Lidhje
Lart Sistemi i qeverisjes E drejta e zgjedhjes Lidhje

 


 

Partitė 

SHBA

Teksti nė vazhdim, duke u nisur nga pėrkufizimi i sistemit presidencial tė SHBA-sė nga sistemet parlamentare, tregon lidhjet mes sistemit politik, sistemit zgjedhor dhe mėnyrės sė organizimit tė sistemit partiak. Nė kėtė tekst numėrohen veēoritė kryesore tė sistemit partiak tė SHBA-sė, tė cilat trajtohen mė gjerėsisht nė pjesėn "Partitė nė SHBA" [...kalo nė pjesėn "partitė nė SHBA"].

Partitė dhe zgjedhjet nė SHBA

Me zgjerimin e tė drejtės sė tyre tė zgjedhjes, amerikanėve u duheshin organizata me bazė tė zgjeruar, tė cilat do tė mund zbatonin politikisht kėrkesat e shtresave tė gjera dhe tė siguronin njė qeverisje me pėrgjegjėsi dhe tė besueshme. Nė dallim nga Anglia apo Gjermania, partitė amerikane asnjėherė nuk e kanė pasur unitetin dhe disiplinėn qė kanė partitė nė Evropė. Me fjalė tė tjera: partive nė Amerikė u mungojnė kushtet pėr njė qeverisje me pėrgjegjėsi tė partive, kushte tė cilat janė karakteristike pėr sistemin parlamentar nė Angli dhe nė Gjermani. Partitė amerikane nuk kanė programe tė ndryshme tė qarta, tė cilat do t'iu lejonin votuesve tė testonin se nė ē'masė i realizon partia qeveritare premtimet e saj programore. Ato mė tepėr janė koalicione tė lirshme votuesish dhe grupesh, qėllimi prioritar i tė cilave ėshtė sigurimi i pushtetit dhe qeverisja mbi bazat e njė konsensusi tė gjerė. Udhėheqėsit e partive formojnė nė Kongres pėr njė kohė tė caktuar koalicione jashtė kufijve partiakė, tė cilat i ndėrrojnė nė varėsi tė momentit politik.

Mungon organizimi hierarkik...

Ndryshe nga shumica e partive evropiane, partive amerikane u mongon organizimi hierarkik, me ndihmėn e tė cilit udhėheqėsit partiakė do tė kishin mundėsinė e arritjes sė unitetit tė disiplinimit tė senatorėve dhe pėrfaqėsuesve tė pabindur apo renegatė nė rast se votonin kundėr programit ligjvėnės tė partisė. Siē shprehet politologu Hugh Bone,  partitė amerikane janė krijesa "Stratarchies", nė tė cilat ēdo nivel i organizimit partiak vendos nė mėnyrė autonome. Meqenėse konkurruesit pėr poste publike krijojnė organizatat e tyre elektorale, sigurojnė etatet e tyre pėr fushata elektorale dhe pėrcaktojnė strategjitė e tyre elektorale, udhėheqėsve partiakė, pėr zbatimin e disiplinės partiake, nė dispozicion u mbeten vetėm pak instrumente (pėrkrahja apo refuzimi). Rrjedhimisht konstatohet fakti qė partitė nė Amerikė, nė perspektivat e tyre janė provinciale, sepse senatorėt dhe delegatėt e Kongresit  kanė detyrime vetėm ndaj organizatave lokale, orientimi politik i tė cilave ėshtė tepėr i ngushtė.

Provincializmi dhe fragmentimi i partive...

Pėrveē provincializmit tė shkaktuar nga federalizmi, segmentimit tė partive nė Amerikė, nė pėrbėrjen e ndryshme tė elektoratit tė presidentit dhe tė pėrfaqėsuesve kontribuon edhe sistemi amerikan i zgjedhjeve. Sistemi i kolegjiumit tė personave pėr zgjedhje nė zgjedhjet presidenciale p.sh. nėnvizon brenda elektoratit tė tij rėndėsinė e veēantė tė shteteve tė pasigurta politikisht me dendėsi tė madhe tė popullsisė. Meqė tė gjitha votat e personave pėr zgjedhje qė i takojnė njė shteti pėrkatės shkojnė nė dobi tė kandidatit qė ka fituar shumicėn e votave tė votuesve nė kėtė shtet (parimi "Winner-take-all"), sistemi i kolegjiumit tė personave pėr zgjedhje i shtyn kandidatėt pėr president qė tė pėrqendrohen nė rreth 15 shtetet me numrin mė tė madh tė banorėve, tė cilat kanė shumicėn absolute tė votave tė votuesve, tė nevojshme pėr zgjedhjen e presidentit tė shtetit. Qė nga viti 1932, nė kėtė rreth bėjnė pjesė edhe shtetet e mėdha me industri tė zhvilluar, nė tė cilat jeton njė numėr i madh punėtorėsh dhe pakicash tė ndryshme etnike dhe racore. Grupe tė tilla, po tė votonin nė bllok, do tė vendosnin kahun e zgjedhjeve presidenciale. Ato pėrkrahin njė politikė sociale liberale dhe ekonomike, pėr tė cilėn angazhohen me sukses nė mbledhjet e zgjedhjeve partiake.

