|
|
|
| Derry/Londonderry - qyteti nё konfliktin e Irlandёs sё Veriut (London)Derry qysh nė fillim ishte njė nga pikat mė tё zjarrta tё "Troubles" nё Irlandёn e Veriut. Artikulli i mėposhtėm i shtypit nga faqja e internetit e "Neue Züricher Zeitung" e nёntorit 2000 dhe teksti i kёngёs nё anёn e djathtё pёrshkruajnё qytetin nё fjalё.
Nё vitin 1619, muri rrethues i Derry-t ishte mbyllur dhe u mbush mė pas me shtёpi dhe banorё. Skica ёshtё tipike pёr qytetin qё fillon tё ndёrtohet: Njё katror me njё vend kryesor nё qendёr, i quajtur diamond, nga i cili katёr rrugё kryesore nё formё kryqi kёnddrejtё ēojnё te katёr portat. Nё vitin 1640, qyteti kishte gjithsej 500 burra tё rritur, pak pёr mbrojtjen e qytetit tё fortifikuar, megjithatė njё numёr banorёsh ky i ngjashёm me atё tё Bostonit, njė koloni tjetёr britanike e asaj kohe, e cila pati njё zhvillim krejtёsisht tjetёr. Ngjarja kryesore e vitit 1689Nё vitin 1688/89 ndodhi ajo qё i dha vendin kryesor qytetit Derry nё historinё e unionistёve tё Irlandёs sё Veriut: «the Great Siege». Prapavija e gjithё kёsaj ngjarjeje ishte beteja mes mbretit katolik Jakob II dhe ēiftit sundues protestant Ėilhelm III Oranzhi dhe Maria II. Derry refuzonte t'i shёrbente si garnizon Jakobit II, dhe mё 10 dhjetor 13 tё rinj ua mbyllёn portёn lindore tё qytetit trupave britanike qё po vinin. Nё muajt vijues, nga kёto trupa iku dhe u fshehёn prapa mureve tё qytetit shumica e popullsisё sё Coleraine-s dhe e tokёs sё hapur. Kur mё 21 prill 1689 filloi rrethimi, popullsia e Derry-t, civilё dhe ushtarakё, nga 2.500 u zvogёlua dymbёdhjetё herė. Qyteti mbeti mbi tre muaj me radhё i shkёputur nga bota. Uria, sёmundjet dhe dhuna e armatosur gllabėruan rreth 3000 ushtarё dhe 7000 qytetarё. Kushtet e kapitullimit qė u hodhėn me gjyle topi qė pėrtej murit tė rrethuar, i refuzuan. Mё 28 korrik, anijet protestante thyen barrierat e Boyle-s. Mё 1 gusht u tёrhoqёn trupat katolike, tё pakėsuara nė 8.000 vetё. Nё vitin vijues ata u mposhtёn bindshёm nё betejёn buzё lumit Boyne. Muret e qytetit Derry, si qyteti i vetёm nё Ulster, i rezistuan jo vetёm kёtij rrethimi, por edhe tё gjitha sulmeve mё parё dhe mё pas; kjo i dha qytetit emrin e dytё «The Maiden City», qyteti i virgjёr. Nga protestantėt nё Irlandёn e Veriut, sidomos nga Urdhėri Lojalist Oranian dhe nga varianti i tij lokal nё Derry, «Apprentice Boys», emri i tё cilёve kujton mbyllёsit e portave, ngjarjet e vitit 1689 u stilizuan nё mitologji; ato ndikojnё edhe sot e kёsaj dite nė mentalitetin e rrethimit, tё cilin unionistёt edhe pas marrёveshjes sё tё premtes sё madhe e ndёrpresin me vёshtirёsi. Pёlhura, emigrantёt dhe shpurat e luftёsNё vazhdim, historia e qytetit Derry, me pёrjashtim tё rebelimit irlandez tё vitit 1798, kaloi qetё. Nё shek. XVIII, nё qytet un zhvillua si kudo nё Ulster puna me pёlhurё, e cila nё shek. XIX me ndihmёn e energjisё sė avullit u zhvillua nё njё industri tё vёrtetё, me eksportim kryesisht tё kёmishave gati nё tė gjithė botёn. Si prodhime dytёsore tё degёs prodhuese ishin ndёrtimet e anijeve dhe distilimi i uiskit. Porti i Derry-t fitoi rёndёsi. Ngarkesa kryesore e anijeve