|
|
|
|
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės konsiderohen si vendlindja e partive. Teksti nė vazuhdim skicon lindjen dhe zhvillimin e partive amerikane dhe numėron veēoritė kryesore, veēanėrisht pėrsa u pėrket funksioneve tė tyre nė sistemin politik. Kėsaj tematike tė funksioneve i ėshtė kushtuar edhe njė pjesė tjetėr [...kalo nė tekstin "Funksionet e partive nė SHBA"].
Ashtu si veēantitė nė fushėn politike apo juridike tė SHBA-sė, edhe organizimi i partive amerikane i ka habitur gjithnjė evropianėt: partitė e mėdha kombėtare tė demokratėve dhe republikanėve sot prezantohen si parti patronazhi dhe gėrshetime tė organizuara lirshėm ekonomike, sociale dhe etnike tė shoqatave tė interesave, si dhe si kartela tė zgjedhjeve tė instancave lokale dhe rajonale partiake, parimisht tė ndryshme nga njėra-tjetra dhe me disa tė pėrbashkėta nė fushėn e politikės sė personelit, e mė pak nė atė programore. Por pavarėsisht nga kėto veēori nuk duhet harruar se historia e organizimit modern tė partive politike pikėnisjen e saj e ka pikėrisht nė fazėn fillestare tė republikės amerikane.
Shenjat e para tė partive moderne nė SHBA u shfaqėn qysh rreth vitit 1800: organizat me aktivitet tė vazhdueshėm, tė cilat pėrfaqėsojnė pozicionet gjithėpolitike, krijojnė njė elektorate tė besueshme, ngrenė kanale komunikimi dhe organe tė pranuara drejtuese nė fushat kombėtare, brendashtetėrore dhe komunale dhe organizojnė rrjedhėn e komunikimit me opinionin nėpėrmjet mediave tė brendshme partiake. Rrjedha tipike e organizimit partiak tė SHBA-sė filloi qysh herėt nė shek. XIX, kur u formuan partitė e patronazhit dhe lindi sistemi dypartiak, i cili ekziston edhe nė ditėt e sotme. Partitė amerikane qysh nė fillim u angazhuan para sė gjithash pėr ndarjen dhe plotėsimin e posteve politike nė tė gjitha nivelet e shtetit dhe zhvilluan nė kėtė mėnyrė njė nxitje pėr pushtet dhe mėnyra krejtėsisht praktike tė sjelljes. Nė shoqėrinė e cila dallonte nė mėnyrė strikte kishėn nga shteti dhe ku liberalizmi politik dhe ai ekonomik ishte parim i vetėkuptueshėm natyror i jetės publike, kishte po aq pak hapėsirė pėr lindjen e partive fetare botėkuptimore tė modelit evropian, si edhe pėr grupimet doktrinore. Po aq e vėshtirė ishte tė shfaqeshin partitė e klasave nė njė mjedis social, i cili kishte tejkaluar strukturat autoktone, kishte garantuar barazinė e shanseve pėr secilin dhe qė pėrmes "kufirit tė hapur" nė perėndim kishte alternativė pėr kėdo qė grindej me fatin e tij. Partia e patronazhit vazhdoi tė funksiononte pa ndryshime edhe nė kohėn e udhėheqjes sė presidentit Endrju Xheksons (1829-1837). "Njeriu i popullit", me anė tė dogmės sė sundimit tė popullit u pėrpoq tė krijonte njė situatė ku qytetarėt do tė kishin mundėsi tė zgjidhnin nė zgjedhje tė lira dhe direkte sa mė shumė zyrtarė nė nivelin shtetėror dhe komunal sherifė lokalė, udhėheqės lokalė tė zjarrėfikėsve dhe prokurorė publikė, gjykatės, zyrtarė tė administratės shkollore dhe bartės tė funksioneve politike tė nivelit rajonal dhe shtetėror. Sipas