|
|
|
|
Teksti nė vazhdim paraqet zhvillimin e Britanisė sė Madhe qė nga Lufta e Dytė Botėrore, pra sfondin kohor historik pėr zhvillimin e sistemit politik. Duke u nisur nga konsensusi i pasluftės dhe i tė ashtuquajturės mixed economy tė Britanisė sė Madhe, me "Theēerizmin" dhe "Rrrugėn e Tretė" tė Blerit, trajtohen dy drejtimet kryesore tė kėsaj periudhe tė historisė britanike. Tekste tė tjera nė kuadėr tė kėsaj pjese trajtojnė kėto tema:
Vėshtrim: Ēarls Dikens (1812-1870) ka pėrshkruar nė romanet e tij Anglinė viktoriane tė shek. XIX, ndodhitė dhe konfliktet sociale nė njė vend tė madhėsisė perandorake dhe me ndikim botėror. Paraqitja e tij edhe sot e kėsaj dite ndikon fuqinė e pėrfytyrimit tė shumė vėzhguesve tė huaj. Por kjo botė, e qetė nė dukje, u trondit qysh nė fillim tė shek. XX. Me rritjen e ndikimit tė punėtorėve dhe tė sindikatave tė tyre si forcė politike, me nismat e para tė emancipimit tė grave (e drejta e votės e grave 1918) si dhe me tematizimin e problematikės sociale dhe me vėnien nė pikėpyetje tė sistemit britanik tė zgjedhjeve nė dy luftat botėrore, ndryshoi rrėnjėsisht vetėkuptueshmėria e politikės sė brendshme dhe tė jashtme tė Britanisė sė Madhe. Angazhimi nė luftė i kushtoi vendit nė vitin 1945 dy tė tretat e vėllimit tė tij tė tregtisė sė jashtme dhe trefishoi borxhet e shtetit. Britania e Madhe u bė e varur nga ndihmat financiare amerikane, ndėrsa monedha vendase humbi gjithnjė e mė tepėr vlerėn e saj. Kthimi nė rolin e mėparshėm tė udhėheqjes sė botės u bė i pamundur si pėr shkaqe ekonomike, ashtu edhe politike. Shumė nga kolonitė britanike filluan tė kėrkojnė vetėvendosje. Grupet e lėna pas dore tė shoqėrisė, edhe mė parė kėrkonin tė drejtat e tyre. Vetėdija e tyre ishte rritur, pasi lufta e kishte mobilizuar popullsinė nė njė masė tė panjohur mė parė, kishte futur gratė nė procesin e prodhimit dhe kishte krijuar punėsim tė plotė tė popullsisė. Prioritet i tė gjitha qeverive tė pasluftės nė fushėn e politikės sė brendshme nė fillim ishte furnizimi i popullsisė, ndėrsa mė vonė pėrmirėsimi i standardit tė jetesės si dhe rivendosja e aftėsisė ndėrkombėtare konkurruese tė ekonomisė. Edhe pse partitė e mėdha tė vendit, Partia Laburiste (Labour Party) e krahut tė majtė politik dhe Partia Konservatore (Conservatives) e krahut tė djathtė politik, nuk ndiqnin strategji tė ngjashme pėr arritjen e qėllimeve, megjithatė mund tė flitet pėr njė konsensus tė pasluftės nė politikėn britanike. Bazė e politikės sė pėrbashkėt, e cila argumentohet teorikisht nė shkrimet e ekonomistit kombėtar britanik John Maynard Keynes (1883-1946), ishte zhvillimi i mirėqenjes sė shtetit. Konkretisht kjo do tė thotė ngritje e njė sistemi tė sigurimit social, tė financuar nga shteti pėr tė gjithė qytetarėt dhe marrja e pėrgjegjėsisė pėr ekonominė. Shteti nuk pėrpiqej t'i parandalonte krizat ekonomike pėrmes politikės konjukturale, por angazhohej pėrmes rregullave dhe kontrolleve tė caktuara nė pėrcaktimin e ēmimeve dhe tė pagave. Veēanėrisht nė kohėn e qeverisjes sė Partisė Laburiste, shteti mori pėrsipėr sektorėt kyēė tė ekonomisė si elektroekonominė, linjat ajrore, sistemin e transportit publik, furnizimin me gaz apo industrinė e hekurit dhe tė ēelikut. Rendi ekonomik britanik, deri nė mesin e viteve 80 paraqiste njė ekonomi tė pėrzier ("mixed economy"): ajo bazohej nė bashkėveprimin ndėrmjet organizatave shtetėrore dhe atyre private. Standardi i jetesės i popullsisė britanike u pėrmirėsua dukshėm deri nė fillim tė viteve 70. Megjithatė nuk u arrit pėrmirėsimi i dukshėm i fuqisė ekonomike tė vendit nė krahasim ndėrkombėtar. Mungesa e aftėsisė konkurruese tė ekonomisė britanike shkaktoi uljen drastike madje edhe tė eksportit mė pak tė rėndėsishėm nė ish-kolonitė britanike. Nė vitet 70, Britania e Madhe konsiderohej "njeriu i sėmurė i Evropės", i tronditur nga "sėmundja britanike". Simptoma tė kėsaj sėmundjeje konsideroheshin inflacioni i lartė, deficiti i vazhdueshėm nė tregtinė e jashtme, pagat tepėr tė larta (nė krahasim me produktivitetin ekonomik), grevat e shpeshta, tė iniciuara nga sindikatat e fuqishme si dhe njė armiqėsi e pėrgjithshme kundrejt reformave ekonomike dhe shoqėrore. Qeveritė laburiste tė viteve tė 70 u pėrpoqėn pa sukses tė kufizonin numrin e grevave pėrmes futjes sė sindikatave nė vendimet ekonomiko-politike dhe rritjes sė eficiencės sė politikės shtetėrore tė pagave dhe tė ēmimeve.
