|
|
|
| Partitė nė kritikė (II)
Qysh nė vitin 1911, Robert Michels ka indentifikuar nė njė vepėr klasike tė studimit tė partive "ligjin e pandryshueshėm tė oligarkisė". Michels supozon se ēdo organizatė, nxjerr domosdoshmėrisht njė shtresė udhėheqėse, pa pasur mundėsi ta kontrollojė atė nė mėnyrė efektive dhe tė vazhdueshme. Domosdoshmėria e funksionarėve zyrtarė, e pėrparėsisė nė ēėshtjen e informimit tė kreut partiak dhe e specializimit nė rritje e politikės, padyshim ndikojnė nė fitimin e njė farė pavarėsie nga ana e aparatit partiak. Megjithatė duhet vėrtetuar nėse dhe sa zhvillohet procesi brendapartiak i formimit tė vullnetit nga lartė nė drejtim tė bazės. Grumbullimi i posteve e nė kėtė mėnyrė edhe i pushtetit pėrbėn njė problem tė madh pėr ēdo parti tė madhe (...). Pėr heqjen e strukturave tė ngurta partiake, si dhe pėr pėrmirėsimin e shkėmbimit brendapartiak tė ideve ėshtė i domosdoshėm mobilizimi mė i madh i anėtarėve. Tendencat oligarkike nė radhėt e partive tė mėdha demokratike, deri nė njė masė tė caktuar janė edhe rezultat i mungesės sė gatishmėrisė sė pjesėmarrjes sė shumė qytetarėve. Pėr t'u anėtarėsuar ėshtė e gatshme vetėm njė pjesė e vogėl e votuesve dhe e simpatizantėve tė njė partie (...). Megjithatė nuk do tė ishte e drejtė tė supozohej se partitė demokratike nuk i marrin si shtytje pėr reforma organizative kritikat nė rritje dhe mosinteresimin e madh tė qytetarėve ndaj partive, tė cilat shprehen veē tė tjerash nė rėnien e numrit tė anėtarėve tė qėndrueshėm dhe tė anėtarėve nė pėrgjithėsi, si dhe nė rezonancėn e zvogėluar dukshėm nė radhėt e brezave tė rinj. Partitė popullore nuk kanė qėndruar duarkryq nė kėtė aspekt (...). Tema diskutimi janė masat reformuese si: miratimi i pėrcaktimeve pėr kufizimin e kohėzgjatjes sė mandatit dhe pėr pengimin e akumulimit tė mandateve; zgjerimi i mundėsive tė ndikimit tė simpatizantėve tė partisė pa anėtarėsi formale; pėrfshirja intensive e femrave dhe e tė rinjve nė kongreset dhe organet partiake. [Uwe Backes/Eckhard Jesse, nga: Informationen zur politischen Bildung 207, Parteiendemokratie, Bonn BpB 1997]
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|