|
|
|
|
Madhёria juaj, madhёritё tuaja mbretёrore, shkelqёsi, zonja dhe zotёrinj, Mё 10 gusht 1976, nё njё rrugё tё Belfastit nё Irlandёn e Veriut ndodhi njė ngjarje, e cila meriton vёmendje. Njё burrё hyn me veturёn e tij me shpejtёsi tё madhe nё rrugё dhe pёrpiqet t'i shkelё ndjekёsit e tij. Nё atё moment godet njё plumb dhe me shoferin e saj nė timon vetura kalon njё gardh dhe shkel njё nёnё dhe tre fёmijёt e saj. Nёna mbijeton me gjithė plagёt e rёnda, ndėrsa tre fёmijёt e saj mbeten tё vdekur nё vend. Sigurisht kjo ngjarje nuk ishte edhe aq e rёndёsishme. Jo, pёr fat tё keq ajo nuk ishte e tillё. Gjithkund ku lufta pushton njё vend dhe shpёrthejnё terrori dhe dhuna, nё asnjё mёnyrё nuk i kushtohet vёmendje vdekjes sё fёmijёve tё pafajshёm. Raste tė kёtij lloji janё vetёm pasojё logjike e brutalitetit tё pashpirt tё luftёs. Kёtё e kemi parё dhe dёgjuar aq shpesh, saqё po rrezikojmė ta humbim aftёsinё pёr tё reaguar ndaj terrorit. Edhe mё keq: ēdo akt dhune ushqen vetёm urrejtjen dhe shkakton gjithnjё e mё shumё dhunё. Rezultati nё Belfast nё atё ditё gushti 1976 ēoi nё diēka krejtёsisht tjetёr dhe pёr kėtё shkak meriton aq shumё vёmendje. Nё lagjen nё tё cilёn u vranё tre fёmijёt, jetonte njё amvisė. Ajo dёgjoi pёrplasjen e veturёs me gardhin dhe kur vrapoi nё vendngjarje, pёrjetoi gjithё tmerrin e skenёs. Nё kёtё moment ndodhi diēka nё mendjen e kёsaj gruaje: ishte si shpёrthimi i njё dige. Ajo qё pa, e shokoi pa masё; megjithatė pёrveē kёsaj atё e pėrfshiu edhe njё shtytje pasionuese pёr tё protestuar kundёr dhunёs dhe terrorit. Tani duhej ndёrmarrё diēka. Kohё pёr tё menduar dhe planifikuar nuk kishte: ajo madje as qё e mendoi njё gjё tё tillё, por veproi instinktivisht, ashtu siē i tha zemra. Filloi tё shkonjte derё mё derё nё tё njėjtėn rrugё ku kishte ndodhur tragjedia. Fuēia e tmerrit kishte filluar tё derdhej: kishte ardhur koha qė burrat dhe gratė e rёndomta tё ngriteshin pёr tё protestuar kundёr dhunёs sё pakuptimtё. Nuk bėhej fjalė mė pёr qёndrimin politik apo bindjet fetare. Kishte vetёm njё mjet. Njerёzit vetё duhet tё bёrtisnin "Mjaft!". Radioja dhe televizioni treguan, nё njё farё mase, interes pёr fushatёn e amvisės dhe nё njё emision, asaj iu dha rasti t'i drejtohej me njё apel popullit irlandez qё tё mos kapitullonte para terrorit. Paqja nuk duhet tё qёndroj mėnjanė duarkryq: paqja duhej tё marshonte menjёherё! Apeli i saj gjeti mirёkuptim. Gjithnjё e mё shumё njerёz iu pёrgjigjёn thirrjes sё saj. Njё ndёr tё parat ishte tezja e tre fёmijёve, dhe kёto dy gra filluan marshimin e guximshёm nё vendin e luftёs dhe pёrhapёn mesazhin e tyre tё thjeshtё dhe tё pёrzemёrt tё pajtimit. Nga kjo nisje modeste lindi lёvizja pёr paqe e Irlandёs sё Veriut, e njohur tashmё nё tё gjithё botёn. Sot mes nesh ndodhet amvisja dhe tezja e tre fёmijёve dhe tё dyja, Betty Williams dhe Mairead Corrigan, kanё ardhur sot pёr tė pranuar Ēmimin Nobel pёr Paqe pёr vitin 1976. Ndёr arsyet kryesore pёr suksesin e fushatёs sё kёtyre grave ishte fakti se nё tё dyja anёt e linjės sё frontit mbretёronte njё dėshirė e dёshpёruar pёr paqe. Ajo qё thanё Betty Williams dhe Mairead Corrigan, gjeti shprehje nё mendjen e mijёra njerёzve, dhe nё kёtё mёnyrё ato u bёnё