|
|
|
| Fjalorth Vёshtrim mbi nocionet:
Ahimsa - ruajtja e gjithё tё gjallёve. Respekti ndaj tё gjitha krijesave tё gjalla. Gandhi e ka krahasuar Ahimsa-n me dashurinё e krishterё, derisa sipas tij Ahimsa pёrfshin mё tepёr se dashurinё vёllazёrore ndaj tё tjerёve. Dashuria vёllazёrore sipas Gandit do tё thotё edhe heqja dorё nga urrejtja dhe hakmarrja edhe nё rast tё keqtrajtimit, poshtёrimit dhe rrahjes. Ai e ka gjetur nё bibёl edhe kёtё parim. Nё rast se dikush tё bie nё faqen e djathtё, ofroja edhe faqen tjetёr (shih edhe faqen Citate tё Gandit). - politikan arab, i lindur nё vitin 1929 nё Jerusalem; themelues dhe prijёs i organizatёs ilegale palestineze Al-Fatah, qё nga viti 1969 kryetar i PLO-sё; qё nga viti 1989 president i shtetit tё Palestinёs, tё proklamuar nga PLO-ja nё vitin 1988; nё vitin 1994 fitoi sё bashku me Peres-in dhe Rabinin Çmimin Nobel pёr Paqё; nё vitin 1996 u zgjodh president (Raïs) i Kёshillit Palestinez tё Autonomisё.[nxjerrё nga: Bertelsmann Discovery Lexikon 1997] Ashram - hind. eremeti pёr mёsimin e nxёnёsve pёrmes mjeshtrit. - Premtimi i njё "vatreje kombёtare" nё Palestinё pёr hebrenjtё nga ana e ministrit britanik tё jashtёm, lordit Balfour mё 2.11.1917; e dhёnё nё kundёrshtim me kёrkesat e arabёve kundёr turqёve.[nxejerrё nga: Bertelsmann Discovery Lexikon 1997] Ben Gurion, David -
politikan izraelit (Mapai), i lindur nё
vitin 1886 nё Ploñsk, Poloni,
vdiq nё vitin 1973 nё Tel Aviv;
qё nga viti 1906 nё Palestinё;
bashkёthemelues dhe prijёs i Histadruth
dhe Mapai; 1935–1948 president i Jewish Agency for Palestine; 1948–1953
kryeministёr dhe ministёr i parё i mbrojtjes, 1955–1963
prap kryeministёr. Pas daljes nga Mapai
nё vitin 1965 themeloi partinё Rafi (1965)
dhe qёndroi menjanё pas bashkimit tё saj nё vitin 1969
me Mapai-n. Nё vitin 1970 Ben Gurion
dha dorёheqje nga mandati i tij nё Kneset
pёr t`iu dhёnё shkrimit tё kujtimeve tё tij. Botha, Louis (1862-1919) - Gjeneral dhe politikan afrikano-jugor; qё nga viti 1900 ishte komandant suprem i ushtrisё Transvaal nё luftёn e boerёve. Pas disfatёs sё vitit 1902 u angazhua me sukses pёr pajtimin me britanikёt. Nё vitin 1910 u shpall kryeministёr i parё i Bashkimit tё Afrikёs sё Jugut (shih edhe faqen historia e Afrikёs sё Jugut). Boerёt - pasardhёsit e ardhacakёve tё bardhё nё vitin 1653 nё Afrikёn e Jugut, para sё gjithash nga Holanda dhe Gjermania. Boerёt gjithnjё veten e konsideronin zotёrues tё Afrikёs sё Jugut. Nё mes tyre dhe britanikёve, tё cilёt nё Afrikёn e Jugut erdhёn mё vёnё si tregёtarё dhe pretenduan gjithashtu sundimin e saj, erdhi deri tek lufta e boerёve (1899-1902). Pёr shkak tё pasurive natyrore, Britania e Madhe pretendonte pushtimin e shteteve tё boerёve, Transvaal-in dhe Shtetin e Lirё Oranje. Pёrkundёr fitores sё tyre, britanikёt sё shpejti e mundёsuan vetёqeverisjen e shteteve. Shumё boerё ishin pronarё tё mёdhenj tё tokave dhe pёrkrahёs tё apartedit (shih edhe faqen Historia e Afrikёs sё Jugut). (Jimmy) - politikan amerikan (Partia Demokratike), i lindur nё vitin 1924 nё Plains, Georgia, farmer, 1971–1975 governator i Gjeorgjisё, 1977–1981 president i 39-tё me radhё i SHBA-ve. Jimmy Carter ndёrmjetёsoi procesin e paqes nё mes Egjiptit dhe Izraelit dhe lidhi me Bashkimin Sovjetik marёveshtjen SALT-II.