Gёzohem qё kam mundёsinё tё marr pjesё
sё bashku me ju nё
njё ngjarje, e cila nё historinё e kombit tonё do tё hyjё si demonstrata mё e
madhe pёr liri. Njё qytetar i madh amerikan, nёn hijen
simbolike tё tё cilit ndodhemi ne sot, firmosi deklaratėn pёr emancipim.
Ai erdhi si lindja e diellit pas natёs sё gjatё tё burgosjes sё
tij.
Njёqind vjet mё vonё, zezaku ende nuk ёshtё i lirё.
Njёqind vjet mё vonё, jeta e zezakut vazhdon tё jetё
ende e
gjymtuar nga prangat e ndarjeve racore dhe zinxhirёt e
diskriminimit. Njёqind vjet mё vonё, zezeku akoma dergjet
nё skajin e shoqёrisё amerikane dhe ndodhet nё ekzil nё vendin e vet.
Pёr kёtё arsye jemi mbledhur sot kёtu, pёr
tё dramatizuar njё gjendje tё turpshme. Nё njё mёnyrё, ne
kemi ardhur nё kryeqytetin e vendit tonё pёr ta kёmbyer
njё ēek. Nё kohёn kur arkitektёt e republikёs sonё
shkruan fjalёt madhёshtore tё kushtetutёs dhe tё Deklaratёs sё
Pavarёsisё, ata firmosёn njёkohёsisht njё
kartёmonedhё, kёmbimi i sё cilёs
duhet t'iu lejohej tё
gjithё amerikanёve. Kjo kartёmonedhё mbante nё vete
premtimin se tё gjithё njerёzve, zezakё dhe tё bardhё,
do t'iu garantoheshin tё drejtat e patjetёrsueshme pёr jetё,
liri dhe e drejta pёr gёzim.
Sot shihet qartё se Amerika nuk i ka pёrmbushur
detyrimet e saj
kundrejt qytetarёve zezakё. Nё vend tё pёrmbushjes sё
detyrimeve tё saj tё shenjta, Amerika u ka dhёnё
zezakёve njё ēek me shёnimin: "Pa mbulesё".
Por . Ne nuk duam tё besojmё se nё kёtё vend nuk ka
para tё mjaftueshme nё thesarin e ēeliktё tё rasteve.
Kёshtu, ne kemi ardhur tė kёmbejmё ēekun,
i cili me kёrkesёn tonё do tё na japё pasuritё e lirisё dhe sigurinё e barazisё.
Ne kemi ardhur nё kёtё vend tё ēuditshёm edhe pёr ta
kujtuar Amerikёn pёr domosdoshmёrinё e egёr tё sё
tashmes. Tani nuk ёshtё koha qė njeriu mund
t'i lejojё vetes luksin e njё "periudhe
ēlodhjeje"
apo tё marrjes sё hapave pёr qetёsim pёr njё pёrparim tё
ngadalshёm dhe tё pjesshёm. Tani ёshtё koha pёr
realizimin e premtimeve tё demokracisё.
Tani ёshtё koha e daljes nga lugina e
errёt dhe pa ngushёllim e ndarjes racore dhe
e kalimit nё
rrugёn e ndritur tё drejtёsisё pёr tё gjitha racat. Tani
ёshtё koha e ngritjes sё kombit tonё nga rёra e
shtypjes
sё padrejtёsisё racore nё shkёmbinjё
tё fortё tё vёllazёrimit. Tani ёshtё koha e realizimit tё
drejtёsisё pёr tё gjithё fёmijёt e
Zotit.
Do tё ishte fatale pёr kёtё komb nёse ai nuk
do ta merrte seroizisht urgjencёn e gjendjes
aktuale. Kjo verё e nxehtё e pakёnaqёsive tё drejta tё
zezakut nuk do tё pёrfundojė para fillimit tё vjeshtёs sё
gjallё tё lirisё dhe drejtёsisё.
Viti 1963 nuk ėshtė fundi, por fillimi.
Ai qė shpreson se zezaku do tё qetёsohet
pas ēlirimit nga afshi i emocioneve, do tё zhgёnjehet thellё nё rast se kombi
vazhdon tё veprojё si pёrpara.
Nё Amerikё nuk do tё ketё as qetёsi e as pushim deri
sa zezakut t'i jepen tё drejtat e plota qytetare.
Rrёmujat e trazirave do tё vazhdojnё tė trondisin themelet e kombit tonё deri nё
agimin e ditёs sё ndritshme tё drejtёsisё.
