|
1170 |
Kolonёt britanikё vijnё nё Irlandё. |
|
1608 |
Fillon kolonizimi
(sistematik)
i Ulsterit. |
|
1641 |
Kryengritja katoliko-galike si reaksion ndaj kolonizimit
dhe konfiskimit tё tokёs nga kolonёt protestantё
anglezė dhe skocezė. |
|
1690 |
Beteja nё
Boyne - fitorja e protestantit Uilliam III
mbi katolikun Xhejms II -
kjo fitore akoma festohet nga protestantёt e Irlandёs
sė Veriut me parakalime tё shumta. |
|
1801 |
Act
of Union - heqja e parlamentit irlandez,
Irlanda dhe Anglia bёhen pjesё tё Mbretёrisё sё Bashkuar. |
|
1912 |
"Ulster Solemn League and Covenant" nёnshkruhen nga mbi 400.000 protestantё,
tё cilёt dёshirojnё tė mbeten nё bashkёsi (me
Britaninё e Madhe). |
|
1916 |
Kryengritja e Pashkёve |
|
1921 |
Njё marrёveshje
ēoi nė pavarёsinė
e Irlandёs (themelimi
i "Irish Free State" me 26
konte). 6 konte mbeten nё
pjesёn e Irlandёs sė Veriut tё Mbretёrisё sё Bashkuar. |
|
1968 |
Fillimi i
trazirave tё quajtura "Troubles"
ose i luftёs civile nё Irlandёn
sė Veriut; shkaktuar pjesёrisht nga njё lёvizje pёr tё drejtat
qytetare e katolikёve tё diskriminuar nё Irlandёn
e Veriut. |
|
1969 |
Pas trazirave tё pёrgjakura nё qytetin Derry
fillon stacionimi i mё 14 gusht i
njёsive ushtarake britanike nё Irlandёn Veriore. |
|
1970 |
Rithemelimi i organizatёs ilegale katolike Ushtria
Republikane Irlandeze (IRA). |
|
1972 |
Mё 30 janar,
qё atёherё i njohur me emrin "Bloody Sunday",
ushtarёt britanikė vrasin nё Derry 14
katolikё tё paarmatosur. 474
persona humbin jetёn nё vitin 1972. Irlandae
Veriut hyn nёn qeverisjen e drejtpėrdrejtė britanike. |
|
1974 |
17
maj: nё Dublin dhe Monagan vriten nga bombat e
paraushtarakёve probritanikё Ulster Volunteer Force
35 vetё. |
|
|
21
nёntor: njё bombё e IRA-s
vret 21 vetё dhe plagos 182
tё tjerё nё Birmingamin britanik. |
|
1976 |
Betty
Williams dhe Mairead Corrigan,
themeluese tё organizatёs Peace People
dhe iniciatore tё lёvizjes
irlandezo-veriore, marrin Ēmimin Nobel pёr Paqe [fjalimi
me rastin e marrjes sё Ēmimit]. |
|
1979 |
Gjatё njё sulmi
mbi ushtrinё
britanike, IRA vret 18
ushtarё dhe njё anėtar tё familjes mbretёrore. |
|
1985 |
Republikёs sё Irlandёs i
jepet statusi i vёzhguesit nё konfliktin e Irlandёs
sė Veriut. |
|
1987 |
11
nёntor: Njё bombё e IRA-s
shpёrthen gjatё pёrkujtimit tё viktimave tё
luftёs nё Eniskilen
dhe vret 11 persona. |
|
1991/92 |
Bisedimet shumёpartiake pėr tё ardhmen e Irlandёs
sė Veriut nё Londёr pёrfundojnё nё nёntor 1992
pa sukses. |
|
1993 |
Kontakte tё fshehta mes Londrёs dhe IRA-s.
Mё 16 dhjetor nёnshkruhet
marrёveshja mbi kushtet e rregullores sё paqes "Downing
Street" mes Dublinit dhe Londrёs,
krahu politik i IRA-s fiton tё
drejtёn e bisedimeve nё rast se IRA heq dorё nga pёrdorimi i dhunёs. |
|
1994 |
IRA shpall mё 31 gusht
armёpushimin, milicia protestante
ndjek shembullin e saj mё 13 tetor. |
|
1995 |
Marrёveshja kornizё britaniko-irlandeze pёr bisedime
shumёpartiake. Bisedime mes Londrёs
dhe Shin Feinit. |
|
1996 |
IRA thyen armёpushimin pёrmes njё atentati nё Londёr. |
|
1996 |
15
qershor: 200 tё plagosur pas njё sulmi me bombё tё
IRA-s gjatё Kampionatit Evropian tё Futbollit nё
Manēester. |
|
1997 |
Toni
Bler fillon mё 14 shtator
bisedimet pёr paqe me pjesmarrjen e Shin Feinit. IRA
i rikthehet armёpushimit. |
|
1998 |
Mё 10 prill pajtohen
palёt biseduese rreth marrёveshjes paqёsore (Good Friday Agreement).
Popullsia voton mё 22 maj me
shumicё tё madhe pёr marrёveshjen. |
|
1998 |
15
gusht: Gjatё njё sulmi me autobombё vriten
nё Omag tё paktėn 28 vetё
dhe plagosen rёndё mbi 220 tё tjerё. |
|
1998 |
10
dhjetor: David Trimbel dhe Xhon Hum
fitojnё Ēmimin Nobel pёr Paqe. |
|
1999 |
Dhjetor: formohet nё bazё tё marrёveshjes pёr paqe qeveria
rajonale irlandezo-veriore, e pёrbёrё nga protestantёt dhe katolikёt. |
|
2000 |
Shkurt:
qeveria rajonale shpėrndahet prapё nga Londra pas 2
muajsh,
pasi IRA nuk u tregua e gatshme nё
masёn e duhur pёr dorёzimin e armёve.
Procesi i paqes qё atёherё ndodhet nё njё krizё tё rёndё. |