Partitė
Lart Sfond Partitė

 

Zhvillimi
Tiparet


 

Partitė 

Britania e Madhe

Sistemi partiak i Britanisė sė Madhe konsiderohet model i sistemit dypartiak. Kriteret e tij kryesore dhe partitė e pėrfaqėsuara prezantohen nė tekstin nė vazhdim. Nė tė mund tė gjeni links qė tė ēojnė nė faqet e internetit tė partive tė rėndėsishme tė Britanisė sė Madhe. Pjesėt e tjera shtjellojnė kėto aspekte:

Sistemi partiak i Britanisė sė Madhe

Nė Britaninė e Madhe nuk ekziston ligji pėr partitė. Partitė kuptohen si shprehje e iniciativave shoqėrore, pėr tė cilat shteti nuk ėshtė pėrgjegjės dhe pėr financimin e tė cilave ai nuk vė mjete financiare nė dispozicion. Pėr kėtė arsye nuk ekzistojnė tė dhėna tė sakta mbi zhvillimin e anėtarėsisė nė parti apo financimin e tyre ose mė saktė mbi identitetin e donatorėve tė mėdhenj. Megjithatė mund tė thuhet se qytetarėt aktivė nė Britaninė e Madhe janė mė tepėr tė organizuar nė grupe interesash tė llojeve tė ndryshme se sa nė parti. Numri i pėrgjithshėm i anėtarėve tė tė gjitha partive besohet tė jetė rreth 600.000-700.000. Ndėrsa shoqata pėr mbrojtjen e shpendėve (Royal Society for the Protection of Birds) numėron nė radhėt e saj mbi 800.000 anėtarė. Sot tė gjitha partitė nė Britaninė e Madhe ndodhen nė vėshtirėsi financiare. Deficiti i Partisė Laburiste p.sh. nė vitin 1998 kap shifrėn 14 milionė DM (5 milionė stėrlina) (...).

Sistemi partiak

Sistemi partiak i Britanisė sė Madhe quhet shpesh edhe sistem dypartiak, ngaqė nė periudhėn e pasluftės, rolin e pushtetit qeverisės e ushtruan vetėm dy parti: Partia Konservatore dhe Partia Laburiste. Ndėrkohė qė Numri i partive nė parlament ėshtė mė i madh dhe sot ėshtė vėshtirė tė flitet pėr njė konkurrencė tė partive qė funksion nė tė njėjtėn mėnyrė nė tėrė Perandorinė e Bashkuar.

Partia Konservatore

Partia Laburiste

Demokratėt Liberalė

Partitė e territoreve joangleze

Partia Konservatore

Partia Konservatore (Tories) ėshtė pasardhėse e Tory Party, partisė sė pronarėve fisnikė tė tokave, gentry. Nuk ekziston njė datė e saktė formale e themelimit tė partisė. Ajo u formua nė vitet 30 tė shek. XIX. Benjamin Disraeli (1804-1881) i formoi konservatorėt nė aspektin organizativ dhe programor dhe i shndėrroi nė nparti partiotike, potenciale pėr t'u bėrė parti e popullit. Nė aspektin e politikės sė jashtme, ajo synonte tė bashkonte kombin me qėllimin e pėrbashkėt tė ruajtjes dhe lulėzimit tė perandorisė botėrore angleze (Empire), ndėrsa nė aspektin e brendshėm synohej zbutja e kontradiktave klasore pėrmes ligjvėnies sė reformave sociale.

Edhe pse nė periudhėn pas Luftės sė Dytė Botėrore Britania ishte e detyruar tė hiqte dorė nga perandoria e saj, orientimi i partisė fillimisht nė mirėqenien e shtetit gjeti mbėshtetje tė mjaftueshme nė traditėn e konservatorizmit. Kryeministrat e saj tė pasluftės, Winston Churchill (1951-1955), Sir Anthony Eden 1955-1957, Harold Macmillan 1957-1963 dhe Sir Alec Douglas-Home 1953-1964 u gjendėn para qeverive pragmatike tė qendrės sė djathtė, tė bazuara nė pak parime ideologjike. Interesimi i tyre ishte nė mbrojtjen e traditės kombėtare dhe tė institucioneve (Zotit, mbretit dhe mėmėdheut), tė lirisė sė individit dhe nė kufizimin e ndėrhyrjes sė shtetit nė ekonomi. Por liberalizmi ekonomik pėrzihej shpesh edhe njė paternalizėm tė motivuar nė aspektin social, i cili legjitimonte korrekturat politiko-sociale tė ekonomisė sė tregut.

