Historia
Lart Kronologjia Historia Troubles (London)Derry

 


 

Udhёrrёfyesit

Historia e Irlandёs sё Veriut deri nё pavarёsi

Bazёn e historisё sё Irlandёs sё Veriut e pёrbёjnё konfliktet me fqinjin e madh Anglinё, lufta e irlandezёve pёr pavarёsi nga pushteti anglez. Lufta irlandeze pёr liri zgjati 750 vjet. Ajo filloi nё shek. XII me pushtimet e para anglo-normandike dhe zgjatёn deri nё themelimin e Shtetit tё Lirё Irlandez nё vitin 1922 (Irish Free State, sot: Republika e Irlandёs, gal. Eire). Jo tё gjitha, por vetёm 26 nga gjithsej 32 kontetė e ishullit i pėrkasin Irlandёs sё pavarur. Gjashtё provincat e Irlandёs sё Veriut, tė cilat qė nga ajo kohė i pėrkasin Anglisė, pėrbėjnė vatrёn e trazirave tё pёrgjakshme. Kjo faqe trajton rrёnjёt historike tё kёtyre trazirave nё Irlandёn e Veriut, trazira kёto, tё cilat u shkallёzuan nё vitin 1968 dhe qё nga kjo kohё quhen "Troubles". Njё tekst mbi konfliktin e Irlandёs sё Veriut nё shek. XX mund ta gjeni nё faqen Troubles.

Pushtimi anglo-normandik...

Nё vitin 1172, Mbreti anglez Henriku II shkoi nё Irlandё bashkё me ushtrinё e tij tё fortё. Pas kёsaj kohe, baronёt anglo-normandikė, hap pas hapi e pushtuan Irlandёn dhe e futёn nёn feudalizmin dhe sistemin e tyre tё drejtёsisё. Rreth viteve 1300, Anglia kishte siguruar sundimin mbi ishullin. Numri i banorёve tё Irlandёs u pёrgjysmua pas pёrhapjes sё epidemisё sё kolerёs nё vitin 1348. Pas kёsaj Irlanda nuk ishte mё burim fitimprurės; pėr kėtė arsye, pushtuesit anglezė tё tokave, pjesėn mė tė madhe tė kohės e kalonin jashtė vendit (Absentizmi). Megjithatė nё shek. XV njё pjesё e ngushtё e territorit nё bregdetin lindor mes Dublinit dhe Drogheda sundohej nga Anglia (Pale).

Mbizotёrimi anglez...

Kjo situatё ndryshoi nё kohёn kur mbreti Henrik VII dёrgoi nё Irlandё ushtrinё e tij nёn udhёheqjen e Sir Eduard Poinings. Si zёvendёsmbret i Irlandёs Poinings 1494 nxori njё ligj, sipas tё cilit tё gjitha pjojektligjet e parlamentit irlandez duhet tė merrnin miratimin e mbretit anglez. Ligji pёrcaktonte marrёdhёniet mes dy vendeve deri nё bashkimin e tyre nё vitin 1800.

[Kreu i faqes]

Pushtimi i plotё nga Henriku VIII...

Henriku VIII dёrgoi mё vonё njё ushtri nё Irlandё pёr tė shuar kryengritjen e kontit Kildare dhe pёr ta nёnshtruar Irlandёn. Kjo u pasu nga njё luftё e rёndё gjashtё vjeēare, gjatė sё cilёs Henriku VIII arriti pёr herё tё parё nё histori ta pushtonte plotёsisht Irlandёn (1541). Nё tё njėjtin vit, parlamenti irlandez e emёroi Henrikun VIII mbret tё Irlandёs.

Luftėrat fetare...

Me refuzimin anglez tё autoritetit tё Papёs lindёn konfliktet fetare. Irlandezёt i bёnё rezistencё tё madhe heqjes sё meshёs nёn Eduardin VI. Shpejt filloi njё kryengritje e re nё provincёn Munster, por forcat nga pjesa evropiane ndihmuan nė shuarjen e tij (1569-1583). Mbretёresha Elisabeta I zёvendёsoi qiramarrёsit irlandezė me  kolonё anglezё. Nё vazhdim u shua brutalisht njё revoltё nacionaliste nёn kontin Tyrone (1593-1603) dhe u krijuan kushtet pёr tė vazhduar anglizimin e vendit nёn Stjuartėt.

