Citate
Lart Jeta Citate Sfond Materiale Linklista

 

Fjalimi i fundit
Last Speech
Çmimi Nobel
Nobel Prize


 

Udhёrrёfyesit

Citate dhe fjalime tё Itzhak Rabinit

I was a military man for 27 years. I fought so long as there was no chance for peace. I believe that there is now a chance for peace, a great chance.

Kemi zgjedhur kёto fjalime tё rёndёsishme tё Rabinit:

Fjalimi i fundit i Rabinit Fjalimi i Çmit Nobel i Rabinit

Nё pjesёn e mwposhtme tё kёsaj faqeje gjendet fjalimi historik i Rabinit para Shtёpisё sё Bardhё nё Uashington me rastin e nёnshkrimit tё marrёveshjes sё parё izraelito-palestineze nё shtator tё vitit 1993.

 

We say to you today in a loud and a clear voice: Enough of blood and tears. Enough.

[Kreu i faqes]

Fjalimi i Rabinit me rastin e nёnshkrimit tё marrёveshjes sё parё izraelito-palestineze mё 13 shtator 1993 para Shtёpisё sё Bardhё nё Uashington

 

 

[Fotografia majtas: pёrshёndetja historike mes Rabinit dhe Arafatit nё Uashington]

Zoti president, shkёlqesi, tё nderuara zonja dhe zotёrinj!

Të nёnshkruash kёtu marrёveshjen izraelito-palestineze, kёtё manifestim kёtu, nuk ёshtё aq e lehtё pёr mua, ushtarin e vjetёr tё luftёrave tё Izraelit, pёr vendasit e mi nё Izrael dhe pёr hebrenjtё, tё cilёt nё kёtё moment na shohin me shpresё dhe brengё, ndёrkohë që ky çast ёshtё edhe mё i vёshtirё pёr të afërmit e viktimave tё luftёs dhe terrorit, dhembja e tё cilёve asnjёherё nuk shёrohet. Kjo ceremoni vjen tepёr vonё pёr mijёra njerёz, tё cilёt mbrojtёn jetёn tonё me trupin dhe vdekjen e tyre. Edhe sot, kur ndodhemi nё pragun e paqes dhe ndoshta edhe nё fund tё luftёs dhe dhunёs, i kujtojmё dhe do ta kujtojmё pёrherё secilin prej tyre.

Ne kemi ardhur sot nga Jeruzalemi, kryeqyteti i lashtё i popullit izraelit dhe ne kemi ardhur nga njё vend i pёrvuajtur; vijmё nga njё popull, njё shtёpi, nga familjet, tё cilat nuk njohin asnjё vit, asnjё muaj tё vetёm tё jetёs sё tyre, nё tё cilin nёnat nuk vajtuan pёr bijtё e tyre. Kemi ardhur pёr t'u pёrpjekur t'i japim fund urrejtjes, nё mёnyrё qё fёmijёt dhe nipat tanё kurrё mё tё mos e pёrjetojnё vuajtjen e luftёs, terrorit dhe tё dhunёs. Kemi ardhur kёtu pёr t'u kujdesur pёr jetёn dhe sigurinё e tyre, kemi ardhur pёr ta shёruar dhimbjen dhe kujtimet e rёnda, pёr t'u lutur dhe pёr tё shpresuar pёr paqen.

Palestinezёve u them: ju dhe ne jemi tё dёnuar tё jetojmё sё bashku, nё të njëjtёn pjesё tё kёsaj bote, nё të njëjtin vend. Ne, ushtarёt që jemi kthyer nga fusha e betejës me uniforma tё pёrgjakura, ne qё ishim tё detyruar ta shihnim para syve tanё vdekjen e pjesёtarёve tё familjes, shokёve tanё mё tё mirё, ne qё shkojmё nёpёr varrime dhe që e kemi të vёshtirё të përballemi me shikimin e prindёrve dhe jetimëve, ne qё cilёt kemi ardhur nga njё vend, nё tё cilin prindёrit janё tё detyruar të varrosin fёmijёt e tyre, ne qё kemi luftuar kundёr jush, palestinezёve, ju themi sot qartё: mjaft mё me lotё dhe gjak. Mjaft.

Ne nuk kemi urrejtje ndaj jush. Ne nuk e ndiejmё nevojёn e hakmarrjes. Ne, jemi njerёz si ju, tё cilёt dёshirojnё tё ndёrtojnё shtёpi, ta mbjellin njё pemё, tё dashurojnё; Njerёz, tё cilёt dёshirojnё tё jetojnё pranё jush me respekt dhe simpati si njerёz tё lirё. Sot ne i japim paqes njё shans dhe u themi juve qartё: deri kёtu e jo mё tej. Tё lutemi pёr ditёn, nё tё cilёn tё gjithё do tё thonё: s'duam armё.

Ne dёshirojmё të hapim njё kapitull tё ri nё librin tonё tё pёrbashkёt tё pikёllueshёm - njё kapitull tё njohjes sё ndёrsjellё, tё respektit, mirёkuptimit, shoqёrisё. Ne shpresojmё nё fillimin e njё historie tё re në Lindjen e Mesme. Sot, kёtu para Shtёpisё sё Bardhё nё Uashington, fillon njё llogaritje e re e kohёs nё marrёdhёniet mes popujve, mes prindёrve tё lodhur nga luftërat, mes fёmijёve tanё, tё cilёt nuk do ta njohin më luftёn.

Zoti president, zonja dhe zotёrinj, fuqia jonё shpirtёrore, vlerat e larta tё moralit tonё ne i nxjerrim qё prej mijёra vjetёsh nga libri i librave. Nё njёrin prej tyre, Ecclesiasticus, shkruhet: "Çdo gjё ka kohën e vet, pёr çdo veprim nёn qiell ka një kohё ёshtё e pёrcaktuar: njё kohё pёr të lindur dhe njё kohё pёr të vdekur; njё kohё pёr tё vrarё dhe njё pёr tё shёruar; njё kohё pёr tё qarё dhe njё pёr tё qeshur; njё kohё pёr tё dashuruar dhe njё kohё pёr tё urryer; njё kohё pёr luftё dhe njё kohё pёr paqe." Zonja dhe zotёrinj, tani ka ardhur koha e paqes!

Populli hebre kudo nё botё nis pas dy ditёsh festimin e vitit tё ri hebre. Unё besoj, shpresoj, lutem ky vit i ri do të sjellё me vete lajmin çlirimit tё tё gjithë popujve. (...) Nё traditёn hebrenje ёshtё zakon tё pёrfundohen lutjet me njё Amen. Me lejen tuaj do ta pёrfundoj fjalimin tim me fjalёt e lutjes sё pёrditshme hebraike, dhe e lus publikun e nderuar tё thotё gjithashtu Amen. "Ai që nё qiell krijon paqe, ai do tё sjellё paqe edhe mbi ne dhe mbi tёrё popullin e Izraelit. Amen."

"Military cemeteries in every corner of the world are silent testimony to the failure of national leaders to sanctify human life." (Fjalimi i Çmimit Nobel)

[Kreu i faqes]

 

Temat Të drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitë  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qëndrueshmëria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertë Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit për përçim dijesh përmes mediave te reja dhe edukimit politik. Në rast pyetjesh apo vërejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.