transatlantike ishin natyrisht emigrantёt irlandezė, me qindra mijёra. Anijet e ardhura nga Amerika tё reeder ėood ngarkoheshin me dru dhe grurё. Falė rёndёsisё komerciale, qyteti Derry u rrit edhe nё shek. XIX, ndėrsa pjesa tjetёr e Irlandёs tkurrej. Ndoshta pikёrisht nga faktet e lartpёrmenura qyteti ishte i rёndёsishёm nё kohёn e luftėrave pёr pavarёsinё e Irlandёs. Edhe pse katolikёt ndёrkohё pёrbёnin shumicёn e popullsisė sё qytetit Derry, Derry nuk u bashkua me shtetin e ri tё lirё, por me provincёn britanike Ulster. Nё Luftёn e Dytё Botёrore, nё tё cilёn jugu mbeti neutral, qyteti me gjerёsinё e vet, pёr shkak tё ultёsirave tё tij nё brendėsi dhe me portin e ndodhur jashtė rrezeve gjermane tё veprimit, luajti njё rol rё rёndёsishёm. Vendndalimet nё tё dyja anёt e lumit Boyl strehonin pjesёrisht deri nё 200 anije luftarake. Derry ishte pikёnisja kryesore e karvneve transatlantike, ndėrsa nga aerodromet e afėrta niseshin gjuajtёsit e nёndetėseve. Pas hyrjes sё tyre nё luftё, amerikanёt formuan kёtu bazёn e tyre tё parё nё Evropё dhe stacionin e tyre mё tё rёndёsishёm tё ndёrlidhjeve tё marinёs nё ishujt britanikė. Derry lulёzonte, jo gjithmonė siē mund ta dėshironin moralistėt e tij, sepse mijёra marinarё tё kombėsive tё ndryshme kujdeseshin pёr njё jetё tё gjallё dhe panё qė vajzat e Derry-t nuk e merrnin seriozisht emrin e ngjitur dhe tё moralshёm tё qytetit tё tyre. «E diela e pёrgjakur» dhe pasojat e sajNё vitin 1920, katolikёt fituan nё zgjedhjet proporcionale pёr herё tё parё shumicёn e vendeve nё kёshillin e qytetit Derry. Pas ndarjes sё ishullit, kjo procedurё u zhduk pėrsėri. Falė sistemit mazhoritar dhe manipulimeve tё paskrupullta tё gjeografisё sё zonave elektorale, protestantёt siguruan dominimin. Si rezultat i zgjedhjeve tё vitit 1967, 12 kёshilla unionistė tё qytetit pёrfaqёsonin 8781 zgjedhёs protestantė dhe 8 nacionalistё 14 429 katolikё. Lёvizja e re katolike pёr tё drejta qytetare doli nё rrugё. Pёrpjekjet e pajtimit ishin jetёshkurtra, konflikti shkallėzohej, republikanёt radikalė fituan ndikim nё anёn katolike, dhe Bogside shpalli «Free Derry». Marshimi i trupave britanike nё gusht 1969 nga katolikёt u prit me lehtёsim, megjithatė rreth dy vjet e gjysmė mё vonё, mё 30 janar 1972, njёsitё parashutiste britanike qė kishin ardhur nё Derry si pёrforcim pёr shuarjen e njё demonstrate nacionaliste, vranё 14 qytetarё tё paarmatosur. Ky «Bloody Sunday» u bё argumenti mё i mirё i rekrutimit pёr Ushtrinё Republikane Irlandeze (IRA). Ai edhe sot e kёsaj dite ka mbetur sinjal pёr lёvizjen republikane irlandeze. Meqė hetimi i parė mbi kėtė rast nė vitet 70 kishte shkaktuar mė shumė hutim sesa kishte sqaruar, qė nga viti 1998 hetimet i ka marrė pėrsipėr njė komision tjetėr, i cili siē duket do t'i shpjegojė nė mėnyrė tė detajuar faktet kryesisht tė njohura. Marrjet publike nё pyetje kanё filluar qё nga fundi i marsit tё kёtij viti nё qytetin me traditё Guildhall, i cili nё vitin 1972 u bombardua dy herё nga IRA. Kjo mposhtje epike e sё kaluarёs, e cila synon tё zgjasё edhe vitin tjetėr, vёshtirё se mund tё arrijё qё pas tri dekadash tė kompensojė masat e pashfrytёzuara