Ēmimi Nobel
Lart Ėndrra Dream Ēmimi Nobel Nobel Prize

 


 

Udhёrrёfyesit

Dr. Martin Luter King i Riu

Fjalimi me rastin e marrjes sё Ēmimit Nobel pёr Paqe

[10 dhjetor 1964, Oslo, Norvegji]

[Tekstin origjinal (anglisht) tё fjalimit mund ta gjeni nё faqen Nobel Prize]

Madhёria juaj, zoti president, shkёlqesi, zonja dhe zotёrinj: E pranoj Ēmimin Nobel pёr Paqe nё njё kohё kur 22 milionė zezakё tё Shteteve tё Bashkuara zhvillojnё njё luftё kreative pёr pёrfundimin e natёs sё gjatё tё padrejtёsisё raciste. E pranoj kёtё dekoratё nё emёr tё njё lёvizjeje pёr tё drejta qytetare, e cila e vendosur dhe me mospёrfillje tё mahnitshme ndaj rreziqeve dhe dёmeve mundohet tė krijojė njё perandori tё lirisё dhe sundimin e drejtёsisё.
E bёj kёtё pёr tė kujtuar se jo mё larg se dje, nё Birmingham, Alabama, fёmijёt tanё, tё cilёt thirrёn pёr vёllazёrim, u ballafaquan me ujёhedhёs, qen tё ndёrsyer e madje edhe me vdekjen. Nё kujtim tё asaj se jo mё larg se dje, nё Filadelfia, Misisipi, tё rinj, tё cilёt donin tė siguronin tё drejtёn e votёs, u keqtrajtuan dhe u vranё. Nё kujtesё tё asaj se varfёria dobёsuese i kanoset popullit tim dhe e hedh nё nivelin mё tё ulёt ekonomik.
Pёr kёtё arsye mё duhet tё pyes pse i jepet ky ēmim njё lёvizjeje, e cila rrethohet dhe qė i paracaktuar njė luftё tė vёshtirё, njё lёvizjeje, e cila nuk e ka arritur ende paqen dhe vёllazёrimin, tё cilat janė edhe thelbi i Ēmimit Nobel. Pasi kam menduar gjatё, arrij nė pёrfundimin se ky dekorim, tё cilin unё e pranoj nё emёr tё kёsaj lёvizjeje, ėshtė njohje e faktit se rezistenca paqёsore ėshtė pёrgjigjja e pyetjeve kryesore politike dhe morale tё kohёs sonё: domosdoshmёria e njerёzimit pėr ta mposhtur pa dhunė shtypjen dhe dhunёn pa pėrdorur shtypjen dhe dhunёn.
Qytetėrimi dhe dhuna janё koncepte kontradiktore. Zezakёt e Shteteve tё Bashkuara kanё treguar duke ndjekur rrugёn e njerёzve nё Indi se rezistencė paqёsore nuk do tё thotё pasivitet steril, por ajo pėrbėn njё fuqi tё madhe morale qė sjell. Herёt a vonё, tё gjithё njerёzit nё botё do tё jenё tё detyruar tė gjejnё njё rrugё tё bashkёjetesёs paqёsore dhe do ta shndėrrojnė atėherė kёtё elegji tё tė pёrkohshme kozmike nё njё psalm vёllazёrimi. Nёse synohet arritja e kёsaj, njerёzimi duhet tė zhvillojė pёr tё gjitha konfliktet njerёzore njё metodё: refuzo hakmarrjen, agresivitetin dhe ndёshkimin. Thelbi i njё metode tё tillё ёshtё dashuria.
Rruga e vёshtirё qė na ka sjellė nga Montgomery, Alabama, nё Oslo, ėshtė provė e kёsaj tё vёrtete. Ajo ёshtё njё rrugё, nёpёr tё cilёn kalojnё me miliona zezakё pėr tё gjetur njё kuptim tё ri pёr dinjitetin. E njėjta rrugė u ka hapur tё gjithё amerikanёve njё epokё tё re tё prosperitetit dhe shpresёs. Ajo solli futjen e ligjit tё ri tё sё drejtёs qytetare dhe ajo, e pёr kёtё jam i bindur, do tё zgjerohet dhe zgjatet nё njё autostradё gjigante tё drejtёsisё, nёse rritet gjithnjё numri i lidhjeve tё pёrbashkёta tё zezakёve dhe tё bardhёve pёr zgjidhjen e problemeve tё tyre tё pёrbashkёta.
E pranoj sot kёtё ēmim nё besim tё vazhdueshėm tek Amerika dhe me besim tё fortё nё tё ardhmen e njerёzimit. Refuzoj tё pranoj se dёshpёrimi ёshtё pёrgjigjja e fundit nё rrjedhёn e historisё.
Refuzoj tё pranoj pёrfytyrimin se "tё jesh" e natyrёs sё sotme njerёzore e bёn atё tё paaftё nё aspektin moral pёr t'u pёrpjekur tё arrijė tё pёrjetshmen "duhet", me tė cilėn ballafaqohet gjithmonё.
Refuzoj ta pranoj pёrfytyrimin se njeriu ёshtё fuqi e thjeshtё nxitёse nё lumin e jetёs, i paaftё pёr tė ndikuar nė ngjarjet qё e rrethojnё.
Refuzoj tё pranoj pikёpamjen se njerёzimi ёshtё futur aq tragjikisht thellё nё natёn pa yje tё racizmit dhe luftёs, saqё lindja e dritёs sё paqes dhe vёllazёrimit tё mos jetё kurrё e mundur.
