Miti
Lart

 


 

Partitė 

Britania e Madhe

Dy tekstet nė vijim i janė pėrkushtuar pyetjes sė shumėdiskutuar nėse sistemi britanik dypartiak, i trajtuar pėr njė kohė tė gjatė si model pėr njė lloj tė tillė sistemesh, nė fakt paraqet vetėm njė mit. Nė tė bėhet e qartė se me rastin e klasifikimit tė sistemeve partiake nuk duhet bazuar nė numrin e partive ekzistuese.

Ėshtė sistemi britanik dypartiak vetėm njė mit?

Jo vetėm pėr shkak tė sukseseve tė mėdha nė zgjedhje tė aleancės sė pėrbėrė nga socialdemokratėt dhe liberalėt, pėrqindja nė zgjedhjet pėr Dhomėn e Ulėt tė vitit 1983 e tė cilėve ishte vetėm 2,2 mė e vogėl se ajo e Labour Party, parashtrohet pyetja nėse akoma mund tė flitet me tė drejtė pėr njė sistem dypartiak nė Britani tė Madhe. Pėrqindja e madhe e votave tė aleancės nuk i solli asaj shumė vende nė Dhomėn e Ulėt. Me 25,4 pėrqind tė votave ajo fitoi vetėm 23 vende, derisa Labour me 27,6 pėrqind nė Londėr dėrguan 209 pėrfaqėsues. Ndėrkaq jasht qyteteve, e posaēėrisht nė nivelin komunal, paraqiteshin qartė konturat e njė sistemi tė qėndrueshėm trepartiak, nė Skoci dhe Uells madje tė njė sistemi katėrpartiak. Edhe mė tepėr. Ata tė cilėt sistemin britanik dypartiak e konsideronin vetėm si njė mit, kishin mundėsinė jo vetėm tė tėrheqjes sė vėmendjes nė zhvillimet aktuale, por edhe tė shfrytėzojnė pėr argumentimet e tyre edhe fakte historike (...).

Pėrkundėr kėtyre ndryshimeve tė pakontestueshme, sistemi britanik nė thelb akoma mund tė trajtohet si sistem dypartiak. Pėr kėtė flet nė rend tė parė mėnyra e funksionimit tė sistemit politik, i cili, edhe nė llogarinė e elitės politike, kuptohet dhe praktikohet nė kėtė kuptim nga partia qeveritare dhe opozitare kryesisht si dualizėm i siguruar edhe nga e drejta zgjedhore e shumicės. Pėr tė flet nė anėn tjetėr edhe kultura politike e vendit, e cila, posaqėrisht nė gjeneratat e reja, bart dhe pėrkrah nė aspektin kulturor tė drejtėn zgjedhore tė shumicės dhe parimin e qeverisjes pėr njė kohė tė kufizuar tė njė partie politike, edhe pse »padrejtėsia« e sistemit ekzistues tė zgjedhjeve ėshtė e dukshme, dhe, pyetur nė mėnyrė abstrakte, shikuar nga kėndvėshtrimi i shumicės megjithatė preferohet si njė sistem i drejtė i zgjedhjeve. E ndodhur para alternativave: drejtėsia e procesit tė zgjedhjeve apo qeverisje efektive, shumica, megjithatė, akoma vendosė pėr ruajtjen e sistemit tė deritanishėm, nė rend tė parė pėrkrahėsit e konservatorėve, tė pėrcjellur nga ata tė Labour Party dhe tė Scottish National Party.

[Nga: Karl Rohe: Parteien und Parteiensystem; : Hans Kastendiek u.a. (Hg.), Länderbericht Großbritannien, Bonn BpB 1994]

Sistemi dypartiak

Shpesh ėshtė thėnė se nė Britani tė Madhe ka ardhur fundi i sistemit dypartiak dhe se duopoli partiak, pozitėn e tij nė pushtet e ruan vetėm me ndihmėn e tė drejtės zgjedhore tė shumicės. Pėrkrahėsit e kėsaj teze me kėtė rast nisen nga kėta indikatorė pėr ekzistencėn e sistemit dypartiak:
1. Mesatarisht ekzistojnė mė pak se tre kandidatė (serioz) prozonė elektorale.
2. Duopoli partiak fiton rregullisht mė shumė se 90 pėrqind tė votave tė dhėna.
3. Njė parti posedon njė shumicė tė mjaftueshme parlamentare.
4. Madje edhe vetė ndryshimet e vogla mund tė shkaktojnė ndėrrimin e qeverisė.

Nė rast tė plotėsimit tė kėtyre kushteve mė nuk mund tė flitet nė rastin e Britanisė sė Madhe pėr njė sistem dypartiak. Nė anėn tjetėr, sipas Sartori-t, njė parti politike mund tė trajtohet relevante pėr sistemin partiak vetėm nėse posedon vende nė parlament dhe potencial pėr qeverisje resp. pėr pengim, pra nėse ka mundėsi pozitive apo negative tė ndikimit mbi formimin e qeverisė. Edhe sipas kėtyre kritereve tė relevancės Britania e Madhe mund tė trajtohet si sistem dypartiak. Pėr kėtė flet edhe mėnyra e tij e funksionimit. "Nėse sistemet partiake klasifikohen sipas kritereve numerike, ato klasifikohen mbi bazėn e formatit tė tyre, pra me numrin e partive politike nė tė. Mirėpo formati ėshtė me rėndėsi vetėm nėse ai ka ndikim mbi mekanikėn, pra me mėnyrėn e funksionimit tė sistemit." Pėr dallim nga raportet jostabile tė shumicės nė vitet e 70-ta, vitet e 80-ta karakterizohen me njė konsolidim tė qartė tė kėsaj mekanike tė sistemit.

Aftėsia e funksionimit tė sistemit dypartiak bazohet nė tri shtylla kryesore:
1. Nė aspektin institucional nė dualizmin e konkurrencės demokratike tė qeverisė dhe opozitės, tė shprehur ndėr tė tjerash nė tė drejtėn zgjedhore tė shumicės.
2. Nė aspektin sociokulturor nė lidhjet sociale dhe rajonale tė votuesve me duopolin partiak.
3. Nė aspektin habitues nė njė kulturė politike, e cila formimit tė njė qeverie funksionuese, tė pajisur me njė program tė qartė tė veprimit i jep rėndėsi mė tė madhe se sa pasqyrimit mundėsisht sa mė tė saktė nė parlament tė spektrit tė pikėpamjeve. Nėnrenditja e mendimit tė participimit nėn parimin e qeverisjes sė legjitimuar nė mėnyrė demokratike dhe efektive ėshtė karakteristike pėr kulturėn politike tė Britanisė sė Madhe.

Rrėnjėt e sistemit dypartiak janė edhe mė tė thella seē mendojnė pėrfaqėsuesit e tezės mbi fundin e duopolit. Partitė e mėdha politike posedojnė afate jo tė shkurta tė pėrshtatjes nė ndryshimet e sjelljes sė votuesve dhe tė tregut partiak para se tė ndjehen tė rrezikuara nga partitė e treta. Kėto ushtrojnė njė funksion komplementar. Ato nė rend tė parė sinjalizojnė pakėnaqėsi dhe protestė, madje edhe mosbesim tė thjeshtė nė kompetencėn profesionale tėpartive tė mėdha.

[Nga: André Kaiser: Wahlen und Parteiensystem in der Ära Thatcher; : Aus Politik und Zeitgeschichte 28/1991]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.