[nxjerrё nga: Bertelsmann Discovery Lexikon 1997] - oficir dhe politikan izraelit, u lind nё vitin 1915 nё Kibbuz-in Deganya, vdiq nё vitin 1981 nё Tel Aviv; deri nё vitin 1977 i takoi grupimeve social-demokrate (deri nё vititn 1964 Mapai, deri 1968 Rafi, pastaj Partisё sё Punёtorёve), pas kёsaj jo-partiak; anёtar i grupeve tё mbrojtjes sё hebrenjve nё Palestinё; 1953–1958 shef i pёrgjithshёm i shtabit, 1959–1964 ministёr i bujqёsisё, 1967–1974 ministёr i mbrojtjes, 1977–1979 ministёr i jashtёm; themeloi nё vitin 1981 partinё Telem. [nxjerrё nga: Bertelsmann Discovery Lexikon 1997] Dhoti - pjesё veshjeje indiane; shami e thjeshtё, e cila mbahej ngjashёm si futa pёr nёnveten. - (gr. "shpёrndarje"), pjesё nё tё cilat shtrihen pakicat fetare.[nxjerrё nga: Bertelsmann Discovery Lexikon 1997] Taksa trefundёshe - shumё indian kishin ardhur si fuqi e lirё punёtore nё Afrikёn e Jugut. Lejen e qёndrimit e morёn vetёm pas posedimit tё lejes sё punёs. Kontratat ishin tё kufizuzara vetёm pёr disa vite, gjatё tё cilave punёtori pothuajse nuk kishte kurrfarё tё drejtash. Nё rast tё anulimit tё marrёveshjes sё punёs, ai ishte i detyruar tё paguaj njё taksё trefundёshe, shumё kjo tё cilёn nuk ishte nё gjendje ta siguroj asnjё punёtor, pasi paga ishte shumёfish mё e ulёt. Punёtorёt pra ishin vetёm "skllevёr mё tё mirё" (shih edhe faqen historia e Afrikёs sё Jugut). - Alfred Dreyfus (1859-1935), oficir francez me prejardhje hebrenje. Pёr shkak tё dokumenteve tё falsifikuara, nёn akuzёn tradhёti e rёndё, u dёnua me deportim tё pёrjetshёm nё vitin 1894. Shkrimtari Emile Zola, me publikimin e veprёs "J'accuse" (1898), nё tё cilёn kritikoi ashpёr qeverinё, shkaktoi aferёn Dreyfus, duke shkaktuar nё kёtё mёnyrё konflikte tё brendshme politike dhe rritjen e antisemitizmit. Pas rifillimit tё procesit kundёr tij, Dreyfus u dёnua nё vitin 1899 me 10 vjet heqje lirie, dёnim ky i cili iu fal prapё. Nё vitin 1906 u lirua tёrёsisht nga akuzat dhe u rehabilitua.[nxjerrё nga: Bertelsmann Discovery Lexikon 1997] Ligjet e martesёs - u futёn nё Afrikёn e Jugut nё vitin 1913. Sipas tyre, tё tё ligjshme ishin vetёm bashkёshortёsitё krishtere, tё lidhura para njё personi zyrtar afrikano-jugor. Martesat hinduiste apo islame, tё lidhura nё Indi, nuk njiheshin mё. Gratё indiane e humbёn nё kёtё mёnyrё statusin e tyre. Ato trajtoheshin vetёm si tё dashura. Nё kёtё mёnyrё lindёn vёshtirёsitё gjatё hyrjes nё vend dhe gjatё ndarjes sё lejeve tё qёndrimit, pasi femrat toleroheshin vetёm si bashkёshorte. Kjo bёri qё ato tё ndjenin humbjen e nderit. Fёmijёt e dalur nga bashkёshortёsitё e tilla e humbёn gjithashtu statusin e tyre. Kjo kishte si rezultat trajtimin e tyre si pasardhёs ilegjitim. Ata psh. nuk kishin tё drejtё trashёgimi (shih edhe faqen Historia e Afrikёs sё Jugut). Gandhi, Indira (1917-1984) - vajza dhe bashkёpunёtore e ngushtё e Nehru-s. U angazhua si politikane dhe ishte 1964-66 ministre e informimit, 1966-77 dhe 1980 deri nё vdekje kryeministre e Indisё (shih edhe faqen Historia e Indisё). Gjeneral Jan Christian Smuts - kёshillёtar i presidentit tё Republikёs Boere Transvaal, Paul Krçger. Nё luftёn e boerёve ishte komandant suprem i kap-boerёve. Mё vonё ishte disa herё president