Sundimi i mediave
Lart Patronazhi Oligarkia Legjitimimi Sundimi i mediave Shteti partiak

 

Fushata elekt.
Politika simbolike


 

Partitė 

Partitė nė kritikė (IV)

Shpesh thuhet se partitė po kapitullojnė pėrballė mediave. Nė vend qė tė ndikojnė nė mėnyrė tė vetėdijshme dhe drejtuese nė procesin e formimit tė vullnetit politik tė popullit, sipas kritikės nė fjalė, ato i pėrshtaten shoqėrisė sė mediave. Nė vend qė tė ushtrojnė "politikė reale" ato pėrqendrohen nė politikėn "simbolike", e cila u pėrshtatet mediave nė kuptimin e fushatave PR. Teksti i mėposhtėm trajtom problematikėn nė fjalė.
Pushteti i mediave bėhet i qartė edhe /ose pikėrisht nė fushatat elektorale. Kontradiktave mes kėrkesės dhe realitetit nė fushatat elektorale iu ėshtė kushtuar njė tekst tjetėr [...kalo nė tekstin "Fushatat elektorale"]
Sfond Njė tekst tjetėr merret me nocionet "politika simbolike" dhe "shoqėria e mediave", nocione tė cilat kanė rėndėsi tė veēantė pėr kuptimin e kritikės ndaj partive nė lidhje me mediat [...kalo nė tekstin mbi politikėn simbolike].

Partitė tė shfuqizuara?

Sa mė kompekse qė tė jetė shoqėria, aq mė heterogjen ėshtė edhe fondi programor i partive. Nė kohėn e vjetėr tė kampeve tė mbyllura, partive nuk iu duheshin mė tepėr se tri faqe pėr formulimin e synimeve tė tyre politike. Ndėrkohė partitė me vitet tė tėra bėjnė kuvende tė fshehta, nė mėnyrė qė ēdo nėngrup tė ketė mundėsinė e shprehjes nė formė rezolute tė pikėpamjeve tė tij nė manifestin pėrfundimtar. E tėrė kjo zgjat shumė dhe ėshtė e mėrzitshme, ndėrsa programet bėhen gjithnjė e mė tė zgjeruara dhe monotone. Nė fund tė kėtyre diskutimeve programore maratonė partitė u kthehen prapė pėrgjigjeve tė pyetjeve tė pardjeshme. Ndėrsa pėrgjigjet duken tė pafuqishme, tė zbrazėta dhe pa dinamikė.

Ndėrkaq, politikanėt mund tė jenė tė suksesshėm vetėm nėse shfaqen dinamikė, vitalė dhe energjikė. Diskurset porgramore nuk duhet t'u nėnshtrohen pritjeve tė shoqėrisė sė mediave, e cila pėrqėndrohet nė personalizimin, vizualizimin dhe tensionimin e ngjarjeve. Diskurset programore ofrojnė shkronja, abtraksione e kur janė tė mira intelektualitet. Mesazhet e kuptimit janė tė pėrhershme; teleshoqėria ndėrkaq shpėrblen variacionet, ndėrrimin e shpejtė dhe tė shkujdesur. Pėr kėtė arsye, programet, pėr elitėn partiake nuk ngrenė mė peshė (...). Edhe kjo ka kontribuar nė humbjen e "kuptimit" tė partive.

[Kreu i faqes]

Aty ku politika e humb kuptimin e saj, as diskutimi rreth saj nuk ėshtė mė i nevojshėm. Partitė i kanė ndėrprerė nė kėtė mėnyrė diskutimet pėrtej rivaliteteve tė zakonshme tė personelit. Rrymat e dikurshme brendapartiake e kanė humbur tėrėsisht rėndėsinė e tyre dhe kanė mbetur vetėm instrument kuotash pėr vendime tė personelit, rrethe tradicionale dhe miqėsore. Ato nuk janė forume mė tė sqarimit politik dhe tė debateve tė ashpra. Sepse edhe kjo vlen pėr telepolitikanėt: mosmarrėveshjet nuk i do publiku; zgjedhjet i fiton vetėm partia qė shfaqet si unike. Kjo mund tė jetė e saktė. Sidoqoftė, njė gjė e tillė i dėmton ato nė thelbin e tyre politik, u zhvesh substancėn e tyre dhe dobėson riprodhimin  e elitave. Sepse pasardhėsit e suksesshėm nuk lindin udhėheqės nė njė strukturė pa konflikte, nė njė parti tė homogjenizuar dhe tė disiplinuar nga lartė. Politikanėt e vendosur, tė sigurtė nė instiktin e tyre, tė pranuar dhe me profil pėrmbajtėsor socializohen nė fushėn pasionante tė betejės, nė kėmbimin e hapur tė goditjeve, nė debate tė ashpėra, e jo nė fjalime zyrtare tė qeta njėminutėshe para kamerave televizive.

Aty ku nuk ekzistojnė rryma tė fuqishme, edhe ndikimi i udhėheqjes sė moderuar ėshtė i pavendosur dhe jo unik. Nė partitė shumė tė polarizuara aftėsia integruese e udhėheqjes partiake ėshtė art i lartė politik. Pėr kėtė nevojitet aftėsia pėr nxitjen e paqes, besimi i grupeve tė ndryshme brendapartiake, aftėsia pėr balancim dhe bashkim si dhe sensi pėr gjetjen e njė pike strategjike, nė tė cilėn partia mund tė orientohet si e tėrė dhe tė dalė nė fushatė (...). Edhe pėr shkak tė kėtij deficiti nė udhėheqjen politike, partitė duken aq tė pafuqishme, edhe pėr kėtė arsye e kanė tė vėshtirė tė japin impulse, tė pėcaktojnė drejtimet, tė fitojnė autoritet politik. Edhe pėr kėtė shkak, ato e humbin orientimin pas ēdo furtune mediatike.

Shumėēka nga ajo qė u tha mė lart ka tė bėjė me gjunjėzimin e partive politike para shoqėrisė sė mediave. Politika ka humbur nė kėtė mėnyrė kuptimin e saj. Pikėrisht depolitizimi i politikės e ka nxitur pėrēmimin dhe veēimin e partive. Programete e partive janė zėvendėsuar me inskenime mediatike, nė vend tė identiteteve tė qėndrueshmė kanė zgjedhur imazhe jetėshkurta, nė vend tė orientimit pėrdorin marketingun, nė vend qė tė udhėheqin me vetėbesim, lejonė tė inskenohen nga spindoktorėt. Politikanėt besojnė thellė se ligjet e shoqėrisė sė mediave e kėrkojnė njė gjė tė tillė dhe harrojnė se ato tregojnė respekt vetėm para politikanėve, tė cilėt tregojnė vetėbesim dhe vendoshmėri nė thelbin e politikės, tė cilėt nuk pėrpiqen me tėrė fuqinė pėr mirėdashjen e gazetarėve, pra pėrpara atyre politikanėve qė nuk janė tė gatshėm tė lejojnė ēdo gjė. Politikanėt nuk duhet tė lejojnė ēdo gjė. Dhe ndoshta as publiku, pavarėsisht nga pasiviteti i tij, nuk pret zbavitje nga politika, por pėrgjegjėsi, kuptim dhe seriozitet. Pikėrisht pėr kėtė arsye, ndoshta do tė ishte mė mirė qė politikanėt tė merren seriozisht me politikė.

[Nga: Franz Walter, Die deutschen Parteien: Entkernt, ermattet, ziellos; : Aus Politik und Zeitgeschichte 10/2001]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.