Citate
Lart Jeta Citate Sfond Materiale Linklista

 


 

Udhёrrёfyesit

Citate tё Mahatma Gandit

Tё ndёrtosh urё mes kontinenteve ёshtё mё e lehtё se sa tё ndёrtosh urё mes individёve dhe popujve.

Rezistenca pa dhunё - Satyagraha

[Njё sqarim mё tё hollёsishёm tё nocionit nga vetё Gandi mund ta gjeni nё faqen Satyagraha]

E refuzoj dhunёn, sepse e mira qё duket se sjell, nuk zgjat, ndёrsa e keqja qё shkakton ajo ёshtё e pёrhershme.

Dhuna ёshtё arma e tё dobёtit; heqja dorё prej saj,arma e tё fortit.

Refuzimi i dhunёs vihet nё provё nё rastin kur ajo ndodhet pёrballё dhunёs.

Ekziston vetёm njё rrugё e vetme pёr arritjen e pavarёsisё pa pёrdorimin e dhunёs: kur vdesim, ne jetojmё. Nёse vrasim, asnjёherё.

Mund ta pėrfytyroj njё njeri tё armatosur rёndё, i cili ёshtё frikacak nё zemёr ,...refuzimi total i dhunёs ёshtё i pamundur kur njeriu nuk ёshtё i pafrikёsuar.

Heqja dorё nga dhuna nё mёnyrёn e saj dinamike do tё thotё vuajtje duke qenė nё dijeni. Ajo nuk do tё thotё nёnshtrim i pёrvuajtur para vullnetit tё keqbёrёsit, por matja me gjithё shpirt me vullnetin e tiranit.

Satyagrahi (ithtar i refuzimit tё dhunёs) i ka dhėnė lamtumirėn frikės. Ai arrin t'i dhurojė besim kundėrshtarit.  Edhe nёse kundёrshtari e zhgёnjen 20 herё, satyagrahi ёshtё nё gjendje ta besojė pėr tė njėzetenjėtёn herė.

Besimi im nё refuzimin e dhunёs mё obligon pёr vendosshmёri tё jashtёzakonshme. Aty nuk mbetet mё  vend pёr frikё apo dobёsi.

Te personi qё pёrdor dhunёn, ekziston shpresa se ai, njё ditё do tё bindet pёr tė hequr dorё prej saj, te frikacaku jo.

Bota bazohet nė parimet themelore tё Satya apo sё vёrtetёs. Asatya, qё nёnkupton tё pavёrtetёn, do tё thotё edhe "joekzistuese"; dhe Satya apo e vёrteta nёnkupton "atё qё ёshtё". Nё rast se e pavёrteta nuk ekziston, atёherё edhe triumfi i saj ёshtё joekzistues. E drejta, "ajo qё ёshtё", asnjёherё nuk mund tё shkatёrrohet. Ky ёshtё shkurtimisht mёsimi Satyagraha.

Pёrvuajtja e njё ithtari tё Satyagraha-sė nuk njeh kufi. Ai nuk e lё t'i ikё asnjё rast pёr barazim miqёsor dhe nuk pengohet nёse dikush e quan frikacak... Pёr kёtё arsye ai ёshtё i sjellshёm ndaj kujtdo dhe tёrheq dhe fiton vёmendjen e botёs pёr ēёshtjen e tij.

Qёndrueshmёri nuk do tё thotё ta ngarkojmё veten vullnetarisht me diēka,  nё mёnyrё qё tё bёjmё qё tjetri ta marrё mёnyrёn tonё tё menduarit nga vullneti i tij i lirё.

[Kreu i faqes]

Mosbindja civile

Mosbindja ёshtё vetёm atёherё qytetare, nёse ajo ёshtё e ndershme, tolerante, e pёrmbajtur, e asnjёherё nxitёse. Ajo duhet tё bazohet nё njё parim tё kuptuar mirё, ajo nuk duhet tё jetё tekanjoze, e para sё gjithash, prapa saj nuk duhet tё fshihet vullneti i keq apo urrejtja.