i Unionit tё Afrikёs sё Jugut (shih edhe faqen Historia e Afrikёs sё Jugut). Gokhale, Krishna Gopal - pjesёtar i Kongresit Kombёtar Indian, tё themeluar nё vitin 1885. Paraqet njёrin ndёr figurat qendrore tё politike tё Indisё nё luftёn çlirimtare. Shok i Gandit (shih edhe faqen Jeta e Gandit). Gujarati - gjuhё resp. dialekt qё flitej nё principatёn Gujarat. Atje u lind dhe u rrit Gandi. – (hebrenjisht "mbrojtje"), organizata cioniste ushtarake ilegale, e themeluar nё vitin 1920 nё Palestinё, e cila synonte mbrojtjen e hebrenjve nga sulmet arabe. Hagana i nёnshtrohej Histadrut-it, mirёpo bashkёpunonte edhe me hebrenjtё palestinez, tё cilёt nuk i takonin kёsaj organizate punёmarrёsish. Nё kёtё mёnyrё ajo paraqet pararendёsen e ushtrisё izraelite. Hagana u tolerua pjesёrisht nga zyrat britanike.[nxjerrё nga: Bertelsmann Discovery Lexikon 1997] Harijan - shih Paria - shkrimtar britanik dhe cionist, i lindur nё vitin 1860 nё Budapesht, vdiq nё vitin 1904 nё Edlach, nё Austrinё e poshtme (kufoma e tij u transferua nё vitin 1949 nё Jerusalem); korrespodent nga Parisi i gazetёs vjeneze "Neuen Freien Presse" 1891–1896. I ndikuar nga procesi Dreyfus u angazhua nё themelimin e shtetit hebrenj dhe dha ndikoi themelimin e cionizmit politik. Nё vitin 1897 thirri Kongresin e Parё Cionist nё Basel tё Zvicrёs.[nxjerrё nga: Bertelsmann Discovery Lexikon 1997] Hinduizmi - religjion, tё cilit i takojnё mbi 650 milion njerёz, para sё gjithash nё Indi. Hinduizmi ёshtё themeluar qysh nё periudhёn nё mes viteve 100 para Krishtit dhe 1000 pas Krishtit nga sektet e ndryshme. Nuk ekziston mёsimi dogmatik. Hinduizmi pёrbёhet edhe sot e kёsaj dite nga shumё sekte. Mirёpo tё gjitha pёrputhen nё disa parime. Tё gjithё pjesёtarёt e hinduizmit besojnё nё rilindjen e njeriut. Sipas kёtij besimi, çdo njeri, parimisht mund tё rilind si çfarёdo gjallesё tjetёr. Nё kёtё mёnyrё synohet shpёtimi pёrmes jetёs sё mirё nga rrethi i pandёrprerё i rilindjes. Pasi qё pjesёtarёt e hinduizmit besojnё se mund tё rilinin si çdo gjallesё tjetёr, ata edhe i trajtojnё tё gjitha gjallesat me respekt - sipas parimit tё Ahimsa-s. Pёr kёtё shkak, tё gjithё besimtarёt besnik tё hinduizmit janё vegjetarianё. Edhe sistemi i kasteve ka dalur nga hinduizmi. Kastet janё tё pёrcaktuara me rastin e lindjes dhe nuk mund tё ndryshohen gjatё rrjedhёs sё jetёs. Indigo/e kaltёr indigo - indigo ёshtё njёra ndёr materiet mё tё vjetra pёr prodhimin e ngjyrёs. Pёrfitohet nga shkurret e indigos. INC (Kongresi Kombёtar Indian) - INC-ja u themelua nё vitin 1885 si pёrfaqёsi e popullsisё indiane nё vendin e pushtuar nga britanikёt. Pas vitit 1920 INC-ja u transformua nёn udhёheqjen e Gandit nё parti masovike, e cila qё nga pavarёsia e Indisё u pёrfaqёsua nё gati tё gjitha qeveritё (shih edhe faqe Historia e Indisё). Sistemi i kasteve - del nga hinduizmi dhe e ndanё popullsinё nё katёr klasa: Brahmanёt/priftёrinjtё, Kshatrigёt/luftёtarёt, Vaishiy/bujqit dhe Shudrёt/hyzmeqarёt. Varёsisht nga provincat, kёto klasa ndahen nё mbi 1000 kaste. Pa pёrkatёsi nё kaste, Paria apo Harijan/tё paprekshmit (tё kundёrtit me Arian - fisnikёt), tё cilёt pёrmes kёtij rendi u larguan nga jeta shoqёrore. Kastet e ulёta dhe personat pa kaste akoma nuk pranohen plotёsisht