatё i ka vėnė vulёn e tij, jo vetёm kronikёs sё popullit hebre, por edhe tё tё gjithё njerёzimit. Me mua kёtu janё pesё milionё qytetarё tё Izraelit, hebrenj, arabё, kirkizianё, pesё milionё zemra rrahin pёr paqe, dhe pesё milionė palё sy tё cilёt na shikojnё duke shpresuar pёr paqe. Zonja dhe zotėrinj, dėshiroj t'i falėnderoj tё gjithё, sё pari qytetarёt e shtetit tё Izraelit, tё tё gjith brezave, tё tё gjitha bindjeve politike, flijimi dhe lufta e pandёrprerė pёr paqe e tё cilёve na sjellё mё afёr qёllimit tonё. Dua tė falenderoj partnerёt tanё, egjiptianёt, jordanezёt dhe palestinezёt, tё udhёhequr nga kryetari i Organizatёs pёr Ēlirimin e Palestinёs, z. Jaser Arafat, me tё cilin ndajmё sё bashku kёtё Ēmim Nobel, tё cilёt kanё zgjedhur rrugёn e paqes dhe po shkruajnё njё kapitull tё ri nё historinё e Lindjes sё Mesme. (...) Zonja dhe zotėrinjё me ju bekimin tradicional hebraik, i cili recitohet nga populli im nё kohё tё mira dhe tё kёqija, si simbol i dёshirave tё tyre mё tё thella: "Zoti do t'i japė fuqi popullit tё tij, Zoti do tё bekojё popullin e tij dhe ne tё gjithёve nё paqe." Faleminderit.
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|