Jeta
Lart Jeta Citate Sfond Materiale Linklista

 

Biografi
Satyagraha
Marshi i Kripės


 

Udhёrrёfyesit

Jeta dhe ndikimi i Gandit - vёshtrim:

1

Fёmijёria dhe rinia e Gandit

2

Rruga e Gandit pёr nё Afrikёn e Jugut

3

Diskriminimi nё Afrikёn e Jugut

4

Kthimi nё Indi

5

Kthimi nё Afrikёn e Jugut

6

Fletat e regjistrimit, taksa tre paundėshe etj.

7

Kthimi i Gandit nё Indi

8

Champaran - bujqit indianė

9

Greva e pёrgjithshme

10

Fushata e ēikrikut

11

Marshi i Kripёs

12

Pavarёsia e Indisё - vdekja e Gandit

[Kreu i faqes]

Fёmijёria dhe rinia e Gandit

Mohandas Karamchand lindi mё 2 tetor 1869 Porbandar nё shtetin Gujarat nё Indi. Rridhte nga njё familje e pasur, pjesёtare e shtresёs sё tregtarёve (Vaishyas). Babai i tij ishte mbante postin e kryeministrit nё principatёn Rajkat. Tё dy prindёrit e tij ishin hindu tё bindur. Nё moshёn 13 vjeēare u martua me Kasturbai Nakanji, po 13 vjeē. Kasturbai, si femёr indiane e asaj kohe, ishte e varur nga bashkёshorti. Ai kishte mundёsi ta hidhte nё rrugё nё ēdo kohё, gjё qė do t'i kushtonte asaj pёrjashtimin nga shoqёria. Me kёtё botėkuptim e trajtoi Gandi bashkёshorten e tij nё vitet e para tё martesёs. Mё vonё e pranoi se gruaja e tij kishte vuajtur nё kёtё kohё prej tij. Vdekja e tё atit dhe e fёmijёs sё parё shёnuan momente vendimtare nё jetёn e Gandit.

Gandi kishte planifikuar tё studionte drejtёsi nё Angli. Pas pёrpjekjeve tё mёdha, familja e tij ishte pajtuar me dёshirёn e tij. Por udhёheqёsit e shtresёs sё tij, kaste, ishin tė mendimit se jashtё vendit, ai nuk do tė mund tё jetonte "i pastёr". Edhe pse u betua se do tё jetonte i papёrlyer dhe se nuk do ta prekte mishin dhe alkoolin, shtresa e tij ia ndaloi largimin nga vendi. Pёr shkak tё mospёrfilljes sё kёtij vendimi, Gandi u pёrjashtua nga kaste-ja.

Nё vitin 1888 filloi studimet nё Londёr. Krahas tyre u mor intensivisht edhe me hinduizmin, islamin dhe krishtėrimin. Besimi i tij hindu u bё gjithnjё e mё i rёndёsishёm pёr tё. Megjithatё, ai i njohu edhe fetё e tjera. Pёrshtypje tё veēantё i bёnte veēanёrisht "Predikimi nė mal". Ai i pёrshtatej motos sё tij, dёbimit tė sė keqёs me anė tė sё mirёs. Konceptin e tij Satyagraha, Gandi e krahasonte shpesh me parimet e "Predikimit nё mal".

[Kreu i faqes]

Rruga e Gandit pёr nё Afrikёn e Jugut

Pas pёrfundimit tё studimeve dhe kthimit nё Indi, Gandi u pranua vetёm nga njё pjesё e kastes. Zyrtarisht vazhdonte tё ishte i pёrjashtuar. Cilitdo qё e pranonte i kanosej gjithashtu pёrjashtimi. Me kohё e kuptoi se pёr shkak tё studimeve jashtё vendit i kishte humbur lidhjet e duhura nё vendlindje. Pa ndihmёn e kastes ishte vёshtirё hapja e zyrės avokatore. Nga ana e bashkёvendёsve tё tij trajtohej si qytetar i Perandorisė Britanike, ndėrsa zyrtarёt britanikė nё Indi nuk e trajtonin si tё barabartё me ta. Kjo shkaktoi shumė shpejt konflikte mes zyrtarёve dhe Gandit.

Nё kushte tё tilla ishte i pamundur sigurimi i ekzistencёs. Vёllai i tij i madh ishte i detyruar ta mbante atё dhe familjen e tij. Ofertёn pёr njё vend pune si avokat kёshilltar nё Afrikёn e Jugut tё njё kolegu tё vёllait, tregtar i pasur, Gandi e pranoi menjёherё. Nё vitin 1893, sё bashku me familjen shkoi nё Afrikёn e Jugut.

