|
|
|
| Itzhak Rabin Nga ushtar nё nobelist Vёshtrim:
I ati Nehemia Rubitshov lindi nё vitin 1886 nё Ukrainё. Pёr shkak tё vdekjes sё hershme tё babait qysh herёt u detyrua tё punonte pёr tė siguruar jetёn e tij dhe tё familjes. Si punёtor i ri erdhi pёr herё tё parё nё kontakt me punёn socialiste dhe sindikaliste. Nё vitin 1905 emigroi nё SHBA. Si tё gjithё emigrantёt, edhe ai qёndroi disa ditё nё ishullin e njohur tё famshёm Ellis Island afёr Nju Jorkut, para se t'i lejohej hyrja nё SHBA. Rubitshov punoi si shitёs gazetash dhe bukёpjekёs dhe studioi mė pas nё Universitetin e Ēikagos. Nehemia u kthye gjithnjё e mё shumё nё njё cionist tё bindur. Nё momentin kur qeveria britanike filloi formimin e bataljoneve vullnetare hebraike pёr pushtimin e Palestinёs, Nehemia Rubitshov u paraqit menjёherё. Kёrkesa e tij u refuzua pёr shkak tё gjendjes fizike. Fatin e tij e provoi nё njё qendёr tjetёr rekrutimi, tani me mbiemrin Rabin, tё cilin e kishte zgjedhur spontanisht. Gjatё kёtij rekrutimi, Nehemia pati mё shumё fat dhe u betua para lartmadhёrisё britanike pёr regjimentin mbrojtёs numėr 38. Gati e gjithё elita e mёvonshme izraelite shёrbeu nё kёtё kohё nё kёtё njёsi britanike ushtarake nё pozita tё ulėta shёrbimi. Nehemia Rubitshov, tani Rabin, u transferua nё Jeruzalem, ku prej kohёsh kishin lindur trazirat mes hebrenjve dhe arabёve. Nё kėto rrethana njohu bashkёshorten e tij tё mёvonshme znj. Roza Kohen. Roza lindi nё vitin 1890 nё Mohilevin bjellorus. I ati ishte hebre i pasur dhe ultraortodoks. Roza studioi nё njё gjimnaz vajzash dhe u bashkua me lёvizjen socialiste. Roza e shkeli "tokėn e premtuar" me anijen e parё qё udhёtoi nga Bjellorusia pёr nё Palestinё. Anija "Ruslan" me tё cilёn udhёtoi Roza ishte njё "Mayfloėer" hebraike. Me tё udhёtuan edhe shumё politikanё tё mёvonshёm izraelitė, artistё dhe udhёheqёs ekonomikė. Rosa nuk lejoi tё "infektohet" nga euforia qё mbizotėronte nё anije. Ajo kishte planifikuar tė vizitonte xhaxhanё dhe tё kthehej prapё nё Bjellorusi. Megjithatё Rosa mbeti atje dhe jetoi nё fillim nё njё Kibuz dhe pas shёrimit nga sёmundja e malarjes, te xhaxhai afёr Jeruzalemit. Roza dhe Nehemia u njohėn gjatё trazirave hebraiko-arabe. Tё veshur si sanitarё, qё tё dy pёrpiqeshin tė evakuonin banorёt e rrezikuar hebrenj tё qytetit tё vjetёr tё Jeruzalemit. Nehemia donte ta kontrollonte Rozёn, tė cilёn e njohu si aktiviste hebraike. Kėshtu nisi konfrontimi, i cili ndёrpre vetёm pas ndėrhyrjes sё policisё. Ata u martuan nё vitin 1921 dhe mё 1 mars 1922 lindi djali i tyre parё Itzhak. Vitet e para Itzhaku i kaloi me prindёrit nё kryeqytetin e mёvonshёm tё Izraelit Tel Aviv. Nё kёtё kohё Roza Rabin punonte si llogaritare pёr sindikatёn socialiste Histradut. Itzhak dhe motra e tij e lindur nё vitin 1925 Rahel qysh herёt u detyruan tė ndihmonin familjen. Nё lёvizjen punёtore Roza luante njё rol mё tё madh nga ē'e kėrkonte posti i saj. Itzhak Rabin ėshtė shprehur mё vonё se jeta familjare kishte vuajtur nga angazhimet e nёnёs sё tij. Nё moshёn gjashtё vjeē, Rabini i vogёl filloi shkollimin nё njё shtёpi edukuese socialiste. Mes mėsuesit Elizer Shlomi dhe nxёnёsve tё tij u krijua njё marrёdhёnie e ngushtё. Shlomi pёrshkroi