|
|
|
| Pikėrisht nė kohėn e fushatave elektorale kritikohet moskryerja si duhet e funksionit tė informimit nga ana e partive. Nė vend qė t'u prezantojnė votuesve programin e tyre dhe tė pozicionohen ndaj problemeve aktuale, pėrhapen fraza, tė cilat jo rrallė pėrgatiten nga ekspertė profesionistė tė marketingut. Individėt vihen nė vendin e parė. Pėrkujdesje pėr imazhin nė vend tė sqarimit - kėshtu mund tė pėrmblidhet nė njė pikė kritika ndaj partive. Lind pyetja deri nė ē'masė ėshtė legjitime qė partitė t'u nėnshtrohen ligjeve tė tregut tė mediave nė fushatat elektorale dhe cilat janė kėrkesat minimale qė ato duhet tė pėrmbushin nė fushatat elektorale, nė mėnyrė qė ta meritojnė ushtrimin e funksioneve tė pėrshkruara nė kursin bazė 3.
Gjatė fushatave elektorale (...), partitė nuk duket se e marrin seriozishtsa duhet thėnien "qytetar madhor". Tendenca e pėrshtatjes vullnetare, pėr partitė ėshtė njė pėrpjekje e pėrhershme tundimi. Ato shpesh merren me premtime popullore zgjedhore dhe heqin dorė nga marrja pėrsipėr e detyrimeve konkrete. Nė vend tė kėsaj, ato nxisin shpesh emocione latente. Me komercializimin e fushatave elektorale, shpesh tė lidhura me parulla joserioze dhe thjeshtime tė rėnda, paraqitet rreziku i njė depolitizimi tė pėrgjithshėm. Pėrveē kėsaj, fushata tė tilla djallėzore e dobėsojnė tolerancėn e domosdoshme tė partive demokratike. Me gjithė mirėkuptimin pėr pėrpjekjet e partive pėr "shitje" sa mė tė mirė tė ideve tė tyre, ato nuk duhet t'i injorojnė rregullat e ndershmėrisė as nė fushatat elektorale. Kjo natyrisht nuk pėrjashton zhvillimin e diskutimeve kontroverse. Ndėrrimi i qeverisė (...), i vetėkuptueshėm, legjitim, e madje edhe i domosdoshėm pėr demokracinė e partive, nuk do tė thotė njėkohėsisht "ndėrrim pushteti". Pranimi i tij, pavarėsisht nga pėrkatėsia partiake, ėshtė njė nga rregullat e domosdoshėm tė demokracisė. [Uwe Backes/Eckhard Jesse, nga: Informationen zur politischen Bildung 207, Parteiendemokratie, Bonn BpB 1997]
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|