[Kreu i faqes]

Diskriminimet nё Afrikёn e Jugut

Nё Afrikёn e Jugut Gandi pёrjetoi pёr herё tё parё diskriminimin e popullsisё sё bardhё ndaj pakicёs etnike tё indianёve. Pёr tё bardhёt, tё gjithё indianёt ishin Sammies apo Kulies, pra jo tё barabartё. Shembujt e diskriminimeve qё pёrjetoi Gandi, janё tё shumtё. Berberėt nuk i shёrbenin, nё sallёn e gjyqit nuk kishte tё drejtё tė mbante turbanin, pas orёs 21:00 nuk kishte tё drejtё tė dilte nga shtёpia pa lejen e punёdhёnёsit. E gjithё kjo vetёm pёr shkak pёrkatёsisё sё tij indiane. Vetёm pёr shkak tё ngjyrёs sё lёkurёs dhe besimit tё tij iu mohuan tё drejtat e barbarta me tё bardhёt.

Padrejtёsitё ndaj tyre, indianёt i pёrjetonin veēanёrisht nё mjetet e qarkullimit publik. Kėtu e ka prejardhjen edhe diskriminimi mё i rёndё qё pёrjetoi Gandi, nё tren, gjatё njё udhёtimi zyrtar. I duhej tё udhёtonte nga qyteti Durban Natal pёr nё Pretoria, Transvaal. Nё tren hyri gjatё rrugёs njё i bardhё, i cili nuk donte tё hynte nё njё kabinё me Gandin. Faturinoja deshi ta largonte Gandin nga kabina dhe ta dёrgonte nё vendin e bagazheve, megjithėse ai kishte biletёt tё klasit tё parё. Ngaqё kundёrshtoi, Gandin e hodhėn nga treni.

Gandi pati sukses nё profesionin e tij dhe jo vetёm nё komunat e banuara nga indianė. Nё kёto tё fundit filloi mbajtja e mbledhjeve tё rregullta. Atje mbajti fjalimin e parё para opinionit. Qёllimi i tij kryesor ishte heqja e diskriminimit ndaj indianёve. Bashkёvendasit e tij u mundua t'i bindte qё tё visheshin mirё dhe t'i kushtonin mё shumё rёndёsi higjienёs. Ai ishte i bindur se nё kёtё mёnyrё do ta ndryshonte bindjen qё kishin britanikёt pёr indianёt. Me kёtё synonte arritjen e trajtimit tё barabartё.

[Informacione mё tё zgjёruara mbi historinё e Afrikёs sё Jugut mund tё gjeni nё faqen Afrika e Jugut]

Rastin e pёrmendur nё kёtё tekst, nё biografinё e tij, Gandi e tregon si mė poshtė:
Nё ditёn e shtatё apo tё tetё pas arritjes sime u largova nga Durbani. Pёr mua ishte rezervuar njё vend nё kabinёn e klasit tё parё. Ēmimi shtesё pёr njё shtrat ishte 5 shilinga. Abdullah Seth [shefi i Gandit] kёmbёnguli qё tė rezervoja njё shtrat. Por unё, nga kokёfortёsia dhe krenaria, por edhe pёr tё kursyer, e refuzova ofertёn e tij. Abdullah Seth mё tёrhoqi vёrejtjen. "Shikoni", m'u drejtua ai, "ky vend kёtu nuk ёshtё India. Pёr fat tё mirё kemi mjaft tё holla dhe mund ta paguajmё. Ju lutem mos ngurroni nёse keni nevojё pёr diēka."
Nё qytetin Maritzburg, kryeqytetin e Natalit, arritёm rreth orёs 21.00. Nё kёso rastesh pёrgatiteshin shtretёrit pёr fjetje. Njё faturino hyri nё kabinёn time dhe mё pyeti nёse dёshiroja tė rezervoja njё shtrat. E falёnderova dhe ai shkoi. Mё pas erdhi njё udhёtar dhe mё pa nga koka te kёmbėt. Pa se isha  'jo i bardhё'. Kjo e pengonte qetёsinё e tij. Demonstrativisht iku dhe erdhi prapė pas pak kohe me njё apo dy zyrtarё. Nё fillim asnjёri nuk e hapi gojёn, derisa njё zyrtar i tretё m'u drejtua: "Ejani me ne, ju duhet tё kaloni nё kabinёn e bagazheve!"
"Po unё kam biletё tё klasit tё parё", refuzova unё.
"S'ka gjё. Ju thashė se duhet tё kaloni nё kabinёn e bagazheve."
"Nё Durban mё kanё lejuar tё ulem nё kёtё kabinё dhe kёtu dua tё qёndroj."
"Jo, nuk do tё qёndroni", u shpreh zyrtari, "Ju do tё dilni nga kjo kabinё, nё tё kundёrt do tė thёrras personin e sigurimit qё t'ju hedhё jashtё."
"Thirreni", u pёrgjigja unё. "Unė vetė nuk do tё dal qė kёtu."
Personi i sigurimit erdhi. Mё mori pёr krahu dhe mё hodhi jashtё.

