|
| |
Partitė nė kritikė (V):
diskutimi rreth "shtetit tė partive"
 |
Teksti i gjatė nė vijim
me titullin "Shteti
i partive nė krizė?" shtjellon
me kujdes dhe nė mėnyrė reale diskutimin rreth mosinteresimit pėr
partitė. Me kėtė rast ai diskuton
shkaqet e kritikės ndaj partive, rikujton
funksionet e partive nė sistemin politik dhe karakterizon njė
lloj tė ri tė partive, i cili po zhvillohet nė kohėt e sotme. Duke i shtjelluar tė gjitha kėto tema dhe duke
theksuar rolin qendrore tė partive,
ai ėshtė njė
bilanc i tėrė kompleksit tematik
"Partitė". Argumentet
bazohen nė shembullin e zhvillimit tė sistemit partiak gjerman, megjithatė,
ato mund tė vlejnė edhe pėr sisteme tė tjera
partiake.
[Nė shtyllėn e djathtė
tė faqes mund tė gjeni referime pėr temat nė
D@dalos, tė cilat thellojnė materien e temės sė
paraqitur] |

 |
Peter
Lėsche: Shteti i partive nė krizė?
Mendime me
rastin e 50 vjetorit tė themelimit tė Republikės
Federale Gjermane |
|
Pa dyshim: ne gjermanėt jemi
kampionė bote pėr t'u ankuar. Ne ankohemi pėr mosinteresimin pėr partitė,
dhe kjo hidhet
nė njė enė me mosinteresimin pėr politikėn, e madje edhe me
mosinteresimin pėr demokracinė (...). Nocioni i
krizės pėrdoret shpesh dhe lidhet me ēdo gjė qė
shkaktoi ndryshim dhe transformim. Po tė
analizohet mirė, nocioni i krizės dhe po tė mos
pėrdoret pėr ēdo gjė, me gjithė shumėllojshmėrinė e tij nė
kontekste tė
ndryshme shkencore, del se politika dhe
historia e Republikės Federale Gjermane nuk ėshtė aspak aq dramatike,
siē sugjerojnė shpesh fejtonet politike. |
|
|
(...)
Pėrkundrazi: pėr tematikėn nė
fjalė unė mendoj se po tė shikohet historia gjermane,
por edhe po tė bėhet njė krahasim ndėrkombėtar (tė
cilin unė nuk do ta shtjelloj), mund tė thuhet lirisht
se historia politike e shtetit federal gjerman, nė 50
vitet e fundit karakterizohet nga suksesi i partive, i sistemit partiak dhe i shtetit tė
partive. Nė kėtė kontekst unė nuk do tė
glorifikoj asgjė dhe nuk do tė merrem as me kritika.
E teproj me qėllim gjatė vlerėsimit pozitiv tė tezės
sime, nė mėnyrė qė tė distancohem qartė nga
ankimet e pandėrprera. |
Histori e suksesshme e partiive |
|
Ēfarė do tė thotė nė realitetin politik "shtet
i partive"? (...)
Nė fillim do tė nisemi nga kuptimi bisedor i
shtetit tė partive. Sepse njė koncept
analitik politiko-sociologjik i asaj qė mund tė quhet "shtet
i partive", pra njė teori e shtetit
tė partive, ende nuk ėshtė zhvilluar. Nė fazėn fillestare tė Republikės sė
Vajmarit,
nocioni i shtetit tė partive pėrdorej nė kuptimin negativ,
i cili ishte i orientuar kundėr demokracisė dhe Republikės.
"Shteti i partive"
konsiderohej i kundėrt me shtetin e vjetėr tė posteve
dhe tė zyrtarėve tė monarkisė kushtetuese, i cili
kuptohej si shtet neutral, i lirė nga politika,
para sė gjithash nga "zėnkat e
partive", i cili para shoqėrisė
paraqitej jo vetėm nė mėnyrė tė pavarur, por qė edhe pėrfitonte
pozitivisht nga kjo mėnyrė paraqitjeje. Nocioni nė
fjalė pra ishte i ngarkuar me ndjenja tė tepruara dhe paragjykime kundėr
demokracisė, Republikės dhe, natyrisht, kundėr
partive. |
Shteti i partive
si nocion negativ |
|
Nė dallim nga kjo qė u tha mė lart, nė
vazhdim, nocioni
"shtet i partive" kuptohet pozitivisht si demokraci pėrfaqėsuese (zakonisht
e tipit parlamentar, e jo e atij presidencial), nė tė cilėn partitė nė realitetin kushtetues, d.m.th. nė
procesin e marrjes sė vendimeve politike dhe tė legjitimimit tė tyre,
luajnė rol dominant. Partitė janė
aktorėt mė tė rėndėsishėm, edhe
pse jo tė vetmit, tė procesit tė formimit tė
vullnetit politik, dhe kjo duke pranuar nevojat dhe
interesat e ndryshme tė veēanta tė shoqėrisė (...)
dhe duke i pėrfaqėsuar ato nė organet kushtetuese legjislative
dhe ekzekutive dhe anasjelltas, duke argumentuar para popullit vendimet e marra
dhe
duke krijuar nė kėtė mėnyrė legjitimitet pėr sistemin politik nė tėrėsi. |
Kuptim pozitiv ndaj
shtetit tė partive
[Pėr
mė shumė informacione rreth sistemit parlamentar dhe atij presidencial shih
kompleksin tematik Demokracia] |
|
Nė kėtė kontekst, Republika Federale Gjermane ėshtė njė shtet
i partive par excellence. Kėtė e dėshmojnė edhe rregullat
e mėposhtėm:
1. Sipas nenit 21 tė Ligjit
Themelor tė RFGJ-sė, partitė ushtrojnė
ndikim nė procesin e formimit tė vullnetit politik
tė popullit, formulim ky, i cili nga partitė
republikane feredale, nė tė kaluarėn ėshtė zhvilluar pothuajse nė njė
pretendim pėr kompetenca tė pėrgjithshme nė fushėn
e formimit tė vullnetit politik dhe me kėtė tė krijimit tė njė monopoli tė
partive politike.
