|




| |
|

|
Konflikti nё Irlandёn e Veriut
("Troubles") |
Sfondin e ndikimit tё Mairead
Corrigan dhe Betty Williams e pёrbёn
konflikti i Irlandёs sё Veriut - "Troubles".
Bёhet fjalė pёr njё konflikt tё rrёnjosur thellё nё histori,
tё cilin do ta trajtojmё nё kёtё pjesё.
Nё fjalor gjenden
pёrafёrsisht kёto shёnime qё kanё tё bёjnё me "Irlandёn
e Veriut":
|
Fjalori:
"Irlanda e Veriut" |
|
(Northern Ireland),
Pjesa veriore e ishullit tё Irlandёs, politikisht
territor i Mbretёrisё sё Bashkuar tё Britanisё sё Madhe dhe Irlandёs sё
Veriut, 14.148 kilometra katrorё, 1,57
milionė banorё, kryeqytet Belfasti;
bujqёsi, kullota, industria e
anijeve dhe e aeroplanёve, industria e tekstilit.
Historia: krijuar nga
provinca historike Ulster
(kryesisht protestante)
nё veri tё Irlandёs, e cila u nda
nё vitin 1921;
pjesa mё e madhe iu dha Irlandёs
sё Veriut, pjesa tjetёr (kryesisht
katolike) u bё provincё e Republikёs sё Irlandёs. 1972
heqja e vetadministrimit dhe vendosja nёn pushtetin
direkt tё Britanisё sё Madhe. Qё nga viti
1969 rrethana tё ngjashme me ato tё luftёs
civile mes pakicёs katolike (IRA), tё lёnё pas dore nё fushёn sociale dhe politike
dhe shumicёs protestante,
pjesёrisht me karakter historik (marrja
e dhunshme e tokave nёn Kromuell).
1998 Marrёveshja e paqes me pjesёmarrjen e lёvizjes
irlandeze pёr paqё Shin Fein, partisё protestante
Ulster Unionist, qeverisё britanike dhe asaj
irlandeze, e rrezikuar nga fanatikёt e tё dyja
palёve.
[Nxjerrё nga: Infopedia 3.0] |
[Kreu
i faqes]

Fillimet e
konfliktit nё Irlandёn e Veriut
Pёr tė kuptuar konfliktin nё
Irlandёn e Veriut nevojitet kthimi nё histori. Aty gjendet njё shpjegim pёr gjendjen e sotme, e cila
i bёn "Troubles" njё ndёr konfliktet mё tё
vёshtira pёr t'u zgjidhur tё kohёve sё sotme. Situata
dilemё e zhvilluar historikisht dhe konfliktuoze, nё
fillimet e saj mund tё trajtohet si problem i pakicёs sё dyfishtё:
 | Nё Irlandё katolikёt
janё shumicё, ndёrsa protestantёt
pakicё. |
 | Nё Irlandёn
e Veriut protestantёt janё
shumicё, ndёrsa katolikёt
pakicё. Katolikёt janё
ende tё lёnё pas dore. |
 | Nё rast tё bashkimit
tё Irlandёs, nё "Irlandёn e plotё", protestantёt do tё
shndёrroheshin nё pakicё dhe do t'i
nёnshtroheshin rrezikut tё trajtimit tё padrejtё. |
 | Pёr bashkimin e
Irlandёs sё Veriut me Irlandёn nevojitet miratimi i Irlandёs
sė Veriut.
Shumica protestante nё Irlandёn e Veriut
do tё duhej tё deklaronte se pranon tё jetё pakicё nё
"Irlandёn e plotё". |
 | Pёr protestantёt nё Irlandёn
e Veriut ёshtё e rёndёsishme ruajtja e status quo-sё,
pra lidhja e ngushtё me Mbretёrinё e Bashkuar - Unionin.
Pёr kёtё arsye ata quhen unionistё. |
 | Katolikёt nё Irlandёn e
Veriut duan bashkimin me Republikёn e Irlandёs,
nё mёnyrё qё tё mos vazhdojnё tё jenё tё dёmtuar si pakicё.
Ata angazhohen pёr njё shtet kombёtar irlandez.
Pёr kёtё arsye ata quhen nacionalistё. |
 | Pёrveē kёsaj ekzistojnё edhe
tё tillё qё cilёt duan njё Irlandё tё Veriut tё pavarur nga Mbretёria e
Bashkuar, pa synuar lidhjen me Republikёn e Irlandёs.
Nё kёtё grup bёjnё pjesё edhe tre themeluesit e Peace People: Mairead Corrigan, Betty Williams
dhe Ciaran McKeown. |
Nёse i bashkohet kёsaj liste
edhe roli i rёndё dhe jashtёzakonisht i ngarkuar historikisht i Britanisё sё
Madhe, e cila me stacionimin e ushtarёve nё Irlandёn e Veriut
donte nё fakt tё kujdesej pёr qetёsi dhe rend, por u bё
nё kёtё
mёnyrё edhe vetё shёnjestёr dhe aktor nё konfliktin
e Irlandёs sё Veriut, bёhet e qartё pse shumё irlandezё,
tё zhgёnjyer por me humor arrijnė nё pёrfundimin:
|
"We
have a problem for every solution." |
[Kreu
i faqes]

Informacione
tjera
mbi konfliktin e Irlandёs sё Veriut:
|
Kronologji |
Njё kronologji pёrmbledh
tё dhёnat
kryesore tё konfliktit tё Irlandёs sё Veriut [Kronologji] |
 |
Teksti "Histori"
merret me rrёnjёt historike tё konfliktit tё sotёm,
pra me luftёn
irlandeze 750 vjeēare pёr liri, e cila nё vitin 1922
solli pavarёsinё e njёrёs
pjesё tё Irlandёs["Histori"] |
 |
Njё tekst tjetёr
skicon zhvillimin e
Irlandёs sё Veriut nё shek. XX ["Troubles"] |
 |
Shembulli i qytetit Derry ose Londonderry
e bёn mё tё qartё konfliktin.
Ky qytet qё nga fillimi u trajtua si vatёr e
nxehtė e "Troubles" [Artikull
shtypi mbi qytetin Derry] |
 |
Njё burim tё
njohur informativ mbi konfliktin e Irlandёs sё Veriut
pėrbėn faqja e internetit
CAIN,
e cila ofron kronologji, artikuj,
ese dhe informacione tё hollёsishme rreth "Troubles": http://cain.ulst.ac.uk |

|
[Kreu
i faqes]
|