[Kreu i faqes]

Kthimi nё Indi

Nё vitin 1896, Gandi u kthye nё Indi. Atje filloi tё shkruante pёr gjendjen e indianёve nё Afrikёn e Jugut, shkrime kёto tё cilat u pёrhapen anembanё botёs. Ndёr tё tjera, nё to ai kritikonte edhe "taksёn tripaundёshe", tё cilёn punёtorёt me kontratё nga India ishin tё detyruar t'ua paguanin punёdhёnёsve tё tyre. Vizitoi pjesё tė ndryshme tё Indisё dhe u takua me udhёheqёsit politikė tё vendit. Mik dhe pёrkrahёs i tij ishte Gokhale, i cili kishte qenё anёtar i INC-sė. Pas ftesёs sё shefit tё tij, nga fundi i vitit, sё bashku me familjen u kthye sёrish nё Afrikёn e Jugut.

[Kreu i faqes]

Kthimi nё Afrikёn e Jugut

Shkrimet e Gandit mbi gjendjen e Indianёve nё Afrikёn e Jugut, atje u trajtuan si nxitje e urrejtjes sё popullit. Me tё madhe u nxit pёrhapja e frikёs nga fillimi i njё revolucioni dhe nga dёmtimi i shoqёrisё nga indianёt. Pas arritjes sё tij dhe tё shumё bashkudhёtarёve indianė nё Natal, Gandi  u ndalua tė hynte nё vend. Arsyeja zyrtare: nё anijen, me tё cilёn kishte udhёtuar Gandi, ishte pёrhapur mortaja. Anija u vu 23 ditё nёn mbikqyrjen e karantinёs. Pasi u largua nga anija, vetёm fati e shpёtoi nga gurёt e masёs sё protestuesve tё bardhё. Nga vdekja e shpёtoi ndёrhyrja e shefit tё policisё dhe e gruas sё tij. Megjithatё, Gandi nuk i paditi keqbёrёsit. Pёr herё tё parё gjeti pёrdorim thёnia e tij pёr tё mos urryer askёnd.

Nё Afrikёn e Jugut, Gandi vazhdoi punёn si avokat dhe luftёn pёr tё drejtat e indianёve. Formoi revistёn Indian Opinion nё vitin 1904 dhe themeloi tё ashtuquajturёn fermėn Phoenix Natal, e mё vonё edhe fermėn Tolstoi Transvaal. Kontributi i tij pёr popullin dhe vendasit e tij nuk kishte tё ndalur. Vlen tё pёrmendet ndihma e tij e madhe gjatė epidemisė sė mortajёs te punёtorёt indianė.

Gjatё luftёs sё boerёve nё vitin 1899 dhe nё vitin 1906 i bindi indianёt qё t'i ndihmonin britanikёt. Kёta tё fundit u lejuan indianёve vetёm shёrbimet sanitare. Edhe Gandi vetё shёrbeu si sanitar. Kёtё e ndjente si detyrё qytetare. "Ai qė kёrkon tё drejtat e tij, duhet tė pёrmbushё edhe detyrimet e veta" shprehej Gandi. Nё kёtё mёnyrё synonte ndryshimin e gjendjes sё indianёve nё Afrikёn e Jugut.

[Kreu i faqes]

Djegia e fletёlajmёrimeve, lufta kundёr taksёs trepaundёshe dhe pёr njohjen e martesave tё indianёve

Kjo shpresё ishte mashtruese. Qysh nё vitin 1907 doli ligji i regjistrimit. Tё gjithё indianёt ishin tё detyruar tё regjistroheshn duke dhёnė shenjat e gishtёrinjёve. Me kёtё rast atyre u jepej njё numёr dhe njё fletёparaqitje, tё cilin ishin tё detyruar ta mbanin me vete. Pa tё nuk lejohej mё udhёtimi pёr nё Transvaal. Kjo pjesё e vendit qeverisej nga qeveri e dominuar nga boerёt.