Edward Heath u pėrpoq pa sukses si kryeministėr (1970-1974) t'`i japė partisė njė profil mė tė fortė ekonomiko-liberal. Ai qeveriste si evropian i bindur dhe e futi vendin nė vitin 1973 nė Bashkimin Evropian.

Ishte Margaret Thatcher ajo e cila nė vitet 80 i bėri pakicė nė parti pjesėtarėt e politikės sė mirėqenies sė shtetit. Ajo e futi partinė nė njė kurs tė ashpėr tė ekonomisė sė tregut dhe skeptik ndaj integrimit evropian. Ndryshe nga shumė paraardhės tė saj ajo e shihte rolin e saj jo si moderatore mes pozitave tė ndryshme tė krahėve tė partisė, por si dhėnėse e impulseve, e cila pėr shkak tė pikėpamjeve tė fituara e drejton pa kompromis partinė nė njė drejtim tė caktuar. Margaret Thatcher, ashtu si paraardhėsi i saj Edward Heath pėr shkaqe tė tjera, mishėronte njė lloj tė ri tė udhėheqėsit Tory. Tė dy ishin ngritur gradualisht nė aspektin social, e jo siē ishte e rėndomtė mė parė pėr udhėheqėsit e Partisė Konservatore, pėrfaqėsues tė shtresės sė lartė.

Heath ishte udhėheqėsi i parė i partisė, i zgjedhur nė kėtė post nė zgjedhjet e fraksionit tė Partisė Konservatore. Para vitit 1965, vendimi pėr plotėsimin e kėtij posti merrej nė mėnyrė tė brendshmeinterne.

Shefi partiak William Hague, nė kėtė post qė nga viti 1997, e futi zgjedhjen e kryetarit nga anėtarėsia e partisė. Ai pėrpiqet ta bėjė sėrish atraktive pėr votues partinė e tij konsrevatore, tė plakur sė tepėrmi nė fund tė viteve 90 dhe ta zgjerojė bazėn partiake. Anėtarėt e sotėm besnikė tė Partisė Konservatore janė shkolluar nėpėr shkolla private dhe punojnė nėpėr firma private. Mbi 90 pėrqind e pronarėve tė shtėpive dhe njė e katėrta bėn pjesė nė grupet e personave me tė ardhura mė tė larta (1994 = mbi 30.000 stėrlina tė ardhura vjetore).

Hague e kupton partinė e tij si kėshtjellė mbrojtėse kundėr sulmeve ndaj institucioneve britanike, si nga BE-ja, ashtu edhe nga politika e reformimit tė kushtetutės e Partisė Laburiste. Nė kongresin partiak tė konservatorėve nė vitin 1998 ai i dha rėndėsi publike propozimit pėr krijimin e njė parlamenti tė veēantė britanik si kundėrpeshė tė parlamenteve skoceze dhe tė Uellsit pėrballė parlamentit Westminster. Kjo ide, nga e cila Hague hoqi dorė nė dhjetor 1998, sipas mendimit tė Partisė Konservatore, ka mundėsi tė jetė kontraproduktive, sepse ajo nxit desintegrimin e Mbretėrisė sė Bashkuar dhe zvogėlon legjitimitetin e doktrinės sė sovranitetit tė parlamentit.

Nė vitet 90, Partia Konservatore u pėrball me vėshtirėsi tė mėdha gjatė pėrpjekjes pėr mobilizimin e qytetarėve nė pėrkrahjen e politikės sė saj. Pas pushtimit tė linjės kryesore nė politikėn ekonomike nga Partia Laburiste, konservatorėt e kanė vėshtirė tė prezantohen si aternativė ekonomiko-politike. Sipas tė dhėnave vetjake, numri i pėrgjithshėm i anėtarėve ėshtė zvogėluar nga tre milionė nė vitin 1950 nė rreth 250.000 nė vitin 1998. Partia ballafaqohet me vėshtirėsi financiare pėr shkak tė shpenzimeve tė larta pėr fushatat elektorale dhe donacioneve dhe kuotave tė anėtarėsive tė pamjaftueshme. Shumė donatorė tradicionalė industrialistė i kanė kthyer shpinėn partisė nė fjalė.

