Rėndėsia
Lart Rėndėsia Nderimi

 


 

Udhёrrёfyesit

"I Still Have A Dream" — Martin Luter King dhe rёndёsia e tij pёr ne sot

[Pjesё nga referati i Dr. Heinrich W. Grosse me rastin e 70 vjetorit tё lindjes sё Martin Luter Kingut

Vёshtrim:

[Kreu i faqes]

Kush ishte Martin Luter Kingu i Riu?

4 prill tё vitit tё kaluar u bёnё 30 vjet nga vrasja e Martin Luter Kingut. Nё pranverёn e vitit 1968, nё Memphis/Tennessee, King ishte solidarizuar me grevёn e punёtorёve zezakё tё mbeturinave pёr shkak tё pagave tё ulёta. Ai u vra nga dora e racistёve tё bardhё nё momentin kur kёndonte kёngё kishtare nё njё miting masiv nё mbrёmjen e 4 prillit. King vdiq nё moshёn 39 veēare. (...) Ai u vra nё kohёn kur popullariteti i tij kishte rёnё dukshёm, kur nuk bёnte mё pjesё nё dhjetё personat mё popullorё nё SHBA. Nobelisti i ngritur njёherё si "apostull i paqes" nё dy vitet e fundit tё jetёs sё tij u bё pёr shumё njerёz "person i padёshiruar", sepse nё luftёn e tij pёr tё drejtat e tё shtypurve kishte kritikuar nё mёnyrё tё ashpёr shoqёrinё mė saktė politikanёt nё SHBA dhe kishte preferuar aksionet masive tё mosbindjes qytetare.

I njėjti Martin Luter King trajtohet sot nё SHBA zyrtarisht si hero kombёtar. Qё nga viti 1986, ēdo e hёnė pas datёlindjes sё tij mё 15 janar ёshtё ditё feste (festa e Martin Luter Kingut). King bёn pjesё nё dhjetё personat e nderuar si "heronj tė krishterё tё shek. XX", statuja e tё cilёve gjendet nё abacinё londineze. (...) Kujtimi i Kingut natyrisht ёshtё i lidhur me rrezikun e nxitjes sё klisheve. Kёshtu klisheja e "heronjve pa dhunё" shkakton shpesh shkurtimin e perspektivёs politike tё Kingut dhe zbutjen e thirrjes sё tij tё drejtuar neve. Kjo bёn qё tё mos vёrehet shumё "kujtesa e rrezikshme" (J.B. Metz). Ne duhet tė pyesim veten se cilin Martin Luter King kujtojmё. A lejojmё ne qё tё ftohemi nga modelet e njohura tё mendimit dhe tё veprimit? A e shikojmё tё magjepsur, por edhe si tё tė prapambetur veprёn e tij? A na frymėzon tė veprojmė me guxim pikėrisht?

Sё pari, kush ishte Martin Luter King i Riu? Lindi mё 15 janar 1929 nё Atlanta/Georgia, djalё i priftit zezak baptist Martin Luter King i Vjetri dhe gruas sё tij zj. Alberta Williams King. Edhe pse u rrit i mbrojtur nё njё shtёpi tё pasur nё krahasim me ato tё vendasve tё tij, qё nė rini u identifikua me fatin e shumicёs sё motrave dhe vёllezёrve tё tij zezakё. Atij iu dha mundёsia tё shkollohej, fat tė cilin e kishte vetёm njё numёr i vogёl afro-amerikanёsh. Nga viti 1948 deri nė vitin 1954 studioi teologji nё universitetet nё veri tё SHBA-sė. Nё vitin 1954, nё moshёn 25 vjeēare, u emёrua prift nё Montgomery/Alabama, duke vendosur nё kёtё mёnyrё kundёr karrierёs universitare. Qysh njё vit mė pas, King, angazhimi me pacifizmin dhe rezistencёn paqёsore i tё cilit deri atёherё kishte pasur natyrё teorike, u ndodh para njё sfide tё madhe, nё momentin kur nё qytetin e ndikuar nga racizmi, Mongomery, nё dhjetor tё vitit 1955 filloi nё mёnyrё spontane bojkotimi i autobusёve. Zezakёt e poshtёruar nuk ishin mё nё gjendje t'i duronin trajtimet poshtėruese nё autobusёt e qytetit. Ata filluan ta refuzonin vendimin pёr t'u ulur vetёm nё ndenjёset e pasme tё autobusit, tё cilat madje duheshin liruar nё rast se nё autobus hynte njё i bardhё. Pastori King, deri atёherё pak i njohur nё Montgomery, u zgjodh president i komitetit tё bojkotit. Pёrparёsi pёr tё ishte fakti se ai ishte njё "fletё e pashkruar" nё sytё e popullsisё sё bardhё.

