Parlamenti
Lart Sistemi i qeverisjes Parlamenti E drejta e zgjedhjes

 

Diskutim


 

Partitė 

Britania e Madhe

Njė ndėr parimet kryesore tė sistemit politik tė Britanisė sė Madhe ėshtė edhe sovraniteti i parlamentit (shih faqen Sistemi i qeverisjes). Kėtu ndryshon Britania e Madhe nga shumica e demokracive, tė cilat funksionojnė sipas parimit tė sovranitetit tė popullit. Teksti nė vijim  numėron veēoritė kryesore tė parlamentit dydhomėsh britanik. Njė tekst tjetėr diskuton parimin e sovranitetit tė parlamentit dhe pyet ndėr tė tjerash nėse mbretėresha britanike do tė ishte e detyruar tė nėnshkruante vetė dėnimin e saj me vdekje, nė rast se parlamenti do tė vendoste njė gjė tė tillė [...kalo nė tekstin "Diskutim"].

Parlamenti

Parlamenti britanik ėshtė parlament dydhomėsh, i pėrbėrė nga Dhoma e Ulėt (House of Commons) dhe Dhoma e Lartė (House of Lords). Nė Dhomėn e Ulėt qėndrojnė pėrballė njėri-tjetrit pėrfaqėsuesit e zgjedhur tė qeverisė dhe tė opozitės. Nė krahun qeveritar mund tė bėhet dallimi mes pėrfaqėsuesve qė kanė edhe poste qeveritare dhe tė ashtuquajturve "backbenchers" (personat qė ulen nė radhėt e pasme) pa poste qeveritare. Posti i udhėheqėsit opozitar paguhet nga shteti. Mbledhjet e parlamentit udhėhiqen nga zėdhėnėsi (Speaker), i cili zgjidhet nga radhėt e parlametit. Kandidati i partisė qeveritare jo gjithmonė ėshtė i suksesshėm, sepse edhe vetė "backbenchers" e tyre kujdesen qė zėdhėnėsi tė pretendojė njė kryerje tė tillė tė funksionit tė tij, e cila tė marrė nė konsideratė interesat e tė gjithė parlamentarėve, e jo vetėm ato tė qeverisė.

Pėrbėrja sociale e Dhomės sė Ulėt, ashtu si nė demokracitė e tjera, nuk pėrfaqėson mesataren e popullit. Shumica e parlamentarėve janė tė moshės 40-60 vjeē dhe meshkuj. Nė vitin 1997, numri i pėrfaqėsueseve femra nė parlament u dyfishua nė 120 (101 tė partisė laburiste; 13 tė asaj konservatore; tri tė Demokratėve Liberalė; dy anėtare tė Scottish National Party dhe si zėdhėnėse: Betty Boothroyd, laburiste). Kjo pėrbėn 18 % tė numrit tė pėrgjithshėm tė pėrfaqėsuesve. Numri i pėrfaqėsuesve me pėrgatitje universitare ėshtė rritur nė vitin 1997 nė tė gjitha partitė (66 % nė partinė laburiste: 81 pėrqind te konservatorėt dhe 70 pėrqind te Demokratėt Liberalė. Pėrfaqėsuesit e shtresave tė mesme dominojnė nė tė gjitha partitė.  

Pėr nga pėrgatitja akademike, nė Labour Party janė tė pėrfaqėsuar posaēėrisht mėsimdhėnėsit shkollor dhe universitar, nė Partinė Konservatore avokatėt. Nga ekonomia vijnė nė fraksionin parlamentar tė Labour party punėtorėt e kualifikuar, punonjėsit udhėheqės dhe punėtorėt. Nė fraksionin e Partisė Konservatore ekonomia pėrfaqėsohet para sė gjithash nga kryesitė dhe drejtorėt e firmave.

Funksionet

[House of Parlament Londėr]

Funksionet kryesore tė Dhomės sė Ulėt janė ligjvėnia dhe kontrolli i qeverisė. Roli i opozitės nė tė dy fushat ėshtė tepėr i dobėt. Qeveria kontrollon pjesėn mė tė madhe tė rendit tė ditės, pėrbėn shumicėn dhe kryesinė nė tė gjitha komisionet e parlamentare dhe vendos mbi kohėn e fjalimit nė parlament rreth projekteve pėrkatėse ligjore. Parlamentarėt nuk kanė pothuajse fare personel. Mungojnė zyrat dhe para sė gjithash informacionet. Opozita pėr kėtė arsye e sheh veten para sė gjithash si instancė kritikuese dhe qeveri nė pritje. Ajo krijon njė kabinet hije, i cili duhet tė dėshmohet nė duelet e fjalimeve nė parlament. Bashkėpunimi konstruktiv nė ligjvėnie ėshtė pothuajse i pamundur pėr opozitėn dhe njė gjė e tillė as qė kėrkohet prej saj.

