|
|
|
|
India para 15 gushtit 1947 Disa publikime statistikore tё Indisё britanike para 15 gushtit 1947 paraqesin situatёn e Gandit pas kthimit tё tij: 410 milionė banorё, prej tyre 281 milionė hindu, 115 milionė myslimanė, 7 milionė tė krishterё dhe 6 milionė sikh pėrballė 150.000 anglezёve. Hindutė ishin ndarё nё 3.000 shtresa dhe nёnshtresa, mes tyre rreth 70 milionė nё tё paprekshёm dhe nё pasardhёs tё banorёve tё vjetёr autoktonė. Nёn administrimin britanik ndodheshin 310 milionė banorё, tё cilёt popullonin 2/3 e territorit. 1/3 e vendit me afro 100 milionė banorё ishte ndarё nё 565 principata; fliteshin 15 gjuhё dhe 845 dialekte. 85% e popullsisё analfabete dhe varfёria e papёrshkruar (...) pengonin pavarёsinё. [informacione tё tjera mbi historinё e Indisё mund tё gjeni nё faqen India.] Gandi fitoi gradualisht mbёshtetjen e fortё tё popullsisё sё Indisё Pas kthimit tё tij nё Indi, Gandi filloi tė bėnte publik qёndrimin e tij. Rezistencёn civile kundёr pushtetit tё pakufizuar anglez e tregoi i ashtuquajturi Marshi i kripёs i vitit 1930, me anё tė tё cilit u thye monopoli shtetёror mbi kripёn dhe popullsia e Indisё pati lehtёsime ekonomike. Me rёndёsi pёr Gandin ishte t'u mėsonte bashkėkombėsve ta mposhtnin sundimin ushtarak britanik nėpėrmjet njё fuqie tjetёr mё tё fortё morale. Ndėrsa nё fillim, shumё aktivitete tё ndryshme paqёsore dёshtuan, ngaqė masat nuk bindeshin, me kalimin e kohės, Gandi arriti tė fitonte njё mbёshtetje tё fortё tё popullit tё Indisё dhe ta forcojё vetёdijen e tij kombёtare. Preferoi jetёn e thjeshtё dhe e bёri furkёn simbol tё kёsaj mёnyre jetese
Pёr Gandin ishte shumё i rёndёsishёm pajtimi i hinduve me tё "paprekurit", gjё qё nuk arriti ta realizonte. Edhe pse hindutė dhe pariasit, nuk arriti dot tė bėnte tė njėjtėn gjė edhe me hindutė dhe myslimanёt. Pjesёtarёt e bashkёsisё sё tij fetare nuk ia dhanё besimin, gjё qё shkaktoi rritjen e konflikteve tё pёrgjakshme mes grupeve tё armiqёsuara. Me rastin e shpalljes sё pavarёsisё sё Indisё dhe realizimit tё saj mё 15 gusht 1947 u bё njёkohёsisht edhe ndarja e Indisё nga Pakistani. Me trishtim tё thellё shihte grindjet mes grupeve tё ndryshme Qёndrimi i Gandit pёr rezistencё pa dhunё mbetet amanet. Nё kёtё kontekst nuk duhet harruar se ai, nėpėrmjet mёnyrёs sё tij tё njёanshme tё jetesёs dhe "tėrheqjes nё jetёn e thjeshtё" i anashkaloi kёrkesat e kohёs dhe me kёtё pengoi njёkohёsisht vendimet politike tё njё njёsie shtetёrore, e cila duhet t'i pёrshtatej rrjedhёs sё kohёs. Dramatik ishte edhe fundi i Gandit. Mё 30 janar 1948, Gandi, tё cilin poeti indian Tagore e kishte quajtur Mahatma (shpirti i madh), u vra nga plumbat e revolverit. Ai gjithė jetёn e tij luftoi pёr njё politikё pa dhunё. Me trishtim tё thellё shihtė grindjet dhe luftrat mes grupeve tё ndryshme para dhe pas shpalljes sё pavarёsisё. U pёrpoq tё ndёrmjetёsonte dhe i ftoi besimet pёr vёllazёrim. Dhjetё ditё para vdekjes sё tij, gjatё mbajtjes nga ana e tij tё njё mbledhjeje fetare shpёrtheu njё bombё. Pak ditё para vdekje vrasjes sё tij, Gandi tha: "Nёse do tё vritem nga plumbi i ndonjё tё ēmenduri, atёherё do tё vdes duke qeshur. Tek unė nuk duhet tё ekzistojė inati. Zoti duhet tё jetё nё zemrёn dhe buzёt e mia, ndёrsa ju duhet tё me premtoni njё gjё: Nё rast se ndodh njё gjё e tillё, ju nuk duhet tė derdhni lotё pёr mua. Shёrbimin tim ndaj njerёzimit unё nuk e kam filluar me lutjen e ndokujt, e nuk mund ta pёrfundoj me lutjen e askujt. Jam i tillё, siē mё deshi Zoti dhe veproj siē mё kёshillon ai. Lėreni tё bёjё atё qё do tё bёjė me mua. Nёse do, Ai mund tё mё vrasё. Unё mendoj se veproj ashtu siē mё urdhёron ai." Lajmi pёr vdekjen e tij shkaktoi dhimbje nё mbarё botёn. Kombet e Bashkuara i ulёn flamujt nё gjysmёshtizё. Dhembja pёr tё u shpreh nga Vatikani deri nё Kremlin. Gandi mbeti udhёrrёfyes i madh nё botё. [Nxjerrё nga: Gerhard Zimmermann, Sie widerstanden, Neukirchen-Vluyn 1995, 49ff.]
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|