Personat pėr zgjedhje dhe Winner-take-all

Nė kėtė mėnyrė, sistemi i kolegjiumit tė personave pėr zgjedhje dhe parimi "Winner-take-all" u kanė dhėė kėtyre grupeve mundėsi shumė tė mėdha ndikimi mbi politikėn e presidentit. Sipas vlerėsimeve tė dy vėzhguesve politikė, Irving Kristol dhe Paul Weaver, nuk ėshtė e sigurtė nėse pa sistemin e kolegjiumit tė personave pėr zgjedhje dhe parimin "Winner-take-all" do tė kishte qenė i mundur zhvillimi i njė presidence tė suksesshme dhe ruajtja e saj nė vitet 1932-1968.

Delegatėt mė tepėr kanė detyrime ndaj zonės sė tyre elektorale se sa ndaj partisė apo presidentit...

Nėr dallim nga elektorati i presidentit, elektorati i delegatėve tė Kongresit dhe i parlamenteve tė shteteve federale ėshtė shumė heterogjen. Ai jeton pjesėrisht nė zonat pak tė banuara fshatare, qytetet e vogla dhe tė mesme, por edhe nė pjesėt e qyteteve tė mėdha me dendėsi tė madhe tė popullsisė, si p.sh. nė Megalopolis, i cili shtrihet nga Los Anxhelesi nė Kaliforni deri nė San Diego. Pėrbėrja e ndryshme e elektoratit bėn qė presidenti, Senati dhe Dhoma e Pėrfaqėsuesve tė nisen nga gėrshetimet e ndryshme pėrkatėse tė interesave ekonomike, politike dhe sociale. Pėrveē kėsaj, periudha gjashtėvjeēare e zgjatjes sė postit nė Senat dhe rizgjedhja e njė tė tretės sė senatorėve ēdo dy vjet, si dhe periudha dyvjeēare e zgjatjes sė postit tė delegatėve, bėjnė qė ndikimi i presidentit si udhėheqės partie nė Kongres tė jetė i vogėl. Anėtarėt e Kongresit, pretendimin e presidentit pėr udhėheqje e respektojnė nė pėrgjithėsi mė pak gjatė zgjedhjeve tė Kongresit, tė cilat organizohen nė periudhėn midis zgjedhjeve presidenciale, se sa nė vitin e zgjedhjeve presidenciale. Pa presidentin nė krye tė listės sė kandidatėve tė partisė sė tij, shokėt e tij partiakė nė Kongres anojnė mė tepėr nė respektimin e interesave tė komunave, shteteve federale dhe tė rajoneve pėrkatėse, se sa tė preferencave dhe prioriteteve tė presidentit.

Dobėsim i lidhjes me partitė ...

Prirjet e ndryshme tė sjelljes sė votuesve amerikanė qė nga fillimi i viteve 60 kanė pėrforcuar tendencat centrifugale nė sistemin partiak. Sė pari ėshtė rritur vazhdimisht numri i votuesve tė pavarur, tė cilėt nuk identifikohen as me Partinė Demokrate e as me atė Republikane. Njė sėrė ndodhish traumatike si p.sh. trazirat racore, trazirat nėpėr universitete dhe Lufta e Vjetnamit, por edhe mossuksesi i dy partive tė mėdha nė zgjidhjen e problemeve ekonomike si papunėsia, inflacioni dhe varfėria, e kanė lėkundur besimin e votuesve nė sistemin partiak. Ata tani i kushtojnė mė tepėr rėndėsi imazhit dhe personalitetit tė kandidatėve pėr president, si dhe temave aktuale nė fushatat e zgjedhjeve presidenciale, p.sh. Lufta e Vjetnamit nė vitin 1968, Watergate 1976, inflacioni si dhe "shumė shtet" 1980.

segmentimi i votave... 

