|
|
|
|
Pėrveē tekstit hyrės, nė kėtė faqe nė dispozicion gjenden edhe kėto materiale mbi sistemin partiak tė SHBA-sė:
Partitė dhe zgjedhjet nė SHBA janė tė pakuptueshme pėr evropianėt. Nė Evropė, p.sh. nė republikėn Federale Gjermane, partitė dhe zgjedhjet pėrshkruhen nė kushtetutė. Partitė kanė organizata partiake me anėtarėsi tė qėndrueshme, tė organizuara mirė dhe tė shpėrndara nė tė gjithė vendin. Ato kanė programe partiake tė pėrpunuara dhe tė orientuara shpesh ideologjikisht. Ato kanė njė hierarki tė funksionarėve partiakė, nė krye tė sė cilės ndodhet kryetari i zgjedhur, i cili nė partinė shumicė ėshtė shpesh shefi i qeverisė dhe nė atė pakicė drejton opozitėn. Ndryshe ndodh nė SHBA. Kushtetuta amerikane nuk i pėrmend me asnjė fjalė partitė. Ato lindėn nė pėrpjekjet pėr arritjen e kushtetutės dhe i kanė ndryshuar gjatė rreth 200 vjetėve disa herė emrat e tyre. Ato nuk kanė aparate partiake tė organizuara mirė. Pėr mė tepėr ato pėrbėhen nga njė numėr i madh komitetesh partiake lokale, tė cilat nė shtetet pėrkatėse veprojnė tepėr tė pavarura dhe qė vetėm nė zgjedhje bashkohen nė koalicione tė lira interesash. Nuk ekzistojnė hiearki tė qėndrueshme funksionarėsh dhe udhėheqėsish partiakė. Po ashtu nuk ekzistojnė as programe partiake tė miratuara nė kongrese tė partisė me perspektiva ideologjike pėr tė ardhmen. Nė zgjedhje vihen nė diskutim problemet aktuale dhe mundėsitė pragmatike tė zgjidhjes sė tyre. Pas zgjedhjeve, partitė shndėrrohen prapė nė fragmente lokale. Qysh prej 200 vjetėsh, zgjedhjet organizohen sipas parimit tė shumicės, d.m.th. i zgjedhur trajtohet kandidati i cilli nė zonėn e tij elektorale ka fituar shumicėn e votave. Shanse pėr t'u zgjedhur kanė vetėm kandidatėt e partive tė mėdha. Pėr kėtė shkak, jetėn politike nė SHBA, qė nga fillimi e kanė pėrcaktuar dy parti kryesore. Kjo shpjegon stabilitetin e madh tė shtetit qė nga themelimi i tij. E pėrbashkėta e kėtyre dy partive ėshtė pranimi i rendit ekzistues kushtetues dhe njohja e vlerave tė demokracisė qytetare liberale. Qėndrimet e tyre janė zakonisht konservatore, kėshtu qė prej tyre nuk mund tė lindin pothuajse fare nxitje revolucionare pėr ndryshime nė shoqėri. Kandidati i paraqitur pėr zgjedhje, pėr shkak tė pjesėmarrjes pėrgjithėsisht tė vogėl nė zgjedhje (rreth 50 %), ėshtė i detyruar tė kėrkojė sa mė shumė pėrkrahje edhe jashtė organizatave partiake lokale, p.sh. pėrkrahjen e grupeve tė rėndėsishme tė interesave, lidhjeve, shoqatave tė ndryshme (edhe tė natyrės etnike), si dhe tė bėjė pėr vete zgjedhėsit individualė tė painformuar. Nė kėtė drejtim ka shpesh edhe korrupsion dhe manipulime tė ndryshme. E gjithė kjo bėn qė kandidati i zgjedhur tė ndihet mė tepėr i obliguar ndaj zgjedhėsve tė tij lokalė dhe tė ndjekė mė tepėr interesat e tyre se sa tė partisė sė tij. Kjo nuk ėshtė e vėshtirė pėr tė, sepse nė parlament nuk ekziston as disiplina e as detyrimi i grupit parlamentar nė kuptimin evropian. Pėr kėtė shkak nuk ėshtė pėr t'u habitur qė presidenti p.sh. duhet tė pėrpiqet gjithnjė pėr tė fituar pėrkrahjen e ēdo pėrfaqėsuesi tė partisė sė tij dhe tė opozitės nė Kongres, nė mėnyrė qė ta arrijė shumicėn e duhur tė votave pėr projektligjet e tij. Nga ana tjetėr, ai