Konservatorėt nė internet: http://www.conservatives.com/home.cfm 

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Demokratėt liberalė

Deri nė vitin 1920, Partia Liberale, si partia e dytė pėr nga madhėsia, kishte ndikim tė madh nė politikėn britanike. Ajo u themelua si organizatė pasardhėse e Whigs nė vitin 1859 dhe mblidhte nė radhėt e saj pronarėt e mėdhenj tė tokave dhe tregtarėt e pasur. Temat kryesore tė liberalizmit tė shek. XIX, tė ndikuar nga William Gladstone (1809-1898), ishin: nxitja e tregėtisė sė lirė, e cila i shėrbente interesave tė borgjezisė industriale dhe rregullimi i autonomisė pėr Irlandėn, do t'i sillte Irlandės njė pavarėsi tė kufizuar tė qeverisjes (Home Rule). Por Partia Liberale ishte prijėse politike edhe nė tema tė tjera, si zgjerimi i tė drejtės sė zgjedhjes, heqja e skllavėrimit, ligjvėnia pėr mbrojtjen e tė drejtave tė fėmijėve, e drejta e punės, ligjvėnia nė ēėshtjet e fabrikave, rregullimi ligjor i orarit tė punės apo reformimi i administratės komunale.

Pas pėrfundimit tė Luftės sė Parė Botėrore, pozitėn e liberalėve si partia mė e rėndėsishme opozitare ose si parti potenciale pėr qeverisje e mori Partia Laburiste. Edhe pse nė zgjedhje liberalėt rregullisht fituan mes 10 dhe 20 pėrqind tė votave, numri i vendeve nė parlament kryesisht mbetej disa dhjetėra. Nė dekadat e fundit, Partia Liberale u shndėrrua nė strehėn e pėrkrahėsve tė kundėrshtarėve tė armatosjes dhe tė individualistėve tė orientuar nė mbrojtjen e ambjentit. Ajo mblodhi nė radhėt e veta edhe pėrkrahėsit e integrimit evropian, tė federalizmit, si dhe tė krijimit tė njė sistemi proporcional tė zgjedhjeve. Partia nė fjalė angazhohet kryesisht nė nivelin komunal, nė tė cilin gjendet edhe baza e saj politike. Kėtu ajo ka gjetur njė rezervuar tė madh me aktivistė ekspertė nė ēėshtje konkrete politike, si nė politikėn e arsimimit apo atė tė shėndetėsisė. Nė vitin 1995, dhjetė pėrqind e tė gjitha komunave qeverisej nga liberalėt (44 pėrqind laburistėt dhe vetėm katės pėrqind nga konservatorėt).

Nė vitin 1988, liberalėt u bashkuan me Partinė Socialdemokrate, njė degė e djathtė e Partisė, dhe formuan sė bashku partinė e re "Demokratėt Liberalė". Kryetari i parė i partisė u emėrua Paddy Ashdown, i cili e ushtroi kėtė detyrė deri nė vitin 1999. Nė vitin 1997, Ashdown hoqi dorė nga kursi tradicional i mbajtjes sė tė njėjtės distancės ndaj dy partive tė mėdha. Sipas tij politika e Demokratėve Liberalė afrohej mė tepėr me atė tė Partisė Laburiste, politika e sė cilės ėshtė mė e pėrshtatshme pėr realizimin e pikėpamjeve programore tė liberalėve. Nė spektrin e sotėm tė partive, Demokratėt Liberalė, nė shumė fusha tė politikės, veēanėrisht nė politikėn ekonomike dhe nė atė shoqėrore gjenden nė anėn e majtė tė Partisė Laburiste. Ndryshe nga Partia Konservatore dhe Laburistėt e Rinj, mbi 90 pėrqind e anėtarėve tė saj pajtohen me rritjen e tatimeve pėr t'i dhėnė  mundėsi shtetit tė bėjė shpenzime mė tė mėdha. Nė pėrgatitjen e reformave kushtetuese liberalėt janė pjesėmarrės nė komisionin e kabinetit tė qeverisė Blair. Demokratėt Liberalė numėrojnė rreth 100.000 anėtarė.

Demokratėt Liberalė nė internet: http://www.libdems.org.uk/ 

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Partia Laburiste

Partia Laburiste u themelua nė vitin 1900 nga sindikatat si krahu i tyre politik (nė atė kohė nėn emrin "Labour Representation Committee", emri i sotėm vjen nga viti 1906). Kjo bėn tė qartė jo vetėm varėsinė financiare tė Partisė Laburiste nga sindikatat, por edhe organizimin e saj tė brendshėm. Pranė njėra-tjetrės ekzistojnė anėtarėsitė individuale dhe anėtarėsitė kolektive tė sindikatave dhe organizatave socialiste. Anėtarėsitė kolektive tė Partisė Laburiste lindin me mbledhjen e organizatave tė ndryshme, kryesisht tė sindikatave. Numri i votave tė sindikatave nė kongreset partiake tė partisė Labour (block votes) llogaritet sipas lartėsisė sė shumės sė anėtarėsisė tė transferuar nga sindikatat pėrkatėse. Kryetari i partisė, i cili deri nė vitin 1981 emėrohej ekskluzivisht nga grupi parlamentar, qė atėherė zgjidhet nga njė komision zgjedhor i pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė sindikatave, tė degėve tė partisė nė zona elektorale dhe nga deputetėt. Me reformėn e fundit partiake tė vitit 1993, kėto grupe zotėrojnė nga njė tė tretat e votave.