nё shoqёri dhe jetojnё kryesisht nё varfёri tё madhe. – (shum. Kibbuzim; hebr. "mbledhje") koloni e pёrbashkёt nё Izrael; bashkёsi vullnetare me pronё tё pёrbashkёt, prodhim dhe punё tё pёrbashkёt si dhe me pёrcaktim tё pёrbashkёt tё konsumit dhe tё mёnyrёs sё jetesёs; pa pronё private dhe veprimtari ekonomike private. Kibbuz-i pёrkujdeset pёr vendbanim, ushqim, veshmbathje, pёrkujdesjen e fёmijёve dhe tё gjitha shёrbimet e tjera dhe nevojat private. Dallim qenёsor me format kolektive nё vendet komuniste ёshtё e drejta absolute vullnetare pёr hyrje dhe dalje nga Kibbuz-i. Kibbuz-i i parё ishte Deganya (1909). Sot ekzistojnё rreth 250 Kibbuz-e me mё shumё se 110.000 banorё. Kibbuzim-ёt merren me bujqёsi nё rajonet politikisht tё vёshtira ekonomike (me tokё tё vёshtirё) dhe nё pjesёt kufitare (nё fshatёrat mbrojtёs). Shumё merren edhe me industri apo turizёm.[nxjerrё nga: Bertelsmann Discovery Lexikon 1997] Punёtorёt me kontratё - Shumё indianё kishin ardhur nё Afrikёn e Jugut si fuqi e lirё punёtore. Ata u diskriminuan nga boerёt apo britanikёt. Derisa tregёtarёt, pёr shkak tё gjendjes sё mirё materiale kalonin njё jetё tё mirё, punёtorёt me kontratё ishin tё detyruar tё jetojnё nё kushte shumё tё vёshtira. E drejta e qёndrimit u jepej vetёm pas lidhjes sё kontratёs sё punёs. Kontratat kufizoheshin nё pak vite, nё tё cilat punёtori pothuajse s`gёzonte fare tё drejta. Nё rast tё anulimit tё kontratёs, ata detyroheshin tё paguajnё njё taksё trefundёshe, shumё kjo tё cilёn asnjёri nga ata nuk ishte nё gjendje ta sigurojё, sepse paga ishte disa herё mё e ulёt. Zakonisht ata punonin nё miniara dhe jetonin nё geto, nё tё cilat shpesh pёrhapej kolera pёr shkak tё dendёsisё sё madhe. Pozita e tyre ishte e ngjashme me atё tё skllavёve. - politikan amerikan me prejardhje gjermane, i lindur nё vitin 1923 nё Fürth tё Gjermanisё, qё nga viti 1938 nё SHBA; profesor i shkencave politike nё Harvard. Kissinger kёshilloi disa qeveri amerikane nё çёshtjet strategjike dhe ato tё ç´armatosjes; 1969–1975 kёshilltar i sigurisё i presidentit Nixon, 1973–1977 ministёr i jashtёm; nё mes tё tjerash udhёhoqi bisedimet rreth afrimit me Kinёn, pёrfundimin e luftёs sё Vjetnamit dhe tё luftёs nё Lindjen e Afёrme. Nё vitin 1973, sё bashku me Le Duc Tho fitoi Çmimin Nobel pёr Paqё.[nxjerrё nga: Bertelsmann Discovery Lexikon 1997] - grupi i partive izraelite, i themeluar nё vitin 1973, i pёrbёrё posaçёrisht nga nga partia Gachal dhe tri parti tё tjera tё vogla djathtiste. Blloku Likud ka listё tё pёrbashkёt kandidatёsh, program tё pёrbashkёt dhe nё Knesset pёrbёn njё fraksion. [nxjerrё nga: Bertelsmann Discovery Lexikon 1997] Mahatma – "shpirti i madh"; ky emёr iu dha Gandit nga populli indian nё shenjё nderimi. Masakra e Amritsar-it - Amritsar quhet qyteti nё shtetin Punjab, afёr kufirit me Pakistanin. Me mijёra indianё u mblodhёn nё vitin 1919 nё sheshin e qytetit Amritsar pёr tё demonstruar nё mёnyrё paqёsore. Armata britanike rrethoi tё gjitha hyrjet nё kёtё shesh dhe hapi zjarr mbi njerёzit e tubuar. Shumё njerёz u vranё apo u plagosёm. Komandanti suprem u shpreh gjatё hetimeve, se qёllimi i tij ka qenё vrasja e tё gjithё indianёve. Ai nuk u dёnua, por vetёm u largua me kёshillёn e komisionit hetimor nga