Edhe njė gjė dua t'i them popullit tim qė gjendet nё prag tё
derёs qė shpie nё palestrёn e drejtёsisё:
nё pёrpjekjet tona pёr tė fituar pozitėn
tonё tё drejtё ne nuk duhet ta bёjmё veten fajtor pёr asnjё vepёr tё padrejtё.
Mos lejoni tё pijmё nga kupa e hidhёrimit
dhe e urrejtjes pёr tė shuajtur etjen pёr liri. Luftёn
tonё duhet ta zhvillojnё gjithnjё nё nivelin e lartё tё dinjitetit dhe
disiplinёs. Protesta jonё krijuese nuk duhet
tė degjenerojė nё dhunё fizike. Gjithnjё duhet tё ngjitemi nё lartёsinё
e lartmadhёrueshme, ku t'i bėjmė ballė dhunёs fizike me fuqinё e shpirtit.
Fryma e re e mrekullueshme krijuese qё ka pėrfshirė shoqёrinё
zezake, nuk duhet tё na shtyjė tė jemi mosbesues ndaj tё gjithё tё bardhёve.
Sepse shumё nga vёllezёrit tanё tё bardhё, e kёtё e dёshmon
pjesmarrja e tyre e sotme, janё tё mendimit se ardhmёria e tyre ёshtё e lidhur
nё mёnyrё tё pandarshme me ardhmёrinё tonё. Ata e kanё
kuptuar se liria e tyre nuk mund tё shkёputet nga liria jonё.
Ne nuk mund tё marshojmё vetёm.
Dhe nёse marshojmё, ne duhet tё jemi tė
vetėdijshėm se do tё vazhdojmė tė marshojmё. Kthim
prapa nuk ka. Ka tё
tillё qё na pyesin: "Kur do tё ndiheni mё nё
fund tё kёnaqur?" Ne kurrё nuk mund tё
ndihemi tё
kёnaqur, deri sa zezaku vazhdon tё jetё viktimё e tmerrit tё brutalitetit
policor.
Ne nuk mund tё jemi tё kёnaqur, ndėrsa
trupat tanё tё lodhur nga rruga e gjatё nuk gjejnё strehim nё motelet
e rrugёve lokale dhe hotelet e qyteteve tё mёdha. Ne nuk
mund tё jemi tё kёnaqur, ndėrsa liria e qarkullimit tё zezakёve
qёndron
nё kalimin nga njё geto e vogёl nё njё qytet tё madh.
Ne nuk mund tё jemi tё kёnaqur, ndėrsa
fёmijёve tanё u vidhet liria dhe dinjiteti nėpёrmjet shёnimit: "Vetёm
pёr tё bardhё". Ne nuk mund tё jemi tё kёnaqur,
ndėrsa zezaku nё Misisipi nuk ka tё drejtё vote dhe ai nё
Nju Jork nuk ka dikё, tё
cilin dёshiron vёrtet ta zgjedhё. Jo, ne nuk do tё
jemi tё kёnaqur, derisa e drejta tё rrjedhё si uji
dhe drejtёsia si lumi.
E di se disa nga ju kanё ardhur kёtu nga shqetėsimi
dhe brenga. Disa nga ju kanё ardhur
direkt nga qelitё e ngushta tё burgut. Disa nga ju kanё
ardhur nga pjesёt e vendit ku pёr shkak tё etjes suaj pёr liri, jeni
marrė dhe jeni tronditur nga rrёmuja e ndjekjes dhe brutalitetit policor.
Ju jeni veteranёt e vuajtjes krijuese.
Vazhdoni dhe besoni nё faktin se vuajtja e pamerituar ka kualitet
shёlbues.
Kthehuni nё Misisipi, kthehuni nё
Xhorxhia, kthehuni nё Luiziana,
kthehuni nё periferitё dhe getot e qyteteve tё mёdha tё
perёndimit me bindjen se gjendja aktuale mund dhe do tё ndryshojė.
Mos lejoni tё pajtohemi me luginёn e dёshpёrimit.
Sot ju them juve, shokёve tё mi,
se me gjithė vёshtirёsitė e sotme dhe tё
neserme, unё kam njё
ёndёrr. Ajo ёshtё njё ёndёrr
qė i ka rrёnjёt
thellё nё ёndrrёn amerikane. Ёndёrroj
qė njё ditё, ky
komb tё ngrihet dhe tё jetojė sipas rёndёsisё sё vёrtetё tё kredos sё tij: "Ne
e kuptojmё kёtё tё vёrtetё si tё vetёkuptueshme: tё
gjithё njerёzit janё krijuar tё barabartё."
