|
|
|
| Satyagraha Satyagraha pėrbėn nocionin qendror tё filozofisё paqёsore tё Gandit. Ai vetё e shpjegon kėshtu nocionin nё fjalё: Nocionin Satyagraha e kam zbuluar nё Afrikёn e Jugut, me qёllim qё fuqisё t'i jepet emri, me tё cilin indianёt luftuan pėr 8 vjet me radhё (1906- 1914). Fola pёr Satyagraha-nė, pėr ta dalluar kėtė fuqi nga lёvizja qё nё atё kohё vepronte nёn emrin rezistencё paqёsore nё Britaninё e Madhe dhe nё Afrikёn e Jugut. Satyagraha ёshtё po aq larg nga rezistenca paqёsore, sa poli i veriut nga ai i jugut. Rezistenca paqёsore ёshtё arma e tё varfёrve. Pėr arritjen e qёllimit, ajo nuk e pёrjashton tёrёsisht pёrdorimin e presionit psikik apo dhunёn lёnduese. Ndryshe nga ajo, Satyagraha ёshtё armё e tё fortit. Kёtu pёrjashtohet pёrdorimi i ēdo lloj forme tё pёrdorimit tё dhunёs. (...) Ky ligj i dashurisё nuk ёshtё asgjё tjetёr veēse ligj i sё vёrtetёs. Pa tё vёrtetёn nuk mund tё ketё dashuri. (...) Satyagraha ndryshe quhet edhe fuqia e shpirtit, sepse bindja nё ekzistencėn e shpirtit te tё gjithё njerёzit, ёshtё e domosdoshme qё Satyagrahi tё besojė se vdekja nuk ėshtė fundi, por kulmi i luftёs. (...) Dhe duke qenё i njohur me faktin se shpirti e mbijeton trupin, ai nuk tenton pa durim tё pёrjetojė fitoren e sё vёrtetёs nё trupin e pranishёm. (...) Megjithatё u kundёrshtua thёnia se Satyagraha - ashtu siē e kuptojmё ne - mund tё praktikohet vetёm nga njё pakicё e zgjedhur. Pёrvoja ime tregon tё kundёrtёn. Pas kuptimit tё parimeve tё saj themelore - mbёshtetja tek e vёrteta dhe mbrojtja e saj pёrmes vuajtjes -, kushdo mund ta praktikojё Satyagraha-nė. (...) Megjithatё nё fushёn politike, lufta nё emёr tё popullit zhvillohet kryesisht duke luftuar kundėr padrejtėsive qė shfaqen nė formėn e ligjeve tё padrejta. Nё rast se dёshton pёrpjekja pёr bindje nėpёrmjet peticioneve apo aktiviteteve tё ngjashme e ligjvёnёsit pёr gabimet e bёra, atёherё, nёse nuk do tё nёnshtrohet, njeriut s'i mbetet asgjё tjetёr pёrveē detyrimit tё tij pёr tė rrėzuar ligjet duke provokuar dėnimin nėpėrmjet shkeljes sё ligjit, duke marrё nё kёtё mёnyrё pёrsipёr vuajtjen. Pёr kёtё arsye, Satyagraha, vazhdon t'i duket opinionit si mosbindje civile apo rezistencё civile. Fjala "civil" duhet kuptuar nё atё mёnyrё, qё ky veprim tё mos quhet kriminel. [nxjerrё nga: Günther Gugel, Wir werden nicht weichen. Erfahrungen mit Gewaltfreiheit. Eine praxisorientierte Einführung, Verein für Friedenspädagogik e.V., Tübingen 1996, 34f.] [Shembull pёr zbatimin e kёsaj filozofie tё mospёrdorimit tё dhunёs ёshtё Satyagraha e kripёs e vitit 1930. Mё shumё Informacione rreth kёsaj teme mund tё gjeni nё faqen Marshi i Kripёs]
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|