zёdhёnёse tё kёrkesёs pёr lindjen e arsyes, e cila bёri qё gra dhe burra tё dalin nё rrugё, pёrkundёr ndjenjёs sё pafuqisё sё tyre pёr shkak tё dhunёs. Pёr mё tepėr, veprimi i tyre i guximshёm hodhi dritё tё re mbi qenien e konfliktit tё dhimbshёm qё trondit Irlandёn e Veriut. Mё qartё se asnjёherё mё parё ai u shfaq ashtu siē ёshtё: njё sёmundje, e cila kishte pėrfshirė gjithё kombin. Kokat e njerёzve kishin mbetur tё burgosura nё shablone: arsyeja nuk dёgjohej mė. Shpirti qё pёrhapej ishte bёrё "mjerim i zёshёm i pasioneve", siē e quan poeti norvegjez Bjornstjerne Bjornson. Konflikti nё Irlandёn e Veriut del nga rrёnjё tė dёmshme, tё cilat gjenden thellё nё histori. Janё bёrё pёrpjekje tё shumta pёr zgjidhjen e tij, deri tani tё pasuksesshme. Ata qё vendosёn tё flasin nё emёr tё modernizimit, duket se hasёn nё veshё tё shurdhёr. Mbizotёronte njё gjendje e nёnshtrimit ndaj fatit: frika dhe dhuna u bёnё pjesё dhe peshё e jetёs sё pёrditshme. Nё rrugё u ngritёn barrikadat. Linja tё ashpra ndanin qytetet nga njёri-tjetri. Fqinjёt i pėrfshiu njё heshtje e ēuditshme; madje edhe fёmijёve u mёsohej pёrdorimi i dhunёs. Shoqёria luftonte kundёr vetvetes, dhe pavarėsisht nga fakti se pёrdorimi i dhunёs asnjёherё nuk mund tё sjellё njё paqe tё qёndrueshme, askush nuk ishte nё gjendje tё propozonte njё alternativё tё mundshme. Trazirat nё Irlandёn e Veriut janё disi joreale, tё ankthshme. Rruga e qetё pёrnjёherё shndёrrohet nё pikё luftimi, dhe viktimat e kёsaj lufte janё shokёt dhe fqinjtё e tu. Tё pambrojtur janё madje edhe fёmijёt e shkollave. Nёpёr dyqane, zyra, lokale dhe fabrika ajri ёshtё i helmuar nga dyshimet dhe urrejtja. Asnjё luftё nuk mund tё jetё mё e hidhur se ajo mes njerёzve, tё cilёt janё aq afёr njёri-tjetrit. Kjo ndoshta ёshtё ajo qё mund tё quhet "mjerim i zёshёm i pasioneve". Nё njё situatё tё tillё iu kundёrvunё kёsaj gjendjeje Betty Williams dhe Mairead Corrigan, dhe me instinkt tё pamashtrueshёm filluan nё "fundin e gabuar", jo lart me kokat e menēura, tё mbushura me, ah, aq shumё arsye politike, jo, ato filluan me burra dhe gra me njё mesazh tё thjeshtё: Ne duhet t'i japim fund pёrdorimit tė dhunёs dhe akteve terroriste. Tё ardhmen tonё duhet ta ndёrtojmё mbi paqen dhe bashlёpunimin. Lufta ёshtё e pakuptimtё dhe e keqe, e paaftё pёr tė zgjidhur qoftė edhe njё problem tё vetёm. Do tё ishte lehtё tё thuhej se e tёrё kjo ёshtё e vetёkuptueshme dhe se kushdo mund ta thotё kёtё nё dёshprim duke pasur parasysh vuajtjen e pakuptimtё tё luftёs. Por nё realitet gjendet zgjidhja pёr ēdo konflikt njerёzor nё veprimin mё tё thjeshtё dhe tё dukshёm tё dikujt, i cili hedh hapin e parё nё rrugёn drejt pajtimit dhe bashkёpunimit. Kjo tё paktėn ёshtё ajo qё ka ndodhur nё Irlandёn e Veriut. Burra dhe gra tё tё dyja krahёve u mblodhёn sё bashku dhe marshuan nё demonstrata pёr paqe, pёr tё cilёn tё gjithё i kishte marrё malli. Telat me gjemba u hoqёn, barrikadat u rrёzuan, heshtja e ēuditshme u thye. Fqinjtё dhe vendasit i dhanё dorёn njёri-tjetrit dhe filluan tё flisnin me njёri-tjetrin, tё jetonin sё bashku dhe tё ndёrtonin sё bashku. Reagimi ndaj fushatёs sё iniciuar nga Betty Williams dhe Mairead Corrigan ishte i plotė dhe krejtёsisht njerёzor. Ato sollёn