Nė pjesėn e parė tė periudhės sė qeverisjes sė saj, Theēer i besoi politikės monetare dhe ndikimit tė saj drejtues nė ekonominė kombėtare (monetarizmi) dhe mė vonė politikės sė luftės kundėr inflacionit pėr sigurimin e rezultateve mundėsisht optimale tė proceseve tė ekonomisė sė tregut. Nė kėtė mėnyrė ajo iu bashkangjit transformimit ndėrkombėtar tė ideve ekonomiko-politike, tė bazuar nė teorinė e ekonomistit amerikan Milton Fridman. Margaret Theēer iu kundėrvu nė mėnyrė pushtetit tė sindikatave dhe kufizoi nė mėnyrė drastike fushėn e tyre tė veprimit me anė tė legjislacionit tė zgjeruar. Disfata e minatorėve nė grevėn e vendosur tė viteve 1984/85 paraqet njėkohėsisht kulmin dhe fundin e protestave tė motivuara politikisht tė sindikatave kundėr qeverisė konservatore. Sindikata e minatorėve konsiderohej mė aktivja nga sindikatat. Kjo disfatė paraqet njėkohėsisht edhe fundin simbolik tė pushtetit politik tė sindikatave (...). E ashtuquajtura "mixed economy" nė vitet e qeverisjes sė Margaret Theēer, pėrmes njė politike tė zgjeruar privatizimi u shndėrrua nė njė ekonomi gati tėrėsisht tė organizuar si ekonomi private. Si kriter i politikės sociale nuk shėrbente mė nevoja e prodhimit, por financimi i tij. Papunėsia nuk trajtohej mė si problem shoqėror, por si fat individual. Pėrgjegjėsinė pėr tė kėrkuar punė e kishin nė radhė tė parė vetė tė prekurit. Rrjeti social, i pėrbėrė njėkohėsisht nga persona qė nuk donin tė punonin dhe tė tillė qė kėrkonin punė nuk parashikohej tė ruhet mė. Kudo ku qeverisė i dukej e mundshme, shteti tėrhiqej nga politika shoqėrore dhe i linte vendin iniciativės vetjake ose mė saktė ekonomisė private. Disiplina e tregjeve synonte modernizimin e ekonomisė dhe tė shoqėrisė. Qėllimi i kėsaj politike ishte lirimi i ekonomisė britanike nga strukturat e paafta pėr konkurrencė, nxitja e iniciativės sė ndėrmarrjeve dhe lirimi i qytetarit britanik nga pasiviteti i pranuesit tė shėrbimeve sociale. Dukuritė nė vazhdim si: shtimi i varfėrisė, njerėzit pa strehė, rritja e pabarazisė nė ndarjen e pasurisė shoqėrore apo pakėnaqėsia nė ato rajone tė vendit, tė cilat nuk i kishte pėrfshirė zhvillimi ekonomik i fundit tė viteve 80, nga qeveritė konservatore shpesh u trajtuan si tė pashmangshme. Kursimet nė fushėn sociale nuk parashikohej tė preknin nevojtarėt e vėrtetė, por ata qė pėrfitonin pa tė drejtė nga shėrbimet e shtetit tė mirėqenies. Problemet sociale parashikohej tė trajtoheshin sėrish mė shumė si probleme shoqėrore dhe mė pak si probleme tė shtetit. Politika e kursimit e qeverisė Theēer u argumentua edhe me domosdoshmėrinė e rregullimit tė buxhetit tė shtetit dhe luftėn kundėr inflacionit, i cili sipas mendimit tė qeverisė ishte pasojė e politikės shtetėrore tė borxheve. Qėllimet ekonomiko-politike tė qeverisė Theēer u arritėn nė njė masė tė madhe nė mesin e viteve 80. Edhe pse kuota e tė papunėve nė vitin 1987 akoma kapte shifrėn prej 10%, pėrqindja e inflacionit kishte rėnė nė rreth 4%, gjė qė shėnonte rėnien mė tė madhe qė nga vitet 60. Falė tė ardhurave nga privatizimet e realizuara nga qeveria Theēer dhe tė ardhurave tė vendit nga tatimet e nxjerrjes sė naftės nga Deti i Veriut, buxhetet shtetėrore britanike jo vetėm qė u barazuan nė vitet 80, por edhe u rritėn. Kjo tepricė u shfrytėzua pėr zvogėlimin e diferencave kundrejt mesatares evropiane nė fushėn e borxheve tė shtetit. Reforma e tatimeve e vitit 1988 e thjeshtoi sistemin tatimor dhe e uli shkallėn maksimale tė tatimeve nė njė shkallė, tė cilėn pėrveē SHBA-sė nuk e kishte