Fjalimi i fundit
Lart Fjalimi i fundit Last Speech Ēmimi Nobel Nobel Prize

 


 

Udhёrrёfyesit

Fjalimi i fundit i Rabinit

Fjalimi me rastin e demonstratёs pёr paqё nё Tel Aviv

[4 nёntor 1995]

[Fjalimin nё origjinal (anglisht) mund ta gjeni nё faqen Last Speech]

Mё lejoni tё them se jam i prekur thellё. Dёshiroj tė falёnderoj secilin pre jush qė keni ardhur kėtu sot pёr tё demonstruar kundёr dhunёs dhe pёr paqen. Qeveria, tё cilёn kam nderin ta udhёheq sё bashku me mikun tim Shimon Peres, i cili ka vendosur t'i japё njё shans paqes - njё paqeje, e cila do tė zgjidhё shumicёn e problemeve tё Izraelit.

27 vjet isha ushtar. Luftova deri atёherё kur paqja nuk kishte shanse. Tani besoj se pёr paqen ekziston njё shans, njё shans i madh. Ne duhet ta shfrytёzojmё atё pёr hirё tё atyre qё vdiqёn kёtu dhe pёr hirё tё atyre qё nuk ndodhen kёtu - e tё tillё ka mjaft. Unё gjithmonё kam besuar se shumica e njerёzve e duan paqen dhe janė tė gatshėm tё rrezikojnė pёr paqen. Nėpėrmjet ardhjes suaj kёtu, ju, sё bashku me shumё tё tjerё qё nuk kanё ardhur, tregoni se njerёzit me tё vёrtetё e duan paqen dhe e kundёrshtojnё dhunёn. Dhuna dёmton bazёn e demokracisё izraelite. Ajo duhet dёnuar dhe izoluar. Ajo nuk ėshtė rruga e shtetit tё Izraelit. Nё demokraci mund tё ketё konflikte, por vendimi pёrfundimtar merret nё zgjedhjet demokratike, siė ndodhi nё zgjedhjet e vitit 1992, tё cilat na dhanё mandatin qё tё bёjmё atё qё bёjmё dhe ta ruajmё kёtё drejtim.

Dua tё them se unё jam krenar qё pёrfaqёsuesit e vendeve, me tё cilat ne jetojmё nё paqe sot janё nё mesin tonё dhe do tё mbeten kёtu: Egjipti, Jordania dhe Maroku, tё cilat kanё hapur pёr ne rrugёn e paqes. Dua tė falenderoj presidentin egjiptian, mbretin e Jordanisё dhe mbretin e Marokut, tё cilёt pёrfaqёsohen sot kёtu, pёr partneritetin nё marshimin drejt paqes.

Por populli izraelit, si askush tjetёr nё tre vjetėt e fundit tё kёsaj qeverie ka treguar se krijimi i paes ёshtё i realizueshёm, se paqja hap derёn drejt njё ekonomie dhe shoqёrie mё tё suksesshme, se paqja nuk ёshtё vetёm lutje. Paqes i takon rёndёsia mё e madhe nё lutjet tona, mirёpo ajo ёshtё edhe nxitje e popullit izraelit, njё nxitje drejt paqes.

Ekzistojnё armiqё tё paqes, tё cilёt mundohen tё na lёndojnё qė tė pengojnė procesin e paqes. Dua tё shprehem hapur se ne kemi gjetur njё partner pёr paqe edhe te palestinezёt: OĒP-nё, ish-armikun tonё, e cila ka hequr dorё nga terrorizmi. Pa partnerё tё paqes nuk do tё ketё paqe. Ne do tё kёrkojmё prej tyre t'i  pёrmbushin detyrimet e tyre pёr paqen, ashtu siē do tė pёrmbushim edhe ne dyetrimet tona, nё mёnyrё qё ta zgjidhim aspektin e komplikuar, tё gjatё dhe emocional tё konfliktit izraelito-arab dhe konfliktin palestinezo-izraelit.

Kjo rrugё ёshtё e shtruar me vёshtirёsi dhe dhimbje. Pёr Izraelin nuk ekziston rrugё pa dhimbje. Por rruga e paqes ёshtё mё e mirё se rruga e luftёs. E them kёtё para jush si njeri i cili ishte ushtar dhe ёshtё sot ministёr i mbrojtjes dhe si njeri i cili sheh dhimbjet e familjeve tё ushtarёve izraelitė. Pёr ata, pёr fёmijёt tanё, nё rastin tim pёr nipat tanё, dua qё kjo qeveri ta shfrytёzojė ēdo mundёsi pёr nxitjen dhe arritjen e paqes. Madje edhe me Sirinё do tё jetё e mundur arritja e paqes.

Kjo demonstratё duhet tė pёrhapё njё mesazh te populli izraelit, te hebrenjtė anembanё botёs, te shumё njerёz tё botёs arabe, dhe nё mbarė botёn se populli izraelit e do paqen, e pёrkrah paqen. Ju falėnderoj pёr kёtё.

[Kreu i paqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.