detyra. Masakra nё fjalё shkaktoi indinjatё nё tёrё botёn. Reformat Montford - kishin pёr qёllim dhёnien e pёrgjegjёsisё sё pjesshme qeverisё nё vitin 1918 indianёve nё provinca. Pёr shkak tё zvarritjes sё zbatimit tё reformave nё fjalё erdhi deri tek trazirat (shih edhe faqen Historia e Indisё). - oficir egjiptian dhe politikan, i lindur nё vitin 1918 nё Beni Mor, Asyut, vdiq nё vitin 1970 nё Kairo; Bashkёorganizator i Lidhjes Nacionaliste tё Fshehtё Kombёtare tё Oficirёve tё Lirё. Pas grushtetit tё Komitetit tё Oficirёve tё Lirё tё vitit 1952 kundёr Farukut u anёtarёsua nё kёshillin Revolucionar, nё vitin 1953 u zgjodh zёvendёs-kryeministёr. Nё nёntor tё vitit 1954 shkarkoi gjeneralin A. M. Nagib dhe morri postin e presidentit tё shtetit; nё vitin 1956 e vuri nёn kontrollin e shtetit kanalin e Suezit dhe shkaktoi nё kёtё mёnyrё krizёn e Suezit. Si prijёs i pranuar i panarabizmit ishte njё ndёr personalitetet mё tё njohura tё Botёs sё tretё. Pas disfatёs nё Luftёn Gjashtёditёshe nё qershor tё vitit 1967 morri edhe postet e kryeministrit dhe tё sekretarit tё pёrgjithshёm tё partisё shtetёrore Unioni Socialist Arab (ASU).[entnommen aus: Bertelsmann Discovery Lexikon 1997] Natal - Provincё Afrikёn e Jugut, koloni britanike deri nё vitin 1910. Durbani shtrihet nё Natal. Nehru, Jawaharlal (1889-1964) - shok i ngushtё, nxёnёs dhe bashkёluftёtar i Gandit. 1929-1936 president i INC-sё;1947-1964 kryeministёr i parё i Indisё (shih edhe faqen Historia e Indisё). Shteti i lirё Oranje - Provincё nё Afrikёn e Jugut, e themeluar nё vitin 1854 si "Republika e Dytё e Lirё e Boerёve". Paria - quhen personat pa kaste apo tё paprekshmit. Pёrbёjnё shtresёn e mё tё ulёt tё shoqёrisё indiane. Ishin dhe janё tё pёrjashtuar nga shumё fusha tё jetёs publike. Ata p.sh. nuk kishin tё drejtё tё nxjerrin ujё nga kroi i fshatit, sepse banorёt e tjerё kishin frikё nga shndёrrimi nё tё papastёr. Gandi u angazhua pёr personat pa kaste, tё cilёt i quajti fёmijё tё zotit. - politikan izraelit (Partia e Punёs), i lindur nё vitin 1923 nё Woloschin, Bellorusi; qё nga viti 1934 nё Palestinё, 1969–1974 nё detyra tё ndryshme ministrale, 1974–1977 ministёr i mbrojtjes, 1977–1992 dhe 1995 kryetar i Partisё sё Punёs, 1984–1986 dhe 1995/96 kryeministёr, 1986–1988 dhe 1992–1995 ministёr i jashtёm, 1988–1990 ministёr i financave; 1994 fitoi sё bashku me J. Arafatin dhe I. Rabinin Çmimin Nobel pёr Paqё.[nxjerrё nga: Bertelsmann Discovery Lexikon 1997] - Shkurtesa angleze e Palestine Liberation Organization, "Organizata pёr Çlirimin e Palestinёs", organizatё e themeluar nё vitin 1964, e cila synon krijimin e shtetit tё pavarur arab nё tokat e ish-rajonit anglez tё mandatit nё Palestinё dhe e cila paraqitet si pёrfaqёsuese legjitime e interesave tё palestinezёve. Programi i PLO-sё, "Marrёveshja Kombёtare Palestineze" e vitit 1968, e cilёsoi Deklaratёn Balfour dhe Mandatin e Palestinёs si tё "pavlefshme", ndarjen e Palestinёs nё vitin 1947 dhe themelimin e shtetit tё Izraelit si "plotёsisht ilegale" dhe luftёn e armatosur si "rrugё tё vetme pёr çlirimin e Palestinёs". Qёllimi i PLO-sё ishte shkatёrrimi i Izraelit. PLO-ja paraqet bashkimin e shumё grupeve tё orientimeve tё ndryshme. Grupi mё i fortё, Al Fatah, pёrkufizohet nё