Komisionet ngrihen ad hoc nė punėn e ligjvėnies dhe kanė funksion kėshillues nė raste tė caktuara. Ato mblidhen pas leximit tė dytė nga gjithsej tri lexime tė njė ligji nė parlament, nė grupe tė vogla parlamentarėsh ose nė tė ashtuquajturat "committee of the whole house". Zėdhėnėsi,nė rastin e dytė lė vendin e tij, ndėrsa parlamenti si i tėrė shndėrrohet nė komision. Funksione tė pavarura kontrolluese, kryesisht nė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me buxhetin, opozita mund tė ushtrojė vetėm nėpėrmjet organizimit tė 20 mbledhjeve nė vit, nė tė cilat ajo pėrcakton rendin e ditės tė kėshillimeve parlamentare, si dhe nėpėrmjet kėrkesave gojore apo me shkrim dhe debateve nė interpelancė me pėrfaqėsues tė qeverisė.

Komisionet profesionale, tė cilat ndjekin aktivitetin e ministrive, nė Britaninė e Madhe ekzistojnė vetėm jashtė procesit tė ligjvėnies. Ato vėzhgojnė punėn e ministrive tė tyre dhe pėrpilojnė raporte mbi temat aktuale. Megjithatė efikasiteti i kėtyre komisioneve ėshtė i kufizuar, sepse ato jo vetėm qė dominohen nga fraksioni qeveritar, por deri tani janė edhe tė varura nga gatishmėria e qeverisė pėr t'i furnizuar me informacionet e duhura. E drejta e qeverisė pėr mosinformimin nė masė tė parlamentit dhe tė opinionit reth ēėshtjeve interne dhe ndjekja penale e dhėnies sė informacioneve ėshtė shfrytėzuar nė tė kaluarėn nė mėnyrė ekstensive. Qeveria Bler ėshtė shprehur pėr njė transparencė mė tė madhe tė vendimeve tė qeverisė. Ligji i planifikuar pėr lirinė e informimit (Freedom of Information Act), i cili synon pėrmirėsimin e informimit tė qytetarėve me informacione qeveritare, nė tė ardhmen mund t'iu vijė nė ndihmė edhe komisioneve profesionale (Select Committees) nė kryerjen mė tė efektshme tė detyrave tė tyre politike tė kontrollit.

Dhoma e Lartė

Mbi 1000 pjesėtarėt e Dhomės sė Lartė nuk zgjidhen. Rrreth dy e treta e Lordėve e kanė trashėguar dinjitetin e tyre Peer. Lordėt politikisht aktivė, nė shumicėn e rasteve janė tė emėruar nė postin e tyre. Nė vitin 1958 ėshtė futur si formė e re emėrimi i pėrjetshėm pa mundėsi trashėgimi i titullit (life peers). Duhet bėrė dallimi ndėrmjet Lords Spiritual, lordėve shpirtėrorė, pra kryepeshkopėve dhe peshkopėve tė Kishės Anglikane, dhe Lords Temporal, pra lordėve tokėsorė. Kėtu bėjnė pjesė edhe pjesėtarėt e familjes mbretėrore dhe Lordėt e Ulėt. Kėta tė fundit janė gjykatės me kualifikim tė lartė, tė fisnikėruar dhe tė thirrur nė Dhomėn e Lartė. Ata pėrbėjnė komisionin juridik tė Dhomės sė Lartė, i cili vepron nė ēėshtjet civile dhe penale si instanca e fundit juridike, si gjykata mė e lartė i vendit.

Qė nga viti 1911, Dhoma e Lartė, nė procesin e ligjvėnies ka tė drejtėn e vetėm dy vetove pėr refuzim, ndikimi i sė cilės nuk shtrihet nė ligjet mbi financat. Qė nga viti 1949, Dhoma e Lartė ka vetėm mundėsinė e ndėrprerjes maksimalisht njė vit tė projektligjeve tė Dhomės sė Ulėt. Dhoma e Lartė merr qėndrim ndaj tė gjitha projektligjeve tė Dhomės sė Ulėt dhe shpesh propozon pėrmirėsime tė detajeve tė vlefshme. Dhoma e Ulėt mund ta refuzojė me shumicė tė thjeshtė ēdo kėrkesė tė Dhomės sė Lartė. Nuk ekzistojnė procese gjyqėsore mes dy Dhomave.

Qeveria Bler planifikon "demokratizimin" e Dhomės sė Lartė dhe heqjen e sė drejtės sė votimit nė parlament tė Lordėve me anėtarėsi tė trashėguar (hereditary peers). Ėshtė e diskutueshme nėse mund tė mbijetojė politikisht dhoma e dytė, e pėrbėrė vetėm nga anėtarėt e emėruar nga kryeministri. Si alternativė ndaj kėsaj rregulloreje do tė mund tė shėrbente njė dhomė rajonale, nė tė cilėn kontributin e tyre nė politikėn e Mbretėrisė sė Bashkuar do ta jepnin edhe pėrfaqėsuesit e parlamenteve rajonale, si p.sh. ai i Skocisė, Uellsit apo Irlandės sė Veriut.

[Nga: Roland Sturm: Regierung und Verwaltung; : Informationen zur Politischen Bildung 262, "Großbritannien", Bonn BpB 1999]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.