Prirja tjetėr e rėndėsishme ėshtė edhe rritja e segmentimit tė votave qė nga viti 1960. Pėrqindja e votuesve, tė cilėt votėn e tyre ia japin kandidatit pėr president tė njėrės parti, ndėrsa pėrkrahin konkurrentėt pėr nė Kongres tė partisė tjetėr, nga 40% nė vitin 1960 ėshtė rritur nė 60% nė vitin 1980. Nė zgjedhjet e fundit federale madje 70% e votuesve tė pavarur e kanė ndarė votėn mes kandidatėve tė tė dyja partive tė mėdha. Ky segmentim i votave ka bėrė qė qysh nga pėrfundimi i Luftės sė Dytė Botėrore, ekzekutivi dhe legjislativi tė kontrolloheshin pėr 14 vjetnga parti tė ndryshme.

Problemi i bllokadės...

Nė rastet e njė segmentimi shumicė tė votave mes njė kandidati republikan pėr president nė njėrėn anė dhe anėtarėve demokrat tė kongresit nė anėn tjetėr, presidentėt republikanė Ajzenhauer, Nikson, Ford dhe Regan u ndodhėn para njė kongresi, nė tė cilin demokratėt dominonin njėrėn apo madje edhe tė dy dhomat. Me pėrjashtim tė Franklin D. Rusvelt dhe Lindon B. Xhonson, kandidatėt demokratė pėr president fituan mė pak vota tė votuesve se sa anėtarėt e Kongesit tė partive tė tyre. Nė kėtė mėnyrė, presidentėt republikanė u detyruan shpesh tė bashkėpunonin me njė Kongres tė kontrolluar nga opozita, i cili kishte qėndrim refuzues ndaj programit tė presidentit. Presidentėt demokratė nė anėn tjetėr, pėr kėtė arsye e kanė vėshtirė tė fitojnė pėrkrahjen e Kongresit pėr politikėn e tyre, sepse shokėt e tyre partiakė janė imunė ndaj premtimeve dhe kėrcėnimeve tė presidentit. Segmentimi i votave ėshtė njė nga faktorėt qė e kufizon efektshmėrinė e presidentit si udhėheqės partiak, minon shanset e tij pėr zbatimin e programit partiak dhe shkakton amulli dhe zvarritje tė punės sė qeverisė.

Roli i mediave...

Ndėrkohė qė federalizmi, ndarja e pushtetit dhe zhvillimi i ri nė sjelljen e votuesve e kanė fragmentizuar sistemin partiak, masmediat i kanė sjellė zgjedhjet presidenciale nė qendėr tė vėmendjes kombėtare dhe e kanė zvogėluar edhe mė rolin e organizatave partiake nė politikėn e presidentit. Duke filluar me "bisedimet rreth oxhakut" dhe radiokonferencat e shtypit tė Franklin D. Rusveltit nė fund tė viteve 30, tė dy partitė e mėdha i kanė vėnė mediat elektronike gjatė zgjedhjeve presidenciale nė qendėr tė vėmendjes sė tyre. Ndėrkaq qė nga Lufta e Dytė Botėrore, televizioni e ka ndryshuar stilin dhe instrumentet e fushatave elektorale. Pėrveē shpenzimeve tė rritura pėr organizimin e fushatave elektorale, pėrfshirja e suksesshme e mediave kėrkon edhe njė trup specialistėsh pėr punė publike dhe studiues mendimesh, pėrpilues fjalimesh, kėshilltarė nė ēėshtjet publike, kėrkues profesionistė tė mjeteve financiare pėr fushata elektorale dhe "trupa drejtuese". Disa fushata elektorale janė planifikuar madje nga agjensitė e reklamave, tė cilat kanė formuar grupe specialistėsh e qė kandidatėt dhe temat e fushatave elektorale i "paketojnė" si firmat qė bėjnė reklamė pėr sapunėt e tyre. Kėta ekspertė i kanė dėbuar shefat tradicionalė tė partive, tė cilėt mė parė pėrbėnin ekipin e presidentit nė Shtėpinė e Bardhė. Qė nga viti 1960, nė rrethin mė tė ngushtė tė kėshilltarėve tė tij bėjnė pjesė edhe ekspertėt e mediave dhe tė marrėdhėnieve me publikun, tė cilėt nė qendėr tė vėmendjes sė tyre kanė ndikimin e vendimeve politike tė presidentit mbi elektoratin dhe mbi mundėsitė e tij pėr rizgjedhje.

[Nga: Edward Keynes: Aktuelle Entwicklungen im Regierungssystem; : Politik und Wirtschaft in den USA, Opladen 1985]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.