jetёn dhe veprёn e brezit tё parё hebre qė diaspora por e qė sihte arritur nё vendin e vet. Siē bёhet e qartё mё vonё, pritjet nga ky brez ishin tё tepruara. Nё kёtё kohё lindi nocioni "tzabar". Me kёtё emёr quheshin hebrenjtё e lindur nё vendin e shenjtё. Itzhak Rabin u emёrua si tzabari i parё nё postin e kryeministrit. Nё romanin e Elizer Shlomit Rabini pёrmendet nёn pseudonimin "Amram Nisani". Si pak tė tjerё, Shlomi arriti ta thyente heshtjen e Itzhakut tё ri. Studimet Studimet nё shkollёn e bujqёsisё Rabini i filloi nё vitin 1937. Shpejt ai e tregoi veten si studenti mё i mirё i klasёs sё tij. Gjatё viteve tё para tё studimeve vdiq nga sёmundja e kancerit nёna e tij Roza. Nё varrimin e Roza Kohenit mori pjesё e tёrё shtresa udhёheqёse hebraike e vendit dhe disa mijёra njerёz tё tjerё. Nё gusht tё vitit 1940 Rabini mbaroi studimet si studenti mё i mirё i klasёs. Notat e tij tё shkёlqyera bėnė tė mundur qė ai tė regjistrohej nė Universitetin e Kalifornisė Berkeley. Para fillimit tё studimeve, Rabini jetoi disa kohё nё njё Kibuz. Hapat e parё nё ushtri
Ky aksion i parё ushtarak nuk kishte kishte rёndёsi strategjike, edhe pse ai dhe disa aksione tjera mё vonё u quajtёn "marshime tё lavdishme nё territorin e armikut". Pёr vetёkuptueshmёrinё e ushtrisё sё mёvonshme izraelite ai ishte megjithatё njё hap i rёndёsishёm. Planifikohej qė konflikteve tё mёvonshme tё mos u kundёrvihej mё nё mёnyrё difensive. Ushtria gjithnjё pёrpiqej tё vepronte nё mёnyrё ofensive, duke iu dhėnė mundёsisht shpejt fund konflikteve tė armatosura nё rajonet e armikut arab, pёr tė zvogёluar kėshtu numrin e viktimave nga popullsia civile. Pas Luftёs sё Dytё Botёrore vazhduan pёrpjekjet pёr themelimin e njё shteti tё pavarur hebraik. Rabini u emёrua nё vitin 1947 nё postin e oficerit operues tё Palmah-ut. Brenda elitёs ushtarake lindi njё mosmarrёveshje e madhe rreth reagimeve arabe ndaj shpalljes sё planifikuar tё shtetit tё Izraelit. Shumica e ekspertёve konsideruan si reagimin mё tё mundshёm kryengritjen pak a shumё spontane. Vetёm pak prej tyre menduan njё luftё me tё gjitha shtetet fqinje arabe. Plani tё cilin Rabini kishte pёrgatitur menjёherё pas emёrimit tё tij parashikonte pushtimin e fshatrave arabe nga Palmahu pёrgjatё rrugёve lidhёse, ndёrsa Ben Gurion, komandanti suprem i forcave tё armatosura nuk ishte i gatshёm ta ndёrpriste furnizimin e karvanit gjatё kohёs sё operacionit. Njёsitё tё cilat ishin nёn udhёheqjen e Rabinit arritėn tė pushtonin disa fshatra pёrgjatё rrugёs lidhёse. Rabini planifikonte gjatё ditёve nė vazhdim pushtimin edhe tё fshatrave tё mbetura. Por pas kёsaj erdhi urdhёri tronditёs i komandёs supreme: transferimi i tёrё brigadёs nėpėrmjet njė karvani tė mbrojtur pёr nё Jeruzalem. Ky vendim e tronditi Rabinin! Tё gjitha pozicionet e fituara me mund tё madh duhet tё dorėzoheshin sёrish! Gjatё planifikimit tё transferimit tё brigadёs, Rabini bёn njё gabim trashanik: ai e ndau trupёn nё karvanin e gjatё 15 kilometёrsh. Kjo e bёri tё pamundur kontrollimin e saj. Karvani i pёrbёrё nga 300 automjete dhe i udhёhequr nga kryeministri i mёvonshёm izraelit Ben Gurion eci megjithatё me sukses pёrpara. Deri nё arritjen e pjesёs mё