|
|
|
|
Sistemi i zgjedhjes pėrgjithėsisht ka ndikim tė madh mbi organizimin e sistemit partiak tė njė vendi. Kjo vlenė posaēėrisht pėr varshmėrinė mes tė drejtės zgjedhore tė shumicės dhe sistemit dypartiak. Nė kėtė kontekst, Britania e Madhe, shpesh edhe me admirim, qė prej kohėsh trajtohet si rast klasik. Teksti nė vijim merret me zgjedhjet, efektet politike tė sistemit zgjedhor dhe me sjelljen e votuesve nė Britani tė Madhe. Faktorėt tjerė mbi organizimin e sistemit partiak trajtohen nė kapitujt rreth sistemit tė qeverisjes dhe tė sovranitetit tė parlamentit.
Nė Britani tė Madhe mbahen zgjedhjet pėr parlamentin kombėtar nė Westminster, parlamentet nė Irlandėn e Veriut (Stormont), Skoci dhe Uells, pėr parlamentet komunale dhe pėr Parlamentin Evropian. Pjesėmarrja e zgjedhėsve nė zgjedhjet komunale ėshtė tradicionalisht e ulėt (40 pėrqind e mė pak), e nė ato evropiane edhe mė e ulėt (mes 32 dhe 36 pėrqind). Nė zgjedhjet kombėtare (general elections) zakonisht marrin pjesė mes 72 dhe 78 pėrqind e personave me tė drejtė vote. Sistem tradicional britanik i zgjedhjeve ėshtė sistemi i shumicės relative nė zonat elektorale me njė kandidat, i quajtur edhe sistemi first-past-the-post. Postin e delegatit e fiton kandidati i zonės elektorale, i cili fitonn numrin mė tė madh tė votave nė krahasim me konkurruesit e tjerė. Thėnė simbolikisht, njejtė si nė garat e kuajve, fiton ai i cili i pari e futė kokėn nė vijėn e cakut (first-past-the-post). Votat e ndara pėr kandidatėt e tjerė nuk merren parasysh gjatė ndarjes sė vendeve nė parlament (...). Sistemi i zgjedhjeve paraqet njė lidhje tė ngushtė mes zonės elektorale dhe delegatėve. Pasi qė ministrat domosdoshmėrisht duhet t`i takojnė njėrės nga dhomat e parlamentit, me humbjen nė zonėn e tyre elektorale ata i humbin tė gjitha gjasat pėr postin qeveritar. Delegati i zgjedhur ėshtė pėr tė gjithė qytetarėt e zonės sė tij elektorale person tradicional kontakti nė tė gjitha qėshtjet politike dhe sociale dhe "ambasador" i tyre nė parlamentin londinez. Ai zakonisht ėshtė i njohur nė zonėn e tij elektorale, edhe pse nuk duhet tė jetė autokton pėr tė pasur gjasa nė zgjedhje. Gjatė fushatės elektorale kandidatėt mundohen tė kontaktojnė sa mė shumė qytetarė tė zonės sė tyre elektorale. Fushatat elektorale britanike janė shumė mė tė shkurtėra dhe mė tė lira se ato gjermane dhe zhvillohen me njė numėr mė tė vogėl tė reklamave si pllakatet apo pop-koncertet (...). Efektet politike tė sistemit tė zgjedhjeve Sistemi first-past-the-post nė rend tė parė ėshtė sistem i zgjedhjeve qė krijon shumicėn. Ai i bėn tė paqarta rezultatet e zgjedhjeve, gjithherė nė dobi tė partive tė mėdha dhe kujdeset nė kėtė mėnyrė pėr krijimin e shumicave tė qarta, tė cilat mundėsojnė formimin e qeverisė pa partnerė koalicioni. Gjasa pėr fitore nė njė numėr tė mjaftueshėm tė zonave elektorale, nė kushte tė zakonshme kanė vetėm partitė e mėdha. Pėrqindja e votave e partive tė vogla mjafton pėr fitore vetėm nė disa zona elektorale, pėr shkak tė popullaritetit qė kanė nė to, ose pėr shkak tė votimit taktik tė pėrkrahėsve tė njėrės nga partitė e mėdha pėr partitė e vogla, me qėllim tė mundjes