Gandi nuk u regjistrua. Shumica e indianёve ndoqёn shembullin e tij. Pёr kёtё ai u dёnua me dy muaj heqje lirie. Iu drejtua General Smuts dhe kёrkoi qё tё mos miratohet ligji i regjistrimit. Nёse ndodhte kjo, Gandi premtoi se indianёt do tё regjistroheshn vullnetarisht. Gandi u regjistrua i pari, me gjithė pёrpjekjen e dhunshme tё bashkatdhetarėve tё tij pёr ta ndaluar. Shumica e indianёve e ndoqёn Gandin edhe nё kёtё pikё. Ligji u miratua megjithatё. Kjo shkaktoi fushatёn e parё tё madhe Satyagraha, nё tё cilёn u dogjёn mbi 2000 fletёlajmёrime.

General Smuts nuk e respektoi as marrёveshjen pёr heqjen e taksёs trepaundёshe tё punёtorёve me kontratё.

Situata u keqёsua edhe mё shumё nё vitin 1913 me rastin e shpalljes si tё pavlefshme tё tё gjitha martesave jo tė krishtere, tё cilat nuk ishin lidhur para njё punёtori zyrtar nё Afrikёn e Jugut. Nė kėtė mёnyrё u shpallёn tė jashtėligjshme tё gjitha martesat e indianёve. Kjo pėrbėnte pёr indianёt njё shkelje tё rёndё tё nderit, sepse gratё, pas kёtij akti trajtoheshin si dashnore. Fёmijёt nuk kishin mё tё drejtё trashёgimie. Pёr kёtё arsye edhe gratё dhe punёtorёt me kontratё u bashkuan me Gandin. Minatorёt filluan grevat. Gandi filloi njё fushatё tё re Satyagraha. Tё punёsuarit indianё nga Tolstoifarm, nё mesin e tyre edhe Kasturbai, planifikohej tё kalonin pa dokumente kufirin nё mes Natal-it dhe Transvaal-it dhe tё burgosen nga policia. Ata u burgosёn dhe disa prej tyre u dёnuan me punё tё detyruar. Pёr disa nga pjesёmarrёsit e Satyagraha-s, burgosja, pёr shkak tё kushteve tё vёshtira pёrfundoi me vdekje. Burgjet filluan tё mbushen me tё burgosur. Nga minatorёt dhe familjet e tyre Gandi formoi nё Newcastle Natal njё "armatё tё paqes" me rreth 5000 njerёz. Qeverinё e njoftoi se me kёtё ushtri tё paqes do ta kaloj kufirin. Caku i marshit ishte Tolstoifarm-a nё Transvaal. Gandi dhe bashkёpunёtorёt e tij tё ngushtё u burgosёn gjatё rrugёs pёr atje. Kolona megjithatё vazhdoi marshimin. Erdhi deri tek burgosjet masive. Burgjet u mbushёn plotё me tё burgosur, shpenzimet pёr mbajtjen e tё burgosurve ishin tё mёdha, ndёrsa ndёrprerja e punёs nёpёr miniera shkaktoi redukime drastike tё fitimit.

Grevёs gradualisht iu bashkuan edhe punёtorёt e rretheve tё tjera. Nga India vinte pёrkrahje shpirtёrore dhe financiare. Britanikёt dhe boerёt reaguan me dhunё. Komisioni, i cili ishte autorizuar me hetimin e trazirave, nё fillim ishte kundёr grevistёve. Kjo bёri qё pozita e indianёve tё mos pёrmirёsohet. Gandi synonte zgjerimin e grevёs edhe nё pjesёt tjera ku jetonte popullsia indiane. Nga plani i tij hoqi dorё pas brengosjes sё qeverisё pёr shkak tё zgjerimit tё grevёs edhe nё mesin e punёtorёve tё hekurudhёs. Pёrmes pёrhapjes sё grevёs, Gandi do t`i shkaktonte dёme tё mёdha qeverisё, e ky nuk ishte qёllimi i tij. Ai nuk synonte t`i shkaktoi dёme kundёrshtarit, por vetёm realizimin e tё drejtave vetjake.