Si zёdhёnёs i lёvizjes paqёsore pёr tё drejta qytetare, King fitoi shpejt popullaritet kombёtar. Pas bombardimit tё shtёpisё sё tij nga tё bardhёt iu betua kolegёve tё tij zezakё: "Dhunёs ne duhet t'i pёrgjigjemi duke hequr dorё prej saj. Mendoni pёr fjalёt e Jezu Krishtit: ,Ai qё  mban shpatёn nё dorё, do tё vritet nga shpata.' Jezu Krishti na thёrret edhe sot me fjalёt: ,Duajini armiqtё tuaj!' Kёtё duhet tė jetojmё ne." King, i cili si shumica e banorёve tё vendit tё tij mbante armё pёr vetёmbrojtje (dhe qė kishte kёrkuar pa sukses lejen pёr mbajtjen e armёs sё zjarrit nё veturё), vendosi t'i shkatёrronte tё gjitha armёt e shtёpisё sё tij.

Zezakёt vazhduan bojkotin njё vit me radhё, me gjithё kёrcёnimet masive dhe viktimat tё mёdha personale. Nё fund ata e arritёn heqjen e ndarjes racore nё mjetet e transportit publik tё qytetit. Bojkoti shёnoi fillimin e lёvizjes pёr tё drejta qytetare, e cila u zgjerua nё tё gjitha shtetet e jugut. [Informacione tё tjera mbi bojkotin e autobusёve mund tё gjeni nё faqen Montgomery]

Shumica e aktivistёve tё lёvizjes qytetare vinin nga mjediset kishtare zezake. Qёllimi i tyre ishte heqja e ndarjes racore nё institucionet publike me mjete paqёsore (demostrata, sit-ins, roje lutёse, bojkotim tё dyqaneve dhe stёrmbushja e burgjeve. Rezistenca paqёsore ushtrohej nё kishat e tyre, shpesh me ndihmёn e sociodramёs.

[Kreu i faqes]

Interpretimi i Kingut i rezistencёs paqёsore

Rezistencёn paqёsore, King e interpretonte si "krishtėrim nё veprim". "Shpirti dhe arsyet e veprimit", shprehej King, "erdhёn nga Jezu Kristi, ndёrsa metoda nga Gandi." "Gandi ishte ndoshta njeriu i parё nё histori, i cili etikёn e dashurisё sė Jezu Krishtit, nga ndikim i thjeshtё e i ndёrsjellё mes individёve e shndėrroi nё njё fuqi tё efektshme sociale me pёrmasa tё mёdha." Nё retrospektivёn e bojkotit nё Montgomery King ka pёrmendur aspektet themelore tё rezistencёs paqёsore:

1.) "Rezistenca paqёsore nuk ёshtё metodё pёr frikacakё. Rezistenca ushtrohet. Nёse dikush pёrdor kёtё metodё nga frika apo pёr shkak tё mungesёs sё mjeteve tё dhunёs, atёherё ai nuk ushtron mė rezistencё paqёsore."
2.) Rezistenca paqёsore "nuk synon shkatёrrimin apo vuajtjen e kundёrshtarit. .. Qёllimi i saj ... ёshtё pajtimi."
3.) Nё rezistencёn paqёsore bёn pjesё "gatishmёria pёr ta duruar vuajtjen pa u hakmarrė, pёr tё duruar tё rrahurat pa kthyer dorё. ..
Durimi ka njё forcė tė madhe edukuese dhe transformuese."
4.) Rezistenca paqёsore bazohet nė "bindjen se universi ёshtė nё anёn e drejtёsisё. Si rezultat i kёsaj, ai qė beson te rezistenca paqёsore, ka besim tё thellё tek e ardhmja."