Ёndёrroj qė njё ditё, mbi brigjet e kuqe tё
Xhorxhias,
djemtё e skllevёrve tё dikurshёm dhe djemtё e pronarёve
tё dikurshёm tё skllevёrve do tё ulen sё bashku nё tavolinёn e vёllazёrimit.
Kam njё ёndёrr se njё ditё, edhe vetё shteti Misisipi,
i dergjur nga zjarri i padrejtёsisё dhe
shtypjes, do tё shndёrrohet nё njё oaz tё drejtёsisё.
Ёndёrroj qė katёr fёmijёt e mi tё vegjёl, njё ditё tё
jetojnё nё njё komb, nё tё cilin nuk do tё vlerёsohen
sipas ngjyrёs, por sipas karakterit tё tyre.
Sot kam njё ёndёrr...
Ёndёrroj qė njё ditё nё Alabama,
me racistёt e saj tё ligj, me
guvernatorin e saj, nga goja e tё cilit dalin fjalёt si
"ndėrhyrje" dhe "anulim
i integrimit tё racave"..., qė do
t'u japin
dorёn si vёllezёr dhe motra tё tyre djemve dhe vajzave tё vogla tё bardha.
Ёndёrroj qė njё ditё tё ngrihet ēdo luginё dhe tё ulet
ēdo kodёr e mal. Vendet e ashpra tё qetёsohen dhe
vendet jo tё rrafshta tё drejtohen. Madhёshtia e
Zotit
do tё bёhet e qartё dhe e dukshme pёr tё gjithё.
Kjo ёshtё shpresa jonё. Me kёtё besim do
tё kthehem prapё nё jug.
Me kёtё besim do tё jem i aftё tė nxjerr nga bregu i
dёshpёrimit njё gur shprese. Me kёtё besim do tё
jemi tё aftё t'i shndёrroj tingujt e mprehtё tё shёmtuar
nё kombin tonё nё njё simfoni tё mrekullueshme tё
vёllazёrimit.
Me kёtё besim ne do tё jemi tё aftё tё punojmё sё bashku, tё
lutemi sё bashku, tё luftojmё sё bashku,
tё burgosemi sё bashku, tё ngrihemi sё
bashku pёr liri, tё bindur se njё ditё do tё
jemi tё
lirё. Kjo do tё jetё dita, kur tё gjithё fёmijёt
e Zotit do tė kenё mundёsinё t'i japin njё kuptim tё ri kёtij vendi: "Vendi
im, pёr ty kёndoj, ti vend i lirisё. Vend
ku vdiqёn baballarёt e mi, krenari e pishtarёve,
lėreni tё buēasё liria nga tё gjitha malet."
Amerika duhet ta realizojė kёtё nёse dёshiron tё bёhet komb
i madh.
Le tё buēasё liria nga majat gjigante tё Nju
Hempshajrit.
Le tё buēasё liria nga malet gjigante tё Nju
Jorkut, le tё buēasё liria nga lartёsitė Alegenies
nё Pensilvani. Le tё buēasė liria nga
malet e mbuluara me borё tё Rokit nё Kolorado. Le tё
buēasё liria nga shpatet e Kalifornisё.
Dhe jo vetёm kaq, le tё buēasė liria nga
Stoun Mauntin nė Xhorxhia. Le tё buēasė liria nga Lukaut
Mauntin nė Tenesi. Le tё buēasė liria nga ēdo majё dhe
nga maja e Vrimёs sё Urithit nё Misisipi,
nga ēdo lartёsi le tё buēasё liria.
Nёse lejojmё tё buēasё liria - nё rast se
lejojmё tё buēasё
liria nga ēdo qytet dhe fshat, nga ēdo shtet
dhe ēdo qytet i madh, do tё mund ta shpejtojmё ardhjen
e ditёs, kur tё gjithё fёmijёt e
Zotit
- zezakё dhe tё bardhё, hebrenj
dhe paganė, protestantё dhe
katolikё, do t'ia shtrijnё dorёn njёri-tjetrit dhe do ta
kёndojnё fjalёt e Negro Spiritual-it tё vjetёr:
"Mё nё fund tё lirё! Mё nё fund tё
lirё! Zot i Gjithёfuqishёm, mё nё
fund jemi tё lirё!"