kritike tё rrugёtimit, Dir Ayub-Bab el-Ėad. Kёtu shpёrtheu ferri. Mbi tre mijё luftёtarё arabė, tё fshehur pėrgjatё rrugёs filluan tё qėllonin mbi karvanin. Kthimi prapa i karvanit u bė i pamundur pas shkatėrrimit tė njė ure. Rabini, i cili , veproi instinktivisht siē duhej. Ai e braktisi betejёn dhe nxitoi me automjetin e tij nё drejtim tё Jeruzalemit. Atje mobilizoi batalionin e katёrt dhe me ndihmёn e forcave tё reja mori nėn kontroll situatėn nė Ayub-Bab el-Wad. Nё mbrёmje karvani arriti nё qytetin e shenjtё tė Jeruzalemit. Gjatё luftimeve kishin humbur jetёn 13 ushtarё tё brigadёs sё Rabinit. Nё kёtё mёnyrё nuk u arrit qёllimi i vёrtetё i operacionit, pushtimi i tё gjitha pjesёve tё qytetit tё Jeruzalemit. Rabini dhe lufta pёr pavarёsi Mё 14 maj 1948, Ben Gurion shpalli zyrtarisht shtetin e Izraelit. Menjёherё pas kёsaj nisėn sulmet e fqinjёve arabė kundёr shtetit tё ri. Nё muajt e parё tё luftimeve mes shteteve arabe dhe Izraelit, ekzistenca e Izraelit u vu nё pikёpyetje. Brigada Harel e Itzhak Rabinit pёsoi humbje tё mёdha. U vranё 220 nga 1300 luftёtarёt e saj, mbi gjysma e tyre u plagosėn. Nё korrik tё vitit 1948 ushtria izraelite forcoi vazhdimisht sulmin dhe pushtoi qytetet Ramleh dhe Lidda. Rabini raportoi mё vonё pėr njё bisedё me Ben Gurion, nё tё cilёn ai e pyeti atё rreth trajtimit tё mёtejshёm tё popullsisё arabe. Ben Gurion u pёrgjigj qartё: "jashtė!". Nё kёtё deklaratё bёhet e qartё dilema e luftёs: shumё arabė u dёbuan nga ushtria izraelite, gjё qё edhe sot e kёsaj dite pėrbėn problemin kyē nё procesin e paqes. Gjatё armёpushimit tё vogёl nё gusht tё vitit 1948 Itzhak Rabini u martua me Leah Shlosberg. Nё muajt qё pasuan, ushtria izraelite arriti tė thyente rrethimin e trupave egjiptiane tё lagjeve tё shkretёtirёs Negev dhe tė siguronte daljen nё Detin e Kuq duke pushtuar qytetin Elat. Vazhdimi i rrugёs ushtarake tё Rabinit Itzhak Rabini tani u gjend para vendimit: ta vazhdonte karrierёn e tij politike apo tё kalonte si shumё shokё tё tij nё njё profesion civil. Ai vendosi pёr tё parёn dhe u emёrua komandant i Brigadёs sё 12-tё. Nё vitet nė vazhdim ai u gradua disa herё. Nё vitin 1950 lindi vajza e tij Daliah, ndёrsa nё vitin 1955 djali Juval. Rabini mori pjesё aktivisht nё Luftёn e Sinait. Nё vitin 1963 nё Izrael pёrfundoi njё epokё. Ben Gurion, themeluesi karizmatik i shtetit izraelit humbi postin e tij. Pasardhёs i tij u emёrua Levi Eshkol, ndёrsa Rabini u ngrit nё postin e shefit tё shtabit tё pёrgjithshёm. Rabini kishte arritur ёndrrёn e tij. Nё mesin e viteve 60 nё Izrael mbizotėronte njё kёnaqёsi e pёrgjithshme mbi gjendjen politike dhe ekonomike. Shtetet arabe ishin nė armiqёsi me njėra-tjetrėn dhe sipas mendimit tё Izraelit nuk pėrbėnin mё rrezik. Rabini nuk u ndikua nga kjo eufori dhe u shprehu ushtarёve tё tij shqetėsimin pёr sulme tė mundshme tё arabёve. Qё nga viti 1964, Siria u tregua gjithnjё e mё agresive dhe u pёrpoq tė sabotonte furnizimin me ujё tё Izraelit. Ushtria izraelite reagoi me operacionin e pёrgatitur nga Rabini, i cili rivendosi furnizimin e Izraelit me ujё. Nё kёtё moment Rabini nuk pa rrezikun e njё sulmi masiv tё arabёve. Rabini si shef i shtabit tё pёrgjithshёm nё Luftёn Gjashtёditёshe