Nё vitin 1960 King u emёrua prift ndihmёs nё kishёn e babait tё tij, Ebenezer Baptist Church nё Atlanta. Tani ai kishte mё shumё kohё pёr angazhimin e tij nё lёvizjen pёr tё drejta qytetare. Nga bojkoti i autobusёve nё Montgomery pasuan shumё aksione paqёsore nё qytetet tё tjera tё jugut tё SHBA-sė. Tё njohura u bёnё fushatat e drejtuara nga konferenca e drejtuar nga King "Southern Christian Leadership Conference" (SCLC - "Konferenca Drejtuese nё Shtetet e Jugut"), tё organizuara gjatё viteve 1961 - 1965 Albany, Birmingham dhe Selma. Rezultati i tyre: nёpёr insitucionet publike u hoq nё masё tё madhe ndarja e racave. Numri i afro-amerikanёve me tё drejtё vote ishte rritur dukshёm. Shumica e tyre kishin fituar njё vetёdije tё re, duke mёsuar "tё ecnin drejt".

Nё vitin 1964, nё moshёn 35 vjeēare, King fitoi Ēmimin Nobel pёr Paqe. Nä fjalimin e tij falёndёrues, King u shpreh: "Rezistenca paqёsore ėshtė pёrgjigjja e pyetjeve vendimtare politike dhe morale tё kohёs sonё - domosdoshmёria e njeriut pёr tė mposhtur shtypjen dhe dhunёn, pa ushtruar shtypje dhe dhunё." [Tekstin e plotё tё fjalimit mund ta gjeni nё faqen Ēmimi Nobel]

Praktikimin e metodёs sё rezistencёs paqёsore King e kuptoi si ēlirim nga detyrimi pёr imitimin e vlerave mbizotёruese tё shoqёrisё nё tё cilёn jetonte apo tё kombeve perёndimore tё industrializuara. Pėr tė ishte e rёndёsishme ndёrprerja e rrethit tё dhunёs. Ai shpresonte nё futjen nё njё proces mёsimi tё kundёrshtarit pёrmes aksioneve paqёsore. Gjithnjё pёrsёriste: Rezistenca paqёsore duhet tё shkaktojė ēlirimin e tё shtypurve dhe shtypёsve.

Ngaqё angazhimi pёr rezistencё paqёsore pёrqeshet shpesh si naiv, mё duhet tё them: King nuk ishte "pikёpamjes etike". Ai nuk ishte i verbёr ndaj dhunёs sё institucionalizuar, dhunёs sё rrethanave ekzistuese. Kёshtu ai tёrhoqi vёrejtjen se edhe ekzistenca e getove apo e papunёsisё ishte njё formё dhune ndaj tё prekurve. Ai kritikoi ashpёr politikanёt, tё cilёt, nga njėra anė pёrkrahnin luftёn nё Vjetnam nga ana tjetėr i tёrhiqnin vёrejtje popullsisё sё getove zezake pёr tё hequr dorё nga pёrdorimi i dhunёs. Ai qė kёrkon heqjen dorё nga dhuna pėr ruajtjen e raporteve tё dhunёs ndaj pakicave kritike nuk mund tё thirret nё Martin Luter Kingun! Nё vitin 1967 King shpalli predikimin e Krishtlindjeve: "Ne e kemi provuar rёndёsinё e rezistencёs paqёsore nё luftёn tonё pёr drejtёsi racore nё SHBA. Tani.. ka ardhur koha ta provojmё heqjen dorё nga dhuna nё tё gjitha fushat e konflikteve njerёzore, e kjo do tё thotё rezistencё paqёsore nё aspektin ndёrkombёtar." (...)