Gjatё njё qёndrimi nё Britani tё Madhe Gandi i ftoi indianёt atje qё tё marrin pjesё nё anёn e britanikёve nё Luftёn e Parё Botёrore. Nё vitin 1914 u kthye nё vendlindje nё Indi.

[Kreu i faqes]

Kthimi i Gaandit nё Indi

Nё vitin 1914 Gandi u kthye prapё nё Indi, sё bashku me familjen e tij dhe punёtorёt e farmёs. Me qёllim tё vazhdimit tё jetesёs nё bashkёsi nё Farme ndёrtoi sё bashku me pёrkrahёsit e tij njё Ashram. Nё kёtё bashkёsi Gandi pranoi edhe persona pa kaste.

Gandi ndёrkohё ishte bёrё i njohur nё Indi. Populli e quante Mahatma - shpirt i madh. Vendi ishte i pushtuar nga britanikёt. Hindusit dhe myslimanёt ishin tё pёrēarё. Shtresat e ndryshme sociale gjithashtu ishin tё ndara. Vendi dhe populli shfrytёzohej nga britanikёt.

[Informacione mё tё hollёsishme mbi historinё e Indisё mund tё gjeni nё faqen India]

[Kreu i faqes]

Champaran - bujqit e indigos

Aksionin e parё nё Indi Gandi e zhvilloi nё vitin 1917 Champaran Bihar tё jugut afёr Himalajёs. Bujqit atje e kishin ftuar pёr ndihmё. Sistemi Tinkathia i detyronte bujqit qiramarrёs qё tri nga njёzet pjesёt e tokёs sё tyre t`i mbjellin me indigo pёr qiraxhiun. Ata nuk kishin tё drejtёn e vendosjes mbi tokёn e marrё me qira. Gandi shte ftuar qё tё shihte se me ēfarё mundimi e prodhonin indigon. Nga vizita njёditёshe, sa kishte planifikuar tё qёndroj nё mesin e bujqёve, ajo u bё disa muajshe. Gandi bёri njё eksperiment, i cili si rezultat kishte kthimin e njё pjese tё paguar tё qiramarrёsve dhe heqjen e sistemit. Ndikimi i tij ishte edhe mё i madh. U angazhua edhe pёr ēёshtjen e shkollimit dhe e pёrmirёsoi pёrkujdesjen e bujqёve, pasi ēё ata, vetёm nё kёtё mёnyrё ishin nё gjendje tё bёjnё diēka pёr pёrmirёsimin e gjendjes sё tyre. Njёsoj si nё Afrikёn e Jugut edhe nё Indi Gandi u pengua nё aktivitetin e tij. Mirёpo as qёndrimet nё burg nuk e larguan nga rruga e tij. Nё rastet kur shkelte ligjin me vetёdije, ai e pranonte fajin dhe dёnimin nё kuptimin e ligjit (e jo nё atё tё tij). Britanikёve kjo u shkaktonte vёshtirёsi tё mёdha. Sepse po tё pёrdorte dhunёn apo tё tentonte tё ikte ata do tё kishin mundёsi tё silleshin mё ashpёr me tё. Nё kёtё mёnyrё Gandi ia arriti qё opinionin (ndёrkombёtar) ta kthejё nga vetja, gjё qё britanikёt i detyronte tё sillen me kujdes ndaj tij.

[Kreu i faqes]

Greva e pёrgjithshme

Trajtimi i indianёve tё angazhuar politikisht ndryshoi shpejt. Reformat Montford parashikonin nё vitin 1918 pjesёmarrjen e indianёve nё provinca nё qeveri. Mirёpo realizimi i saj u shtye. Popullsinё e kapluan trazirat. Britanikёt kishin frikё nga humbja e kontrollit mbi tre milion indianё. Pas trazirave nё Bengalen, ligjet Rowlet, tё emёruara sipas zbuluesit tё tyre Richter Rowlett, u vёnё nё pikёpyetje. Ata parashikonin shpalljen e gjendjes sё luftёs. Ato parashikonin ndёr tё tjerash edhe burgosjen pa proces tё tё dyshuarve. Nё kёtё mёnyrё do tё hiqej shteti juridik. Ligjet nё fjalё do t`i vinin indianёt plotёsisht nёn veprimjet arbitrare tё britanikёve. Gandi filloi nё vitin 1919 pёrgatitjet pёr njё fushatё Satyagraha kundёr kёtyre ligjeve.