Ikja e princit galik dhe plantacioni Ulster...

Nё gjysmёn e parё tё shek. VII lindi njė rreth i pёrbёrё nga rebelimi kundёr anglezёve, shtypja ushtarake, pushtimi i tokave nё viset kryengritёse dhe kolonizimi i tyre me njerёz nga gadishulli britanik. Nё vitin 1607, pas disa kryengritjeve tё dёshtuara u arratis nga Ulster-i princi galikan (Earl of Tyrone u. a.). Ulster ishte qendra e rezistencёs irlandeze. Pas kёsaj, Anglia vendosi rreth 100.000 presbiterianё skocezė nё gjashtё kontetė e provincёs sё Irlandёs sё Veriut Ulster (Ulster Plantation). Nё kёtё mёnyrё, ajo krijoi njё bazё tё gjerё tё popullsisё nё veri tё ishullit.

[Kreu i faqes]

Pas 1650 shpronёsimi i mёtejshёm nёn Oliver Kromuellin...

Bujqit katolikė ishin qiramarrёs dhe nė kėtė mėnyrė tё varur nga pronarёt e rinj protestantė tё tokave. Kryengritja e pronarёve tё shpronёsuar katolikė nё Ulster u shua nё mёnyrё tё tmerrshme nga Oliver Kromuell 1649/1650. Ai shpronёsoi tё gjithё katolikёt nё Ulster ose i dёboi dhe tokёn e tyre ua dha protestantёve. Restautimi nёn Karlin II nuk ndryshoi asgjё nё rendin e ri.

Jakobi II dhe beteja nё Boyne...

Marrja e pushtetit nga mbreti roman-katolik Jakobi II 1685, heqja e tij dhe pёrpjekja e tij pёr tё ardhur nё krye tё njё ushtrie irlandeze-jakobine, pёr tė luftuar nё kёtё mёnyrё pėr rimarrjen e pushtetit, shkaktuan betejёn katastrofike nё Boyne 1 korrikut 1690. Jakobi II u mposht nga forcat e armatosura tё Vilhelm Oranzhit. Pas kёsaj, parlamenti irlandez nxori njё sėrё ligjesh kundёr katolikёve irlandezė, tё cilat i ndalonin tė ndiqnin meshat dhe tё blenin apo tё trashёgonin tokё. Nė kėtė mėnyrė u shkatёrruan bazat e angazhimit ekonomik tё katolikёve irlandezė. Mbizotёrimi i protestantёve nė Irlandė e bėri tė mundur rebelimin pёr gati njё shekull tё tёrё.

Bashkimi me Britaninё e Madhe...

Nё vitin 1795, katolikёt fituan nėpėrmjet Catholic Relief Act Uilliam Pitit tё drejtёn e barabartė pėr tė zgjedhur dhe pėr t'u zgjedhur tė votės pёr gati tё gjitha postet. Megjithatė nё vitin 1798 vazhdoi kryengritja e Ėolfe Tone United Irishmen dhe mposhtja e saj nga forcat e armatosura britanike. Nё vitin 1800, Pit shpalli Act of Union dhe Irlanda u bё pjesё e Mbretёrisё sё Bashkuar tё Britanisё sё Madhe dhe Irlandёs. U hoq parlamenti irlandez dhe Irlanda fitoi pёrfaqёsim tё plotё parlamentar Westminster. Por Pit u detyrua tё jepte dorёheqje nё momentin kur Xhorxhi III nuk pranoi t'u jepte katolikёve tё drejta tё barabarta.

[Kreu i faqes]

Emancipimi i katolikёve...