Mosbindja qytetare ėshtė e drejta e lindur e ēdo qytetari. Nёse heq dorё prej saj, ai mbaron sё qeni njeri.

[Kreu i faqes]

Parimet morale - dashuria - Ahimsa

Dashuria asnjёherё nuk kёrkon por vetёm jep. Dashuria vetёm vuan, asnjёherё nuk pendohet dhe nuk hakmerret.

Njё gjё hodhi rrёnjё tё thella tek unė mua: bindja se morali ėshtė baza e gjёrave dhe se drejtёsia ёshtё substanca e gjithё moralit. E vёrteta u bё gjithё qёllimi im. Ajo fitonte ēdo ditё mё shumё rёndёsi, dhe botėkuptimi pёr tё zgjerohej gjithnjё e mё shumё.

Veten e quaj tё paaftё pėr tё urryer ēfarёdo gjallese nё botё. Falė rrugёs sё gjatё tё disiplinёs sё lutjes kam arritur qe pėr mё shumё se dyzet vjet tė mos urrej askėnd. E di, kjo ёshtё njё kёrkesё e madhe. Megjithatё unё e mbaj atё nё ēdo pёrulje.

Jeta ime ёshtё njё e plotё e pandashme, dhe tё gjitha aktivitetet e mia janё tё harmonizuara me njёra-tjetrёn; dhe tё gjitha e kanё zanafillėn nё dashurinё time tё pashtershme pёr njerёzit.

Pёr ta parё shpirtin universal dhe tё pёrhershёm tё sё vёrtetės, njeriu duhet tё jetё i aftё ta dojė edhe mё tё voglёn qenie njėsoj si veten.

Dashuria ёshtё forca mё e madhe qė ka njohur ndonjėherė bota, e megjithatё mё modestja qё mund tё mendohet.

Edhe vetё e pavёrteta mё e vogёl e prish njeriun si njё pikё helmi qё prish njё liqen tё tёrё.

Tri tё katёrtat e mosmarrėveshjeve dhe tё keqkuptimeve do tё zhduken nga bota, nёse ne vihemi nё pozitёn e kundёrshtarёve tanё dhe kuptojmё pozitёn e tyre. Atёherё, ne ose do tё merremi menjёherё vesh me tё, ose do tё mendojmё mirё pėr ta.

[Kreu i faqes]

Diskriminimi

Njёherё shkova nё Pretoria tek njё berber anglez. Ai refuzoi tё mё qethte flokёt. U ndjeva thellё i ofenduar, dhe bleva menjёherё njё palё gёrshёrё dhe i preva vetё flokёt para pasqyrёs. Arrita tė qethem vetė, por e prisha pjesėn prapa. Shokёt nё gjykatė u shkulėn sė qeshuri, kur mё panё. "Ēfarё ka ndodhur me flokёt e tu, Gandi? T'i kanė ngrėnė minjtė?" "Jo. Berberi i bardhё nuk deshi t'i prekё me dorё flokёt e mi tё zinj", u shpreha unё. Pёr kёtё arsye vendosa ti shkurtoj vetё, ashtu si munda." Pёrgjigjja nuk i befasoi shokёt e mi. Berberi nuk fyhej pse nuk pranoi tё m'i qethte flokёt. Ishte e kuptueshme qė ai do t'i humbiste myshterinjtё, nёse u shёrbente jo tё bardhёve. Ne (indianёt) nuk i lejojmё berberėt tanё t'u shёrbejnё vёllezёrve tanė tё paprekshёm. Llogarinё pёr kёtё unё e mora nё Afrikёn e Jugut, jo njё herё, por shpesh, dhe bindja se kёto janё dёnimet pёr mёkatet tona vetjake mё pengoi tё zemёrohem.

Tė shpёrfillėsh njё qenie tё vetme tё gjallё, do tё thotё mospёrfillje e kёtyre fuqive hynjore dhe ky ёshtё dёmtim i jo vetёm kёsaj qenieje, por dёmtim i gjithё botёs.

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.