qёllimin e arritjes sё pavarёsisё kombёtare, deri sa grupet tjera, psh. Fronti Popullor pёr Çlirimin e Palestinёs (PFLP) dhe Fronti popullor Demokratik pёr Çlirimin e Palestinёs (PDFLP), proklamojnё njёkohёsisht edhe qёllime socialo-revolucionare. Udhёheqja qendrore ka vetёm mundёsi tё kufizuar tё ushtrimit tё autoritetit mbi grupet e ndryshme. Pjesёtarёt aktiv individual, tё cilёt nё shumicёn e rasteve rekrutohen nga kampet e refugjatёve, veten e quajnё Fedayin ("tё gatshёm pёr t`u viktimizuar"). Nёn udhёheqjen e A. Schukeiry (1964–1969) dhe Y. Hammouda (1967–1969) PLO-ja, faktikisht paraqiste njё instrument tё politikёs egjiptiane. Nё vitin 1969, postin e kryetarit tё Komitetit Ekzekutiv e morri J. Arafati, prijёs i Al Fatah-ut. Qё nga ky moment, PLO-ja ka fituar njё masё pavarёsie kundrejt shteteve arabe. Kёto tё fundit e njohёn atё nё vitin 1974 nё njё konferencё nё Rabat si pёrfaqёsuese tё vetme tё Palestinezёve. Financiarisht PLO-ja u ndihmua dhe ndihmohet nga shumё shtete arabe. PLO-ja nuk ia doli ta filloj "revolucionin e armatosur popullor" nё viset e pushtuara nga Izraeli nё vitin 1967. Ajo madje as qё ka zhvilluar ndonjё aksion tё madh ushtarak kundёr Izraelit. Aktiviteti i saj kufizohej nё sulme terroriste, shpesh kundёr personave civil, ndёrsa jashё vendit kundёr jo-pjesёmarrёsve nё konflikt (grabitje aeroplanёsh, rrёmbime). Aksionet e tilla u refuzuan mё vonё zyrtarisht nga udhёheqja. Nё vitin 1974 PLO-ja fitoi statusin e vёzhguesit pranё KB. Vendi mё i rёndёsishёm operativ i PLO-sё nё fillim ishte Jordania. Nё vitet 1970/71 atje shpёrtheu konflikti nё mes saj dhe qeverisё, konflikt ky i cili shkaktoi trazira tё ngjashme me luftёn qytetare dhe i cili pёrfundoi me dёbimin e njёsive tё PLO-sё nga vendi. Pas kёsaj, PLO-ja e transferoi veprimtarinё e saj nё Liban. Nё jug tё vendit krijoi bazёn operative, tё pavarur nga qeveria libaneze, nga e cila ndёrmirrte aksione kundёr veriut tё Izraelit. Nё luftёn qytetare libaneze 1975/76 luftoi kundёr njёsive krishtere, nё tё cilёn pёsoi humbje tё mёdha. Nё vitin 1982 Izraeli e detyroi pёrmes njё ofensive ushtarake largimin e njёsive tё mёdha tё PLO-sё. Qendra e PLO-sё u transferua nё Tunis. Nё lёvizjen ushtarake palestineze (Intifada), tё shfaqur nё vitin 1987 nё viset e pushtuara PLO-ja nuk kishte mё rol udhёheqёs. Pjesё tё udhёheqjes sё saj hoqёn dorё nga kёrkesat maksimale. Nё vitin 1988 PLO-ja proklamoi shtetin e padefinuar nё kufij tё Palestinёs, president i sё cilit u zgjodh Arafati; Njёkohёsisht njohu nё mёnyrё indirekte tё drejtёn e ekzistimit tё Izraelit. PLO-ja dhe Izraeli lidhёn nё bisedime tё fshehta nё vitin 1993 marrёveshjen e paqёs, nё tё cilёn parashihej tёrheqja e trupave izraelite nga Jericho dhe nga Shiriti i Gazёs si dhe autonomia e pjesёrishme nё kёto vise. Udhёheqja e PLO-sё u obligua pёr heqjen nga programi i saj tё tё gjitha neneve qё parashihnin luftimin e Izraelit. Grupet palestineze e luftuan politikёn e marrёveshjes. Nё vitin 1994 u miratua vetёqeverisja e kufizuar palestineze dhe tёrheqja e trupave izraelite, sё pari nga Gaza dhe Jericho, e mё vonё edhe nga qytetet tjera. Nё vitin 1996 u organizuan zgjedhjet e Kёshillit Palestinez tё Autonomisё, tё cilat forcuan pozicionin e Arafatit; ai u zgjodh