King dhe kolegёt e tij ishin tё mendimit se atje ku njerёzit mblidhen pёr tё ushtruar rezistencё nėpёrmjet aksioneve tė drejtpėrdrejta paqёsore, duke i bёrё nё kёtё mёnyrё publike problemet, atje mund tё ndikojnё me sukses ndryshimet (edhe si pakicё). Natyrisht kjo nuk i mbron ata nga pёrvoja e dёshtimit. Sidoqoftė dhe nuk kemi nevojё tё lejojmё tё kalitemi me kёtё kohё tё rёndё! Ne mund dhe duhet tё pёrfshihemi nё konfliktet e kohёs sonё, qё t'i afrohemi mё afёr cakut tё drejtёsisё mё tё madhe. Lёvizja e pёrfaqёsuar nga King ёshtё bazuar vazhdimisht nё tё drejtat themelore dhe dhe parimet kushtetuese, tё cilat gjenden edhe nё kushtetutёn e SHBA-sė. "Be true to what you said on paper!" ("Praktikoni nё jetё atё pёr ēfarё jeni tė detyruar me shkrim!") iu drejtua King vendasve tё tij tё bardhё. Unё jam i bindur se ne mund tё mёsojmё nga Kingu, po tё zhvillojmё njё "patriotizёm kushtetues", i cili nga njёra anё do tё na mbronte nga mospёrfillja e bazёs sё ligjit tonё themelor, kushtetutёs sonё dhe nga ana tjetёr do tё na inkurajonte qė nё jetёn e pёrditshme t'i mbronim tё drejtat e njeriut dhe tё drejtat themelore, tё pёrcaktuara nё kushtetutёn tonё.

[Kreu i faqes]

Rёndёsia e Kingut pёr ne sot

Nёse pyesim pёr aktualitetin e trashёgimisё sё Kingut pёr ne sot, nuk mjafton tė kujtojmё vetёm parimet themelore dhe metodat e rezistencёs sё tij kreative paqёsore. Ai qė sot, mbi 30 vjet pas vdekjes sё Kingut, shtron pyetjen e rёndёsisё sё tij pёr ne, duhet tė ketė parasysh edhe aksionet e Kingut "tё vonshёm" tё viteve 1966-1968. Nga njё "apostull i butё i rezistencёs paqёsore", King u bė njё "i shenjtё" i vёrshuar nga shumё interesa. Ēfarё e dallon Kingun "é vonshёm" tё viteve 1966-1968 nga Kingu "i hershёm" i viteve 1955- 1965?

Kur King bёri bilanc pas trazirave tё rёnda tё getove tё vitit 1965 mbi dekadėn e parё tё lёvizjes pёr tё drejtat qytetare atij iu desh tё arrinte nё pёrfundimin: Gjendja e afro-amerikanёve nё getot e qyteteve tё mёdha, sidomos nё veri tё SHBA-sė, ishte keqёsuar. Heqja e ndarjes sё racave nё institucione publike nuk kishte ndryshuar pothuajse asgjё nё diskriminimin ekonomik, nё papunёsinё e lartё dhe nё gjendjen katastrofike tё banimit dhe tё arsimimit nё geto. Metodat e treguara tё rezistencёs paqёsore mbeteshin kryesisht tё pasuksesshme.

[Kreu i faqes]