me forca tė bashkuara tė partisė tjetėr tė madhe nė njė zonė pėrkatėse elektorale (zgjedhje taktike). Rezultat i kėsaj ėshtė nėnpėrfaqėsimi i partive tė vogla nė parlament nė krahasim me numrin e pėrgjithshėm tė votave tė fituara. Kėshtu fitoi p.sh. aleanca e pėrbėrė nga socialdemokratėt dhe liberalėt nė vitin 1983 me 25,4 pėrqind tė votave vetėm 3,5 pėrqind tė vendeve nė parlament. Pėrkrahja pėr Labour Party nė tė njejtat zgjedhje ishte pothuajse e njejtė (27,6 Prozent), mirėpo ajo fitoi 32 pėrqind tė vendeve nė parlament. Nė zgjedhjet e vitit 1997 partia pasardhėse e aleancės, Liberal Democrats, fitoi vetėm 16,8 pėrqind tė votave, ndėrsa pėrqindja nė parament u rrit nė 7 pėrqind, pėr shkak tė zgjedhjes taktike tė shumė pėrkrahėsve tė partisė Labour, tė cilėt votuan pėr kandidatin liberal. Pėr kėtė arsye, kritikuesit e sistemit zgjedhor britanik, qė nga shek. XIX kėrkojnė zėvendėsimin e tij me njė sistem "mė tė drejtė" proporcional tė zgjedhjeve, i cili do ta pasqyronte mė mirė vullnetin e zgjedhėsve. Njė nga shkaqet e shpėrthimit tė konfliktit nė Irlandėn e Veriut nė fillim tė viteve tė 70-ta ishte nėnpėrfaqėsimi si rezultat i sistemit zgjedhor tė shumicės i pjesės katolike dhe nacionaliste tė popullsisė. Qė nga kjo kohė atje vlenė pėr zgjedhjet komunale, parlamentare dhe ato evropiane single-transferable-vote-System (STV), i rėndomtė edhe pėr Republikėn e Irlandės. STV mundėson njė pėrfillje mė tė madhe edhe tė partive tė vogla, sepse nė secilėn zonė elektorale zgjedhet mė shumė se njė person (shpesh 5 ose 6). Votuesi posedon njė votė (single vote) dhe numėron kandidatėt e partive sipas preferencave tė tij. I zgjedhur nė zonėn elektorale sė pari konsiderohet kandidati qė ka fituar njė numėr tė mjaftueshėm tė preferencave tė para tė votuesve. Ky numėrim i parė nuk mjafton pėr pėrcaktimin e tė gjithė kandidatėve tė zonave elektorale. Pėr kėtė arsye, nė numėrimet tjera pėrjashtohen nga numėrimi kandidatėt mė tė dobėt. Pas kėsaj merren parasysh preferencat e dyta, tė treta dhe kėshtu me radhė tė votuesve tė tyre (transferable vote), pėr t`iu mundėsuar kandidatėve tė tjerė arritjen e numrit tė duhur tė votave. Nė kėtė mėnyrė i kontribohet ndikimit relativ tė partive mbi elektoratin, duke bėrė tė mundur nė Irlandėn e Veriut njė pėrfaqėsim adekuat tė tė dy pjesėve tė popullsisė (...). Sjellja e zgjedhėsve Zgjedhjet parlamentare tė vitit 1997 kanė dėshmuar sėrish, se sjellja e zgjedhėsve nė Britaninė e Madhe, njejtė si nė tė gjitha demokracitė perėndimore, gjithnjė e mė tepėr ndikohet nga temat dhe prezentimi i kandidatėve nė media dhe gjithnjė e mė pak nga lidhjet tradicionale me partitė politike. Nė vitet e 60-ta, preferenca e votuesve, e ndikuar nga gjendja sociale e tyre mund tė pėrcaktohej relativisht qartė. Konservatorėt trajtoheshin si parti e ekonomisė dhe e poseduesve tė tokės, pra e shtresės sė mesme dhe e tė pasurve, derisa kėrkesat pėr rindarje tė Labour Party ishin atraktive posaēėrisht pėr punėtorėt dhe tė varfėrit e shoqėrisė. Nė vitin 1964, Partinė Konservatore e pėrkrahėnėn rreth tri tė katėrtat e zgjedhėsve tė shtresės sė mesme dhe dy tė tretat e zgjedhėsve punėtorė Labour