Gjatё njё tubimi paqёsor tё 2000 indianёve nё Amritsar 13 prill 1919 ushtria britanike bllokoi hyrje-daljen e vetme tё sheshit ku mbahej tubimi dhe filloi tё shtiej mbi masёn e tubuar. Me kёtё rast u vranё 400 njerёz. Shumё tё tjerё u lёnduan. Gjenerali i cili i kishte udhёhequr trupat, gjatё hetimeve rreth masakrёs, deklaroi se ai kishte ndёrmend t`i vrasё tё gjithё tё tubuarit. Atij iu preferua largimi nga detyra, gjё tё cilёn edhe e bёri. Dёnim tjetёr nuk pasoi. Masakra nё Amritsar tronditi tёrё Indinё.

Ligjet u miratuan megjithatё. Pas kёsaj u ndёrpre bashkёpunimi me britanikёt. Gandi organizoi njё grevё tё pёrgjithshme, e cila u mbajt edhe nё disa qytete tjera si psh. nё Delhi 6 prill 1919, e cila zgjati 24 orё. Deri nё burgosjen e Gandit nё vitin 1922 u organizuan fushata tё ndryshme. Gandi kishte planifikuar edhe njё fushatё pёr refuzimin e pagesёs sё taksave, e cila nuk u realizua pёr shkak tё shpёrthimit tё trazirave. Dhuna nuk dilte vetёm nga britanikёt. Edhe nga ana e indianёve erdhi deri tek pёrdorimi i dhunёs. Gandi i ndёrpreu tё gjitha aksionet. Ai kishte ardhur nё pёrfundim se populli indian akoma nuk ishte i pjekur pёr rezistencёn e paarmatosur, pra pёr Satyagraha.

Nё biografinё e tij shkruan Gandi pёr Satyagraha-n:
Para fillimt tё praktikimit tё mosbindjes paqёsore qytetare, sё pari duhen rrespektuar ligjet e shtetit. Kёto ligje ne shpesh i respektojmё pёr shkak tё frikёs nga dёnimi; ... Njё pjesёtar i Satyagraha-s i respekton ligjet e shoqёrisё vullnetarisht dhe pёr shkak se i konsideron ato si obligim tё shenjtё. Vetёm atёherё kur njeriu respekton nё kёtё mёnyrё ligjet e shoqёrisё mund tё vlerёsojё se cillat rregullore janё tё drejta e cilat tё padrejta. Vetёm atёherё ai ka tё drejtё pёr rezistencё paqёsore kundёr njё pjese tё ligjeve, nё kufij tё caktuar.

Populli iu kundёrvu me dhunё ēdo gjёje qё ishte angleze dhe nuk u interesua pёr ligje tё caktuara tё drejta, pa bёrё dallim nё mes ligjeve tё drejta dhe tё padrejta. Trazirat Gandi i konsideroi si gabim tё madh. Agjёrimi shёnoi dёnimin e tij. Detyra kryesore pas lirimit nga burgu nё vitin 1924 ishte edukimi i popullit. Gjashtё vjet me radhё udhёtoi nёpёr vend, me njё ndёrprerje tё vetme nё vitin kur e shkroi autobiografinё e tij "Eksperimenti im me tё vёrtetёn".

[Kreu i faqes]

Fushata e furkёs

Edukimi i popullit ishte i lidhur ngushtё me lirimin e tij nga varfёria. Gjatё udhёtimeve nёpёr vend Gandi thirri popullin qё nё shtёpi tё pёrdorin furkёn pёr tё prodhuar vetё tekstil. Stofet angleze duhen bojkotuar. Gandi vetё u bё shembull nё kёtё drejtim. Deri sa nё vitet e rinisё sё tij edhe vetё ishte veshur me rroba angleze, tani, si pjesё tё vetme pёr veshje mbante njё dhoti. Ēdo minutё tё lirё e kalonte mbi furkё, edhe pse gruaja tij gjithnjё pёrsёriste se Gandi i ka tё dy duart tё majta.

Fushata e furkёs drejtohej kundёr importimit tё tekstilit anglez dhe i ndihmoi indianёt e varfёr pёr tё fituar ndonjё para. Gjatё vizitёs nё Britani tё Madhe Gandi u takua me punёtorёt e fabrikave angleze tё shamive. Edhe pse fushata shkonte nё dёm tё tyre, ata megjithatё treguan mirёkuptim pёr gjendjen e indianёve dhe aksionin e tyre. Gandi bёri furkёn simbol tё pavarёsisё sё Indisё. Me kёtё fushatё ai ia doli ta mbledhё dhe drejtoj popullin e Indisё nё njё rezistencё paqёsore. Furka, edhe sot e kёsaj dite gjen vendin nё flamurin e Indisё.