president i kёshillit. nxjerrё nga: Bertelsmann Discovery Lexikon 1997] Ligji mbi regjistrimin - Nё vitin 1907, nё Afrikёn e Jugut u lёshua ligji i regjistrimit. Sipas tij, secili indian duhej tё regjistrohej nё njё listё dhe t`i japё shenjat e tij tё gishtёrinjёve. Pas kёsaj atij i jipej njё fletёlajmёrim, tё cilёn ishte i detyruar ta mbante me vete. Nё rast tё mosrespektimit tё tij atyre u kёrcёnohej dёbimi nё Indi (shih edhe faqen Historia e Indisё). Aktet Rowlett apo Rowlett bill - ligj i emёruar sipas zbuluesit tё tij, gjykatёsit Rowlett; nё disa pjesё tё Indisё vlente njё rregullore e jashtёzakonshme, e cila lejonte qё personat tё cilёt dyshohen tё kenё bёrё njё vepёr penale politike tё dёnohen pa proces. Ai pamundёsonte mbajtjen e proceseve tё drejta gjyqёsore dhe funksionimin e shtetit juridik. Ruskin, John (1819-1900) - shkrimtar britanik, kritik artistik dhe pedagog social. Libri i tij "Unto this Last" i la Gandit pёrshtypje tё mёdha dhe i ndikoi pikёpamjet e tij mbi rendin e synuar shoqёror, i cili u praktikua posaçёrisht nё farmat e tij dhe nё Ashram. Edhe aksionet dhe fushatat tjera u nisёn nga kjo pikёpamje. (1918-1981) - politikan egjiptian, oficir, bashkёthemelues (pёrkrah G.A. Naserit dhe A. Amerit) i Lidhjes sё Fshehtё tё Oficirёve tё Lirё; qё nga grushteti i i vitit 1952 nё pozita tё larta shtetёrore. Nё vitin 1970 u zgjodh si pasardhёs i Naserit nё postin e presidentit tё shtetit. Sadati e zbuti regjimin diktatorial, e udhёhoqi Egjiptin nё luftёn e tetorir 1973, e liroi vendin nga lidhjet e ngushta me Bashkimin Sovjetik dhe lidhi nё vitin 1979 marrёveshjen pёr paqё me Izraelin. Nё vitin 1978, sё bashku me M. Begin fitoi Çmimin Nobel pёr Paqё. Sadati u bё viktimё e njё atentati tё kundёrshtarёve tё politikёs sё tij tё pajtimit me Izraelin.[nxjerrё nga: Bertelsmann Discovery Lexikon 1997] Satyagraha - Fjala Satyagraha ёshtё njё zbulim i Gandit. Ai ishte i mendimit se shprehja gujarate (gjuhёs sё principatёs sё atdheut tё Gandit Gujarat) pёr rezistencёn pasive tё metodёs sё tij luftuese nuk e shpjegonte si duhet atё, sepse sipas tij, rezistenca pasive ёshtё armё e njerёzve tё pafuqishёm dhe asociohet me dhunёn. Ai shpalli nё gazetёn e tij Indian Opinion njё konkurs pёr gjetjen e njё emri pёr lёvizjen e tij. Nё kёtё mёnyrё u zbulua nocioni, i cili pёrbёhet nga fjalёt Sat (e vёrteta) dhe Agraha (fuqia). Nёn nocionin Satyagraha Gandi nёnkuptoi fuqinё, e cila lindё gjatё kёrkimit tё sё vёrtetёs, dashurisё dhe jodhunёs. Nёn "Satyagraha" pra nёnkuptohej lёvizja e Gandit, e cila pa pёrdorimin e dhunёs luftoi pёr tё drejtat e saj. Gandi e zhvilloi dhe e provoi kёtё formё tё rezistencёs nё Afrikёn e Jugut dhe e praktikoi edhe nё Indi. Kampanja mё e njohur e Satyagraha-sё ishte i ashtuquajturi Marshi i kripёs i vitit 1930 (shih edhe faqet Citate nga Gandi, Satyagraha dhe Marshi i kripёs). - politikan izraelit, i lindur nё vitin 1914 nё Ruzinoj (Poloni); jurist; qё nga viti 1935 nё Palestinё; qё nga viti 1937 anёtar i organizatave ilegale hebrenje (Irgun Zvai Leumi, dann Lechi); mё vonё pjesёtar i shёrbimit tё fshehtё izraelit; 1977–1980 president i Kneset-it; 1980–1983 ministёr i jashtёm; 1983/84 kryeministёr i koalicionit djathtist; 1984–1986 ministёr i jashtёm dhe zёvendёskryeministёr, 1986–1992 sёrish kryeministёr.