 |
Bojkotimi i autobusёve
nё Montgomeri (1955)
Fillimi i lёvizjes
pёr tё drejta qytetare
dhe i rezistencёs paqёsore me Martin Luter Kingun |
Mё 1.12.1955,
rrobaqepёsja zezake Rosa Parks udhёtonte pas pёrfundimit tё ditёs sё punёs me
autobusin e linjės Cleveland-Avenue nё Montgomeri.
Punonte nё Montgomeri Fair, njё
magazinė e
madhe mallrash. E lodhur nga udhёtimi disaorёsh dhe
qёndrimi i gjatё nё kёmbё ishte ulur nё
ndenjёsen e parё pas vendeve tё rezervuara
pёr tё bardhёt. Pak kohė pasi ishte
ulur, shoferi i autobusit e urdhёroi atё dhe tre zezakё tė tjerё tё
zhvendoseshin mё mbrapa, pёr t'ua
liruar vendin udhёrarёve tё bardhё, tė cilёt sapo kishin hyrё nё
autobus.
Ndёrkohё ishin zёnё tё gjitha vendet nё
autobus. Zonjės Parks, po tё ngritej nga vendi, do
t'i duhej tё qёndronte nё kёmbё, ndėrsa personi tjetёr,
njė burrė i bardhё, do tё
ulej nё vendin e saj. Tre zezakёt e tjerё e respektuan pa
hapur gojёn urdhёrin e shoferit, ndёrsa
zonja Parks
qёndroi ulur. Pėr kėtė arsye, ajo
u arrestua nga policia.
Ky refuzim i urdhёrit tё shoferit ishte kėrkesė individuale pёr dinjitet dhe liri.
Disa nga anёtarёt e kёshillit politik tё grave i ftuan zezakёt
pёr bojkotimin e autobusёve tё qytetit Montgomeri: "...vetёm
nėpёrmjet bojkotimit mund t'u bёjmё tё qartё tё bardhёve
se nuk jemi mund t'i tolerojmё mё sjelljet e tilla."
[Kreu
i faqes
Lajmi i arresimit tё zonjės Parks dhe i planifikimit tё bojkotimit u pёrhap shpejt nё
tё gjithё qytetin. Komiteti i formuar
enkas pёrgatiste mbajtjen e njё mitingu masiv dhe shtypjen e pamfleteve
me pёrmbajtjen: "Mos udhёtoni me autobus pёr nё
punё, shkollё apo diku tjetёr tё hёnėn mё 5 dhjetor!
Sёrish ёshtё burgosur njё zezake, sepse
refuzoi tė lironte vendin e saj nė autobus. udhёtoni
me taksi, bashkė medikё tjetёr ose!"
Njёkohёsisht u planifikua edhe marrёveshja
me 18 firma zezake tё taksive pёr transportimin me ēmim tё
zakonshėm autobusi (10 centё) tё zezakёve, gjё
qė edhe u
realizua.
Suksesi i parё ishte i paparishikuar. Nё vend
tё pjesёmarrjes sё planifikuar tё 60 %
zezakёve, atij iu pёrgjigjёn pothuaj 100 %.
Zezakёt ishin zgjuar nga gjumi! Me taksi,
vetura private, me kafshё shtёpiake apo nё kёmbё (nganjёherё
edhe 12 milje tё tёra!) udhёtonin
nga shtёpia pёr nё punё dhe anasjelltas.
U vendos tё themelohej njё organizatё e veēantё pёr organizimin
e bojkotit (Montgomery Improvement Associaton (MIA)
- Komisioni pёr pёrmirёsimin e marrёdhёnieve ndёrmjet racave,
president i tё cilit u zgjodh Martin Luter King.
Protesta planifikohej tё vazhdonte deri nё plotёsimin e kёrkesave
tё parashtruara: 1. nga shoferёt e autobusёve kёrkohet
sigurimi pёr njё trajtim mё tё mirё tё udhёtarёve, 2.
udhёtarёt kanё tё drejtё tё ulen nё vendet e lira sipas radhёs, 3.
nё linjat me udhёtarė kryesisht zezakё duhet
tё punёsohen edhe shoferё zezakё.
[Kreu
i faqes]
Pёrveē qёndrimit tё tyre
luftarak ("jemi tё lodhur nga
shtypja dhe diskriminimi brutal"), protestuesit
praktikuan rezistencё paqёsore ("duam tё bindim, e
jo tё detyrojmё. Dashuria duhet tė dominojё veprimin tonё").
Pėr tё koordinuar sa mё tё mirё
aktivitetet dhe pėr tė
pёrballuar vёshtirёsitė gjithnjё nё rritje u themelua
komiteti i transportit, komiteti i financave, ai i
programit dhe i strategjisё.
Problem kryesor nё fillim tё protestёs ishte
ēёshtja e
transportit. Angazhimi nё kёtё aspekt shёnon njёrin ndёr
kapitujt mё interesantė tё rastit Montgomeri.