dёshminё pёr frymėzim, i cili vjen nga i thjeshti, i vёrteti dhe i burimti, gjё qё natyrisht ёshtё aq dukshёm e saktё. Nobelisti Andrej Saharov u shpreh njё herё se nё shumё situata duhet tё formulojmё qёllime ideale, edhe pse pёr momentin ёshtё i pamundur pёrshkrimi i rrugёs qё ēon atje. Pa ideale tё tilla nuk mund tё ketё shpresa dhe ne sorollatemi nё errėsirė, nё njё qorrsokak pa shpresё. Kёto fjalё tё Saharovit i pёrshtaten si Betty Williams-it ashtu edhe Mairead Corrigan-it. Ato asnjё herё nuk kanё pohuar se e njohin rrugёn pёr realizimin e qёllimeve tё tyre, megjithatė ato hodhёn padyshim hapin e parё qё duhej hedhur nё kёtё rrugё. Lufta guerile dhe aktet e dhunёs duhet tё ndaleshin, dhe kjo mund tё arrihej, nёse njerёzit do tё ngriteshin pёr tё protestuar kundёr kёsaj lufte dhe do t'i jepnin dorёn njёri-tjetrit pёr hir tё paqes. Ky do tё ishte hapi i parё. Nė kёtё mėnyrė, ato vёrtetё e tronditёn nga themelet luftёn guerile, sepse ёshtё e vetёkuptueshme qė aktivitetet guerile nuk mund tё zhvillohen kur masa e gjerё e refuzon dhunёn. Dhe pikėrisht kёtu gjendet fuqia e lёvizjes irlandeze tё paqes: ajo qё ajo deklaron dhe tregon pёrmes aksioneve, ёshtё se njerёzit e Irlandёs sё Veriut, tё cilёt me dekada kanё jetuar nё gjendje konfrontimi, tani e kanё humbur durimin. Dёshira pёr liri ka marrё vrull tё ri. Gjithnjё e mё shumё njerёz e kuptojnё se terrori asnjёherё nuk mund tё jetё pёrgjigje ndaj padrejtёsisё sociale dhe veprojnё kundёr tij. Fakti qė nё Irlandёn e Veriut aq shumё njerёz e kanё kuptuar kёtё dhe u janё pёrshtatur rrethanave tё reja, na bёn tё shpresojmё se kёtu bёhet fjalė pёr rrezet e para tё dritёs tё njё dite tё re, e cila do t'iu sjellё paqe tё qёndrueshme njerёzve tё pёrvuajtur tё Ulsterit. Por rruga drejt paqes sё qёndrueshme mund tё jetė e gjatё dhe me gurё dhe me siguri ka njerёz tё cilёt akoma dyshojnё nё suksesin e lёvizjes sё paqes. Duhet pranuar se mjeshtёrit e refuzimit tё dhunёs u fyen, u pёrqeshёn dhe u etiketuan si utopistё. Lёvizja pёr paqe e Irlandёs sё Veriut duhet tё pёrgatitet pёr akuza tё tilla dhe padyshim ajo ka qenё pёrballё tyre. Njё gjё mbetet e padiskutueshme: Ato e bёnė hapin e parё tё guximshёm nё rrugёn drejt paqes. Kёtё ato e bёnё nё emёr tё njerёzisё dhe tё dashurisё pėr tё afёrmin: dikush duhej tё fillonte tё falte. Dashuria pёr tё afёrmin ёshtё njёri nga bazat e humanizmit, mbi tё cilin ёshtё ndёrtuar qytetėrimi ynё perёndimor. Megjithatė ёshtё e rėndėsishme qё ne ta ruajmё kёtё dashuri pёr tё afёrmin sidomos nё momentin kur presioni pёr ta dorёzuar atё ёshtё shumё i madh, nё tё kundёrt ajo ёshtё pak e vlefshme. Pёr kёtё arsye ёshtё aq e rёndёsishme qё ajo tё ndriēojė nё momentin kur urrejtja dhe ndёshkimi kёrcёnojnё tё dominojnё. Shpirti i vёllazёrimit njerёzor ёshtё edhe thelbi i tё drejtave tё njeriut, tё cilat ne i trajtojmё si pjesё tё konceptit tё paqes. Ne duhet tё kujdesemi qё secilit prej nesh t'i mundёsohet e drejta pёr njё jetё dinjitoze. E ardhmja e botёs sonё varet nga suksesi ynё nё nxitjen e respektimit tё kёsaj tё drejte. Nuk e di nёse Betty Williams dhe Mairead Corrigan kanё qenё tё vetёdijshme pёr pasojat nё momentin kur filluan lёvizjen e tyre pёr paqe, megjithatė jam shumė i sigurt