tij, zgjedhjet nė fjalė duheshin organizuar, e kėtė detyrė duhet ta merrnin pėrsipėr partitė, ndėrsa tė gjithė zyrtarė duhet tė emėroheshin, sipas raporteve partiake, nga presidentėt e SHBA-sė, guvernatorėt dhe prefektėt. Ideologjia e demokratizimit e Xheksonit pėrcaktoi drejtimin e marshimit nė tė ardhmen tė partive. Tani ato e shihnin veten si lėvizje pėr furnizimin e anėtarėve aktivė partiakė me poste publike dhe detyra shtetėrore. Organizimi i tyre i brendshėm largohej nė kėtė mėnyrė gjithnjė e mė tepėr nga rruga e virtytit demokratik. "Ndėrmarrės" profesionistė "vinin nė lėvizje" partinė me trupa funksionarėsh tė zgjedhur me kujdes. Ky aparat funksionues vendoste rreth ndarjes sė posteve dhe detyrave dhe paguhej pėr kėtė edhe nė formė "taksash tė komisionerėve" apo nė forma tė tjera, manipulonte kongreset partiake (conventions) dhe ēonte nė kutitė e votimit "bagėtinė votuese" tė nevojshme, siē quhej nė atė kohė. Kėshtu quheshin sidomos shtresat e ulėta, veēanėrisht migrantėt e rinj, tė cilėve pėr shkaqe taktike partiake iu ofrohej pėrkujdesje sociale. Partia tradicionale e patronazhit u zhduk rreth fundit tė shek. XX. Nė kėtė kohė erdhėn nė fuqi ligje tė reja reformuese, tė cilat (edhe pse jo gjithmonė me sukses) detyruan demokratizimin e vendimeve tė brendshme mbi personelin e partisė, zbulimin e financave partiake dhe krijuan nė Civil Service njė trupė tė ngjashme me atė tė zyrtarėve profesionistė, tė cilėt nė masė tė madhe iu shmangėn ndėrhyrjes partiake. Transformimi i "shtetit roje tė natės" nė shtet tė mirėqenies dhe pėrkujdesjes nė kuptimin e New Deal i nxiti partitė tė profilizohen mė tepėr se mė parė nė fushat sociale dhe ekonomiko-politike dhe tė pėrfaqėsojnė intereset grupore nė ēėshtjet, nė tė cilat partia e vjetėr e patronazhit kishte ushtruar nxitjen e interesave individuale. Partitė e sotme, njėlloj si mė parė, e pėrqėndrojnė aktivitetin tyre organizativ akoma nė nivelet e shteteve federale dhe nė atė lokal, pra atje ku nė zgjedhje vazhdon tė ndahet numri mė i madh i pozitave publike (postet dhe mandatet). Megjithatė ato tani mishėrojnė mė shumė se pėrpara gėrshetime grupesh tė ndryshme sociale dhe dallohen nė kėtė aspekt nga njėra-tjetra. Qė nga vitet e 30 mund tė thuhet lirisht (edhe pse me tendencė nė rėnie) se punėtorėt industrialė tė organizuar sindikalisht tė verilindjes dhe tė perėndimit tė mesėm, zezakėt, hebrenjtė (dhe minoritete tė tjera etnike) janė tė lidhur me demokratėt, ndėrsa interesat e ndėrmarrjeve tė mesme dhe tė mėdha dhe bankat, pra banorėt e rretheve (suburbs) dhe njė pjesė e madhe e bujqve preferojnė republikanėt. Pikėrisht ky karakter koalicioni i partive amerikane i detyron ato tė vazhdojnė tė jenė pragmatike dhe tė gatshme pėr kompromis. Kjo bėn qė ato tė duken ende tė paafta tė shfaqen nė mėnyrė tė vazhdueshme nė shėrbim tė njė politike unike qeverisjeje. [Hartmut Wasser; nga: Informationen zur politischen Bildung 199, "Politisches System der USA", Bonn BpB 1997]
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|