Situata u keqёsua dukshёm nё vitin 1967. Siria pёrkrahte gjithnjё e mё tepёr "terroristёt" palestinezė. Bashkimi Sovjetik njoftoi Sirinё me njё lajm, sipas tё cilit ushtria izraelite planifikonte njё sulm masiv kundёr saj. Nё tё vёrtetё kёto informacione ishin tё rreme. Nё momentin kur kjo pёrshtypje u forcua edhe te shefi i shtetit egjiptian Naser u mobilizua e gjithё ushtria egjiptiane dhe filluan bisedimet me Sirinё rreth veprimit tё pёrbashkёt kundёr Izraelit. Nё gadishullin Sinai u stacionuan nё mes tё muajit maj mbi 500 tanke egjiptiane. Qeveria egjiptiane e vuri nёn presion skretarin e pёrgjithshёm tё Kombeve tė Bashkuara U Thant; atij iu kёrkua kaskave blu nga gadishulli. Askush nё Izrael nuk besoi nё tёrheqjen e trupave ndёrkombёtare. Sipas mendimit tё shumicёs sё vёzhguesve, U Thant veproi nё mёnyrё tё pakuptueshme kur tёrhoqi njёsitё e Kombeve tė Bashkuara. Naseri stacionoi edhe mё shumё trupa nё gadishullin e ish-ēmilitarizuar tё Sinait. Rabini arriti i brengosur nё pёrfundimin se e gjithё qeveria tashmё e dorėzuar shpirtёrisht ia kishte lėnė atij si shef i shtabit tė pёrgjithshёm pёrgjegjёsinё pėr luftёn dhe paqen. Mё 23 maj 1967 Naseri shpalli mbylljen e ngushticёs sё detit tё Tiranit; me kёtё u bė i pamundur lundrimi i Kanalit tё Suezit. Kjo krizё politike u shndёrrua nё krizёn mё tё rёndё nё jetёn e Rabinit. Nga presioni i tepruar pёrjetoi krizё psikike. Pas kёsaj Rabini i ofroi postin e tij zёvendёsit tё tij Ezer Vajcman. Vajcman, presidenti i mёvonshёm izraelit, e refuzoi kёtё ofertё. Pas dy ditё pushimi gjendja e tij u pёrmirёsua deri diku dhe u pėrqendrua me gjithё forcėn e tij nё mbrojtjen u Izraelit. U bё mobilizimi i ushtrisё dhe u planifikua qё sulmi tё fillonte me lindjen e diellit tё datёs 25 maj. Administrata amerikane bёn presion mbi kryeministrin Eshkol, i cili nё minutёn e fundit anuloi fillimin e aksionit. Rabini vizitoi vazhdimisht trupat nё frontet e ndryshme; ai tanimё ishte kthyer nё shpresёn e kombit dhe ushtrisё. Nё kёto rrethana tё vёshtira u formua "qeveria e bashkimit kombёtar" dhe Moshe Dajan u shpall ministёr i mbrojtjes. Dajan dhe Rabin en shtynė Eshkolin tё urdhёronte sulmin paraprak mё 5 qershor. Nё mbrёmjen para sulmit Rabini dukej i qetė, sepse e dinte qė kishte bėrė gjithēka qė ishte nė dorėn e tij. Me valёn e parё tё sulmeve, me ndihmёn e aviacionit ushtarak, ishte planifikuar ndёrprerja e funksionimit tё tė gjithё forcave ajrore tё Egjiptit. Tė nesėrmne, ushtria izraelite sulmin mё tё madh parandalues nё historinё e saj. Brenda tri orёve u shkatёrrua i gjithė aviacioni luftarak i armikut. Ushtarёt egjiptianё filluan tё iknin. Brenda vetёm tre ditёve u vu kontrolli mbi gadishullin Sinai. Naseri, i cili mё parё ksihte kёrёcёnuar me shkatёrimin e Tel Avivit dhe hedhjen nё det tё gjithё hebrenjve, u detyrua tė pranonte i turpёruar disfatёn e tij. Edhe pse pёrmes kёtij zhvillimi mund tё merrej me mend mё parё humbja e vendeve arabe, mbreti jordanez Hysein urdhёroi sulmin artilerik kundёr Izraelit. Rabini tani udhёheqte sulmet e dyfishta izraelite, tё cilat brenda 48 orёve i sollёn kontrollin mbi gjithė Jordanin Perёndimor. Nё ditёn e parafundit tё Luftёs Gjashtёditёshe u pushtua