2. Gjithashtu sipas nenit 21 tė LIgjit Themelor,
partitė janė tė privilegjuara nė mėnyrė tė veēantė, sepse ndalimi
i tyre mund tė arrihet vetėm me anėn e njė kėrkese tė komplikuar dhe tė
kufizuar pranė Gjykatės Kushtetuese Federale, dhe
kjo vetėm nėse ato, teoritikisht dhe nė praktikėn e tyre politike, bien nė
kundėrshtim me parimet e rendit bazė liridashės demokratik. Nė ndryshim nga kjo, sipas nenit 9
tė Ligjit Themelor,
shoqatat tė cilat janė tė orientuara kundėr rendit
kushtetues apo kundėr ideve tė mirėkuptimit tė popujve, mund tė ndalohen nga ministri i brendshėm federal
ose
nga ministrat e brendshėm tė landeve federale.
3. Partitė subvencionohen nga shteti, pra financohen pjesėrisht nga
buxhetet e federatės dhe tė landeve. Kjo vlen pėr vetė partinė
dhe pėr fondacionet e afėrta me tė, si dhe pėr partitė nė
parlament, pra pėr grupet parlamentare. |
Gjermania si
shtet i partive par excellence
[Pėr
pozitėn juridike tė partive nė Gjermani shih
faqen Ligji
Themelor] |
|
Pėr ta precizuar rėndėsinė e veēantė tė tyre
nė shtetin e partive duhet t'u hedhim njė vėshtrim detyrave ose mė
mirė funksioneve nė realitetin kushtetues, tė cilat u jepen atyre nga shkencat politike, nė
mėnyrė tė veēantė sociologjia politike. Po t'u
hedhim njė vėshtrim
publikimeve rreth kėsaj teme, njė katalog i mundshėm i
funksioneve do tė ishte si mė poshtė:
1. Funksionet nė fushėn e ndėrmjetėsimit mes
shoqėrisė dhe sistemit administrativ politik,
d.m.th.: organizimi i zgjedhjeve;
rekrutimi dhe zgjedhja e personelit politik;
artikulimi i interesave tė
shoqėrisė; grumbullimi i interesave tė shoqėrisė
brenda partive; krijimi i legjitimitetit tė
sistemit politik.
2. Funksionet nė fushėn qeveritare:
formimi i qeverisė;
strukturimi i parlamentit me ndihmėn e grupeve
parlamentare dhe
formimit tė opozitės;
formulimi i politikės dhe zbatimi i saj; pėrzgjedhja
e bartėsve tė posteve dhe tė mandateve;
adresat i kėrkesave politike dhe shoqėrore. |
Funksionet e partive
[Mė
shumė informacione mbi funksionet e partive mund tė gjeni nė
kursin bazė
3] |
|
Gjatė perceptimit tė kėtyre funksioneve nga ana e partive, disa
vėzhguesve, partitė u duken si organe kushtetuese,
tė cilat ekzistojnė pėrballė Presidentit Federal, Bundestagut, Bundesratit,
Qeverisė Gjermane dhe Gjykatės Federale Kushtetuese.
Megjithatė, njė vėzhgim i tillė ėshtė i
pamjaftueshėm ose mė saktė ėshtė i njėanshėm, sepse
bazohet vetėm nė shtet ose mė mirė nė shtetin drejtues.
Por vendimtare pėr funksionimin e shtetit tė partive nuk janė
funksionet "shtetėrore",
por pikėrisht ato funksione, tė cilat i
perceptojnė partitė si ndėrmjetėse mes shoqėrisė dhe shtetit.
Edhe pse kjo ndarje ideal-tipike (...) mes shoqėrisė dhe
shtetit mund tė jetė problematike, partitė, nė aktivitetin e tyre konkret janė tė inkuadruara nė tė nė tė
dyja kėto fusha. Ēdo teori apo sociologji e
ardhshme mbi shtetin e partive duhet ta
marrė si pikėnisje kėtė funksion ndėrmjetės. |
Partitė si
ndėrmjetės mes shtetit dhe shoqėrisė |
|
Katalogu
qė fokusohet nė aktivitetet e vėrteta tė
partive mes shoqėrisė dhe shtetit mund tė pėrmblidhet formuluar nė
vija tė trasha nė katėr funksione kryesore:
1. Funksioni i seleksionimit:
Pėrmes partive zhvillohet rekrutimi
dhe seleksionimi i elitės politike tė shoqėrisė,
nga kėshilli i komunės deri tek zyra e kancelarit.
Ajo qė shpesh anashkalohet dhe nėnvlerėsohet shpesh:
partitė ishin dhe janė gjithmonė edhe organizata patronazhi,
d.m.th. shoqata tė qytetarėve, tė
cilat ndajnė pozita,
poste, funksione,
ngritje nė pozita tė ndryshme dhe karriera.
Kėtu nuk ka asgjė tė keqe.
Politikisht problematike (e natyrisht edhe
moralisht), situta bėhet kur pozitat e pushtetit
merren pėr vete, pra nė momentin kur nuk
bėhet fjalė mė (edhe) pėr realizimin e pėrmbajtjeve. Nė
arritjet mė tė mėdha tė partive
tona nė vitet e 50-60,
ndėr tė tjera bėn pjesė edhe demokratizimi i shėrbimit publik (...). |
Funksionet e partive
mes
shtetit dhe shoqėrisė
Funksioni i seleksionimit |
| 2.
