Marshi i Kripės
Lart Biografi Satyagraha Marshi i Kripės

 


 

Udhёrrёfyesit

Marshi i Kripёs i vitit 1930

Nё vitin 1930, Gandi filloi njё fushatё tё re, Satyagraha-nё e kripёs. Sё bashku me ithtarёt e tij nisi rrugёn mbi 200 milje nga ashrami Ahmedabad pёr nё Detin Arabik, nga i cili synonte tė nxirrte disa kokrra kripё. Ky aksion shёnonte pikёn kulminante simbolike tё fushatёs sё mosbindjes civile, e cila nё fillim shkaktoi heqjen e monopolit shtetёror mbi kripёn. Para fillimit tё saj, Gandi i kishte dёrguar njё letёr zёvendёsmbretit: "I dashur shok (...) Unё e shoh sundimin anglez si njё mallkim (...) Nuk kam ndёrmend t'i shkaktoj dhimbje qoftė edhe njё anglezi tё vetёm, apo ta dёmtoj atё nё ndonjё interes tё tijin legjitim, qё ai mund tė ketё kёtu nё Indi (...) Ambicja ime qёndron asgjё mё pak se nё bindjen e mospёrdorimit tё dhunёs ndaj popullit anglez pёr padrejtёsitё qё i ka bёrё Indisё. Unё nuk kam ndёrmend ta lёndoj popullin tuaj. Atij dua t'i shёrbej njёsoj si popullit tim (...)"

Zёvendёsmbreti nuk iu pёrgjigj personalisht letrёs sё Gandit. Nё mbrёmjen e 11 marsit 1930, Gandi mbajti meshёn e fundit para marshit. "Pas asaj qё kam pёrjetuar gjatё dy javёve tё fundit kam arritur nё pёrfundimin se vala e atyre qё duan tё ushtrojnё rezistencё civile nuk do tё ndёrpritet. Megjithatё mos lejoni as dyshimin mё tё vogёl pёr thyerjen e paqes, as nё momentin e arrestimit tё tё gjithёve ne. Ne kemi vendosur t'i vėmё nё pёrdorim tё gjitha rezervat tona pёr ushtrimin e luftёs tonё krejtёsisht tё padhunshme. Mos lejoni qё dikush prej jush, nga inati tё veprojё pa menduar mirё. Kjo ёshtё shpresa dhe lutja ime. Do tё dёshiroja qё kёto fjalё tё miat tė arrijnё nė ēdo kёnd tё vendit."

[Kreu i faqes]

Aksioni ishte planifikuar tё pёrhapej nё gjithё Indinё. Kudo ku ishte e mundur, duhet tё fillonte mosbindja civile kundёr ligjeve tё kripёs. Nё Indi konsiderohej shkelje ligji ēdo lloj prodhimi i kripёs. Edhe mbajtja dhe shitja e kripёs sё importuar nё mёnyrё ilegale nga jashtё ishte e ndaluar. Shkelje ligji konsiderohej edhe nxjerrja e kripёs nё bregdet.

Pёr zhvillimin e kёtij aksioni Gandi kishte nё dispozicion shumё ithtarė satyagrahi tё shkolluar. Tё bashkuar ata i mbante betimi i dhёnё bashkarisht dhe rregullat e "Ashramit nё nisje", qė pёrbёheshin nga tri pika: lutja, tjerrja dhe shkrimi i ditarit. Visheshin njёsoj (njё lloj uniforme nga kaki) dhe mbanin kapele tė burgosurish.  

Pas marshimit 24 ditёsh dhe arritjes nё bregdetin e oqeanit, Gandi nxori disa copa kripё nga uji - sinjal ky pёr tė bёrё tё njėjtėn gjė nё tė gjithё subkontinentin. Materiali i papёrpunuar transportohej nё brendėsi tё vendit, ku pёrpunohej mё tej nё enё kuzhine, thahej mbi ēatitė e shtёpive dhe shitej. Mbi 50.000 banorё tё Indisё u burgosёn pёr shkak tё shkeljes sё ligjit tё kripёs. I tёrё aksioni kaloi kryesisht pa dhunё, qё e cila provokonte policinё.

[Kreu i faqes]

Raporti i gazetarit anglez Webb Miller, i cili kishte pёrjetuar njё konflikt, u shndёrrua nё njё pёrshkrim klasik tё satyagraha-sё. 2.500 vullnetarё filluan marshimin e tyre drejt pikave tё pёrpunimit tё kripёs nё Dhrasana:

"Nё mёnyrё plotёsisht tё qetё, njerёzit e Ganditu u afruan dhe u ndalёn diku 100 metra para pikёndalesave. Njё kolonё e zgjedhur u nda nga masa, kaloi puset me ujё dhe iu afrua telit me gjemba (...) Pas dhёnies sё komandёs, mbi ta u hodh njё numёr jo i vogёl policёsh vendas dhe filluan t'u bien nė kokё me shkopinj, tё pёrbёrё pjesёrish nga njё material ēeliku. Asnjёri nga tё rrahurit nuk e ngriti dorёn pёr t'u mbrojtur. Humbėn ndenjat dh ranё nё tokё. Nga pika ku unё vёshtroja, dёgjoja krismёn e shkopinjve tё policёve kur binin mbi kokat e pambrojtura. Masa qё priste, rёnkonte dhe shprehte ndjenjёn e dhembjes pas ēdo rёnie. Personat qё rriheshin binin pёrtokё me kafkё apo shpatull tё thyer (...). Personat qё u shpёtuan rrahjeve e vazhduan marshimin, pa e prishur radhėn, tё  qetё dhe tё vendosur, deri nё momentin kur goditjet ranё edhe mbi kokat e tyre. Njёkohёsisht vazhdonin tё ecnin pёrpara, kryelartё, pa muzikё pёrcjelljeje apo britma pёrkrahjeje dhe pa mundёsinё pёr t'iu shmangur plagosjeve tё rёnda apo vdekjes. Policia vazhdonte tё qёllonte edhe mbi kolonёn e dytё. Aty s'kishte pёrleshje apo kthim tё goditjeve; Personat qё marshonin, vazhdonin thjesht pёrpara, deri nё momentin kur edhe mbi ta binin goditjet (...)"

Pas kёtij aksioni, personat me uniformė, tё cilёt, me gjithė armatimin dhe pajisjes e tyre, ndiheshin tё pambrojtur. Meqё me tё goditjet e tyre nuk arritёn t'i thyenin kokat e vullnetarёve, ata filluan njё metodё tjetёr, atё tё goditjes nё organet gjenitale. "Transportimi i njerёzve pa vetёdije dhe tё pёrgjakur nga vendi i ngjarjes zgjati me orё tё tёra", shkruan Web Miller.

Ēfarё kishte arritur Satyagraha? Protestuesit nuk arritėn t'i merrnin pikat e pёrpunimit tё kripёs; as i ashtuquajturi Ligji i Kripės nuk u hoq. Por ky nuk ishte qёllimi kryesor i marshit. Satyagraha e Kripёs i tregoi botёs pёrdorimin e instrumentit tё ri tё militantizmit paqёsor.

[nxjerrё nga: Günther Gugel, Wir werden nicht weichen. Erfahrungen mit Gewaltfreiheit. Eine praxisorientierte Einführung, Verein für Friedenspädagogik e.V., Tübingen 1996, 51ff.]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.