Patronazhi
Lart Patronazhi Oligarkia Legjitimimi Sundimi i mediave Shteti partiak

 


 

-Partitė 

Partitė nė kritikė (I)

Jo rrallė thuhet se partitė e kanė zgjeruar shumė pozitėn e tyre tė rėndėsishme nė shtet dhe ndėrkohė luajnė rol dominant nė pushtet, rol qė nuk iu takon. Pėr tė argumentuar kėtė qėndrim thuhet se nė shumė shtete pothuajse asnjė post nė shtet apo shoqėri nuk mund tė zihet pa pasur teserėn partiake. Teksti nė vijim merret me problemin e partonazhit tė posteve dhe pėrdor nė kėtė aspekt shembullin e Gjermanisė.
Problemi i patronazhit tė posteve dhe pozita (sipas mendimit tė kritikėve) e tepruar e pushtetit tė partive ka shkaktuar fillimin e diskutimeve rreth rolit tė partive, tė cilat pėrmblidhen me nocionet "demokracia e partive" dhe "shteti i partive". Argumentet kryesore i kemi pėrmbledhur nė njė pjesė tė veēantė [...kalo nė pjesėn "Shteti i partive"]

Patronazhi i posteve

Numri i anėtarėsimeve nė parti [nė RFGJ] ėshtė rritur dukshėm nė vitet 70 dhe nė aspektin afatgjatė sillet ende nė nivele tė larta. Numri mė i madh i anėtarėve nuk pėrfitojnė asgjė nga anėtarėsia e tyre. Pėr tė realizuar qėllimet, sipas tyre tė drejta,  shumė humbasin kohėn, e jo rrallė edhe fuqinė e tyre fizike dhe tė hollat. Ndėrkohė qė nė raste jo tė rralla anėtarėsimi bėhet me parallogaritje. Nė njė shtet si Republika Federale Gjermane, partitė e rėndėsishme u japin shumė poste anėtarėve tė tyre. Me kėtė rast shfaqet rreziku qė postet e rėndėsishme publike tė mos ndahen nė mėnyrė pėrparėsore sipas aftėsive, por sipas teserės "sė vėrtetė" partiake (patronazhi i posteve). Politologu gjerman nga Freiburgu, Vilhem Henis, shprehet:

"Ta ngresh veten si pedagog i kualifikuar me ndihmėn e teserės partiake nė pozitėn e drejtorit tė shkollės pėr mua nuk ėshtė aspak mė dinjitoze se kualifikimi pėrmes meritave prej oficeri rezervė. Shoqėria e lirė jeton ndėr tė tjera nga ndarjet e saj, kufizimet, dallimet. Shteti demokratik i partive qėndron pėrballė rrezikut tė futjes nė vetėdijen e qytetarėve tė tij si aleancė dhe sistem karrierash. Partitė demokratike si instrumente tė pashmangshme tė prezantimit tė vullnetit tė qytetarėve, parė nė aspektin afatgjatė do tė pėrfitojnė mė pak nga ky zhvillim."

Patronazhi i posteve dhe karakteri politik i "qosheve tė ngrohta" mund t'i shkaktojė dėme zhvillimit tė demokracisė sė partive. Po tė merret seriozisht paragrafi 33, neni 2  i Ligjit Themelor Gjerman, sipas tė cilit, ēdo gjerman, bazuar nė aftėsitė dhe kualifikimin profesional, ka tė drejta tė barabarta nė ēdo post publik, atėherė, partitė (edhe nė interesin e tyre personal) nuk duhet t'i mbyllin sytė para ērregullimeve tė dukshme. Ekzistojnė edhe zėra kritikė, tė cilėt nuk e kuptojnė mosinteresimin pėr partitė (i cili nė asnjė mėnyrė nuk duhet identifikuar me bindjen kundėr partive) dhe qė pranojnė se proteksioni i anėtarėve partiakė ėshtė zgjeruar tej mase. Kjo natyrisht nuk do tė thotė qė anėtarėt partiakė qė konkurrojnė pėr poste publike tė jenė domosdoshmėrisht "gjahtarė tė posteve". Sidoqoftė, partive politike u takojnė veēanėrisht "zyrtarėt politikė" (p.sh. sekretarėt e shtetit dhe zyrtarėt e tjerė tė lartė), sepse ata, pikėpamjet e tyre politike, pėr shkak tė ndikimit qė ushtrojnė, duhet t'i pėrshtasin nė masė tė madhe me pikėpamjet e qeverisė. Pėr kėtė arsye ata mund tė dėrgohen nė ēdo kohė nė radhė pritjeje.

[Uwe Backes/Eckhard Jesse, nga: Informationen zur politischen Bildung 207, Parteiendemokratie, Bonn BpB 1997]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.