a) Problemi i varfёrisё

Kingu e zhvendosi peshёn e kritikёs sё tij nga problemi i racizmit nё atё tё varfёrisё. Ai e kishte tё qartё se problemi i varfёrisё ka dimensione ndёrkombёtare. "Ne nё perёndim duhet ta kemi parasysh se vendet e varfёra janё tė tilla pikėrisht pėr shkak tė shfrytėzimit qė u kemi bėrė ne, nėpėrmjet kolonizimit politik apo ekonomik." Pёr kёtё arsye, King kёrkonte njё "revolucion tё vlerave" nё vendet perёndimore industriale. "Shpejt duhet tё fillojmё me ndryshimin nga njё shoqёri qė bazohet nё ēёshtje nё njё shoqёri tё orientuar tek individi. Nёse makinat dhe kompjuterёt, synimet fitimprurёse dhe tё drejtat e pronёs trajtohen si mё tё rёndёsishme se njerёzit, atёherё treshja ēmenduri raciste, materializėm dhe militarizėm nuk do tё mund tё ndalet mё. .. Padyshim ёshtё detyrimi ynė tė vihemi nė rolin e bamirёsit samaritar pёr tё gjithё ata qё kanё mbetur nё mes tё rrugёs. Sidoqoftė, . Njё ditё do ta kuptojmё se duhet ndryshuar e gjithё rruga pёr nё Xheriko, qё burrat dhe gratё udhёtarё tё mos rrihen dhe plaēkiten. .. Njё revolucion i vёrtetё i vlerave do ta shohė me shqetёsim tё madh kontradiktёn e tmerrshme mes varfёrisё dhe pasurisё. Njё popull, qė prej vitesh investon mё shumё para pёr mbrojtjen ushtarake se sa pёr zgjёrimin e reformave sociale, njё ditё do shkojė buzё vdekjes shpirtёrore." King ishte i bindur: "Duhet rindёrtuar njё objekt pёr strehimin e lypёsve."

Pak muaj para vdekjes sё tij, King zhvilloi njё plan pёr mobilizimin politik tё tё gjithё tё nёnprivilegjuarit nё SHBA. Nёpėrmjet "Fushatёs sё tё Varfёrve" ("Pool People's Campaign") synohej ballafaqimi i qytetarёve tё SHBA-sё me varfёrinё nё vendin e tyre. Aksionet e planifikuara pёr pranverёn e vitit 1968 synonin tё bashkonin pёr herё tё parё tё gjithё tё varfёrit e tё gjitha grupeve etnike. Qёllimi i tyre ishte: "Pushtet pёr tё varfёrit" ("poor people's power"). (...)

[Kreu i faqes]

b) Kritika e Kingut ndaj luftёs nё Vjetnam

Qё nga fundi i vitit 1966, King u shpreh gjithnjё pёr lidhjen nё mes racizmit, varfёrisё dhe luftёs: "Ne duhet ta kuptojmё se e keqja e racizmit, e shfrytёzimit ekonomik dhe e militarizmit janё tё lidhura me njёra-tjetrёn." Njohja e kёsaj lidhjeje bёri qё King tё radhitej nё radhėt e para tё kundёrshtarёve tё luftёs nё Vjetnam. Nё fillim, pavarėsisht nga pёrkatёsia e tij nё organizatёn pacifiste "Lidhja pёr Pajtim", King refuzoi tё shprehej publikisht kundёr luftёs nё Vjetnam. Shumё aktivistё udhёheqёs pёr tё drejta qytetare me tё drejtё kishin frikё nga humbja e pёrkrahjes politike dhe financiare tё liberalёve tё bardhё ndaj lёvizjes pёr tё drejta qytetare nё rast se King kritikonte qartё politikёn e qeverisё. Pёrveē kёsaj, shumё afro-amerikanё kishin frikё nga akuza e mungesёs sё patriotizmit. King e theu kёtё traditё me bindjen: " Do tё vijё koha kur heshtja do tё quhet tradhti." "Unё me vite tё tёra kam predikuar heqjen dorё nga dhuna. A nuk do tё ishte inkonsekuente nёse unё nuk mbaj qёndrim rreth luftёs nё Vjetnam?"

Saktёsisht njё vit para vdekjes sё tij, King, nё njё fjalim emocionues, u shpreh kundёr luftёs nё kishёn New Yorker Riverside: "Mua mё duhet t'i mbetem besnik bindjes sime fetare se jam njė nga fėmijėt e Zotit tё gjallё. Kjo thirrje pёr vёllazёrim i kapėrcen pёrkatёsitё racore, kombёtare dhe fetare. Vij kёtu pёr tё folur pёr ta sepse besoj se Ati, nga fёmijёt e tij ka nё zemёr tё pёrvuajturit, tё pandihmёt dhe tё pёrbuzurit... Ёshtё detyra jonё tё flasim pёr tё dobёtit, pёr ata qё nuk kanё zё (‚to speak for the voiceless'), pёr viktimat e kombit tonё, pёr ata qё ai i quan armiq. Sepse asnjё deklaratё e pёrpiluar nga njerёzit nuk mund t'i bёjё ata mё pak se vёllezёr tanё."