Rrafshnalta e Golanit dhe Jeruzalemi Lindor. Gjatё kёtyre gjashtё ditёve, Rabini ishte shndёrruar nё hero tё popullit izraelit. Problemet qė lindėn nė viset e pushtuara, ishin tė njohura pėr politikėn izraelite. Pёr kёtё arsye Izraeli u ofroi shteteve arabe kthimin e viseve tё pushtuara nё rast se pajtoheshin me vendosjen e paqes. Njė gjė e tillė u refuzua kategorikisht nga tё gjitha shtetet arabe. Ambasador nё SHBA Pas fitimit tё luftёs, Rabini dha dorёheqje nga posti i shefit tё shtabit tё pёrgjithshёm dhe u emёrua ambasador nё SHBA. Atje ai lidhi kontakte tё shumta me qeverinё e presidentit tё atёhershёm Nikson dhe me shumё udhёheqёs tė tjerё ekonomikė. Nё vitin 1969 vdiq kryeministri Levi Eshkol. Pasardhёse e tij u bё Golda Meir. Pas kthimit nё Izrael nё vitin 1972, Rabini ishte shkёputur nga njohja e shėrbimeve tė hauja sekrete. Nё kёtё mёnyrё ai nuk kishte mundёsi t'i njihte nė kohё rreziqet nga sulmi arab qė ndodhi nё vitin 1973. Rabini si ministёr i mbrojtjes Sulmet e trupave arabe filluan nё ditёn e Jom Kipur-it, festёn mё tё madhe hebraike. Ushtria izraelite u ndodh plotёsisht e papёrgatitur. Lufta pёrfundoi me njё pat-situatё. Nё tё u vranё mbi 2500 ushtarё izraelitė. Pas luftёs Rabini u shndёrrua nё shpresėn e Partisё sё Punёs, sepse garnitura e vjetёr udhёheqёse rreth Golda Meir dhe Moshe Dajan kishte pёsuar humbje tё rёndё tё besimit. Mё 4 mars Golda Meir emėroi Rabinin nė postin e ministrit tё mbrojtjes. Me kёtё hap tё saj u largua nga funksioni i tij Haudegen Dajan. Nё momentin kur u pёrhap lajmi mbi njё sulm tё ri tё Sirisё Moshe Dajan dha dorёheqjen dhe mbeti ministёr i brendshёm. Rabini, i cili pёr u informua kёtё zhvillim nga shtypi, u ngushёllua me postin e ministrit tё punёs. Por . Nё kёtё mёnyrё, Rabini, pas njё mosmarrёveshje tė brenshme partiake me Shimon Peresin u shpall kandidat i Partisё sё Punёs pёr postin e kryeministrit. Mё 3 qershor 1974 populli izraelit zgjodhi Rabinin nė postin e kryeministrit tё ri, Shimon Peresit iu dha psoti i ministrit tё mbrojtjes nё kabinetin e Rabinit. Vitet e para tё qeverisjes u karakterizuan nga konfliktet me kolonёt hebrenj. Nё viset e pushtuara u ngritёn shumё koloni, kundėr vullnetit tё qeverisё izraelite. Mё 27 qershor 1976 terroristё gjermanė dhe palestinezё rrёmbejnё njё aeroplan tё Air France, i cili fluturonte nga Parisi pёr nё Tel Aviv. Pas fluturimit tё gabuar, avioni u ul nё Entebe. Kёtu dukej se ishte parashikuar arritja e tё rrёmbyerve, sepse nё terminalin e aeroportit ishin pёrgatitur vende pёr shtrirje. Idi Amin, diktatori i Ugandёs kёrkoi lirimin e tё burgosurve palestinezė nё Izrael. Qeveria e Rabinit reagoi ashpёr. S'ka marrёveshje me terroristёt! Rreth aeroplanёt izraelitė tё tipit "Hercules" u nisёn nga qendra nё Tel Aviv drejt Entebes. Gjatё aksionit tё guximshёm tё ēlirimit tё pasagjerёve gati ēdo gjё funksionoi si duhet. Ushtarёt ugandas ishin aq tё befasuar nga shfaqja e njёsive speciale izraelite, saqё ushtruan vetёm rezistencё sporadike. Gjatё aksionit u vranё tre pasagjerё dhe komandanti Johan Netanjahu (vёllai i kryeministrit tё mёvonshёm izraelit). Entebe u bё simbol i guximit izraelit. Pas kёtij suksesi, qeveria e Rabinit u pėrfshi