Funksioni mediativ: Partitė dhe pėrfaqėsuesit e tyre nė parlament dhe nė qeveri janė
pėrfaqėsues tė interesave tė veēanta tė shoqėrisė. Siē e
dimė, nocioni "parti"
rrjedh nga fjala "pars" ( =
pjesė). Partitė pėrfaqėsojnė vetėm njė pjesė
tė interesave tė shoqėrisė dhe vetėm nėse ato dhe parlamentarėt e tyre
pranojnė se janė pėrfaqėsues (formuluar nė mėnyrė tė ashpėr) tė interesave
ose tė kėrkesave
tė veēanta, bėhet i
mundur transmetimi i qartė i kontradiktave kolektive tė interesave,
bėhet i pranueshėm dhe nuk denoncohet si "i
pabazė" kompromisi qė rezulton nga kjo
dhe nuk janė tė detyruara ta veshin pozitėn e tyre
specifike dhe shumėngjyrėshe me ikonėn dhe breroren e mirėqenies sė
pėrgjithshme. Vetėm nėse arrihet konsensusi pėr
faktin qė partitė dhe parlamentarėt luajnė rol tė dyfishtė si
pėrfaqėsues tė interesave tė veēanta dhe atyre kombėtare,
mund tė hiqet dorė nga diskutimi mbi parimet themelore tė gjithėvlefshme dhe
tė madhėrishme, partitė mund t'i braktisin
kėshtjellat, nga tė cilat (...) kanė zhvilluar
betejat botėkuptimore. |
Funksioni mediativ |
| 3.
Funksioni agregues: Partitė, edhe brenda mureve tė tyre partiake, pėrpiqen
tė barazojnė
interesat e ndryshme dhe kontradiktore tė grupeve tė ndryshme tė shoqėrisė,
tė cilat mund tė jenė tė organizuara jashtė dhe brenda
partisė, mundohen tė gjejnė kompromise mes tyre dhe
njėkohėsisht tė formulojnė pozicionin e tyre "partiak".
Partitė pra integrojnė vullnetet e shpėrndara tė
grupeve tė ndryshme. Nė rastin ideal ato ndikojnė si
katalizatorė socialė dhe politikė. Ata tė cilėt
aktivitetin politik tė grupeve tė ndryshme tė
interesave nuk e kalojnė nėpėr filtrin e "partive",
por e fusin direkt nė procesin shtetėror tė formimit tė
vullnetit, do ta shndėrrojnė patjetėr shtetin
nė shtetin e shtresave apo tė
shoqatave. |
Funksioni agregues |
4.
Nxitja e paqes:
Duke ushtruar funksionin mediativ dhe atė agregues,
partitė kontribuojnė nė nxitjen
e paqes. Shteti i partive ofron mekanizma
rregulluese pėr zgjidhjen e konflikteve brenda partive dhe jashtė tyre e
nė kėt mėnyrė edhe mes interesave divergjente nė
shoqėri. Ekzistojnė pra rregulla tė caktuara,
sipas tė cilave zhvillohet lufta pėr pushtet (tė pjesshme), tė cilat pengojnė qė kjo luftė tė shndrrohet nė luftė
qytetare. Kusht pėr kėtė natyrisht ėshtė arritja
e njė marrėveshjeje paraprake sociale dhe politike, e cila pėrcakton se
cilat rregulla tė zgjidhjes sė konflikteve vlejnė dhe cilat vlera themelore
janė tė padiskutueshme. Kjo ka kuptim vetėm pas
njohjes sė vlerave themelore (si p.sh. mbrojtjen e tė
drejtave tė njeriut,
mbrojtjen e minoriteteve), tė cilat
pėrbėjnė bazėn e rregullave pėr zgjidhjen e konflikteve.
Shteti i partive pėrbėhet nga perceptimi i tė gjitha
apo tė paktėn i pjesės mė tė madhe tė katėr funksioneve
tė lartpėrmendura tė partive.
Pa ekzistencėn e partive nuk mund tė ketė
sistem tė suksesshėm parlamentar. |
Nxitja e paqes |
|
Sistemet moderne parlamentare tė
qeverisjes karakterizohen nga fakti se ekzekutivi
ose mė saktė kabineti dhe shumica parlamentare janė tė lidhura ngushtė me
njėri-tjetrin dhe pėrbėjnė njė njėsi tė vetme politike,
pra shumicėn qeveritare. Pėrballė
saj qėndron opozita. Nga kjo gjendje, nė
sistemin parlamentar tė qeverisjes ekziston mundėsia e kontrollit;
kjo gjendje politike,
pra qėndrimi pėrballė njėra-tjetrės i shumicės qeveritare dhe opozitės,
paraqet ndarjen e pushtetit, e jo
polet e kundėrt tė legjislativit dhe ekzekutivit. Dhe
janė pikėrisht partitė ato qė krijojnė lidhjet, me ndihmėn
e tė cilave bashkohen degėt e ndryshme tė sistemit politik (ekzekutivi
dhe shumica parlamentare nė shumicė qeveritare) dhe, nė rastin e
Republikės Federale Gjermane, nivelet e ndryshme,
federatė, lande federale dhe komunė. |
Ndarja e pushtetit
nė
sistemin parlamentar
[Pėr
mės shumė informacione rreth konceptit tė ndarjes sė pushtetit shih
kompleksin tematik Demokracia] |
|
Siē dihet, nė Republikėn Federale Gjermane kemi tė bėjmė
me njė sistem tepėr tė komplikuar tė ndarjes sė pushtetit,
tė kontrollit tė pushteteve dhe kufizimit tė pushteteve,
i cili ėshtė mė i afėrt me sistemin amerikan tė checks and balances
se sa me sistemin e thjeshtė britanik bipolar,
nė tė cilin "ins" dhe
"outs" qėndrojnė pėrballė njėri-tjetrit.
Ndikim nė marrjen e vendimeve tek ne nuk kanė vetėm
landet federale, Kėshilli Federal,
komunat, Gjykata Federale Kushtetuese, dy bankat
qendrore nė Frankfurt, institutet evropiane nė
Bruksel dhe Strassburg, NATO,
por para sė gjithash shoqatat dhe grupet
e interesave tė llojeve tė ndryshme, kėshtu qė
Kancelari, pavarėsisht nga kompetenca e tij pėr dhėnien e direktivave, nė fakt
ėshtė vetėm njė "sylesh i mjerė",
njė moderator, i cili nėse dėshiron tė
numėrohet nė mesin e tė mėdhenjve tė profesionit tė tij, duhet tė
vendosė prioritetet dhe brenda njė periudhe
legjislative tė arrijė tė realizojė pjesėn mė tė madhe ose tri qėllimet mė tė mėdha.
