|
|
|
|
Vёshtrim:
Informacione tė tjera: Pёrveē tekstit tё mёposhtёm, informacione tё hollёsishme mbi jetёn dhe veprёn e Rabinit mund tё gjeni edhe nё kronologjinё historisё sё Izraelit si dhe nё tekstin e shkurtёr me informacione bazё mbi sistemin politik tё Izraelit. Fjalёt e nёnvizuara nё tekst shpjegohen nё fjalorth.
Nocioni Cion nёnkupton nё mendimin tradicional qytetin shpirtёror Jeruzalemin, ndёrsa nё atё modern shtetin e Izraelit por edhe qytetin e Jeruzalemit. Pёr kёtё arsye asnjё politikan i rёndёsishёm izraelit nuk ёshtё pёr ndarjen e qytetit tё Izraelit. Hercl vdiq 44 vjeē nё vitin 1904 nё Edlah tё Austrisё. Edhe pse nuk arriti realizimin e idesё sё tij, Hercl konsiderohet si pishtar i rrugёs drejt shtetit modern izraelit.
Themelimi i shtetit tё Izraelit Mё 14.5.1948 u shpall shteti i Izraelit dhe u njoh disa orё pas themelimit nga SHBA dhe Bashkimi Sovjetik. Shteti i ri u sulmua menjёherё nga fqinjtё arabė. Nё luftёrat dhjetёmuajshe kundёr Egjiptit, Transjordanisё, Sirisё, Libanit dhe Irakut ushtria izraelite arriti t`i mbronte tё gjitha viset me pёrjashtim tё qytetit tё vjetёr tё Jeruzalemit. Thuajse tё gjithё arabёt qё jetonin nё viset e pushtuara nga trupat izraelite ikёn drejt vendeve fqinje arabe. Rreth 700.000 refugjatё nuk u integruan nё shoqёritё pёrkatёse por u detyruan tё jetonin (pjesёrisht edhe sot) nёpёr kampe refugjatёsh. Ky numёr sot ёshtё rritur nё mbi 3,5 milion vetė. Tё gjithё ata nuk heqin dorё nga rikthimi nё Izrael, gjё ėshtė e papranueshme pėr qeverinė izralite. Pas kёtyre konflikteve tё armatosura, shteti i Izraelit u konsolidua. Kufizimet e emigrimit u hoqёn dhe filloi njohja nga shumё vende jo arabe. Por edhe nё vitet qė pasuan, kufijtё izraelitė nuk u qetёsuan.
Nga ana tjetėr, Izraeli u befasua plotėisht nё festёn hebraike tё pajtimit (hebr. Jom-Kippur) nga njё sulm siriano-egjiptian. Ushtritё arritёn tё pushtonin nё ditёt e para tё Luftёs Jom-Kippur njё numёr tё madh visesh, por qė u ripushtuan prapё nga ushtria izraelite. Lufta pёrfundoi pa fitues tё qartё, edhe pse ajo akoma festohet nё botёn arabe si fitore, sepse ushtria izraelite humbi titullin e tё pamposhturit. Procesi i paqёs me Egjiptin dhe Sirinё Me ndёrmjetёsimin e ministrit tё jashtёm amerikan Kissinger, Izraeli lidhi nё vitet 1974 dhe 1975 marrёveshjet, tё cilat parashikonin tёrheqjen e pjesshme tё Izraelit nga gadishulli Sinai dhe ndalimin e stacionimit tё trupave siriane dhe izraelite nё Rrafshnaltėn e Golanit. Situata mes Izraelit dhe Egjiptit u shtensionua edhe me ardhjen nё pushtet tё presidentit egjiptian Sadat dhe nё vitin 1978 u arrrit marrёveshja e Camp David-it, me ndёrmjetёsimin e presidentit amerikan Karter. Nё kёtё marrёveshje shtetit izraelit u zotua pёr kthimin hap pas hapi tё gjithё gadishullit Sinai Egjiptit dhe gjetjen e njё zgjidhjeje pёr autonomi tё palestinezёve. Egjipti ishte shteti i parė arab qė e njohu Izraelin. Kjo