|
|
|
|
Sfondi i ndikimit tё Gandit (I): Historia e Indisё Para themelimit tё shtetit nё vitin 1947 India nuk mund tё trajtohet si shtet unik. Para kёtij viti bёhet fjalė mё tepёr pёr njё kulturё. Territori nё formё gadishulli, pėr njё kohё tё gjatё ishte i ndarё nga popujt e tjerё. Kjo ngaqė nė veri kufizohej nga vargmalet gjigante, mё i njohuri prej tё cilёve ёshtё Himalaja, ndёrsa nё jug nga Deti Arab. Gjiri i Bengalit shėnonte kufirin natyror tё territorit. Ndryshimet ndodhёn vetёm pas zbulimit tё Indisё sё sotme nga detarёt dhe tregtarёt arabė rreth vitit 1000. Bashkё me tė ardhurit arabė u pёrhap edhe besimi islam nё territorin e Indisё sё sotme. Kjo shkaktoi pushtimin e pёrhershёm tё vendit nga islami. Filluan tё themeloheshin sulltanate, pushteti vazhdoi tё forcohej. Vazhduan tė ngriheshin perandoritё e mёdha mogule, tё cilat ekzistuan deri nё shek. XVIII. Pas kёsaj kohe u krijua njё lidhje e lirё e shteteve. Sundimi mysliman nuk i pengoi tė ruanin fenё e tyre. Afёr fundit tё sundimit, vetёm rreth 1/5 e popullsisё i takonte besimit mysliman. Nё vitin 1498, pas zbulimit tё rrugёs detare pёr nё Indi nga Vasco da Gama, filloi dyndja e evropjanёve tė krishterё nё Indi. Pozitёn dominante nё fillim e kishin portugezёt. Nё shek. XVII, "Kompania Tregtare Indiano-Lindore" angleze hapi shumё degё nё bregdetin e Indisё si p.sh. nё Madras, Kalkutё dhe Bombei duke u munduar nё kёtё mёnyrё tė fuste nėn nёn kontroll tё gjithё vendin. Nga pikat e tyre bregdetare filluan pushtimin ushtarak. Pёr shkak tё pamundёsisё sё futjes nёn kontrollin e njё qeverie qendrore britanike tё kёtij vendi tё madh (me rreth 3,3 milion km2) me njё numёr shumё tё madh tё popullsisё (afro 200 milionёshe), britanikёt e lejuan vazhdimin e ekzistimit tё principatave. Mirёpo, sunduesit e kёtyre principatave u vunё nёn sundimin britanik. Fjalёn kryesore nё Indi e kishin guvernatorёt e pёrgjithshёm britanik, tё cilёt vepronin sipas udhёzimeve tё qeverisё angleze. Ata nuk e prekёn as sistemin ekzistues feudal tё sundimit e as sistemin e kasteve, pasiqё qё tё dyja kёto sisteme i mbanin indianёt tё ndarё nё grupe, gjё e cila e pengonte organizimin e pёrbashkёt tё rezistencёs kundёr britanikёve. Rezistenca megjithatё filloi vitin 1858, mirёpo ajo u shua. Nё tё njejtin vit, britanikёt e rrёzuan edhe mogulin e fundit dhe e emёruan guvernatorin e pёrgjithshёm britanik nё postin e zёvendёsit tё mbretit. Indianёt reaguan nё vitin 1885 me themelimin e Kongresit Kombёtar, i cili si synim kishte pavarёsinё e Indisё - shumё kohё para fillimit tё aktivitetit tё Gankdit nё Indi. Kjo lidhje u tolerua nga britanikёt, dhe atё pёr shkak tё faktit se myslimanёt dhe hindusit ishin tё pёrēarё. Kongresi Kombёtarё mё vonё u shndёrrua nё partinё kryesore tё Indisё, e cila thuaja se pandёrprerё u pёrfaqёsua nё qeveri.
Kjo bёri qё India tё jetё njё vend i ndarё, nё tё cilin fetё e mёdha takohen si rrallёkund tjetёr nё botё. Aspektet fetare, sociale dhe gjeografike, tё cilat rrjedhin nga historia e Indisё, vazhdojnё tё luajnё njё rol tё rёndёsishёm. Pёr shkak tё heterogjenitetit tё popullsisё shpesh vjen deri tek trazirat nё mes tё grupeve tё ndryshme. Vendin e pёrbёjnё shumё shtete federale, ekzistojnё mbi 1000 kaste, mbi 100 gjuhё dhe drejtime tё ndryshme fetare. Pёrveē hindusve, myslimanёve, krishterёve dhe Sikёve ekzistojnё edhe religjione dhe sekte tё tjera. Sistemi i kasteve, tё cilin Gandi nuk ia doli ta eliminoj, e ndanё popullsinё nё katёr klasa: brahmanё/priftёrinjtё, kshatrigё/luftёtarёt, vaishiy/bujqit dhe shudra/shёrbёtorёt. Varёsisht nga shtetet federale, klasat nё fjalё ndahen nё mbi 1000 kaste. Pa pёrkatёsi nё kaste, paria/tё paprekshmit, pёrmes kёtij rendi pёrjashtohen nga shoqёria. Pjestarёt e kasteve tё ulёta dhe personat pa kaste edhe sot e kёsaj dite nuk trajtohen si tё barabartё nga bashkёvendasit e tyre dhe jetojnё nё varfёri tё madhe. India ёshtё njёri ndёr vendet mё tё varfёra nё botё. Tendosjet nё mes tё varfёrve dhe tё pasurve dhe nё mes kasteve tё ndryshme shpesh shkaktojnё trazira. Edhe konfliktet nё mes religioneve ekzistojnё akoma. Nё njёrёn anё ekzistojnё konfliktet nё mes grupeve tё ndryshme fetare brenda vendit (psh. nё shtetin Punjab, tё pёrbёrё kryesisht nga sikёt), ndёrsa nё anёn tjetёr, Pakistani mysliman dhe India e pёrbёrё kryesisht nga hindusit akoma janё tё armiqёsuar dhe zhvillojnё qё prej vitesh garё nё armatimin bёrthamor. Problematik ёshtё posaēёrisht rajoni Kashmir.
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|