 |
Ēfarė nėnkupton nocioni
"politikė
simbolike"?
|
Nė demokracitė e konkurrencės, qeverisja
demokratike (...)
kufizohet nė aspektin kohor pėrmes zgjedhjeve tė
pėrsėritura nė mėnyrė periodike. Meqenėse politika
demokratike nė fakt ėshtė e detyruar tė argumentojė e tė pranohet, politika,
vendim-marrėsit politikė dhe veprimi i tyre, nė
mėnyrė permanente duhet tė pėrligjen para opinionit publik,
ta informojnė atė mbi planet dhe vendimet politike
dhe tė tėrheqin vėmendjen e tij. Nė kėtė
proces, fushatat elektorale janė pėr aktorėt politikė koha mė e pėrshtatshme pėr kėrkimin e "legjitimimit
nėpėrmjet komunikimit".
Nė kėtė kontekst nuk duhet harruar se komunikimi
politik duhet zhvilluar pandėrprerė dhe pėrherė, jo vetėm pėr ngaqė
edhe vetė veprimi politik ėshtė veprim komunikativ.
Themelore pėr kuptimin e komunikimit politik ėshtė koncepti i
Murray Edelmanit i »politikės
simbolike«. Edelman flet pėr dyzimin e realitetit
politik. Tė gjitha veprimet dhe rezultatet politike,
sipas tij, karakterizohen nga ndarja nė njė dimension instrumental ose vlerė
nominale (efektet e vėrteta tė veprimeve politike) dhe nė
njė dimension ekspresiv ose vlerė simbolike
dramaturgjike (paraqitja e veprimeve pėr opinionin
publik). Edelman mendon se inskenimi sipas
mendimit tė aktorėve politikė i kushtėzuar nga rolet dhe i
pavetėdijshėm i njė bote joekzistuese pėr qytetarėt me anė tė simboleve politike
si dhe ritualizimi i tyre i mistifikuar pėr masmediat
dhe pėrmes masmediave, e mbulojnė gjithnjė e mė tepėr vlerėn nominale tė veprimeve
politike.
Duke u nisur nga kjo, edhe Ulrih Sarcineli
bėn dallimin mes dimensioneve tė prodhimit (krijimit)
dhe tė paraqitjes (prezentimit)
tė politikės, mes vlerės politike
nominale dhe simbolike. Politika materiale (prodhuese),
sipas Sarcinelit, nė kohėn e mediave, sidomos nė
atė tė televizionit, po e humb gjithnjė e mė tepėr karakterin e saj tė
vendosjes. »Medializimi« i
politikės, d.m.th. shfaqja mediatike dhe sidomos prezantimi i pėrshtatshėm pėr televizionin dhe »paketimi«
i politikės, po bėhet gjithnjė e mė i
rėndėsishėm pėr ruajtjen dhe simulimin e aftėsisė
drejtuese politike. Simbolet gjuhėsore (fjalė
si »Euro«, »Reformė taksash« etj.)
dhe simbolet jo gjuhėsore (himnet,
flamujtė,
shtrėngimet e duarve gjatė vizitave zyrtare
etj.) tėrheqin vėmendjen.
Pėrveē kėsaj, ato reduktojnė edhe kompleksitetin e problemeve
politike, prezentojnė njė pikėpamje
tė caktuar dhe rrisin emocionet e publikut.
Por
simbolet politike nuk shėrbejnė vetėm pėr prezantimin ose mė mirė paraqitjen e realitetit politik. Nė konkurrencėn e
partive dhe politikanėve pėr tėrheqjen e vėmendjes sė mediave,
simbolet politike mund dhe instrumentalizohen edhe pėr
paraqitjen e njė realitetit joekzistues politik.