nuk mund tė mbėshtetet pothuajse fare nė pėrkrahjen e tė gjithė pėrfaqėsuesve tė partisė sė tij, nė rast se bėhet fjalė pėr miratimin e ligjeve jopopuliste. Evropianėt nuk e kanė tė tė dallojnė ndryshimet mes Partisė Demokratike dhe asaj Republikane. Duke u shprehur me kujdes mund tė thuhet se Partia Demokratike ėshtė mė tepėr parti e tė varfėrve, e minoriteteve, arsye pėr tė cilėn angazhohet shpesh pėr kėrkesa sociale. Votuesit e saj gjenden nė mesin e tė varfėrve tė shteteve jugore dhe tė qyteteve tė mėdha me punėtorė dhe popullatė zezake. Partia Republikane pėrfaqėson mė tepėr interesat e ekonomisė, angazhohet mė tepėr pėr lojėn e lirė tė forcave dhe mė pak pėr zgjerimin e shtetit social. Votuesit e republikanėve vijnė kryesisht nga shtresat e mesme, tė bardha, protestante tė rrethinave. Anėt negative tė partive amerikane, sipas mendimit tė evropianėve janė tė pakuptueshme: Organizimi i tyre decentralist me njė numėr tė vogėl anėtarėsh partiakė, interesimi i tyre kryesisht lokal, varėsia e tyre nga grupet e interesave dhe mungesa e ndjenjės sė pėrgjegjėsisė ndaj synimeve tė domosdoshme por jopopuliste pėr ndryshimime apo miratime tė ligjeve nga ana e federatės, e pėrforėcojnė paragjykimin negativ tė amerikanėve, sipas tė cilit politika ėshtė gjė e keqe dhe qė ekziston vetėm njė numėr i vogėl i politikanėsh tė besueshėm. Kėtė e vėrteton edhe pjesėmarrja tepėr e vogėl e votuesve nė zgjedhje (40 deri 60%). Nėse ekziston vetėm njė program i lirė dhe partitė nuk e pėrcaktojnė nė mėnyrė vendimtare politikėn e tyre, "kush qeveris atėherė nė Amerikė?". Kjo pyetje shtrohet shpesh me shqetėsim dhe me dyshimin se ekzistojnė lidhje tė fuqishme interesash, tė cilat drejtojnė ose mė saktė kontrollojnė politikanėt, e madje edhe presidentin. Kongresmeni, gjatė zgjedhjes sė tij ėshtė i varur nga pėrkrahja e fortė e lidhjeve tė interesave, dhe ėshtė e vetėkuptueshme qė kjo lidhje nuk ndėrpritet pas zgjedhjes. Institucioni i lobit ka marrė pėrsipėr detyrėn e tij (tė emėruar sipas sallės hyrėse nė parlament, nė tė cilėn vizitorėt mund tė kontaktojnė delegatėt). Vetėm nė Uashington ekzistojnė zyrtarisht persona ndėrmjetėsues tė 3000 shoqatave tė interesave, tė cilėt kėrkojnė rregullisht kontakte me politikanėt dhe pėrpiqen t'i influencojnė ata. Kjo ndoshta mund tė jetė legjitime, pėrderisa ata, me njohuritė e tyre kėshillojnė zyrtarėt ministrorė dhe politikanėt gjatė pėrgatitjes sė ligjeve. Kontestuese bėhet veprimtaria e tyre nė momentin kur u japin ryshfet apo i korruptojnė politikanėt nė ndonjė formė tjetėr apo ushtrojnė presion si "pressure groups" dhe pėrpiqen tė realizojnė interesat e tyre nė dėm tė shoqėrisė. Pėrveē "big business", bėhet fjalė p.sh. edhe pėr shoqatat e forta ekonomike, industria e armatimit, apo "big labour", sindikatat, mandej shoqatat kombėtare tė fermerėve, shoqatat e veteranėve, tė mjekėve dhe tė mėsuesve dhe shumė shoqata dhe lidhje tė tjera, tė cilat arrijnė nė disa mijė. Numri i tyre ėshtė disa herė mė i madh se numri i pėrgjithshėm i delegatėve. [Nga: Ernst Rudolf Voigts: Die Vereinigten Staaten von Amerika, Informationen zur politischen Bildung 156, Bonn BpB 1979]
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|