King ishte i gatshёm tё paguante ēmimin pёr "mospёrshtatjen e tij krijuese". Njё kёshilltar i presidentit u shpreh se fjalimet e Kingut i pёrshtateshin plotёsisht "linjes sё ,commies'" (= nofkё pёrbuzёse pėr komunistёt, H.G.). Botuesit e "Life Magazine", tё cilёt pas vdekjes sё Kingut publikuan menjёherё njё vёllim pёrkujtimor, shkruan pёr fjalimin e Kingut nё kishёn Riverside se ai ёshtё "...njё shpifje demagogjike qė tingёllon si njё dorėshkrim pёr Radio Hanoin." (...)

[Kreu i faqes]

c) Dimensioni ekumenik i fjalimeve dhe veprimit tё Kingut

Nёse pyesim pёr rёndёsinё e veprёs sё Kingut pёr ne, pёrveē filozofisё dhe praktikёs sё tij tё rezistencёs paqёsore dhe tёrheqjes sё vёmendjes pёr lidhjen mes racizmit, varfёrisё dhe militarizmit, ne duhet ta kemi parasysh edhe njё aspekt tjetёr: dimensionin ekumenik tё mendimit dhe veprimit tё Kingut. Prifti zezak baptist lokal me tё drejtё ёshtё quajtur "profet i krishterimit ekumenik". Kёtё dua ta ilustroj me disa shёnime rreth angazhimit ekumenik dhe mbifetar tё Kingut:

Pёr bojkotin e autobusёve nё Montgomery, King shkruan: "Njё aspekt i rёndёsishёm i lėvizjes "Montgomery" ishte fakti se baptistёt, metodistёt, luteranёt, presbiterianёt, episkopatёt dhe tё tjerёt u bashkuan me vullnetin e kapėrcimit tё kufijve tė sekteve. ..Ata ..kёnduan dhe u lutёn sё bashku nё luftёn e pёrbashkёt pёr liri dhe dinjitet." Programin pёr tё ashtuquajturin Marshi i Uashingtonit tё vitit 1963 e pёrgatitёn sё bashku udhёheqёsit e organizatave drejtuese pёr tё drejtat e njeriut me njё kryetar sindikate dhe me nga njё pёrfaqёsues tё bashkёsive fetare protestate, katolike dhe hebreje. Njё gazetar amerikan arriti nё pёrfundimin se marshi i Uashingtonit "i ka afruar tri bashkёsitё mё tё mёdha fetare tё vendit mё shumё se ēdo ēёshtje tjetёr nё historinё e vendit tonё nё kohё paqeje."

Nё bashkimin "Clergy and Laymen Concerned About Vietnam" ("Klerikё dhe Profanё tё Shqetёsuar pёr Vjetnamin"), nё presidiumin e tё cilit ishte King, kundёr luftёs nё Vjetnam u angazhuan pastorё, priftёrinj, rabinё dhe pjesёtarё tё famullit. Lidhja u shndёrrua nё pasqyrё tё atyre "ekumenёve tё rinj" tё bardhё dhe zezakё protestantё, katolikё dhe hebrej, moment i bashkimit tё tё cilёve ёshtё qёndrimi politiko-praktik i krijimit biblik tё paqes. Jo interesi nё bashkimin administrativo-teknik apo doktrinor i feve, por pёrfaqёsimi i pёrbashkёt i interesave elementare tё tё lёnёve pas dore dhe tё shtypurve - nё kёtё rast tё njerёzve (kryesisht jokrishterё) nё Vjetnam shkaktoi themelimin e kёsaj lėvizjeje tё re.