[Kreu i faqes]

Marshi i kripёs

INC-ja ishte angazhuar ndёrkohё pёr vetёqeverisjen e indianёve, por pa sukses. Kjo shkaktoi fillimin e njё fushate tё re Satyagraha tё Gandit. Pёr habinё e qeverisё britanike e cila kishte llogaritur me njё fushatё pёr pavarёsi, Gandi shpalli fushatёn kundёr njё gjёje tё vogёl: taksёs sё kripёs. Pёr prodhimin e kripёs nga India duhej paguar taksё. Nё fillim, kjo taksё ishte vendosur pёr arsye se anijet, tё cilat nga India nё Angli transportonin erёza, ēaj dhe artikuj tё tjetё, pёr tё mos u kthyer bosh nё Indi, ngarkoheshin me kripё nga Anglia. Taksa pёr kripёn indiane u vu me qёllim tё shitjes sё asaj nga Anglia. Taksa e kripёs nuk u hoq edhe pse nё kohёn e shpalljes sё Marshit tё Kripёs akoma s`kishte filluar me tё madhe importimi i kripёs angleze. Ajo ishte treguar si tejet rentabile. Indianёt i treguan qeverisё se sa shumё vuante populli i tij nga kjo taksё. Njё punёtori i duhej tё punojё tri ditё vetёm pёr ta paguar taksёn e kripёs. Pёrfillja e kёrkesёs sё Gandit pёr heqjen e taksёs do tё kishte qenё e realizueshme pёr britanikёt. Edhe shkurtimet financiare pas heqjes sё saj nuk do tё kishin qenё tё pёrballueshme pёr ta. Gandi i shkroi qeverisё dhe paralajmёroi fillimin e fushatёs nё rast tё mosheqjes sё taksёs sё kripёs. Mirёpo reagimi i qeverisё ishte negativ.

Me kёtё Gandi filloi mё 11 mars 1930 Ahmedabad marshin e tij tё kripёs. I pёrcjellur nga shokёt dhe nxёnёsit e tij, nёn vёshtrimin e shtypit ndёrkombёtar, gjatё 24 ditёve, Gandi kaloi 385 km. Masat e tubuara i brohoritnin pandёrprerё. 15 prill 1930 arriti nё cak, nё qytetin Dandi, nё Detin Arab. Nё ditёn e nesёrme u la nё det para se t`i sqarojё masёs sё tubuar nё bregdet qёllimin e vёrtetё tё kёtij aksioni. Nga uji nxorri kripё dhe u tha atyre se nё kёtё mёnyrё mund tё fitohet pa para kripa. Nё ditёt vijuese, nё bregdet, shpejtё u zhvillua tregёtia ilegale me kripё. Kripa angleze u bojkotua. Ky bojkot u zgjёrua sё shpejti edhe nё mallёrat e tjera. Nё rrjedhёn e kёtij aksioni u burgos Gandi dhe shumё bashkёpunёtorё tё tij. Lёvizja megjithatё nuk u ndёrpre. 29 maj 1930, njё numёr i madh i njerёrzve satyagrah marshuan pёr nё uzinat e kripёs nё Dharasana, pёr ta uzurpuar atё nё mёnyrё paqёsore. Uzina mbrohej nga policia. Grupi ndahej nё disa rradhё. Radha e parё filloi tё marshoj nё drejtim tё rojtarёve. Kёta tё fundit, duke mos ditur se si mund t`i ndalin satyagrah-ёt filluan tu bien me shkopinjё mbi ta. Tё plagosurit rёndё, protestuesit nuk reaguan me dhunё. Disa prej tyre madje edhe u vranё. Femrat tёrhiqnin tё lёnduarit menjanё dhe u jipnin ndihmёn e parё. Mё pas filloi marshimin njё grupe tjetёr mashkujsh. Skena pёrsёritej gjithnjё - rresht pas rreshti. Pёrfaqёsuesit e shtypit ndёrkombёtar u treguan tё shokuar dhe tё indinjuar rreth sjelljes sё policisё. Anembanё botёs u raportua rreth kёsaj ngjarje, gjё qё rriti interesimin e opinionit botёror. Presioni ndёrkombёtar u shtua shumё. Kjo bёri qё Gandi tё lirohet nga burgu nё vitin 1931. Qё nga marsi u lejua shitja e kripёs nga India.