Nėse nė kohėn e globalizimit,
internacionalizimit, evropianizimit dhe tė
ekonomizimit ekziston njė shans pėr pėrparėsinė e politikės, atėherė kjo
mund tė ndodhė vetėm nėpėrmjet partive. |
|
Partitė janė ngjitėsi
qė mban tė bashkuara institucionet politike, nė
brendinė e tyre dhe me njėri-tjetrin, dhe kjo arrihet nė radhė tė
parė me ndihmėn
e marrėveshjeve joformale dhe bashkėpunimit tė ndėrsjellė.
Nė kėtė kontekst mund tė flitet pėr "rrethin
e elefantėve": Mledhjet joformale informative, tė
koordinimit tė punės dhe tė gjetjes sė konsensusit tė shefit tė
ekzekutivit (nė RFGJ Kancelari) dhe tė ministrave kryesorė, kryetarėve tė
grupeve parlamentare dhe tė partive, sidomos nė qeveritė e
koalicionit, por edhe nė ato njėpartiake, bėjnė pjesė nė thelbin e
sistemeve parlamentare tė qeverisjes dhe nuk kanė asgė tė bėjnė me
mbledhjet e fshehta. Shumica parlamentare dhe
opozita konstituohen pėrmes disiplinės sė grupeve parlamentare dhe tė partive nė ēėshtjet qendrore legjislative (jo nė
tė gjitha, p.sh. jo nė ēėshtjet e ndėrgjegjes).
Konkretisht: ligji mė i rėndėsishėm
i njė viti parlamentar, ligji mbi buxhetin, pėrmban pėrkrahjen e shumicės
parlamentare. Nė rastin e mungesės sė kėsaj
pėrkrahjeje, bėhet fjalė pėr krizė tė hapur qeveritare. |
Partitė si
ngjitės i institucioneve |
|
Ata qė ankohen se kontradiktat klasike tė ekzekutivit dhe
legjislativit krijohen pėrmes partive, ata qė
pėrpiqen tė realizojnė papajtueshmėrinė mes postit
tė ministrit dhe mandatit nė parlament, mes postit
tė kancelarit dhe kryetarit tė partisė, akoma
ndodhen nė Kishėn e Paulit nė Frankfurt tė vitit
1848, kuptimi i tyre ėshtė ai i njė
parlamentarizmi dinosaurėsh, kėta krijojnė kontradiktėn mes sundimit absolut dhe pėrfaqėsimit tė popullit dhe janė tė lidhur nė idenė e
shtetit autoritar, me apo pa vetėdijen e tyre. |
|
|
(...)
Partitė nė RFGJ, qė nga mesi i viteve 60, pėrveē tė tjerash edhe pėrmes emancipimit nė rritje nga
lidhjet botėkuptimore dhe organizative tė mjediseve tė tyre sociale dhe
morale, i janė afruar tipit ideal tė partive, i cili ėshtė i domosdoshėm pėr funksionimin e njė sistemi
parlamentar tė qeverisjes. Ato i kanė plotėsuar
gjithnjė e mė tepėr katėr funksionet e tyre tė pėrmendura mė lart. |
|
|
Sistemi partiak fillimisht tepėr i zgjeruar dhe nė ēėshtjen e sjelljes sė votuesve i varur nga Vajmari,
nė vitet 60-70 u
pėrqendrua nė sistemin 2 ½ partiak, nė
tė cilin nė konkurrencė ishin dy parti tė mėdha popullore dhe njė parti e
vogėl honorati. Ndėrrimet e qeverisė ndodhėn tri
herė, kėshtu qė loja mes shumicės qeveritare dhe
opozites duket se funksiononte. Dhe pjesėmarrja nė
zgjedhjet pėr Bundestag ishte mbi 90 %.
Partitė ishin pranuar nga qytetarėt. |
|
|
Siē dihet kėto kohėra idilike i takojnė sė kaluarės.
Shprehja "mosinteresim pėr parti "
ėshtė e
njohur tashmė pėr tė gjithė. Kemi tė bėjmė me njė krizė tė
shtetit tė partive apo me fundin e tij?
Kriza e vėrtetė apo e menduar e shtetit tė partive argumentohet si mė
poshtė: anketimet e ndryshme tregojnė
pakėnaqėsinė e votuesve me partive dhe rėnien e pranimit tė tyre;
bie numri i votave tė partive tė mėdha; rritet ai i partive tė
vogla si tė Gjelbėrit,
socialistėt (PDS) dhe pėrkohėsisht
republikanėt dhe DVU;
gjithashtu rritet pėrqindja e personave qė nuk votojnė dhe e atyre tė
paqėndrueshėm; bie numri i anėtarėve tė tė gjitha partive
(me pėrjashtim tė tė Gjelbėrve, numri i tė cilėve mbetet i njėjtė).
