Afrika e Jugut
Lart

 


 

Udhёrrёfyesit

Sfondi i ndikimit tё Gandit (II): Historia e Afrikёs sё Jugut

Afrika e Jugut u zblulua pёr herė tė parė nga Vasco da Gama nė vitin 1497, gjatё rrugёs sё tij pёr nё Indi. Vendi u quajt Natal, spese zbulimi ndodhi nё festёn e Krishtlindjeve. Ky emёr mbahet ende nga njёri prej shteteve tё Afrikёs sё Jugut.

Informacione tё tjera rreth Afrikёs sё Jugut mund tё gjeni nё kapitullin mbi kryepeshkopin Tutu dhe nё mėnyrė tė veēantė nё kuadrin e temёs thelluese Aparteidi, e cila bёn pjesё nё kompleksin tematik "Tё drejtat e njeriut".

Afrika ishte njё stacion gjatё rrugёs pёr nё Indi. Nё kёtё mёnyrё, nё vitin 1652, kompania holandeze-indiano-jugore ngriti atje njё stacion pushimi. Kolonёt e parё tё kolonisё holandeze tė Kejptaunit ishin boerёt nomadė dhe fiset afrikaans, qё tё dy palёt tё bardhё me prejardhje evropiane. Ata i dёbuan banorёt autoktonė. Fiset vendase u nёnshtruan dhe u shfrytёzuan si fuqi e lirё punёtore.

Nё vitin 1806, Britania e Madhe njohu koloninё e Kejptaunit. Pas largimit gjithnjё e mё tё madh tё britanikёve dhe ndalimit tё skllavёrimit nga ana e qeverisё britanike nё vitin 1833, boerёt u futёn thellё nё vend dhe themeluan shtetet Transvaal dhe Shtetin e Lirё Oranie. Kёto dy shtete, nga viti 1861 deri nė vitet 1877-81, ndodheshin nёn qeverinё britanike. Pas kёsaj u njoh pavarёsia e tyre.

Indianёt erdhёn nё vend si fuqi e lirё punёtore apo tregtarё. Tё gjithё indianёt vuajtёn nёn diskriminimin e boerёve dhe britanikёve. Ndėrsa tregtarёt, falё pasurisё qё kishin, jetonin njё jetё relativisht tё mirё, punёtorёt ishin tё detyruar tё jetonin nё kushte shumё tё vёshtira. Leja e qёndrimit u jepej vetёm pas nёnshkrimit tё kontratёs sё punёs. Kёto kontrata ishin tё kufizuara pёr disa vite, gjatё tё cilave punёtorёt nuk kishin pothuajse asnjё tё drejtё

Afrika e Jugut sot: 1.221.000 km2
Banorё: 40.6 milionė
Kryeqytet: Pretoria
Pёrbёrja e popullsisё: zezakё 75,2%, tё bardhё 13,6%, mulatė 8,6%, aziatikё 2,6%
 

Shumica e zezakёve dhe tё bardhёve janё tё krishterё, ndёrsa shumica e aziatikёve janё hinduistė.

Nё qoftė se kontrata e punёs anulohej, ata ishin tё detyruar tё paguanin njё taksё prej tre paundėsh, shumё kjo tё cilёn nuk ishte nё gjendje ta paguante asnjёri prej tyre, pasi paga e tyre ishe shumё herė mё e ulёt. Punonin kryesisht nё miniera dhe jetonin nё geto, nё tё cilat pёr shkak tё papastёrtisё sё madhe pёrhapej shpesh murtaja. Pozita e tyre ishte e ngjashme me atё tё skllevёrve.

Nё kёtё gjendje e gjeti Gandi vendin nё vitin 1893 pasi filloi punё si avokat te njё tregtar me emёr.

[Foto majtas: Gandi nё Afrikёn e Jugut]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.