Nė kohėn e qeverisjes sė Clement Attlees (1945-1951), i cili i fitoi befasisht zgjedhjet e para tė pasluftės kundėr kryeministrit tė luftės Winston Churchill, me anė tė politikės sė shtetėzimeve dhe reformave nė fushėn e politikės sociale (ndėr tė tjera themelimi i National Health Service - Shėrbimi Kombėtar Shėndetėsor dhe i sistemit tė sigurimit tė gjerė shėndetėsor), u vunė bazat e shtetit britanik tė mirėqenies tė periudhės sė pasluftės. Vetėm 60 vjet mė vonė, Partia Laburiste me nė krye Harold Wilson (1964-1970) erdhi prapė nė krye tė qeverisė, pėr tė dėshtuar mė vonė me programin e saj tė modernizimit ekonomik nė rezistencėn e sindikatave. Pėrpjekja e Wilson-it pas vitit 1974 dhe tė pasardhėsit tė tij James Callaghan (1976-1979) pėr arritjen e njė barazpeshe tė interesave tė partisė me ato tė sindikatave pėrmes vendimeve tė pėrbashkėta tė qeverisė dhe sindikatave nė fushėn e politikės sė pagave dhe tė tė ardhurave dhe nė atė tė ēmimeve, e ēoi vendin nė nj krizė tė thellė ekonomike, e cila bėri tė qartė edhe ngecjen e produktivitetit tė ekonomisė britanike. Aleanca politike e pėrbėrė nga Partia Laburiste dhe sindikatat u thye nė vitet 1978/79 pėr shkak tė mungesės sė gatishmėrisė sė sindikatave pėr pėrgatitjen e anėtarėsisė sė tyre pėr rrugėn e pashmangshme por edhe tė dhimbshme tė ristrukturimit industrial nė Britaninė e Madhe (...).

Nė procesin e ripėrtėritjes programore dhe organizative tė Partisė Laburiste, tė filluar nga kryetari Neil Kinnock 1983 dhe tė vazhduar me vendoshmėri nga pasardhėsit e tij John Smith (1992-1994) dhe Tony Blair, partia filloi tė forcojė demokracinė e brendshme duke mobilizuar anėtarėt individualė dhe duke hequr dorė nga ndėrhyrjet e shtetit nė ekonomi si dhe nga politika kundėr integrimit evropian. Partia Laburiste pėrjashtoi nė fillim tė viteve 80 krahun e saj kryeneē. Nė procesin e gjerė tė diskutimit brendapartiak u shfaq orientimi nė parimet e ekonomisė sė tregut. Qė nga viti 1993 bėhet pėrpjekja qė pėrfaqėsuesit e organizatave elektorale dhe tė sindikatava tė fitojnė votėn e bazės sė tyre para votimit nė kongreset e partisė.

Transformimi i partisė nga "Old Labour" "New Labour" u zhvillua me njė distancė mė tė madhe ndaj sindiktave, tė cilat tani trajtohen prej tyre si njė ndėr shumė grupet e tjera tė interesave, jo tė inkuadruara nė mėnyrė direkte nė vendimet politike. New Labour ėshtė pėrshėndetur nga vokabulari socialist dhe nga programatika socialiste e Partisė sė vjetėr Laburiste.