Party. Edhe pse nė vitin 1997 akoma vėreheshin profilet pėrkatėse tė zgjedhėsve konservator dhe tė atyre tė partisė Labour, pėrqindja pėr Labour Party nė shtresat e mesme dhe nė zgjedhėsit punėtorė u afruan dukshėm dhe e njejta vlenė edhe pėr pėrqindjen e elektoratit pėrkatės tė Partisė Konservatore. Pėrballė rėnies sė ndikimit tė faktorėve sociokulturor nė preferencat e zgjedhėsve vėrehet edhe rėnia e identifikimit me njė parti politike. Nė mesin e viteve tė 60-ta, me njė parti pėrkatėse identifikoheshin rreth dy tė tretat e zgjedhėsve, ndėrsa sot numri i tyre ka rėnė nė mė pak se 40 pėrqind. Kjo bėn qė zgjedhėsit pėrgjithėsisht tė ndejehen mė tė gatshėm tė vendosin shpejtė dhe sipas interesave personale, si dhe sipas preferencave programore dhe atyre ndaj kandidatėve pėrkatės, duke ndjekur posaqėrisht interesat vetjake financiare. Votuesi britanik reagon ndaj alternativave politike gjithnjė e mė pak i shtyer nga bindjet pėrkatėse, e gjithnjė e mė tepėr si "konsumator" i ofertės politike. Pėrgjigja strategjike e Labour Party ndaj kėsaj sfide ishte vėnia nė pikėpyetje e kompetencės sė qeverisė sė udhėhequr nga konservatori John Major dhe profilimi nė zgjedhje si New Labour, pra si ofertė e re nė "treg", e pranueshme edhe pėr shtresat e mesme tė palidhura, madje edhe pėr elitėn ekonomike. Edhe pse fuqia shpjeguese e strukturave sociale nė pėrshkrimin e sjelljes sė votuesve ka rėnė dukshėm, fakti se Labour Party akoma profiton nga ajo ėshtė i pakontestueshėm. Pėrkatėsitė e caktuara si afėrsia ndaj sindikatave apo tė qenit banorė i njė banese sociale e stimulojnė votimin pėr partinė Labour. Megjithatė, rėndėsia e pėrkatėsive tė tilla nė pėrgjithėsi ka rėnė. Nė aspektin rajonal, pėrkrahja e pėr Labour Party koncentrohet nė Skoci dhe Uells, si dhe nė veriun anglez dhe qytetet e mėdha angleze. Nė Anglinė Jugore, pėr votat e zgjedhėsve konkurrojnė zakonisht konservatorėt dhe Liberal Democrats. Pėrballė strukturave tradicionale tė konkurrencės partiake, konkurrenca sot synon arritjen e kompetencave kyqe politike, p.sh. nė pyetjet, cilės parti politike i besohet kompetencė mė e madhe nė fushėn ekonomike apo apo nė sigurimin e drejtėsisė dhe rendit? Pas vitit 1945 kėto kompetenca kyqe tradicionalisht mė tepėr i janė besuar Partisė Konservatore. Viti 1997 shėnon vitin e kthimit pėr Partinė Konservatore. Pas largimit si rezultat i presionit tė tregjeve ekonomike tė funtit nga Sistemi Monetar Evropian nė vitin 1992, partia nė fjalė nuk ia doli ta kthej besimin nė kompetencėn nė fushėn ekonomiko-politike. Pėrveē kėsaj, Labour Party u profilua edhe edhe si "parti e dorės sė fortė" nė politikėn e luftimit tė kriminalitetit. Gjithashtu u bėnė tė qarta edhe deficitet e Partisė Konservatore nė mobilizimin e votuesve tė rinj, tė pjesėtarėve tė pakicave etnike dhe tė femrave. Vetė krahu i ndėrmarrėsve, me tė cilėt partia gjithnjė mund tė llogariste, tani nuk qėndronte mė kompakt prapa programit tė tyre pjesėrisht skeptik ndaj Evropės. [Nga: Roland Sturm: Politische Willensbildung; nė: Informationen zur politischen Bildung 262, "Großbritannien", Bonn BpB 1999]
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|