se ato e kanё ndjerё se si forcat rreth tyre janё rritur me kalimin e kohёs. Ato kanё zgjidhur njё pasion tё zjarrtё dhe njё shpresё pёr paqe, e cila nё mёnyrё latente gjendet tek aq shumė njerёz dhe nga kjo u rrit njё lёvizje pёr paqe, gati para se ato ta vinin re. Me thjeshtёsi qё bёn pёr vete dhe me besim morёn pёrgjegjёsinё pёr njё gjё qё ato filluan, dhe kёtё ato e bёnё nё bashkёpunim tё ngushtё dhe me pёrkrahjen e shkёlqyer tё shumё simpatizuesve. Askush nuk mund tё thotё sot nёse kjo lёvizje e organizuar do t'i arrijė ndonjёherё qёllimet e saj, por udhёheqёsit e saj kanё ēdo tё drejtё tё besojnё dhe tё shpresojnё dhe tё punojnё pёr arritjen e kёtyre qёllimeve. Nё Irlandёn e Veriut njёsoj si nё pjesёt e tjera tё botёs ka shumё njerёz qё ndajnё shpresёn dhe besimin e tyre. Betty Williams dhe Mairead Corrigan na kanё treguar se ēfarё mund tё bёjnё njerёzit e zakonshёm pёr nxitjen e ēёshtjes sё paqes. Ato na kanё mёsuar se paqja, tё cilёn ne dėshirojmė, ёshtё diēka qė duhet fituar me dhe nga secili. Ky ёshtё mesazhi, tё cilit ato i kanё dhёnё forcё tё re nėpёrmjet aktivitetit tё tyre. Alfred Nobel ёshtё angazhuar vazhdimisht pёr kёtё. I pajisur me kurreshtjen e zbuluesit ai zhvilloi njё sёrё teorish se si mund tё sigurohet paqja. Nё vitin 1891, ai i shkroi njё shoku se arritja e njё armёpushimi nё shumё situata kritike ka qenё vendimtare. Sipas tij, ajo ofron mundёsinё pёr tё punuar mё tej mbi kёtё bazё. Me rёndёsi ёshtё mobilizimi i vullnetit tё mirё nё krahёt kontradiktorė. Baza pёr shoqёri tё tё gjithёve ekzistuese, me rёdёsi, sipas Nobelit, ёshtё zbulimi i saj. Me kёto mendime nё kokё ai u angazhua nё tastamentin e tij, qё ēmimi i tij i paqes t'iu jepet atyre qё kanё bёrё mё shumё pёr nxitjen e vёllazёrimit mes njerёzve. Pa dyshim ka individё qё do tё thonё se kjo ёshtё tepёr naive nё njё botё brutale, siē e njohim ne sot. Alfred Nobel do t'i pёrgjigjej kёsaj: Mė trego njё shembull tё vetёm tё prosperitetit njerёzor i cili nuk u etiketua nga skeptikёt si utopik dhe i huaj! Kёto dy gra, tё cilat ndajnё sё bashku Ēmimin Nobel pёr Paqe pёr vitin 1976, nuk janё pёrkulur para skepticizmit: ato thjesht kanё vepruar. Ato nuk janё ndikuar nga vёshtirёsia e detyrёs sё tyre: ajo thjesht kanё vepruar, sepse ishin tё bindura se pikёrisht kjo mungonte. Kёtu nuk bёhej fjalė pёr teori tё mёdha, diplomaci tё menēura apo deklarata pompoze. Jo, kontributi i tyre ishte shumё mё i mirё: njё akt i guximshёm, akt vetёmohues, i cili frymėzoi mijёra njerёz, i cili ndezi njё dritё nё errёsirё dhe u dha atyre njerёzve shpresa tё reja, ndėekohė qё mendonin se shpresat kishin humbur. Ne admirojmё Betty Williams dhe Mairead Corrigan pёr ndėrmarrjen e guximshme tė detyrёs sё tyre tё rrezikshme pёr paqe dhe pajtim nё vendin qё s'i pėrket askujt. Pёr kёtё vepёr i nderon Komiteti norvegjez i Ēmimit Nobel. Vepra e tyre ёshtё shembull pёr botёn. Veprimet e tyre qёndrojnё nё vijė tё drejtё me bazat mё tё thella tё qytetėrimit tonё. Ato sollёn nё dritё vizionin, qė si shkёndiė ndriēon tё ardhmen. Ajo qё ndёrtuan ato ёshtё, pёr tė cituar edhe njё herё Bjornstjerne Bjornson: "A
rainbow bridge of prayer above earth's fretful air,
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|