Pa dyshim kemi tė bėjmė me mosinteresim pėr partitė,
megjithatė jo me njė krizė tė shtetit tė partive,
e nė asnjė mėnyrė me rrezikimin e ekzistencės sė
demokracisė parlamentare. |
Mosinteresimi pėr partitė |
|
Pėr t'u
diskutuar janė shkaqet qė kanė shkaktuar mosinteresimin pėr partitė. Nė kėtė kontekst mund tė pėrmendet njė grup i tėrė i tyre:
Nė kohėn e postmaterializmit kanė hyrė forma tė reja
tė pjesėmarrjes politike, procesi i individualizimit
vazhdon,
pėrmbajtjet e politikės janė bėrė gjithnjė e mė tė
komplikuara dhe komplekse, kėshtu qė partitė nuk janė
mė nė gjendje t'iu ofrojnė
votuesve koncepte tė plota. Pėr disa nga shkaqet
e mosinteresimit pėr to pėrgjegjėse janė vetė partitė. Kėtu bėjnė pjesė
ndėr tė tjera edhe aferat e famshme tė financimit, tė
dietave tė shėrbimit dhe tė korruptimit. Edhe mė rėndė
peshon fakti se partitė, nė pikėn kulminante tė zhvillimit (pjesėrisht
edhe nė ditėt e sotme) kanė krijuar pėrshtypjen se janė
kompetente pėr ēdo gjė, se janė monopoliste nė procesin
e formimit tė vullnetit politik. Partitė e kanė
zgjeruar sė tepėrmi kompetencėn e tyre dhe janė futur nė sfera, nė tė cilat nuk
ka qenė e nevojshme tė hyjnė. Me rėndėsi tė pėrmenden nė kėtė
kontekst janė veēanėrisht kėshillat e famshėm tė radiotelevizionit,
nė tė cilat jo vetėm qė votohet sipas aspekteve
partiako-politike, por ku ekzistojnė edhe "rrethe shoqėrore", tė
ngjashme me fraksionet e partive, tė cilat
takohmen para mbledhjeve zyrtare. Pėrveē kėsaj, partitė e kanė zgjeruar patronazhin e tyre edhe nė administratė:
Fakti se pėr plotėsimin e vendit tė drejtorit tė teatrit apo tė
operės rol tė rėndėsishėm luan pėrkatėsia partiake,
pėr opinionin publik ėshtė vėshtirė tė kuptohet njėlloj si
fakti se nė disa pjesė tė RFGJ-sė, ngritja e njė
mėsuesi nė detyrėn e drejtorit ėshtė pothuajse e
pamundur pa paasur teserėn pėrkatėse partiake. Nė
nivelin lokal partitė dukej dhe duket se janė gjithėpėrfshirėse:
ato pėrzihen nė shoqata,
nė shoqata sportive dhe muzikore, nė
shoqatat e qitėsve e deri te zjarrėfikėsit vullnetarė.
Kjo gjithėpėfshirje forcon bindjen se partitė janė
kompetente pėr ēdo gjė. Por pikėrisht kėtu qėndron
problemi, i cili vitet e fundit u
ėshtė kthyer si bumerang partive. Ngaqė pretendojnė pėr
kompetenca tė pėrgjithshme, ato kanė zgjuar kėrkesa tė tilla, tė cilat nė
realitetin politik dhe shoqėror tė RFGJ-sė nuk janė tė realizueshme.
Pėr shkak se pretendojnė monopolin, ato sot
bėhen pėrgjegjėse pėr shumė gjėra, pėr tė cilat nuk
kanė kurrfarė kompetencash. Konkretisht:
partitė veē e veē nuk nuk mund
tė bėhen pėrgjegjėse pėr globalizimin e tregjeve tė kapitalit, ndėrkombėtarizimin
e tregjeve tė punės,
pėr deficitet nė buxhetet publike apo pėr domosdoshmėrinė e zgjerimit tė shtetit
social. |
Shkaqet e antipatisė ndaj
partive |
|
Mosinteresimin pėr partitė e rrit edhe fakti se
partitė tona tė mėdha e kanė vėshtirė t'i bėjnė ballė fragmentimit dhe
segmentimit tė tyre, me shumėllojshmėrinė dhe
kontradiktat e tyre. Aktualisht kjo prek mė tepėr
Partinė Socialdemokrate (SPD) se
atė Kristiandemokrate (CDU), edhe
pse kjo mė tepėr pėr shkaqe strukturore. Pavarėsisht
nga imazhi i SPD-sė dhe CDU-sė nė
opinionin publik dhe te disa ekspertė shkencorė,
kėto dy parti nuk janė organizata gjigante hierarkike apo
oligarkike, por mė tepėr, siē kemi thėnė mė lart "fragmente
tė ēlirėta tė bashkuara", "anarki tė ēlirėta tė
bashkuara". |
|
|
Nė aspektin organizativ tė decentralizuara dhe tė
copėzuara, me njė shkallė tė lartė autonomie pėr
degėt rajonale, nga degėt lokale e deri tek ajo federale,
pėr grupet e ndryshme brendapartiake tė interesave,
bashkėsitė e punės tė SPD-sė dhe shoqatat
e CDU-sė, dhe pėr fraksionet e
ndryshme, nga kėshilli komunal e deri nė Bundestag;
nė pėrbėrjen sociale tė funksionarėve,
anėtarėve dhe votuesve tė tyre shumėngjyrėsh dhe tė shumėllojshėm,
nė pozitė tė vėshtirė mes grupeve tepėr kontradiktore tė
shoqėrisė; nė aspektin programor dhe ideologjik po aq tė shumėllojshėm
por edhe kontradiktor si nė atė tė strukturės sė tyre sociale;
tė bashkuar nga vullneti pėr pushtet,
me ndihmėn e patronazhit, tė simboleve,
ritualeve dhe pikave programore tė trashėguara dhe, nė rast se kanė tė
tillė, me
ndihmėn e udhėheqėsve karizmatikė dhe/ose kompetentė nė
aspektin organizativ. Partitė pra nga jashtė
nuk duken unike dhe harmonike - e
kjo kontribuon nė mosinteresimin pėr to. |
|
|
Pėrveē kėsaj, ngarkesat historike, tė cilat nė
tė kaluarėn e kanė vėshtirėsuar funksionimin e partive nė sistemin
parlamentar tė qeverisjes, nuk janė kapėrcyer tėrėsisht as
sot e kėsaj dite. Rėndėsia e efektit tė antipatisė duket
se ėshtė rikthyer si te votuesit, ashtu edhe te disa
sociologė. |
|
|
Mosinteresimin pėr partitė e forcon edhe fakti se
partitė tona gjenden nė njė proces tė vazhdueshėm transformimi.
