Film
Lart Film Mandela

 


 

Udhёrrёfyesit

Gandi: Triumfi i tij e ndryshoi pёrgjithmonё botёn 

Njё pёrshkrim i shkurtёr i filmit

Xhiruar nё vitin 1982, 8 oskarё
Regjia: Lord Richard Attenborough
Roli kryesor: Ben Kingsley

Filmi fillon me vrasjen e Gandit nё vitin 1947 dhe tregon stacionet kryesore tё jetёs sё tij. Rolin e Gandit e luan Ben Kingsley.

Rinia dhe studimet e tij nё Londёr dhe angazhimi i tij me besimet botёrore lihen mėnjanė. Si stacion i parё tregohen pёrvojat e Gandit me diskriminimin dhe aksionhet e tij nё Afrikёn e Jugut. Me kohё bёhet e qartё figura e njeriut me ndjenja tё thella, krenar dhe kёmbёngulёs. Figura e njeriut, i cili pavarėsisht nga vёshtirёsitė, nё mёnyrё paqёsore u angazhua pёr bashkimin e pakicёs indiane nё Afrikёn e Jugut. As dёshtimet nuk arritėn ta ndalnin nga rruga e tij. Gandi kishte aftёsinė t'i bindte tё tjerёt pėr konceptin e tij. Shpejt fiton respekt dhe emёr dhe vazhdon luftёn e tij kundёr sundimit tё huaj tё britanikёve nё Indi. Gandi nuk e keqpёrdori kurrё pozitёn e tij. Rёndёsi e veēantё nё film i kushtohet mёnyrёs sё tij tё vendosur tё jetesёs dhe luftёs kundёr konflikteve fetare. Nё tё paraqiten aksionet e tij kryesore si dhe (re)aksionet e britanikёve.

Edhe pse koncepti i tij Ahimsa dhe Satyagraha nuk pёrshkruhen nga afёr, filmi tregon skena nga pushtimi i uzinave tё pёrpunimit tё kripёs pas tё tё ashtuquajturit Marshi i Kripёs. Pёrfundim: Me kryepersonazhin e tij tё suksesshёm, filmi ėshtė njё pёrmbledhje e qartё, por jo edhe nё tё gjitha detajet korrekte tё jetёs sё Gandit.

[Kreu i faqes]

Recensionet

Filmi i Richard Attenboroughs, fitues i shumёfisht i oskarit nё vitin 1982 (ndёr tё tjerash pёr filmin, regjinё dhe luajtjen e rolit mё tё mirё) paraqet njё pёrshkrim tё suksesshёm tё jetёs sё Mahandas K. Gandhi-t, i cili nё Indinё e kolonializuar futi doktrinёn e rezistencёs paqёsore, duke ndikuar nё kёtё mёnyrё nё njё masё tё madhe nё pavarёsinё e vendit. Kingsley pasqyron njё Gand fantastik. Gjatё tri orёve sa zgjatё filmi, ai ia del ta pasqyroj nё njё mёnyrё prekёse transformimin e figurёs shumёshtresёshe tё Gandit nga njё advokat i panjohur nё njё prijёs ndёrkombёtar dhe simbol tё gjallё tё paqes. Kualiteti i kёsaj vepre tё madhe tё historisё botёrore tё filmit vёrehet sikurse nё rёndёsinё e tij historike (ndarja historike nё mes Indisё dhe Pakistanit, ndarje kjo e cila edhe sot e kёsaj dite paraqet njё vatёr brizante tё konflikteve, nё filmin Gandhi mund tё pёrcillet nё shkallёn mё ngulitёse), ashtu edhe nё pёrshkrimin preciz tё karaktereve dhe nё inkuadrimi e ideve.

[Tom Keogh, Amazon.de]

Mundjen e empirisё britanike dhe sjelljen e pavarёsisё vendit tё tij ia arriti vetёm njё njei. Qёllimi i tij ishte liria, rruga e tij mospёrdorimi i dhunёs, ndёrsa arma e tij veprimi i njerёzishёm. Pёr filmin e tij tё shpёrblyer me tetё oskare, Richard Attenborough fitoi ēmimin "Regjia mё e mirё". Filmi pёrshkruan jetёn e Gandit - njёrin ndёr personalitetet mё tё mёdha tё shek. XX. Gandi (Ben Kingsley), nё vitin 1893 shkon si advokat nё Afrikёn e Jugut, pёr t`i bashkuar indianёt e atjeshёm kundёr ligjeve strikte tё aparteidit. Atje ai praktikon pёr herё tё parё rezistencёn pasive paqёsore, e cila mё vonё bёhet simbol i luftёs sё tij paqёsore kundёr britanikёve. Pas vitit 1915 Gandi jeton pёrsёri nё Indi dhe ndjek vetёm njё qёllim tё vetёm: pavarёsimin e Indisё nga empiria britanike. Kalojnё mё shumё se 30 vite tё mundimshme deri nё realizimin e ёndёrrёs sё tij. Nё vitin 1947 India fiton pavarёsinё. Gandi - emri i tij simbolizon pikёpamjen, e cila nё mёnyrё vendimtare ndryshoi kursin e historisё dhe e cila edhe sot e kёsaj dite ndikon me miliona njerёz anembanё botёs. Pёr rolin e tij si Gandi, Ben Kingsley fitoi oskarin pёr "Rolin mё tё mirё". Njё vepёr fascinuese, e cila nё vitin 1982 u shpёrblye me ēmimin "Filmi mё i mirё i vitit".

"When asked what attribute he most admired in human nature, Mahatma Gandhi replied, simply and immediately, 'Courage'. 'Nonviolence', he said, 'is not to be used ever as the shield of the coward. It is the weapon of the brave'."
[Lord Richard Attenborough]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.