Nё fillim, pronarёt zezakё tё taksive bёnė transportin e
deri nё tre udhёtarёve me tё njёjtin ēmim si
autobusi (10
centė). Ky
solidaritet i taksistёve zezakё mbaroi pas lёshimit tё njё urdhёrese nga ana e
drejtorit tё policisё, e cila i detyronte shoqatat e taksive 45 centė.
Pas kёsaj u themelua njё auto-pool
vullnetar, nё tё cilin nё fillim tё aksionit, u angazhuan me
veturat e tyre tё paktėn 150 vetё. Numri i tyre u rrit
shpejt nё 300. Pёr funksionimin e kёtyre automjeteve
nevojitej njё sistem i i saktё udhёtimi.
Protestuesve iu ndanё me mijёra pamflete,
nё tё cilat figuronin 48 stacionet e nisjes dhe 42
tё kthimit. Sistemi u provua shumė
shpejt si i suksesshёm. Zezakёt dukeshin aq tё vendosur nё
aksionin e tyre, saqё jo rrallё praktikonin madje edhe udhёtimin nё kёmbё, i
cili pёr shumё prej tyre ishte bёrё qёndrim simbolik. Numri i
shoferёve u rrit edhe mё shumё pas njё rasti tё paparashikuar.
Shumё amvisa tё bardha, pavarёsisht nga qёndrimi i tyre
ndaj ndarjes racore, nuk mund tё hiqnin dorё nga shёrbёtoret e tyre zezake.
Nё kёtё mёnyrё ato filluan t'i merrnin dhe
t'i ēonin vetё nё
shtёpi shёrbёtoret e tyre.
[Kreu
i faqes]
Si shoferё tё rregullt u
punёsuan mbi 25
persona, tё cilёt punonin gjashtё ditё nё javё.
Nё
shumicёn e stacioneve ishin vendosur tё ashtuquajturit "udhёheqёs
tё rendit tё udhёtimit", tё cilёt kujdeseshin pёr
udhёtarёt dhe organizimin e veturave. Auto-Pool-i
ishte organizuar pёr mrekulli, megjithatė . Shpenzimet e MIA-s u rritёn
nё 5000$ nё muaj. Pёr organizimin e
zyrёs sё MIA-s u bё i domosdoshёm punёsimi i dhjetё
personave. E tёrё kjo u financua nga donacionet brenda
dhe jashtё Amerikёs.
Pёr arritjen e suksesit tё lёvizjes nevojitej njё organizim sa mё
i mirё i anёtarёve tё saj. Pёr
kёtё duhej njё ide, e cila mund t'i bindte tё gjithё. Pёrveē kёsaj
nevojitej njё komunikim mё i mirё mes popullit dhe drejtuesve.
E gjithё kjo ndodhi nё Montgomeri.
Rezistenca paqёsore u bё metodё, me tё cilёn punoi
lёvizja. D.
Takime . Tё
mbledhurve u thuhej ēdo mbrёmje qё tё dashuronin nё
vend qė tё urrenin dhe qё tё pёrgatiteshin qё nёse
shfaqej nevoja ta duronin
dhunёn nё vend qė ta ushtronin atё. Kjo ide i magjepsi
njerёzit qё nė fillim. Popullsia zezake e qytetit
Montgomeri ishte me tё vёrtetё e gatshme tё kёrkonte
gjetjen e njё rruge tё re pёr tė dalė nga kriza e marrėdhёnieve ndёrmjet racave.
Kryetarёt e qytetit dhe shoqatat e autobusёve ishin tё mendimit
se protesta do tё dёshtonte shumė shpejt, pavarėsisht nga fillimi
i saj i suksesshёm.
.
Bisedimet e shumta megjithatё nuk sollёn rezultate. "Nёse
u plotёsojmё zezakёve kёrkesat e tyre", u shprehёn
ndёrmarrёsit e autobusёve, "kёtё ata do ta marrin si
triumf mbi tё bardhёt. Kёtё nuk
duhet ta lejojmё."
Politikanёt e qytetit dhe ndёrmarrёsitr e autobusёve ishin tё mendimit se heqja
e ndarjes racore nuk ishte e mundur pёr shkak tё ligjeve ekzistuese.
[Kreu
i faqes]
Komisioni i qytetit u mundua ta
thyente bojkotin e zezakёve me anė tė njё hileje. Ata
deklaruan para shtypit se njё pjesё e klerikёve tė njohur zezakёve ka rёnё dakord
me ta pёr ndёrprerjen e bojkotit. Mirёpo MIA
reagoi shpejt. Tё gjithё priftёrinjtё
zezakё tё qytetit u ftuan qё ta njoftonin popullin tё
dielёn se bojkoti
vazhdonte. Pёr pasaktёsinё e raportimeve tё
shtypit u informua edhe nё klubet e natёs dhe kafenetё e zezakёve.