[nxjerrё nga: Bertelsmann Discovery Lexikon 1997] - oficir dhe politikan izraelit (Likud), i lindur nё vitin 1928 afёr Tel Avivit; nё luftёn e tetorit tё vitit 1973 e kaloi me trupat e tij kanalin e Suezit; 1977–1981 ministёr i bujqёsisё, 1981–1983 ministёr i mbrojtjes, 1984–1990 ministёr pёr tregti dhe industri, 1990–1992 ministёr i ndёrtimit; qё nga viti 1996 ministёr pёr infrastruktur dhe banim. [nxjerrё nga: Bertelsmann Discovery Lexikon 1997] Sikh - ithtarё tё bashkёsisё indiane fetare, sintezё e pёrbёrё nga hinduizmi dhe besimi islam. Nёn prijёsin e Gobid Singh (vdiq nё vitin 1708) Sikh u shndёrrua nё njё bashkёsi militante, e cila nё shek. XVIII u ndoq dhe u luftua ashpёr. Provinca Punjab u formua nё vitin 1966 pёr sikh-ёt. Nё vitet 1983/84 forderten die sikh-ёt kёrkuan autonominё e provincёs sё tyre. Nё kёtё mёnyrё erdhi deri tek pёrleshjet e armatosura. Indira Gandi u vra nё vitin 1984 nga njё pjesёtar sikh. Si rezultat i kёsaj pasuan hakmarrje tё shumta. Sulltanat - vendi ku sundoi sulltani (arab. = sundim, pushtet). Sulltan paraqet titullin, i cili nё vendet islamike filloi tё pёrdoret qё nga shek. XI. Tolstoj, Lev Nikolajevic (1828-1910) - shkrimtar i njohur rus me prejardhje aristokrate. Besimtar, kritikues i shoqёrisё, u angazhua pёr njё shoqёri pa dhunё. Tolstoj u nda nё moshё tё re nga prona dhe dhe familja pёr ta pёrfunduar jetёn e tij nё asketёri. Veprat e tij mё tё njohura janё "Lufta dhe paqa" dhe "Anna Karenina". Gandi u impresionua shumё nga ai. Farmёn e tij "Farma-Tolstoj" e mbante emrin e tij dhe kishte kontakt letrash me tё. Mё sё tepёrmi i kishte lёnё pёrshtypje vepra "Bota e zotit nё ty". Transvaal - republikё e pavarur, e themeluar nё vitin 1884 me bashkimin e disa shteteve tё vogla boere; e pasur me pasuri natyrore si diamant, ari, platin dhe uran; Kryeqytet ishte Pretoria. - nip i C. Weizmann-it, oficir dhe politikan (deri nё vitin 1980 Cherut, mё vonё Partia e punёs), i lindur nё vitin 1924 nё Tel Aviv; 1958–1966 shef i aviacionit luftarak, 1966–1969 zёvendёsgjeneral i shtabit; 1969/70 ministёr i komunikacionit, 1977–1980 ministёr i mbrojtjes, kontribuoi nё realizimin e marrёveshjes pёr paqё izraelito-egjiptiane tё vitit 1979; 1988–1990 ministёr i shkencave; qё nga viti 1993 president i shtetit.[nxjerrё nga: Bertelsmann Discovery Lexikon 1997]
Cionizmi
- lёvizje kombёtare hebrenje me aktivitet ndёrkombёtar,
e cila angazhohej pёr zgjidhjen e tё ashtuquajturёs
çёshtja
hebrenje pёrmes themelimit resp. rithemelimit
tё shtetit hebrenj nё Palestinё. Cionizmi bazohet nё tri
parime: 1. Hebrenjtё janё popull, e
jo vetёm bashkёsi fetare pёr kёtё arsye ёshtё njё
çёshtje kombёtare. 2.
Antisemitizmi dhe ndjekja e hebrenjve
paraqesin njё rrezik permanent pёr ta dhe ky rrezik
ёshtё prezent gjithkund. 3. Palestina ("shteti
i Izraelit")
ishte dhe ёshtё vendlindja e popullit hebrenj. Kryengritja Zulu - 1906 shpёrtheu nё Natal kryengritja e pjestarёve zulu. Si rezultat i saj pasuan konflikte tё dhunshme me britanikёt. Indianёt u angazhuan si sanitarё nё anёn e britanikёve.
|
|
Temat:
Të
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitë
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qëndrueshmëria
|