Iniciativa
Lart

 


 

Partitė 

Iniciativat qytetare dhe partitė

Gatishmėria nė rritje pėr pjesėmarrjen e njė pjese tė popullsisė (kryesisht e personave me shkallė mbimesatare arsimi), qė nga fillimi i viteve 70 u shpreh nė rritjen e numrit tė iniciativave qytetare tė nivelit lokal dhe tė atij rajonal (p.sh. kundėr ndėrtimit tė centraleve bėrthamore), tė cilat angazhohen pėr pengimin apo heqjen e ērregullimeve apo planifikimeve tė gabuara. Me ndihmėn e opinionit publik synohet ushtrimi i ndikimit mbi vendimet e partive dhe tė parlamentit.

Iniciativat qytetare, nga njėra anė nxisin angazhimin politik dhe ndihmojnė nė mposhtjen e antipatisė ndaj tij. Ato janė shprehje e ndėrgjegjėsimit nė rritje tė qytetarėve, tė cilėt nuk duan tė trajtohen si objekt i shtetit dhe administratės. Nga ana tjetėr, iniciativat qytetare (pėr shkak tė natyrės sė ēėshtjes, ngaqė ato nuk kanė mandat tė pėrgjithshėm nga populli si partitė) zakonisht janė tė orientuara nė njė ēėshtje konkrete. Pjesa mė e madhe e iniciativave qytetare ndjek qėllime tė kufizuara relativisht ngushtė dhe pėr njė periudhė tė kufizuar kohore. Roli i iniciativave qytetare nė demokracinė parlamentare si dhe raporti i tyre ndaj partive pėrkatėse ėshtė i ndryshėm. Repertori i tyre shtrihet nga neutraliteti i rreptė dhe bashkėpunimi me tė gjitha partitė, mbėshtetja nė parti pėrkatėse e deri te refuzimi i sistemit partiak nė pėrgjithėsi. Iniciativat e para qytetare lindėn nė fund tė viteve 60. Numri i tyre ndėrkohė ėshtė rritur nė disa mijėra.

Arsyet e lindjes sė iniciativave qytetare janė tė shumėllojshme: ndjenja e pėrhapur e pakėnaqėsisė pėr shkak tė largimit tė partive tė mėdha nga qytetarėt, mundėsitė e pamjaftueshme tė ndikimit tė pėrbashkėt nė nivelet e tjera tė jetės politike, antipatia ndaj formave konvencionale tė angazhimit politik. Angazhimi nė iniciativa qytetare, pėr shkak tė ndodhive konkrete lokale, ofron mė tepėr peripeci suksesi se sa ndikim brenda aparatit tė vėshtirė pėr t'u ndikuar tė partive. Pėrveē kėsaj, partitė popullore, me programin e tyre domosdoshmėrisht tė natyrės sė pėrgjithshme, jo gjithmonė mund t'i kėnaqin interesat specifike tė qytetarėve.

Presioni i problemeve, i shkaktuar nga kufijtė e rritjes ekonomike, anėt negative tė zhvillimit tė teknikės dhe rritja e kėrkesave tė njerėzve, kėrkon nga partitė mėnyra tė reja tė gjetjes sė zgjidhjeve. Partitė dhe iniciativat qytetare nuk pėrjashtojnė, por plotėsojnė njėra-tjetrėn. Nė kėtė mėnyrė, iniciativat qytetare nuk janė domosdoshmėrisht simptomė e krizės sė sistemit politik, sepse njė shoqėri e hapur pėrfiton nga aktiviteti politik i qytetarėve. Nė asnjė mėnyrė nuk nėnkuptojnė perėndimin e demokracisė sė partive, edhe pse brenda partive ėshtė rritur ndjenja e pasigurisė (...).

[Uwe Backes/Eckhard Jesse, nga: Informationen zur politischen Bildung 207, Parteiendemokratie, Bonn BpB 1997]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.