Etiketat e partive politike mbesit tė njejta, ndėrsa pėrmbajtjet
politike ndryshojnė. Kjo shkakton huti
dhe telashe. Kjo nuk nėnkupton vetėm faktin se PDS
ėshtė shnėrruar nė parti rajonale tė lindjes sė Gjermanisė dhe Aleanca
90/Tė gjelbėrit ndėrrojnė lėkurėn e vjetėr dhe veshin atė
social-liberale, kėshtu qė pėrēarja e liberalizmit
gjerman, e njohur nga Republika e Weimar-it
dhe nga Perandoria e Bismarck-ut,
ka rifilluar sėrish prapa shpinės sė aktorėve, derisa
FDP-ja merr pozitėn e djathtė tė tregut liberal.
Prapa etiketės se CDU-ja dhe
SPD-ja janė parti popullore ėshtė krijuar njė strukturė
krejtėsisht e re. Tanimė ne mund tė flitet pėr
lindjen e sipėr tė njė lloji tė ri tė partive politike,
i cili signalizon fundin e partive tė anėtarėve dhe tė
funksionerėve. Ky lloj i ri i partive politike,
i cili duket se gjithnjė e mė tepėr po inkuadrohet me
sukses, mund tė ndahet nė tri shkallė dhe tė pėrshkruhet me
ndihmėn e kėtyre tre indikatorėve: |
[Pėr
mė tepėr informacione rreth llojeve tė ndryshme tė partive politike shih
kursin
themelor
2] |
|
1.
Lloji i ri i partive paraqitet si
parti e mediave. Kryesia
kombėtare partiake, pa marrė para sysh se a bėhhet
fjala kėtu pėr njė kryetar tė vetėm partie apo pėr dy apo tre sė bashku,
komunikon me anėtarėt e partisė sė tij,
por edhe me simpatizuesit dhe votuesit nė mėnyrė tė
drejtėpėrdrejtė nėpėrmjet mediave. Nė kėtė mėnyrė
tejkalohen strukturat tradicionale tė formimit tė vullnetit brendapartiak, pra sistemi i delegatėve.
Funksionarėt dhe aktivistėt partiak,
elita e mesme partiake e humbė pushtetin dhe ndikimin e
saj.
Forma e ekzistuese e "demokracisė
brendapartiake" vihet nė pikėpyetje:
Ishin pikėrisht delegatėt e kongreseve partiake, funksionarėt
partiak, tė cilėt nė fakt nuk e zbatuan formimin e vullnetit nga poshtė
drejt kreut, mirėpo tė cilėt pėr shkak tė kompetencave tė tyre
organizatorike dhe profesionale ishin nė gjendje
t`i kontrollojnė qendrat e pushtetit brenda dhe jasht partisė dhe me kėtė
edhe kryesinė e partisė dhe nė rast nevoje edhe tė prezentojnė pėrmes
formimit tė grupeve dhe fraksioneve brendapartiake elita konkurruese si
alternativė. Linja e mesme partiake,
pra delegatėt e kongresit tė partisė dhe funksionarėt
partiak vepronin sė paku si kontrollues potencial brendapartiak tė
kryetarėve tė partisė. Nė partinė e mediave
tejkalohen gjithnjė e mė tepėr pikėrisht kėta kontrollues potencial.
As elementet e demokracisė sė drejtėpėrdrejtė,
tė cilat nė procesin e formimit tė vullnetit brendapartiak
futen pėrmes zgjedhjeve direkte tė bartėsve tė mandateve dhe tė
funksionerėve partiak apo pėrmes votimeve tė anėtarėve,
nuk rezultojnė nė njė kualitet tė
ri tė demokracisė brendapartiake.
Me kėtė vetėm se forcohet mė tepėr komunikimi
direkt mes kryesisė dhe bazės sė partisė, derisa
pushteti i funksionarėve partiak zvoglohet edhe mė tepėr.
Komunikimi mes kryesisė dhe bazės nė asnjė mėnyrė nuk
ėshtė i njėanshėm. Anketimet e ndryshme brenda
anėtarėve partiak, tė zhvilluara pikėrisht nga mediat po bėhen
gjithnjė e mė tė rėndėsishme. Anketimet e anėtarėve
pasqyrojnė mendimin e bazės ndaj kryesisė partiake (...). |
Njė lloj i ri i partive
politike
Partia e mediave |
|
2.
Partitė politike janė zhvilluar nė
organizata profesioniste shėrbyese.
Ngjitja e pllakatave nė kohėn e fushatave elektorale nga
anėtarėt apo funksionerėt partiak apo thėnia se karriera politike duhet tė
fillohet si "shėrbyes" apo mbledhės i kontributeve tė anėtarėsisė nėpėr
degė lokale bėjnė pjesė nė folklorin e historisė
partiake gjermane dhe nuk i pėrkasin mė relitetit tė sotėm.
Pllakat elektorale sot ngjiten nga agjensitė e reklamave,
ndėrsa anėtarėsitė rrjedhin automatikisht nga llogaritė
rrjedhėse nė kasat e arkatarėve. Ky zhvillim shpesh
quhet "amerikanizim".
Partitė amerikane nė fakt edhe e kanė pėrjetuar njė
zhvillim tė ngjashėm, mirėpo ato nuk janė shkaktare
tė profesionalizimit nė rritje tė partive tona politike.
Partia moderne, gjithnjė e mė e profesionalizuar, para sė
gjithash kryen tri shėrbime kryesore:
ajo zhvillon dhe financon fushatat elektorale.
Pėrmes saj zhgjidhet elita politike,
pra pėrcaktohen kandidatėt pėr poste tė caktuara.
Dhe partia qeverisė duke u gjendur nė parlamente tė
ndryshme si fraksion dhe duke vėnė nė dispozicion personel pėr
ekzekutiven, administratat komunale dhe kabinetet nė nivelin e shteteve
federale dhe nė atė federativ. |
Partia shėrbyese |
|
3.
Partitė e vjetra gjithnjė e mė tepėr zhvillohen nė
parti fraksionesh. Qendrat e
pushtetit tė partive politike, por edhe resurset e
tyre organizatorike dhe financiare, ndodhen nė fraksionet
e parlamenteve (gjithashtu nga kėshilli komunal e
deri tek Bundestag-u) dhe nė
kabinetet e ndryshme (tė nivelit tė shteteve
federale dhe federative, nė nivelin komunal dhe nė
administrat dhe decernatet pėrkatėse). Janė partitė
politike ato tė cilat "qeverisin" (gjithnjė
nė kuptimin "to govern") duke u bėrė
funksionarė partiak, pra persona, tė cilėt ushtrojnė poste tė caktuara
brenda partisė, anėtarė tė
parlamenteve resp. tė kabineteve dhe tė zyreve ekzekutive.