Refuzoj ta pranoj vёrejtjen cinike se komb pas kombi duhet tё zbresё poshtё nё shkallёn militariste deri nё ferrin e shuarjes nukleare.
Besoj se nё tё vёrtetё fjalёn e fundit do ta kenё drejtёsia e paarmatosur dhe dashuria e pakushtёzuar. Kjo ёshtё arsyeja pse drejtёsia, edhe pse e mposhtur pёrkohёsisht, ёshtё mё e fortё se e keqja triumfuese.
Besoj se vetё edhe nё sulmet e sotme tё granatave dhe nё fishkёllimat e fishekёve ekziston shpresa pёr njё tё nesёrme mё tё ndritshme.
Besoj se drejtёsia e plagosur qė gjendet e shtrirё nё rrugёt e mbuluara me gjak tё kombit tonё, do tё mund tё ngrihet nga ky pluhur turpi pёr t'u bёrё perёndesha mё e lartё.
Unё kam guximin tё besoj se tё gjithё njerёzit mund tё kenё tri vakte nё ditё pёr trupin e tyre, arsimim dhe kulturё pёr mendjen dhe dinjitetin, drejtёsi dhe liri pёr shpirtin e tyre.
Besoj se ajo qё kanё shkёputur njerёzit egocentrikė, mund tё rindёrtohet nga njerёzit altruistė.
Ende besoj se njerёzimi njё ditё do tё bashkohet para altarit tё Zotit, pёr t'u kurorёzuar pёr fitoren mbi luftёn dhe gjakderdhjen, dhe pёr ta shpallur vullnetin paqёsor ēlirimtar nё tё mirė tё vendit. Lluani dhe qengji do tё qёndrojnё afёr njёri-tjetrit, dhe ēdo njeri do tё ulet nё kopshtin e tij, dhe askush nuk do tё ketё frikё.
Unё akoma besoj se ne mund t'ia dalim. Ky besim mund tё na japё guxim qё t'i shohim nё sy pasiguritё e tё ardhmes. Ai do t'iu japё fuqi tё re kёmbёve tona tё rraskapitura nёse vazhdojmё rrugёn tonё drejt qytetit tё lirisё. Nёse ditёt tona bёhen tё pangushёllueshme nga mjegullat e ulёta dhe netёt bёhen mё tё errёta se njё mijё mesnata, atёherё do ta dimё se jetojmё nё trazirat kreative tё njё civilizimi vetjak, i cili lufton pёr tė lindur.
Sot unё vij nё Oslo si pёrfaqёsues i frymėzuar dhe me devotshmёri tё re pёr njerёzimin. Pranoj kёtё ēmim nё emёr tё tё gjithё njerёzve qё duan paqen dhe vёllazёrimin. Them se vij si pёrfaqёsues, sepse thellё nё zemrёn time e di se ky ēmim ёshtё shumё mё tepёr se njё nderim pёr mua personalisht. Ēdo herё kur fluturoj, e bёj kёtё duke kujtuar shumё njerёz, tё cilёt bёjnė tė mundur njё udhёtim tё suksesshёm, duke kujtuar pilotin e njohur dhe personelin e panjohur. Ju nderoni pilotёt e vetёmohuar tё luftёs sonё tё cilёt drejtuan lёvizjen ēlirimtare drejt orbitės Ju nderoni Lutuli nga Afrika e Jugut, luftёs me dhe pёr popullin e tё cilit ende i kundёrvihen me format mё brutale tё ēnjerёzimit njerёzor kundrejt njerёzve. Ju nderoni personelin tokёsor, pa mundimin dhe sakrifikimin e tё cilit fluturimet drejt lirisё asnjёherё nuk do tё kishin mundur ta linin tokёn. Shumica e kёtyre njerёzve asnjёherё nuk do tё arrijnё nё titujt kryesorė tё gazetave dhe emrat e tyre anjёherё nuk do tё duken asnjёherё nё Who's Who. Por me kalimin e viteve, kur rrezet e ndritshme tё sё vёrtetёs do t'i drejtohen kёsaj epoke tё mrekullueshme nё tё cilёn jetojmё, burrat dhe gratё do ta dinё dhe fёmijёt do tё mёsojnё se ne kemi njё vend mё tё mirё, njerёz mё tё mirё, njё qytetėrim tjetёr, sepse kёta fёmijё tё pёrvuajtur tё Zotit patėn vullnetin tё vuajnё pёr gjёra tё drejta.
Unё mendoj se Alfred Nobel do ta dinte se ēfarё mendoj kur them se e pranoj kёtё ēmim nё rolin e njё administratori tё njё trashёgimie tё vlefshme, tё cilёn ai e ruan pёr pronarёt e vёrtetё: tё gjithё ata, pёr tё cilёt e vёrteta ka kuptimin e sё bukurёs dhe e bukura tё sё vёrtetёs dhe nё sytё e tё cilёve bukuria e vёllazёrimit dhe e paqes sё vёrtetё ёshtё mё e vlefshme se diamantёt dhe argjendi apo floriri. Faleminderit. [Duartrokitje]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.