gjithnjё e mё tepёr nga diskutimet brendapartiake. Mosmarrёveshja mes Rabinit dhe Peresit u thellua edhe mё tej. Rabini dha dorёheqjen nga posti i kryeministrit. Pёr shkak tё mosmarrёveshjeve brenda Partisё sё Punёs, Rabini nuk konkuroi mё nё zgjedhjet e reja. Karriera politike e Itzhak Rabinit kishte marrё nё kёtё mёnyrё njё fund tё papritur. Ai u tёrhoq gati tёrёsisht nё jetёn private dhe filloi tė shkruante kujtimet e tij. Nё vitin 1984, Rabini iu kthye prapё skenёs sё politikёs aktive si ministёr i mbrojtjes nё koalicionin e madh me bllokun Likud. Gjatё kohёs sё ushtrimit tё detyrёs sё tij filloi kryengritja palestineze Intifada. Njėlloj si shumica e politikanёve edhe Rabini nuk e njohu me kohё problematikёn. Nё kryengritjen e palestinezёve ai pa sfidёn ushtarake tё ushtrisё izraelite. Qёndrimi i tij tepėr i ashpёr ndaj palestinezёve i solli Rabinit nё opinionin izraelit imazhin e "njerit tё fortё". Rabini u largua gjithnjё e mё tepёr nga "pёllumbat" e Partisё sё Punёs, tё cilёt e kishin pёrkrahur vazhdimisht. Nё vitin 1988 u vёrtetua nga votuesit koalicioni i madh, ndёrsa Shimon Peres u mundua tė zbulonte shkaqet e shpёrthimit tё Intifadёs. Pas rёnies sё koalicionit tё madh nё mars tё vitit 1990, Peresi u pёrpoq tё themelonte njё koalicion tё ri nёn udhёheqjen e tij, por dёshtoi. Politikani i krahut Likud Shamir krijoi koalicionin konservator tė djathtė dhe u emёrua nё postin e kryeministrit. Punёn e kёtij koalicioni u karakterizua nga gabime tė shumta. Nё kёtё mёnyrё, qeveria nuk e arriti integrimin ekonomik dhe kulturor tё hebrenjve tё ardhur nga Evropa Lindore pas rёnies sё Bashkimit Sovjetik. Pas fitores sё njё konflikti tė brendshėm partiak me Peresin, nё vitin 1992, Rabini konkurroi sёrish pёr postin e kryeministrit. Mё 23 qershor 1992, populli izraelit zgjodhi parlamentin e ri. Me gjithė . Rabini u detyrua pёr kёtё shkak tё fuste nё koalicionin e tij Partinё Shas, e cila pёrfaqёsonte hebrenjtё ultraortodoksė separatistė. Nё kohёn e qeverisё sё mёparshme, ministria e jashtme nёn udhёheqjen e kryetarit tё Shasit Arie Deri ishte shndёrruar nё njё strehё tё vёrtetё nepotizmi. Kjo bёn tё qartё pse Rabini ishte i gatshёm tё hynte nё koalicion me ēdo parti tё Knesetit, e cila do t'i siguronte atij pushtetin. Mё 13 korrik 1992, Rabini prezantoi qeverinё e tij. Postin e kryeministrit dhe atё tё ministrit tё mbrojtjes Rabini i bashkoi nё personin e tij. Peresi mori postin deri atёherё tė parёndёsishёm tė ministrit tё jashtёm. Nё deklaratёn e tij qeveritare, Rabini iu drejtua palestinezёve me njё apel personal, plotёsisht tё papritur prej tij. Duke bёrё njё hap vendimtar, Rabini u ofroi palestinezёve marrёveshjen pёr autonomi, e cila synonte pёrfundimin e konflikteve mes dy popujve tё armiqёsuar. Pas dёshtimit tё bisedimeve me palestinezёt rolin e inicuesit tё ri tё tyre e mori Shimon Peres. Kёshtu nga mesi i vititit 1993 u arrit suksesi nё bisedimet mes Peresit dhe Arafatit. Marrёveshjet ndryshuan Izraelin. PLO-ja u njoh si pёrfaqёsuese legjitime e palestinezёve dhe atyre iu njoh e drejta e vetadministrimit. Nga ana tjetёr palestinezёt e njohёn shtetin e Izraelit dhe hoqёn dorё nga themelimi i shtetit nėpėrmjet akteve terroriste.
