Sfond
Lart Jeta Citate Sfond Materiale Linklista

 

Montgomery
Bimingham
Washington


 

Udhёrrёfyesit

Lёvizja qytetare nё Shtetet e Bashkuara

Salla tё ndara pёr zezakё nё kinema, ndenjёse nё pjesёn e prapme tё autobusit, ushtarёt ruajnё fёmijёt gjatё rrugёs pёr nё shkollё (shih fotografinё majtas) - gati e pabesueshme tё mendohet se kёto rrethana nё SHBA ekzistonin jo mё shumё se 40 vjet mё parё

Lufta kundёr kёtyre padrejtёsive dhe pёr brazinё e zezakёve pёrbёn sfondin e jetёs sё shkurtёr tё Dr. Martin Luter King tё Riut.

Si fillim i lёvizjes qytetare nga shumё njerёz konsiderohet bojkotimi i autobuzёve nё Montgomery (1955), tё cilit i kemi kushtuar njё faqe tё veēantё. Ai ėshtė shembulli mahnitės i aksioneve tё rezistencёs paqёsore: fantazia, kreativiteti, disiplina dhe organizimi arritėn ta mundnin segregacionin nё autobusat e Montgomery. Si u arrit kjo?
Rosa Parks (fotografia majtas), e lodhur nga njё ditё e gjatё pune, ishte arrestuar nga policia, ngaqё nuk kishte pranuar t'i lironte vendin njё udhёtari tё bardhё... mё shumё.

Pika kulminante e lёvizjes qytetare ёshtё Marshimi nё Uashington (1963), nё tё cilin morёn pjesё 250.000 vetё
Lincoln Memorial Martin Luter King mbajti fjalimin e tij tё famshёm "I Have a Dream". Nё njё faqe tё veēantё gjenden fotografitё e marra nga lart tё kёsaj ngjarjeje historike... fotografi [75 kb].

Informacione tё tjera mbi lёvizjen qytetare mund tё gjeni nё faqet e internetit tё prezantuara nё linklistёn tonё.

E ashtuquajtura "Letter From Birmingham City Jail" e M. L. Kingut bёn pjesё nё dokumentet mё tё rёndёsishme tё lёvizjes qytetare. Lexoni tekstin nё versionin origjinal nё anglisht... mё shumё

[Kreu i faqes]

Pikat kryesore tё lёvizjes qytetare

1942

Nё Ēikago mbahet i ashtuquajturi Congress of Racial Equality (CORE).

1946

Presidenti Truman formon komitetin pёr tё drejta qytetare, i cili e shpall diskriminimin problem kombёtar.

U.S. Supreme Court ndalon segregacionin (ndarjen racore) nё autobusė.

1947

Mbahet pёr herё tё parё njё "Freedom Rides" (zezakё dhe tё bardhё udhёtojnё me autobusё nё shtetet jugore, pёr tё kontrolluar respektimin e ligjeve).

1949

CORE organizon Sit-in-in e parё nё institucione nё St. Louis, Missouri, tё cilat praktikojnё ndarjen e racave.

1954

Pas rastit "Brown vs. Board of Education" U.S. Supreme Court ndalon segregacionin nё shkollat publike.

1955

Fillon bojkotimi i autobusёve nё Montgomery, Alabama, pas burgosjes sё zezakes Rosa Parks1 dhjetor, sepse kishte refuzuar t'i lironte vendin njё tё bardhi.

1956

21 dhjetor, pas mё shumё se njё vit bojkoti dhe pas njё procesi gjyqёsor, hiqet ndarja racore nёpёr autobuset nё Montgomery.

1957

Nё shkollёn Central High in Little Rock, Arkansas,  e cila mё parё shėrbente vetёm pёr nxёnёsit e bardhё, presidenti Eisenhower urdhёron dёrgimin e 1.000 ushtarёve pёr ruajtjen e rendit dhe eskortimin e 9 nxёnёsve zezakё.

Themelohet Southern Christian Leadership Conference (SCLC). Martin Luter King ķ Riu shpallet presidenti i saj i parё.

Kongresi amerikan miraton ligjin mbi tё drejtat qytetare, i cili urdhёron formimin e U.S. Commission on Civil Rights dhe zyrėn pёr tё drejta qytetare nё ministrinё e drejtёsisё.

1960

Nё restorantet Woolworth nё Greensboro (North Carolina) fillon themelohet lёvizja protestuese Sit-in, pёr t'u pёrhapur mė pas nё tё gjithё vendin.

1961

Nё Washington D.C. nisin tё ashtuquajturat "udhёtimet pёr liri". Grupe tё pёrbёra nga zezakё dhe tё bardhё udhёtojnё sё bashku pёr nё jug tё vendit pёr tё kundёrshtuar segregacionin dhe pёr tё hyrё bashkarisht nё vendet me mbishkrimin "Whites only" (restorante, salla pritjeje etj.).

1962

Dy tё vdekur dhe shumё tё plagosur ёshtё bilanci i trazirave qё shpёrthyen pas pranimit tё zezakut tё parё James Meredith nё University of Mississippi.

1963

Policia arreston Kingun dhe disa klerikё tё tjerё pёr pjesёmarrjen nё demonstrata nё Birmingham (Alabama) dhe ndёrhyn me ujёhedhёs dhe qen kundёr demonstruesve. Nё burg, King shkruan letrёn e njohur "Letter From Birmingham City Jail", e cila bёn pjesё nё dokumentet mё tё rёndёsishme tё lёvizjes pёr tё drejta qytetare.

Para shtёpisё sё tij nё Jackson (Mississippi) vritet Medgar Evers, udhёheqёs i NAACP (National Association for the Advancement of Colored People).

250.000 vetё marrin pjesё nё Marshin e Uashingtonit, pёr tё protestuar pёr tё drejtat qytetare (fotografi). Pika kulminante e fjalimit tё Kingut ёshtё fjala "I Have a Dream".

Katёr vajza vriten gjatė sulmit mbi Sixteenth Street Baptist Church Birmingham (Alabama).

1964

Nё Mississippi vriten tre aktivistė pёr tё drejta qytetare.

Martin Luter King fiton Ēmimin Nobel (fjali i Kingut me rastin e pranimit tё ēmimit).

Presidenti Johnson firmos mё 2 korrik tё ashtuquajturin Civil Rights Act.

1965

Vritet Malcolm X.

Presidenti Johnson firmos mё 6 gusht tё ashtuquajturin Voting Rights Act. Ligji i kёrkuar nga King hoqi pengesat diskriminuese kundёr zezakёve gjatё regjistrimit pёr votime (p.sh. testet e gjuhёs).

Nё Los Angeles vdesin 34 persona gjatё tё ashtuquajturit "Watts riots".

1967

Thurgood Marshall emёrohet si gjykatёsi i parё zezak nё Supreme Court.

Shpёrthejnё trazirat nё shumё qytete tё mёdha amerikane, ndёr tё tjera edhe nё Detroit dhe Newark.

Cleveland, Ohio, dhe nё Gary, Indiana, postin e prefektit tё qytetit e fitojnё zezakёt.

1968

Martin Luter King i Riu publikon planet e tij pёr fillimin e "Poor People's Campaign".

Nё Memphis (Tennessee) vritet Dr. Martin Luter King i Riu. Pas vrasjes sё tij shpёrthejnė trazirat nё mёse 100 qytete.

1989

Douglas Wilder nga Virginia zgjidhet si zezaku i parё nё postin e guvernatorit.

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.