Kėtij pėrdorimi konkret tė simboleve nė procesin e
ndėrmjetėsimit politik i pėrshtatet nocioni i »politikės
simbolike«. Pėrdorimi jopreciz dhe shpesh pėrbuzės
i kėtij nocioni sqaron kritikėn e pėrhapur mbi ndjeshmėrinė e politikės ndaj
simboleve. Por ajo harron se nuk mund tė ketė
njė politikė »tė pastėr«, pra njė realitet politik
tė »vlerės
nominale«, pa dramaturgji dhe
plotėsim simbolik. Politika simbolike
ėshtė pjesė pėrbėrėse e pashmangshme e realitetit politik qė nga fillimi i
veprimit politik. Ajo ėshtė forumi, nė tė cili
vendim-marrėsit politikė mund tė prezantohen, tė
tregojnė kompetencat e tyre nė zgjidhjen e problemeve dhe tė pėrfaqėsojnė
orientimet, vlerat dhe normat politike. Por meqenėse
pėr pjesėn mė tė madhe tė popullsisė, politika me kompleksitetin e saj nuk ėshtė
drejtpėrdrejtė e kapshme, prezantimi mediatik i
politikės,
kryesisht pa u vėnė re nga opinioni, zhvillohet nė formė
ritualesh, stereotipesh, simbolesh dhe skemash
mendimi nė pikėpamje kryesisht tė pranuar tė »realitetit
politik«: ndėrsa inskenimi i politikės bėhet realitet
politik pėr publikun, veprimi politik mbetet
nė terr »prapa skenės sė mediave«.
[Nga: Jens Tenscher: Politik für
das Fernsehen Politik im Fernsehen. Theorien, Trends, Perspektiven;
nė:
Ulrich Sarcinelli (Hg.), Politikvermittlung und Demokratie in der
Mediengesellschaft, Bonn BpB 1998]
|
|

|
Ēfarė do tė thotė
"shoqėri
e mediave"?
|
ėshtė pothuajse e
vetėkuptueshme qė mediat, sistemi i mediave dhe
opinioni publik nė shoqėritė e hapura demokratike gjenden nė njė proces
tė pandėrprerė transformimi. Prandaj pėr vėzhguesit janė indikatorė dhe faktorė relevantė pėr pėrshkrimin dhe
analizimin e transformimit social. Por deri
tani, mediat dhe sistemi i mediave, nė shumė aspekte tė shkencave
politike apo tė atyre sociologjike kanė gjetur
interesim tepėr tė vogėl. Vetėm kohėt e
fundit ka filluar njė transformim intensiv dhe themelor
si nė realitetin social, ashtu edhe te vėzhguesit
nė fjalė. Kjo mund tė jetė arsyeja pse nė
refleksionet e shumta sociologjike, nocione si »shoqėri
informacioni« apo »shoqėri
e mediave«, janė shndėrruar nė karakterizim tė
situatės sė zhvillimit tė momentit. Me nocionet nė
fjalė tregohet se nė shoqėritė moderne ėshtė rritur rėndėsia ekonomike
kulturore dhe politike e prodhimit, shpėrndarjes dhe receptimit tė
informacioneve. Madje edhe mė tepėr:
sistemi i mediave ėshtė shndėrruar nė infrastrukturėn
qendrore tė shoqėrisė moderne. Mund tė
flitet pėr shoqėrinė e
mediave, sepse
- mediat publicistike
pėrhapen gjithnjė e mė tepėr nė aspektin cilėsor dhe sasior,
- ėshtė shpejtuar dukshėm
kapaciteti i pėrhapjes sė informacioneve nga ana e mediave,
- janė zhvilluar lloje tė
reja mediash,
- mediat pėrfshijnė gjithnjė
e mė tepėr tėrė shoqėrinė,
- mediat kanė fituar pėr
shkak tė vlerave tė larta tė pėrfilljes dhe tė shfrytėzimit vėmendje
gjithėshoqėrore dhe kėrkojnė njohje,
- janė shndėrruar nė
institucione.
Mediat bėhen njėkohėsisht
gjithnjė e mė tepėr premisė pėr praktikėn e informimit dhe tė
komunikimit tė aktorėve tė tjerė. Pa media
publicistike pothuajse nuk ėshtė i mundur komunikimi mes organizatave nė
shoqėri, si p.sh. mes organizatave dhe publikut
tė pėrgjithshėm. Opinioni politik nė demokracitė
moderne, pėr shkak tė strukturės, pėrmbajtjes dhe
proceseve tyre, ndikohet nė masė tė madhe nga mediat.
Duke marrė parasysh aktivitetet politike dhe prezantimin
e tyre, ky zhvillim paraqet njė sfidė tė re pėr tė gjithė aktorėt qė
ndikojnė nė marrjen e vendimeve nė shoqėri.
[Nga: Otfried Jarren: Medien, Mediensystem
und politische Öffentlichkeit im Wandel; nė: Ulrich Sarcinelli (Hg.),
Politikvermittlung und Demokratie in der Mediengesellschaft, Bonn BpB
1998]
[Kreu i faqes]
|