arritur asnjė vend tjetėr. Nė kėtė mėnyrė u rrit atraktiviteti i vendit pėr investimet e mėdha tė huaja (...). Politika e Margaret Theēer kishte aq shumė ndikim nė vitet 80, saqė "Theēerizmi" u shndėrrua nė sinonim tė njė politike qė angazhohet pėr njė formė tė ekonomisė sė tregut, mundėsisht tė lirė nga ndikimi i shtetit. Por siē bėjnė tė qartė anketimet e ndryshme nė periudhėn e qeverisjes sė Margaret Theēerit dhe tė kolegut tė saj tė Partisė Konservatore Xhon Mejxher, disa iniciativave qendrore politike tė viteve 80, si privatizimi, reforma e sistemit shėndetėsor apo reforma e tatimeve komunale, u mungonte pėrkrahja e popullsisė. Edhe pse nė shoqėri ishte pėrhapur mendimi se shteti duhet tė luajė njė rol modest nė sistemin shėndetėsor dhe se qytetari duhet tė marrė pėrsipėr mė shumė vetėpėrgjegjėsi, ky orientim i ri shoqėror asnjėherė nuk kishte arritur tė fitonte popullaritet tė madh. Shumica e popullsisė britanike, para sė gjithash nuk ishte e gatshme t'i pranonte rrjedhojat negative sociale tė Theēerizmit. Sukseset nė zgjedhje tė Margaret Theēer pa dyshim nuk janė rezultat i popullaritetit tė politikės sė saj sociale, por i faktorėve tė tjerė situativė (p.sh. triumfi i saj nė Luftėn e Falklandit nė vitin 1982), fuqisė sė saj drejtuese, politikės sė taksave dhe tė financave dhe i rolit tė dobėt tė opozitės.
"Rruga e Tretė" e Blerit ėshtė konceptuar si strategji pragmatike, si rrugė e mesme mes ekstremeve pak sa paushalle: "kapitalizmit zemėrftohtė" nė njėrėn anė dhe politikės sė mirėqenjes nė anėn tjetėr. Qėllimi i kėsaj strategjie ėshtė tė bėjė tė mundur me anė tė njė sistemi efikas arsimor shanse tė barabarta tė startimit nė shoqėri dhe pjesėmarrje pėrmes punės pėr kėdo qė dėshiron tė marrė pjesė nė sukseset e shoqėrisė. Ndryshe nga shteti i mirėqenies, "Rruga e Tretė" nuk garanton siguri sociale pa angazhim dhe perceptim tė pėrgjegjėsisė personale. Nė dallim nga politika e konservatorėve, qeveria laburiste nuk synon kufizimin e personave qė janė tė gatshėm tė angazhohen, vetėm ngaqė janė rritur nė shtėpi apo rrethe "tė gabuara". Problemet sociale nuk duhen pranuar, por ato duhen pėrballuar. Megjithatė nuk ėshtė parashikuar qė zgjidhja e kėtyre problemeve t'i lihet vetėm shtetit. Qėllimi i iniciativės shtetėrore pėr mė tepėr ėshtė krijimi i kushteve qė bėjnė tė mundur qė shoqėria, nė radhė tė parė personat e prekur, familjet, grupet sociale, komunat apo grupet e interesave, tė jenė nė gjendje t'i vijnė nė ndihm?7 vetes. Ajo qė shteti duhet tė ndėrmarrė konkretisht pėr nxitjen e shoqėrisė nė njėrėn anė dhe tė aftėsisė sė konkurrencės sė ekonomisė nė anėn tjetėr, sipas pikėpamjeve tė "Rrugės sė tretė" nuk mund tė nxirret nga literatura filozofike. Shteti, nė mėnyrė permanente dhe pa shabllone ideologjike duhet tė kėrkojė strategji tė tilla, tė cilat i lėnė hapėsirė tė lirė qytetarit e qė pėr kėtė arsye funksionojnė mė mirė. Pjesė e kėsaj hapjeje, sipas qeverisė sė Blerit ėshtė edhe modernizimi i kushtetutės dhe i institucioneve politike tė vendit, p.sh. pėrmes forcimit tė tė drejtave qytetare dhe parlamenteve tė reja, tė zgjedhura nė mėnyrė demokratike ndėr tė tjera nė Skoci dhe Uells. Kjo shėrben si kusht pėr futjen e pėrmirėsuar tė qytetarėve nė procesin politik e nė kėtė mėnyrė edhe pėr "aftėsinė e konkurrencės" sė modelit tė demokracisė britanike. [Nga: Roland Sturm: Entwicklung Großbritanniens seit 1945; nė: Informationen zur Politischen Bildung 262, "Großbritannien", Bonn BpB 1999]
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|