Vlerė tė madhe simbolike nė kėtė kontekst kishte heqja nė vitin 1995 e nenit 4 nga statuti i partisė, nen ky i cili e detyronte partinė tė ushtronte politikėn e shtetėzimit. Partia pėrpiqet tė ndahet sa tė jetė e mundur nė aspektin financiar dhe organizativ nga sindikatat. Kjo edhe ėshtė e nevojshme pėr shkak tė rėnies sė numrit tė anėtarėve tė sindikatave. Pėrveē kėsaj, nė vitin 1995, anėtare kolektive tė Partisė Laburiste kishin mbetur vetėm 30 nga 70 indikatat e bashkimit Trades Union Congress (TUC). Pėrqindja e votave tė sindikatave nė kongreset partiake tė Partisė Laburiste u reduktua nė 50 %. Falė anėtarėsisė kolektive tė sindikatave, Partia Laburiste numėron formalisht disa milionė anėtarė. Megjithatė, e rėndėsishme pėr tė ardhmen ėshtė veēanėrisht anėtarėsia individuale, e cila nė fillim tė viteve 90 ishte pėrafėrsisht e tė njėjtit nivel me atė tė Partisė Konservatore. Numri i anėtarėve filloi tė rritet lehtė pas marrjes sė kryesisė nga Tony Blair, por pas vitit tė parė tė qeverisjes sė tij ai filloi tė binte sėrish lehtė. Partia Laburiste momentalisht ka rreth 350.000 anėtarė.

Partia Laburiste nė internet: http://www.labour.org.uk/lp/new/labour/labour.home 

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Partitė politike tė territoreve joangleze

Sistemi partiak i Irlandės sė Veriut ėshtė ndarė nga ai i Britanisė sė Madhe nė fillim tė viteve 70 dhe bazohet vetėm nė linjat e konflikteve nė Irlandėn e Veriut. Nė anėn unioniste-protestante, bashkimi i dalė nga Partia Konservatore Ulster Unionist Party (i drejtuar nga shefi i qeverisė sė Irlandės sė Veriut dhe fituesi i Ēmimit Nobel pėr Paqe David Trimble), pėrfaqėson rrymėn e moderuar, ndėrsa Democratic Unionist Party (e themeluar dhe e udhėhequr nga Ian Paisley) pjesėn mė tė rėndėsishme tė rrymave radikale. Nė anėn katolike-nacionaliste qėndrojnė pėrballė njėri-tjetrit unionistėt Ulster Social Democratic and Partia Laburiste, tė dalė nga lėvizja qytetare e viteve 60 (tė udhėhequr nga themeluesi i partisė dhe fituesi i Ēmimit Nobel pėr Paqe, John Hume). Krahun radikal tė nacionalistėve e pėrkrah Sinn Feini, krah u politik i Ushtrisė Republikane Irlandeze (IRA), tė udhėhequr nga Gerry Adams.

Nė Skoci dhe Uells ėshtė vendosur njė sistem katėrpartiak. Pėrballė tri partive tradicionale britanike, Partisė Konservatore, Partisė Laburiste dhe Demokratėve Liberalė, konkurrentė tė suksesshėm politikė janė edhe partitė nacionaliste. Partia mė e suksesshme nė Skoci pėr njė kohė tė gjatė ishte Partia Laburiste. Kjo pozitė drejtuese e saj ėshtė e rrezikuar sot nga Scottish National Party (SNP), e cila i ka marrė Partisė Konservatore pozitėn e partisė sė dytė. Demokratėt Liberalė dhe Partia Konservatore janė partitė e vogla nė Skoci. Nacionalistėt nė Uells (Plaid Cymru) asnjėherė nuk ishin aq tė suksesshėm. Pėrkrahja e tyre pėrqendrohet nė rajonet fshatare, fetare dhe antikonformiste si dhe nė rajonet uellsfolėse, kryesisht nė veri dhe nė qendėr tė vendit. Parti dominuese nė Uells ėshtė Partia Laburiste, e ndjekur me njė distancė tė madhe nga Partia Konservatore dhe Demokratėt Liberalė.

Partitė e Irlandės sė Veriut nė internet

Ulster Unionist Party

http://www.uup.org/ 

Democratic Unionist Party

http://www.dup.org.uk/ 

Social Democratic and Labour Party

http://www.sdlp.ie/ 

Sinn Fein

http://www.sinnfein.ie/ 

Partitė e Skocisė nė internet

Conservatives (Scottish)

http://www.scottishtories.org.uk/ 

Liberal Democrats (Scottish)

http://www.scotlibdems.org.uk/ 

Labour Party (Scottish)

http://www.scottishlabour.org/ 

Scottish National Party

http://www.snp.org.uk/ 

Partitė e Uellsit nė internet

Conservatives (Welsh)

http://www.welsh-conservatives.org.uk/ 

Liberal Democrats (Welsh)

http://www.demrhydcymru.org.uk/home.htm 

Labour Party (Welsh)

http://www.metafaze.co.uk/labour/new/home.asp

Plaid Cymru

http://www.plaidcymru2001.com/ 

[Nga: Roland Sturm: Politische Willensbildung; : Informationen zur politischen Bildung 262, "Großbritannien", Bonn BpB 1999]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.