Rezultat i kёtij reagimi tё shpejtё ishte bojkotimi i mёtejshёm
i autobusёve.
Kryetarёt e qytetit, pёr shkak tё metodave tё tyre
mashtruese, e humbёn imazhin e mirё qё gёzonin mё parё.
Besueshmёria e tyre u vu nё pikёpyetje e kjo bёri qё ata tё
vendosnin tė ushtronin politikёn e dorёs sё fortё. Njerёzit filluan
tё arrestoheshin pёr shkelje tё vogla tё rregullave tё
komunikimit. Shoferёt e Auto-Pool-it
ndaleshin shpesh, u kontrolloheshin patentat dhe kartat e
sigurimit dhe merreshin nё pytje pёr vendin e tyre tё punёs.
Udhёtimi me autostopit trajtohej si i ndaluar me ligj.
Nё kёtё mёnyrё u bė i pamundur funksionimi i Auto-Pool-it
vullnetar. Gjendja u keqёsua edhe mё pas sulmit me
bombё mbi shtёpinё e M.L. Kingut.
Durimit tё zezakёve i kishte ardhur fundi. Tani ata
mund t'i pёrgjigjeshin dhunёs me dhunё.
Por Martin Luter Kingut bёri
qё kjo tё parandalohej. "Nёse keni armё,
merrini ato
prapё me vete nё shtёpi. Nёse s'keni,
atёherё ju lutem mos u mundoni tё gjeni!
Kёtё problem nuk mund ta zgjedhim nėpėrmjet hakmarrjes. Dhunёs ne duhet
t'i pёrgjigjemi duke hequr
dorё prej saj!"
Pala kundёrshtare e pa se me dhunё nuk mund tė arrihej qёllimi. Pёr kёtё arsye filluan arrestimet
masive. Nё
pёrdorim u fut sёrish njё ligj i vjetёr, i cili ndalonte bojkotimin.
Si papёrputhshёm me ligjin, bojkoti u shpall edhe nga njё
gjykata e paqes. Filloi ngritja e padisё kundёr qindra zezakёve.
Megjithatё, kKjo nuk i frikёsonte ata.
Pёrkundrazi, ata shkonin shpesh vullnetarisht nё burg, pёr tё
treguar nё kёtё
mёnyrё pathyeshmёrinё e tyre. Dukej
se askush nuk kishte frikё. Askush nuk pёrpiqej t'i shmangej arrestimit.
Njё
popull dikur i pushtuar nga frika tani kishte ndryshuar plotёsisht.
Ata qё deri dje dridheshin para ligjit, tani mburreshin tё
burgoseshin pёr ēёshtjen e lirisё. Edhe Martin Luter Kingu
u arrestua, u padit dhe u gjobit me 500$ pёr
shkelje tё ligjit kundёr bojkotit tё shtetit Alabama.
[Kreu
i faqes]
Megjithatė, edhe kjo pёrpjekje pёr
t'i thyer protestat kaloi pa sukses. Nё vend tё mposhtjes,
metoda e anёs sё kundёrt e forcoi edhe mё tepėr lёvizjen.
MIA u bё edhe mё aktive dhe paraqiti pranё gjykatės federale tё
rrethit tё Shteteve tё Bashkuara kёrkesёn pёr heqjen e
ndajres racore nё autobusё. Mё 4 qershor 1956,
gjykatёsit e shpallёn nё kundёrshtim me kushtetutёn ligjin e
ndarjes racore tё Alabamas.
Avokatёt e qytetit Montgomeri
apeluan pranё
Gjykatės sė Lartė. Beteja ende s'ishte fituar.
Ndёrkohё vazhduan pёrpjekjet pёr bllokimin e punёs sё Auto-Pool-it.
Shoqatat e sigurimit nuk pranonin tė siguronin automjetet e
tyre, duke thėnė se rreziku ёshtё i madh. Problemi
u zgjidh me lidhjen e kontratёs me shoqёrinė e sigurimeve "Lloyds"
nga Londra.
Tani parashikohej ndalimi me ligj i Auto-Pool-it,
me arsyen se ai pėrbėnte zemёrim publik
dhe ishte firmё private pa kompetenca dhe koncesione.
Nё kёto rrethana tё vёshtira erdhi vendimi i
Gjykatёs Supreme, i
cili e shpalli nė kundėrshtim me kushtetutё ligjin kundėr bojkotit.
Protestat pas 12 muajve u
sollёn mё nё fund fitoren zezakёve.
[Nxjerrё nga: Günther Gugel, Wir werden
nicht weichen. Erfahrungen mit Gewaltfreiheit. Eine praxisorientierte
Einführung, Verein für Friedenspädagogik e.V., Tübingen 1996, 62ff.]
[Kreu
i faqes]