marrёveshje shёnoi bazёn pёr vazhdimin e Procesit tё paqes nё Lindjen e Mesme dhe tё marёdhёnieve relativisht tё mira mes Egjiptit dhe Izraelit. Pas qetёsimit tё kёtij konflikti njё konflikt tjetёr u bё gjithnjё e mё i mundur: ai me Organizatёn Ēlirimtare Palestineze (OĒP). Kjo organizatё i intensifikoi sulmet e saj kundёr veriut tё Izraelit nga territori i Libanit. Kjo bёri qё ushtria izraelite tё marshonte nё vitin 1982 nёn udhёheqjen e Ariel Sharonit nё Liban dhe tё futej deri nё Bejrut, kryeqytetin libanez. Kjo luftё u kritikua pjesёrisht ashpёr si nga opinioni i jashtёm ashtu edhe nga ai izraelit, sepse sipas mendimit tё shumё vёzhguesve ai pėrbėnte njё reagim tё tepruar dhe tё rrezikshёm ndaj akteve terroriste tё OĒP-sё. Kritika kundёr ushtrisё izraelite dhe gjeneralit tё saj suprem Sharon u forcua sidomos pas masakrave nё kampet palestineze tё refugjatёve. Ushtria izraelite kishte parё pa reaguar tmerret e paraushtarakėve tė krishterė mbi refugjatёt. Njё komision hetimor izraelit i rastit akuzoi Ariel Sharonin si pёrgjegjёs "indirekt" pёr vrasjen e mbi 1.000 personave. Problemet e brendshme politike dhe Lufta e Dytё e Gjirit Nga mesi i viteve 80, gjendja ekonomike e Izraelit u keqёsua gjithnjё e mё tepёr: Inflacioni u rrit deri nё 1000%. Nё dhjetor 1987 filloi Intifada palestineze (arab. shkundje, hedhje), kryengritja e palestinezёve kryesisht tё rinё kundёr pushtuesve izraelit. Presioni i jashtёm dhe i brendshёm mbi qeverinё izraelite nёn kryeministrin Shamir u rrit gjithnjё e mё tepёr pёr shkak tё veprimeve brutale tё ushtrisё izraelite. Shamiri (nga Blloku Likud) refuzoi bisedimet me OĒP-nё e Arafatit dhe paraqiti njё plan pёr pёrfundimin e konfliktit, i cili u refuzua kategorikisht nga palestinezёt dhe Liga Arabe. Gjatё Luftёs sё Dytё tё Gjirit, palestinezёt e humbёn simpatinё e bashkёsisё ndёrkombёtare nё momentin kur mbajtėn anėn e Irakut nёn udhёheqjen e Sadam Huseinit, i cili kishte sulmuar me raketa Izraelin. Nё qershor 1992, Itzhak Rabini i Partisё sё Punёs u zgjodh kryeministёr i Izraelit. Nё shtator 1993 u nёnshkrua njё marrёveshje bazё mes OĒP-sё dhe Izraelit, e cila i dha fund Intifadёs palestineze. Nё kёtё deklaratё nė parim, OĒP-ja njohu tё drejtёn pёr ekzistencё tё Izraelit. Izraeli nga ana tjetёr u tregua i gatshёm pёr dorёzimin e territoreve tё pushtuara vetadministrimit palestinez nё njё afat prej pesё vjetёsh. Statusi pёrfundimtar i territoreve tё pushtuara parashikohej tё pёrcaktohej brenda vitit 1996. Nga kёndvёshtrimi i sotёm duhet pėrmendur se ky qёllim nuk u arrit. Pozita e palestinezёve dhe e izraelitёve ёshtё pёrmirёsuar, ndёrsa optimizmi qё mbizotėronte pas Marrёveshjes sё Oslos ёshtё shuar. Kjo shprehet veēanėrisht nё kryengritjen e palestinezёve tё ashtuquajtur Alaqsa-Intifada. Ende nuk dihet nėse do tė arrihet ndonjėherė paqja e pranuar nga tė gjithė.
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|