|
|
|
|
Drejtuar tёrё botёs pёrsёrisim tё njėjtin mesazh qё kemi pёrhapur nё gusht tё vitit 1976. Bёhet fjalė pёr "Deklaratёn e Peace People":
E dimё se nё shoqёrinё tonё ekzistojnё shumё probleme,
tё cilat janė burimi i konflikteve dhe i dhunёs. Zёri i grave luan njё rol tё veēantё dhe tregon njё fuqi tё veēantё shpirtёrore nё luftёn pёr njё botё pa dhunё. Ne nuk duam t'i zёvendёsojmё pёrpjekjet pёr ndarje fetare apo ndarjet ideologjike nėpėrmjet seksizmit apo ēfarёdo lloj forme tjetёr tё feminizmit militant. Megjithatė ne mendojmё se gratё duhet tё luajnё njё rol drejtues nё kёtё luftё madhёshtore. Nė kėtė kuptim e ndjejmё veten tё nderuara, nё emёr tё tё gjitha grave, qё gratё u nderuan pёr kontributin e tyre gjatё udhёheqjes sё lёvizjes paqёsore pёr njё shoqёri tё drejtё dhe paqёsore. Mirėkuptimi ёshtё mё i rёndёsishėm se intelekti nё shprehjen e dashurisё, pėr tė cilėn ka nevojė angazhimi pёr paqe, dhe intuita shpesh mund tё jetё mё e fortё se arsyeja e ftohtё. Ne duhet tё mendohemi, tё mendohemi mirё, por nёse na mungon mirėkuptimi,ka shumė tė ngjarė qė ende pa filluar tё mendohemi, tё fillojmё tё grindemi rreth teorive... Pёr shkak tё rolit tё grave shumё shekuj nё aq shumё kultura tё ndryshme ajo u pёrjashtua nga ato qё quheshin ēёshtje publike; pikёrish pёr kёtё shkak, ato janё pėrqendruar mё tepёr nё gjёrat afёr shtёpisё... dhe kanё mbetur shumё mё afёr realitetit... realitetit tё dhёnies sё jetёs dhe dashurisё. Ndoshta ka ardhur koha nё historinё e njerёzimit qё t'u jepet vendi i nderit pёr hir tё mbijetesёs kėtyre realiteteve mbi aventurat qё shkёlqejnё kot, tё cilat shkaktojnё luftėrat. Sidoqoftė, ne nuk duam tё shohim linjё ndarёse kёtu..., por vetёm njё bashkёpunim tё natyrshёm, tё respektuar dhe tё pёrzemёrt. Gratё dhe burrat sё bashku mund ta shndёrrojnё kёtё botё nё njё botё tё bukur tё njerёzve dhe pёr kёtё arsye zgjodhёm emrin "The Peace People". Ne si "Peace People" shkojmё shumё mё larg: ne besojmё tė thyejmė barrierat, ne besojmё edhe nё pajtimin mё tё fuqishёm mes njerёzve, duke bёrё qё ata ta njohin njёri-tjetrin, tė flasin gjuhёn e tjetrit, t'i kuptojnё brengat dhe bindjet e tjetrit, ta njohin tjetrin fizikisht, filozofikisht dhe shpirtёrisht. Ёshtё shumё mё vёshtirё tė vrasėsh fqinjin se sa njёmijё tё panjohur dhe armiq tё huaj nё fundin tjetёr tё cilёs do rakete, dhe kjo do tё kёrkojė njё punёs tė jashtёkonshme. Forca e vetme qė mund tė thyejė barrierat, ёshtё forca e dashurisё, forca e besimit, forca e shpirtit... Ne i jemi pėrkushtuar thellё dhe me pasion ēёshtjes sё refuzimit tė dhunės, forcёs sё tё vёrtetёs dhe dashurisё, forcёs sё shpirtit. Atyre qё na quajnё naivё , utopistė, idealistė, u themi se ne jemi realistёt e vetёm dhe se ata qё sot pёrkrahin ende militarizmin, pёrkrahin zhvillimin drejt vetёvrasjes totale tё njerёzimit... Ata qё nё Pentagon dhe nё Kremlin dhe nё qendrat e tjera tё militarizmit mbajnё tё ndezur 24 orё dritёn, duam t'i shohim tё lirё nё jetёn e vёrtetё kreative dhe tё lumtur, dhe jo tё ngarkuar me detyrёn e pёrgatitjes sё vetёshkatёrrimit, njė detyrė qё shkatёrron shpirtin.
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|