Nė kėtė mėnyrė bėhet kumulimi i funksioneve partiake,
i mandateve nė parlament dhe i posteve nė ekzekutive.
Me kėtė shuhet primati i organizimit
partiak, siē e njohim nga historia e demokracisė
sociale. Qendra e vėrtetė e pushtetit tė partisė
qėndron nė "parties in government", nė
fraksionet dhe ekzekutiven.
Organizimi partiak megjithatė luan rol tė rėndėsishėm (...). |
Partia e fraksionit |
|
Lloji i ri i partive politike nė lindje e
sipėr, i cili
zėvendėson partitė popullore si parti tė anėtarėve
dhe tė funksionerėve,
pėrmban pra nė vete tri elemente kryesore: tė qenit
parti e mediave, parti e profesionalizuar dhe parti
e fraksioneve. Partitė politike tė cilat i ofrohen
kėtij lloji tė ri e konsiderojnė veten gjithnjė e
mė tepėr si organizata shėrbyese: ato zhvillojnė
fushata elektorale, rekrutojnė elitėn politike dhe vėjnė nė dispozicion
personelin e parlamentit dhe tė qeverisė, pra
qeverisin dhe administrojnė. Nė kėtė mėnyrė
kristalizohet njė koncept i ri i partive politike,
i cili i afrohet definicionit qė pėrdoret nė tekstet e kolegjeve amerikane
dhe i cili pasqyron realitetin politike tė SHBA-ve:
"A party is to elect", partia ekziston pėr tė rekrutuar
dhe pėr ta vėnė nė detyrė elitėn politike. Sa mė
shumė qė tė inkuadrohet ky lloj i ri i partive politike, aq mė pak
perceptohen nga partitė politike funksionet e tyre tradicionale: pranimi
dhe grumbullimi i interesave divergjente nė shoqėri dhe veprimi si
institucione ndėrmjetėse mes shoqėrisė dhe sistemit politik-administrativ,
duke krijuar nė kėtė mėnyrė legjitimitet pėr sistemin politik nė
pėrgjithėsi. Ajo qė sot duket si krizė e partive
politike, si antipati ndaj tyre,
nė fakt ka tė bėj me humbjen e cekur tė funksioneve tė
partive politike. Ato mė nuk veprojnė nė mėnyrėn e
zakonshme (si nė vitet e 50-ta
dhe 60-ta) si institucione
ndėrmjetėse, mbledhėse dhe prezentuese tė
interesave, por kufizohen gjithnjė e mė tepėr nė funksionin e rekrutimit
tė elitės. |
Koncept i ri i partive
politike |
|
Megjithatė:
kjo nė asnjė mėnyrė nuk nėnkupton fundin e shtetit tė
partive politike, dhe atė pėr shkaqe historike dhe sistematike.
Fillimisht duhet rikujtuar roli jashtėzakonisht i madh
historik i shtetit federal tė partive politike nė
republikėn e Weimar-it, i
cili njėkohėsisht nėnkupton vitalitet pėr tė tashmen dhe tė ardhmen.
Tė pėrmendim kėtu vetėm kontributin integrues tė tij.
Nė kėtė mėnyrė u absorbuan dhe u integruan nga partitė
politike ish nacionalsocialistėt,
grupet dhe partitė ekstremiste
majtiste dhe djathtiste, refugjatėt, opozita
jashtparlamentare dhe lėvizjet e reja sociale,
tė bazuara mbi mentalitetet dhe sjelljet postmaterialiste.
Kjo dėshmon njė masė tė madhe tė fleksibilitetit.
Natyrisht se nė kėtė mėnyrė ėshtė ndryshuar edhe vetė
sistemi politik; kultura e dikurshme autoritare
shtetėrore ėshtė demokratizuar gjithnjė e mė tepėr,
gatishmėria e qytetarėve pėr participim politik ėshtė rritur,
ndėrsa kėrkesat pėr mė tepėr demokraci
tė drejtėpėrdrejtė i vėnė partitė politike nėn presion.
Nė pėrgjithėsi mund tė thuhet se ky sukses i integrimit e
ka vėrtetuar dhe stabilizuar sistemin partiak, e
para sė gjithash sistemin parlamentar tė qeverisjes.
Nė historinė e suksesit tė shtetit
tė partive politike bėn pjesė edhe demokratizimi i administratės pėrmes
partonazhit tė partive politike (...). |
Fundi i
partive politike? |
|
Nė fund tė fundit nuk
ekziston asnjė alternativė pėr partitė politike dhe
shtetin e partive politike. Organizatat dhe
institucionet alternative, tė cilat do tė ishin nė gjendje t`i
zėvendėsojnė partitė politike dhe t`i marrin funksionet e tyre,
posaēėrisht atė tė ndėrmjetėsimit, nuk janė nė dukje.
Iniciativat qytetare dhe ato njėpikėshe vetėm e plotėsojnė
shtetin e partive politike, e nuk e vėjnė ekzistimin e tij nė pikėpyetje.
Sot madje as qė flitet mė (si nė kohėn e lėvizjes
studentore) pėr sistemin e kėshillave, e lere mė
pėr paraqitjen e tij si mundėsi politike dhe
sociale. (...) Kush do tė lėvizė diēka,
t`i realizoj interesat dhe qėllimet politike, ėshtė i
detyruar tė kaloj nėpėr institucionin "parti".
Megjithatė, organizatat jopartiake si iniciativat
qytetare, lėvizjet sociale dhe ato njėpikėshe dhe shoqatat e ndryshme, nė
tė ardhmen do tė marrin pjesė gjithnjė e mė tepėr
nė procesin e formimit tė vullnetit politik.