[Kreu i faqes]

d) Kuptimi i Kingut mbi kishёn: "Voice of the Voiceless"

Detyra ndoshta mё e rёndёsishme e kishёs pёr Kingun ishte ajo e tё qenit "i tё pazёshmёve (voice of the voiceless)." Kjo do tё thotё: Detyrё prioritare e kishave tė krishtera ёshtё pėrkrahja e tё shtypurve dhe tё pafuqishmėve e jo ndjekja e intereseve vetjake organizative. Pёrfaqёsuesit e kishёs duhet ta quanin me emёr publikisht padrejtёsinё e injoruar. Kisha si "zё i tё pazёshmёve," del nё opinion pёr tё drejtat e tё dёmtuarve, qё tё gjithё tё marrin pjesё nё tё mirat e botёs dhe nё proceset e  vendim-marrjes

Kёtё kuptim pėr kishёn, King dhe bashkёpunёtorёt e tij e bёnё edhe kriter tё pёrkatёsisё nё Jesu Kshishtin. Nё kёtё mёnyrё, King flet pėr lёvizjen e lirё tё afro-amerikanёve pёr "shumё njerёz, tё cilёt qё nga fillimi i luftёs ishin bashkё me ne, .. tё cilёt ishin apoteozё (ngritje nё qiell, pasqyrim) e besimit . .. Disa janё anёtarё tё kishёs, ndёrsa shumica jo." "Disa kisha", vazhdon King, "pranojnё se pėr tė fituar rёndёsi nё jetёn morale tё detyrimit tё shndёrrimit tё barazisё nё urdhёresё. Baza pёr lidhjen me ta ёshtё e fortё dhe e pёrhershme. Por pёr kisha tė tilla, tё cilat u shmangen dhe i anashkalojnė kёto pyetje, tё cilat nё ēёshtjet ekonomike apo sociale mbeten tё shurdhėta apo tё frikshme, a nuk jemi ne mё tepёr se tё huaj, nёse edhe ne kёndojmё tё njėjtat korale pёr tё lavdėruar Zotin."

[Kreu i faqes]

e) Ёndrra e Kingut: "I Have a Dream"

Fakti qė King, i formuar nё traditёn e baptistёve zezakё nё shtetet jugore, mendoi dhe veproi nё mёnyrё ekumenike nuk ёshtё i rastit. Kuptimi i tij mbifetar i ekzistencёs sė krishterė ishte konsekuencė e "ёndrrёs" sё tij. Dhe nё kёtё mёnyrё arrita nё njё aspekt tё rёndёsishёm tё rёndёsisё sё Kingut pёr ne sot: King ishte motivuar nga n"ёndёrr". Kjo ёndёrr kishte tё bёnte nё radhё tё parё me zezakёt amerikanё dhe kundёrshtarёt e tyre, siē shprehet edhe nё fjalimin e famshёm tё vitit 1963 (gjatёr "Marshit tё Uashingtonit"):

"Ёndёrroj se njё ditё ky komb do tё zgjohet dhe do tё jetojė sipas rёndёsisё sё vёrtetё tё kredos sё tij: "Ne e shohim kёtё tё vёrtetё si tё vetёkuptueshme: se tё gjithё njerёzit janё krijuar tё barabartё." [Tekstin e plotё tё fjalimit tё famshёm "I Have a Dream" mund ta gjeni nё faqen Ёndrra]

Ёndёrroj se njё ditё, mbi brigjet e kuqe tё Xhorxhias, djemtё e skllevёrve tё dikurshёm dhe djemtё e pronarёve tё dikurshёm tё skllevёrve do tё ulen sё bashku nё tavolinёn e vёllazёrimit. Ёndёrroj se njё ditё, edhe vetё shteti i Misisipit, i lodhur nga zjarri i padrejtёsisё dhe shtypjes, do tё shndёrrohet nё njё oaz tё drejtёsisё. Ёndёrroj se katёr fёmijёt e mi tё vegjёl, njё ditё do tё jetojnё nё njё komb, nё tё cilin nuk do tё vlerёsohen sipas ngjyrёs, por sipas karakterit tё tyre."