Gjendja politike nё Irlandё ndryshoi thelbёsisht nё shek. XIX. Lёvizja e madhe e Daniel O’Konellsit e vitit 1829 ishte e suksesshme kur nёn qeverisjen e Uellingtonit u hoqёn padrejtёsitё kundёr katolikёve dhe u arrit kёshtu emancipimi i tyre. Ngjarja vendimtare pėr tё ardhmen e Irlandёs ishte kriza e madhe e urisё mes viteve 1845 - 1848, nё tё cilёn vdiqёn rreth 750.000 irlandezё dhe u larguan nga vendi mbi njё milion vetė, duke emigruar kryesisht nё Shtetet e Bashkuara. Kёta emigrantё morёn me vete mllefin e rrёnjosur thellё kundёr pranisė britanike nё Irlandё. Ata dhe pasardhёsit irlandezo-amerikanė luajtёn rol tё rёndёsishёm nё financimin e luftёs pёr pavarёsi tё Irlandёs.

Beteja pёr Home Rule...

Ndёrkohё nё Irlandё fenianёt u pёrpoqёn pa sukses pёr tė rrėzuar me dhunė sundimin britanik. Me kёrkesat pёr Home Rule u zgjua nacionalizmi irlandez dhe lindi njё lёvizje e madhe nёn udhёheqjen e Ēarls Stjuart Parnell. Kryeministri Uilliam E. Gledstoun pranoi nё vitin 1880 idenё e Parnellit dhe u pėrpoq nё kёtё mёnyrё tė bėnte sensacion, por dёshtoi dy herё (1886 dhe 1895) gjatё pёrpjekjes pёr miratimin nё parlament tё ligjit mbi Home Rule.
Si pasojё e kёtij zhgёnjimi u radikalizuan shumё tё rinj irlandezё. Ata u bashkuan me
Artur Grifits Shin Fein dhe  organizata tė tjera, tё cilat luftonin pёr njё Irlandё tё lirё. Nё mbrёmjen para fillimit tё Luftёs sё Parё Botёrore, nёn qeverisjen e qeverisё Askuit, u soll para parlamentit projektpropozimi i tretё me radhё pėr Home-Rule dhe u shty deri nё pёrfundimin e luftёs.

Kryengritja e pashkёve...

Fakti qё forcat britanike po ballafaqoheshin me luftёn pёrshpejtoi vendimin nё ēёshtjen e Irlandёs. Nёn udhёheqjen e Patrik Pirs, Xhejms Konollit dhe Roxher Kejsmenit u planifikua kryengritja, e cila filloi tё dielėn e pashkёve tё vitit 1916 Dublin. Kryengritja e pashkёve dёshtoi pas pesё ditёsh. Ekzekutimet qё pasuan pas kёsaj tronditёn thellё mendimin publik. Shin Fein dhe krahu i tij ushtarak, Ushtria Republikane Irlandeze (IRA), fiituan pёrkrahje tё madhe te rekrutёt e rinj. Pas mbarimit tё Luftės sė Parė Botėrore nё vitin 1918, nё Irlandё shpёrtheu lufta (e ashtuquajtur anglo-irlandeze) mes IRA-s dhe Royal Irish Constabulary. Kjo e fundit pёrkrahej nga njёsitё britanike, tё ashtuquajturat Black and Tans. Taktika e IRA-s e vrasjeve tё policёve shkaktoi prishjen e rendit publik. 

Themelimi i Shtetit tё Lirё Irlandez...

Masakrat e tё dyja palėve nė vitet 1919 - 1921 ndikuan aq shumё nė opinionin britanik dhe amerikan, sa qё kryeministri Lloid Xhorxh, nё korrik 1921 u tregua i gatshёm tё bisedonte me Shin Feinin. Pas pesė muaj bisedimesh ata ranė dakord pёr themelimin e njё shteti tё lirё irlandez. Gjashtё kontetė e ish provincёs Ulster, tё cilat nё shek. XVII u kolonizuan me presbiterianё skocezė, nuk u futёn nё shtetin e ri. Ata formuan njёsinё politike tё Irlandёs sё Veriut dhe mbetёn nёn Mbretёrinё e Bashkuar. Marrёveshja pёr themelimin e shtetit tё lirё irlandez u nёnshkrua nё dhjetor tё vitit 1921. Pas Luftёs sё Dytё Botёrore shteti i lirё u shpall edhe formalisht republikё dhe doli nga Komonuellthi.

[Nxjerrё nga: Microsoft® Encarta® 97 Enzyklopädie]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.