Ēmimi Nobel pёr Rabinin, Peresin dhe Arafatin Mё 10 nёntor 1994 Rabinit, Peresit dhe Arafatit iu fha Ēmimi Nobel pёr Paqe. Qё tё tre kёta politikanė kishin kontribuar pёr arritjen e paqes nё Lindjen e Mesme dhe u shpёrblyen pёr angazhimin e tyre qё nga "Marrёveshja e Oslos". Rabini pёrshkroi nё fjalimin e tij me rastin e marrjes sё Ēmimit Nobel zhvillimin e tij nga hero i luftёs nё hero tё paqes (Teksti i fjalimit tё Rabinit). Nё fushёn e politikёs sё brendshme qeveria hasi nё probleme gjithnjё e mё tё mёdha. Lufta e blloqeve tё Rabinit dhe Peresit shpёrtheu prapё dhe bllokoi punёn e qeverisё. Nё vitin 1995 realizimi i Marrёveshjes sё Oslos bёri pёrparime tё dukshme dhe Rabini u pajtua sёrish me Peresin dhe me procesin e paqes. Procesi i paqes pёrparonte gjithnjё e mё shumё dhe arriti pikёn e tij kulminante nё shtator 1995 nё Marrёveshjen e Dytё tё Autonomisё mes izraelitёve dhe palestinezёve. Nё kёtё marrёveshje u pёrcaktuan hapat e mёtejshёm deri nё arritjen e vetadministrimit tё plotё tё Palestinёs. Rabini gjendej nё pikёn mё tё lartё tё karrierёs sё tij politike. Edhe ekonomia reagonte pozitivisht ndaj kёtyre zhvillimeve; asnjё vit mё parё nuk pati aq investime tё huaja nё Izrael si nё vitin 1995. Rabini u bё gjithnjё e mё tepёr shёnjestёr e opozitёs sė djathtė izraelite pavarėsisht se nuk ishte planifikuar dorёzimi i asnjё kolonie hebraike nё territoret autonome. Kёshtu u krjiuan gjithnjё e mё shpesh eksese tė dhunshme gjatё demonstratave kundёr Rabinit dhe politikёs sё tij tё paqes. Dhuna drejtohej edhe kundёr Rabinit personalisht. Gjatё njё demonstrate p.sh. njё demonstrant i zemёruar u vёrsul ta sulmonte Rabinin. Nё momentin e fundit ai u mposht nga truproja e tij. Njё kolumnist pyeti pas kёtij eksesi: "Ēfarё do tё kishte ndodhur po tё kishte pasur pistoletė?". Reagimi i lёvizjes paqёsore nё Izrael erdhi vonё. Nё Tel Aviv u organizua njё demonstratё e madhe pёr paqe. Rabini u shfaq si ligjёrues dhe u prit me entuziazёm nga masa (nё tekstin e fjalimit tё fundit). Nё rastin kur doli nga skena pёr tё hyrё nё makinėn e tij, Rabini u vra nga Jigal Amir. Itzhak Rabin vdiq rrugёs pёr nё spital. Amir u arrestua menjёherё dhe pas disa muajve u dёnua me burgim tė pėrjetshėm. Rabini, njё ndёr personalitetet mё tё mёdhenj tё Izraelit, u varros dy ditё mё vonё nёn pjesёmarrjen e madhe tё popullsisё dhe pranisё sё shumё personaliteteve tё botёs.
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|