[Kёsaj fushate Satyagraha i ёshtё kushtuar njё faqe e veēantё me informacione tё tjera: Marshi i Kripёs]

Gandi disa herё vizitoi Britanёnё e Madhe. Nё popullsi ai gёzoi nderim dhe respekt tё madh. Ai ishte bёrё i njohur dhe paraqitej nё opinion sё bashku me personalitete tё tjera tё njohura si psh. me Chaplin-in. Gjatё bisedimeve me politikanё, pёr ē`gjё ai nё fakt edhe kishte ardhur nё Angli, tregohej njё fotografi tjetёr. Nё ēёshtjen e pavarёsisё sё Indisё ai nuk lёvizi as njё hap pёrpara. Pas kthimit nё Indi Gandi vazhdoi angazhimin e tij pёr personat pa kaste, tё cilёt i quajti fёmijё tё zotit - harijan. Nё momentin kur britanikёt paralajmёruan futjen e listave tё ndara tё zgjedhjeve pёr personat pa kaste Gandi filloi nё shenjё proteste njё agjёrimin deri nё vdekje. Pёrveē kёsaj ai themeloi edhe revistёn e re me emrin Harijan. Me kёtё aksion, i cili u pёrshёndet nga shumё hindus, Gandi bёri shumё armiqё nё mesin e hindusve ortodoks. Disa herё u burgos dhe u lirua prapё.

[Kreu i faqes]

Pavarёsia e Indisё dhe vdekja e Gandit

Nё vitin 1939 Gandi u shpreh publikisht kundёr fillimit tё Luftёs sё Dytё Botёrore. Deri sa gjatё qёndrimit tё tij nё Afrikёn e Jugut dhe gjatё Luftёs sё Parё Botёrore u angazhua pёr pёrkrahjen e britanikёve, ftoi tani popullsinё indiane qё tё mos i pёrkrahin ata nё luftёn e re. "Quit India" - lёshoni Indinё, quhej parulla pas vitit 1942. Nё kёtё aksion Indianёt e kushtёzuan pёrkrahjen nё luftё me pavarёsimin e vendit tё tyre. Pёr shkak tё kёsaj fushate Gandi u burgos pёrsёri. Ai u izolua nga pjesёtarёt tjerё satyagrahi dhe u arrestua nё palastin Aga-Kahn. Nё burg vdiq Kasturbai.

Pёr shkak tё rrezikut nga marshimi i japonezёve nё Indi nё vitin 1942 britanikёve u nevojitej ndihma e popullatёs sё Indisё. Pёr kёtё arsye ata filluan tё bёjnё kompromise. Pavarёsia e Indisё megjithatё nuk u diskutua asnjёherё seriozisht nga kryeministri Churchill. Gandi u lirua nga burgu nё vitin 1944. Vetёm pas pёrfundimit tё luftёs dhe instalimit tё qeverisё sё re britanike Labour India fitoi pavarёsinё nё vitin 1947, dhe atё vetёm nё formё tё dy shteteve tё ndara: Pakistanit mysliman dhe Indisё hinduse. Pёrkundёr angazhimit tё pandёrprerё tё Gandit, ai nuk arriti t`i bindё myslimanёt, hindusit dhe britanikёt pёr themelimin e njё shteti tё pёrbashkёt. Pas kёsaj pasuan shpёrnguljet e grupeve fetare nё shtetet e reja. Nuk munguan as konfliktet e dhunshme. Gandi pёrpiqej edhe mё tej pёr qetёsimin e gjendjes. Nё vitin 1947/48 shkoi nё Kalkutё dhe nё qytetet tё tjera nё konflikt dhe u mundua tё ndёrmjetёsoj. Paqa dukej e paarritshme. Pёr kёtё arsy Gandi sёrish filloi agjёrimin deri nё vdekje, gjё e cila e dёmtoi seriozisht shёndetin e tij. Tё dyja grupet fetare nuk donin tё ndihen fajtorё pёr vdekjen e mundshme tё Gandit dhe u pajtuan (pёr njё kohё tё shkurtёr) pёr paqё. Nё kёtё mёnyrё ai u bё i urrejtur nga fanatikёt e tё dyja palёve nё konflikt.

Gandi u vra mё 30 janar tё vitit 1948 nga dora e njё hindusi fanatik. Vdiē me fjalёn Zot nё gojё.

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.