Mirėpo edhe ato orientohen (qėllimisht) nė partitė
politike dhe pėrpiqen t`i ndikojnė ato gjatė
ndjekjes sė interesave tė tyre. |
Pa alternativa
[Teksti
mbi iniciativat
qytetare] |
|
Edhe pse partitė politike akoma luajnė rol qendror
sistemin politik tė RFGJ-sė, konkretisht nė procesin e
formimit tė vullnetit politike, ato njėkohėsisht
gjenden edhe nė njė proces tė reformimit tė tyre.
Ato janė bėrė mė tė ndjeshme pėr shkak tė thyerjeve mes shoqėrisė dhe
sistemit politik-administrativ, siē shprehen ato nė
antipatinė ndaj partive politike. Reformat resp.
pėrpjekjes pėr reforma nuk synohen pėr shkak tė arsyeve njeridashėse apo
tė formimit politik dhe tė etikės abstrakte,
por thjesht pėr shkak tė pėrpjekjeve
tė vetėmbrojtjes. Me zgjatjen pėr njė kohė tė gjatė
apo tė pėrhershme tė antipatisė ndaj partive politike mund tė ngjajė qė
ajo, nė situata kritike sociale dhe ekonomike, tė shndėrrohet nė antipati
ndaj sistemit dhe tė demokracisė nė pėrgjithėsi.
Efekti i vjetėr i antipatisė mund tė del nė sipėrfaqe dhe tė mundėsoj
realizimin e pikėpamjeve dhe sjelljeve autoritare politike.
Vetė partitė politike pra janė tė interesuara reagojnė me
ndjeshmėri ndaj kritikave dhe afekteve tė drejtuara kundėr tyre dhe tė
reformohen. |
Reformim
i partive politike |
|
Me rėndėsi nė kėtė aspekt ėshtė para sė gjithash heqja
dorė nga pretendimi i kompetencės dhe praktikės sė pėrgjithshme i partive
politike, pra heqja dorė e partive politike nga
pretendimi i monopolit nė procesin e formimit tė vullnetit politik.
Pėrveē kėsaj bėhet fjalė edhe pėr nxitjen e formave tė
tjera tė participimit politik, p.sh. pėrmes
iniciativave qytetare, shoqatave dhe lidhjeve tė
ndryshme. Nė fund tė fundit bėhet fjalė edhe pėr
inkuadrimin e kujdesshėm tė formave tė reja tė participimit nga ana e
partive politike, si p.sh. hapja pėr elementet e
demokracisė sė drejtėpėrdrejtė. Nė tė vėrtetė
pėrvoja ka treguar se pasojat e inkuadrimit tė elementeve plebishitare nė
partitė politike, p.sh. i parazgjedhjeve dhe i
anketimeve tė anėtarėve, nuk ishin paramenduar sa
duhet. |
Pa kompetencė tė pėrgjithshme |
|
Nė rend tė ditės pra gjendet reformimi i partive
politike dhe i shtetit tė partive politike,
e jo heqja e tyre. Partitė
politike, por edhe historianėt dhe sociologėt, duhet tė kenė parasysh me
kėtė rast rolin qė duhet ushtruar ato nė sistemin parlamentar tė
qeverisjes, pra nė shtetin e partive politike.
Partitė politike duhet t`i pėrshtaten zhvillimeve tė reja politike,
sociale dhe ekonomike. Me rėndėsi
nė kėtė aspekt ėshtė vetėbesimi dhe pėrzierja e pėrshtatshme e faktorėve
tė ndryshėm nė statutet e partive politike. Ernst
Fraenkel kėtė e ka formuluar para afro 40 vjetėve nė
mėnyrė tė qėlluar dhe tė vlefshme edhe nė ditėt e sotme:
Ajo qė na duhet ne sot janė "partitė
e tilla politike, tė cilat nuk ngurrojnė tė pranojnė se qėllim i tyre
ėshtė sjellja e prijėsve tė tyre nė pozita tė rėndėsishme strategjike nė
qeveri dhe administratė; partitė e tilla politike,
tė cilat nuk ngurrojnė tė pranojnė se duhet tė punojnė
dorė pėr dore me grupet e interesave, por pa qenė
tė detyruara tė kapitulojnė para tyre.
Partitė e tilla politike, tė cilat
nuk ngurrojnė tė pranojnė se presionin mbi delegatėt e tyre e ushtrojnė
pėr shkak tė pamundėsisė sė qeverisjes pa diciplinė tė fraksionit.
Na duhen parti tė tilla, tė cilat posedojnė fuqi tė
brendshme pėr shkėputjen nga pikėpamjet
tradicionale, tė cilat, pėr shkak tė lindjes sė
tyre nė rrethana tė tjera politike, paraqesin
ngarkesė pėr punėn e suksesshme parlamentare.
Mirėpo ne na duhet edhe parti tė tilla, tė cilat, pėrkundėr pohimit tė
domosdoshmėrisė sė qėndrimit pragmatik ndaj politikės, me njė pikė tė
fundit tė romantikės trishtuese nuk turpėrohen nga ėndėrrat e rinisė sė
tyre, tė kohės kur angazhimi
me politikė ishte aq i kėnshėm,
dhe atė pėr shkak tė besimit tonė tė thellė se bota
qeveriset nga parimet." |
|
|
[Parteienstaat
in der Krise : Überlegungen nach 50 Jahren Bundesrepublik Deutschland ;
Vortrag und Diskussion einer Veranstaltung des Gesprächskreises
Geschichte der Friedrich-Ebert-Stiftung in Bonn am 19. August 1999 / Peter
Lösche. [Hrsg.: Dieter Dowe]. - Bonn : Forschunginst. der
Friedrich-Ebert-Stiftung, Historisches Forschungszentrum, 1999. - 48 S. =
115 Kb, Text. - (Gesprächskreis Geschichte ; 27), Electronic ed.: Bonn:
FES Library, 2000, ISBN 3-86077-843-9] |
|
[Kreu
i faqes]
|