Gjatё ndikimit tё tij trembёdhjetёvjeēar publik, ёndrra e Kingut, vizioni i tij u shndёrrua nga njё synim kombёtar i barazisё pёr zezakёt e SHBA-sė njё vizionin tё njё "bashkėsie tė dashur" tė tё gjithё botёs, nё njё "shtёpi botёrore" ku tё gjithё njerёzit, tё ēliruar nga e keqja e racizmit, varfёria dhe militarizmi, do tё jetonin tё vёllazёruar. Nё kёtё kontekst kёrkoi: "Detyrimet tona tė besnikėrisė (loyalties) duhet tё behen ekumenike, ato nuk duhet tё mbeten tё kufizuara nё rajon (sectional). Tani, ēdo komb duhet tё ketė njё obligim tё pakufizueshёm kundrejt njerёzimit si tёrёsi." "Detyrimet tona pėr tė qenė besnikė duhet t'i kapėrcejnё racat, zakonet, klasat dhe kombet tona. Kjo do tё thotё se duhet tё zhvillojmё njё perspektivё botёrore."

"Shtёpia botёrore", "tryeza e vёllezёrimit", "bashkėsia e dashur", "toka e premtuar", "tёrheqja nga Egjipti" - me kёto dhe figura tė tjera integrative, nё tё cilat King pёrmblidhte shpresat dhe dėshirėn e dёgjuesve tё tij, bёnė qё tё shuheshin ndjenjat e pafuqisё, tё lindura nga rrethana tė dhёna politiko-sociale. Kёto figura kishin fuqi mobilizuese, sepse ato mposhtёn magjinё e keqe tё sё tashmes. Ёndrra e Kingut ishte njё "ёndёrr pёrpara" (E. Bloch). (...)

[Kreu i faqes]

Mesazhi i M.L. King

Nёse vёshtrohen trembёdhjetё vjetёt e veprimit publik tё Martin Luter King tё Riut, bёhet e qartё se ai ishte njeri nё udhёtim. Si bashkёkohёs vigjilent dhe i ndjeshёm, nё mendimin dhe veprёn e tij, ai e vuri vazhdimisht veten para sfidave tё reja. Montgomery, nё fillim ai kёrkoi vetёm trajtim mё tё mirё tё zezakёve, e jo heqjen e ndarjes racore! Trembёdhjetё vjet mё pas ai iu dha organizimit tё aksioneve masive pёr mosbindje qytetare nё selinё qeveritare. Ndėrsa nё vitin 1964 si nobelist pёrjetoi pёrkrahje tё madhe publike, rrezikoi nё dy vitet e fundit tё jetёs sё tij diskualifikimin shoqёror pёr shkak tё kritikёs sё tij profetike ndaj tё fuqishmёve.

Martin Luter King nuk ishte hero i paarritshėm. Nga fundi i jetёs sё tij ai shprehu shpesh  frikёn se ёndrra e tij mund tё shndёrrohej nё makth. Vetёm vdekja e pengoi nё mbajtjen e predikimit nё kishёn baptiste tё Atlantёs me temёn: "Pse Amerika mund tё shkojё nё ferr" ("Why America May Go to Hell"). King i njohur pёr humorin e tij ishte mposhtur shpesh  nga disponimi depresiv. I njėjti njeri, i cili pёr shumё ishte autoriteti  i pathyeshёm, vuajti nga ndjenja e fajёsisё pёr shkak tё marrёdhёnjeve jashtёmartesore, vuante vetёdyshimin. FBI-ja, e cila e pёrgjonte, nuk e pёrjashtonte mundёsinё e vetёvrasjes!

Supozoj: Nё kontradiktėn dhe kundёrshtueshmёrinё e tij, Martin Luter King ёshtё mё afёr nesh se sa mesazhet e njė King-Kulti. (...) Mbi tri dekada pas vdekjes sё Kingut, vizioni i tij i bashkimit vёllazёror botёror nuk ёshtё bёrё realitet. Por nёse ne - tё trimёruar nga kujtimi i tij - "flasim pёr tё pazёshmit", atёherё ёndrra e tij ёshtё e gjallё mes nesh.

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.