mё parё disiplinore apo penale; sidoqoftė ajo ėshtė njё proces pastrimi, i cili u lehtёson katolikёve integrimin nё Irlandёn e re tё Veriut. Shumё kohё para marrёveshjeve pёr paqe tё sё premtes sё madhe, nga fundi i viteve 80, dy pjesёt e popullsisё nё Derry ishin marrё vesh nё mёnyrё tё civililizuar rreth konflikteve politike. Nё kёshillin e qytetit, i cili qё nga viti 1984 quhet Derry City Council, nė kundėrshtim tė plotė me emrin zyrtar tё qytetit, pёrgjegjёsia ekzekutive ushtrohet bashkėrisht nga tё dyja grupet fetare, dhe postin e prefektit tё qytetit e ndёrrojnё me radhe katolikёt dhe protestantёt. Tani pėr tani, ai ushtrohet nga njё politikan i Shin Feinit. Nё njё atmosferё tё tillё, marshet e «Apprentice Boys», ndryshe nga ato tё Urdhėrit Oranian nё Portdown, gjatё viteve tё kaluara kaluan pa vёshtirёsi tё mёdha. «Renaissance City»Dёshmi e qartё e marrёveshjeve politike ёshtё pёrparimi nё ekonomi. Nё Derry, ky pёrparim ekonomik, rezultat ndėr tė tjera edhe i hyrjes sё kapitalit amerikano-irlandez dhe i vendosjes sё firmave amerikane si Du Pont dhe Seagate, ka nisur qysh nė vitin 1988 dhe ёshtё ende i dukshёm, sidomos nё shumё ndёrtime tё reja nё pjesёn e vjetёr tё qytetit, jashtё murit, pёrreth bregut tё lumit Boyle. Nё vitin 1993 u hap porti i zgjeruar dhe i thelluar, ndёrsa nё vitin 1994 aeroporti i qytetit Derry, ndёrsa nё veri njё rrugё e re e gjerё kalon mbi lumin Boyle. Nё vitin 1995, qendra mё e madhe tregtare e asaj kohe nё Irlandёn e Veriut, Boyleside, hapi filialet e veta edhe jashtё mureve tё qytetit. Nё brendёsi tё anёs lindore po ndёrtohet njё Millennium Complex me teatёr dhe njė galeri tё vogёl arti. Administrata e qytetit, nё vitin 1996 u transferua nё ngёrtesёn e re. Mbi historinё qytetit Derry, vizitorёt mund tё informohen nё muzeun Toėer nё pjesёn veriore tё qytetit tё vjetёr; pёr paraqitjen e gjallё dhe informative ky muze ёshtё dekoruar disa herё me ēmime. Shumё gjёra kanė ndryshuar nё qytetin ku nё vitin 1981, njё e treta e qendrёs ishte shkatёrruar nga bombat, braktisur nga frika e sulmeve me bomba dhe lёnё nė mёshirё tё fatit tё kohёs. Njё «City Trust» i brendshёm ka nxitur qё atёherё ndёrtimin e restoranteve. Me gjithё suksesin e shёnuar gjatė kėsaj rilindjeje, nё qytetin Derry ka ende shumё ēёshtje tё pazhgjidhura. Kjo shihet p.sh. nё faktin se qytetit, me gjithė rritjen e lartё ekonomike nё krahasim me pjesёn tjetёr tё Irlandёs sё Veriur ende i mungon numri i mjaftueshėm i vendeve tё lira tё punёs. Pёrqindja e papunёsisё, nё shtator 1999 ishte 9,9 %, pёrqindje kjo mё e lartё ёshtё se ajo nё gjithė provincёn Ulster (6,4 %). Pёr tė ardhur keq ёshtё edhe fakti se «Troubles» kanё shkaktuar edhe ndarjen fetare tё popullsisё, njё zhvillim i ndarё, i cili vёrehet kudo nё Irlandёn e Veriut. Megjithatė mё i rёndёsishёm ёshtё fakti se nё qytetin e shndёrruar nė stoli, grindjet fillojnё pothuajse vetёm kur diskutohet pёr emrin tij, ndryshe nga pjesёt e tjera si Belfasti dhe South Armagh, ku terrorizmi ёshtё ende aktiv. [Peter Gaupp, Neue Züricher Zeitung online, www.nzz.ch, 20 nёntor 2000]
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|