|
|
|
|
Teksti nė vazhdim trajton kriteret kryesore tė sistemit britanik tė qeverisjes, si rast klasik i sistemeve dypartiake.
Ashtu si edhe vetė modeli Westminster i mėnyrės parlamentare tė qeverisjes, edhe elementi i tij kryesor, sistemi dypartiak, gjatė dy dekadave tė kaluara e ka humbur shumė fuqinė e tij shkėlqyese. Sistemi britanik i qeverisjes me shekuj tė tėrė u konsiderua brenda dhe jashtė vendit si sistem udhėrrėfyes (...). Kjo pikėpamje edhe sot e kėsaj dite ėshtė e ngulitur nė kokat e shumė britanikėve. Duke u nisur nga situata tripartiake nė kohėn mes dy luftave, kur Partia Laburiste gradualisht e dėboi Partinė Liberale tek Konservatorėt si kundėrmonopol, politologu socialist Harold Laski ishte i bindur se vetė kthimi nė sistemin dypartiak bmundėson pasqyrimin dhe bashkimin politik tė konflikteve kryesore nė shoqėri: "Sistemi politik funksionon edhe mė mirė nėse ėshtė nė gjendje tė shprehet pėrmes kontradiktave tė dy partive tė mėdha. (...) Edhe pse sistemi grupor ndoshta pasqyron mė saktėsisht mėnyrėn e vėrtetė tė ndarjes sė mendimeve tė popullit, ai megjithatė ėshtė fatal pėr qeverisjen si art praktik. Sepse nevoja mė e rėndėsishme e administratės ėshtė mungesa e pasigurisė. (...) Depėrtimi i partive, e jo aq shumė krijimi i grupeve, ėshtė rruga nė tė cilėn duhet tė ecnin idetė." Qeveritė funksionuese pėr britanikėt kanė qenė gjithmonė qėllim mė i rėndėsishėm se pasqyrimi mundėsisht i saktė i spektrit tė mendimit politik nė korporatat pėrfaqėsuese. Edhe pse lidhja funksionale ndėrmjet sistemit parlamentar tė qeverisjes dhe sistemit dypartiak mbi bazėn e zgjedhjeve tė shumicės relative nėpėr zonat elektorale nė realitet nuk ka ekzistuar pėrherė nė njė formė tė tillė tė pastėr, rasti britanik megjithatė ka pasur njė ndikim tė jashtėzakonshėm normativ. Pėrparėsitė e dukshme kundrejt sistemeve shumėpartiake mbi bazėn e sistemit proporcional tė zgjedhjeve janė pėrmendur nė shkrime tė shumta tė teorisė mbi demokracinė dhe partitė. Sisas kėtij argumentimi, modeli britanik mundėson njė qeveri tė qėndrueshme njėpartiake; krijimi i koalicioneve bėhet i panevojshėm. Partia qeveritare, vazhdojnė argumentimet nė fjalė, ka gjatė kohės sė qeverisjes sė saj tė gjithė pėrgjegjėsinė politike, ndėrsa opozita, si qeveri mund tė profilizohet duke pėrgatitur programe alternative dhe si dhe nėpėrmjet kritikės ndaj qeverisė. Partia qeveritare dhe ajo opozitare janė tė detyruara t'iu referohen votuesve dhe interesave tė tyre politike. Duopoli partiak garanton nė kėtė mėnyrė njė politikė tė moderuar dhe pengon radikalizimin dhe fragmentimin e kontradiktave politike. Votuesi, shprehen mė tej pėrkrahėsit e sistemit dypartiak, kur voton, ndodhet nė njė gjendje tė qartė pėrgjegjshmėrie dhe pėrcakton nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė drejtimin qė do tė marrė vendi. Me krizėn gjithnjė e mė tė qartė dhe tė vazhdueshme ekonomike tė Britanisė sė Madhe, qė nga vitet 60, gjithnjė e mė shpesh shtrohet pyetja nėse "qartėsia britanike" bazohet nė deficite strukturore. Pėrparėsitė e prekura mė lart tė sistemit dypartiak u kthyen nė anėn e kundėrt nga politikanėt britanikė si adversary politics. Sipas kėtij interpretimi, sistemi partiak nėpėrmjet ndryshimit radikal tė politikės kontribuon si rezultat i ndėrrimeve tė qeverive tė ashtuquajturit British decline. Sipas tyre, gjasa pėr ripėrtėritje politike dhe ekonomike ofron vetėm reforma e sistemit tė zgjedhjeve dhe aplikimi i njė sistemi shumėpartiak, tė dominuar nga mesi politik. Ndėrgjegjėsimi pėr krizėn shprehet edhe nė rezultatet e zgjedhjeve tė kaluara. Suksesi i partisė sė vjetėr Partisė Liberale si dhe i nacionalistėve nė Skoci dhe Uells nė vitet 70, rigrupimet e mesit politik nė vitet 80 dhe gjallėrimi i Green Party nė Zgjedhjet Evropiane tė vitit 1989 e kanė vėnė nėn presion duopolin e Partisė Konservatore dhe Partisė Laburiste. Ndėrkohė flitet madje edhe pėr fundin e sistemit dypartiak. Procesi politik, pavarėsisht nga interpretime tė tilla pėrcaktohet akoma nga "mekanika" e sistemit dypartiak, tė futur thellė nė vetėdijen politike. Edhe pse shenjat e erozionit janė tė dukshme, duopoli partiak ka mbėshtetje instucionale (sistemi zgjedhor), sociostrukturore (ndarja sociale dhe rajonale e elektoratit) dhe habituese (kultura politike), e cilat atij i kushtėzojnė njė afat jo tė shkurtėr pėrshtatjeje pėr pėrballimin e sfidave tė reja dhe pengesave pothuajse tė patejkalueshme pėr partitė e treta dhe tė vogla. Se a ėshtė rrezikuar vėrtetė dominanca e Conservative Party dhe Labour Party, kjo nė radhė tė parė varet nga mėnyra e reagimit tė tyre ndaj sjelljeve tė ndryshuara politike tė votuesve kundrejt konkurrentėve tė rinj nė tregun politik. Rasti klasik i sistemit dypartiak Sistemi dypartiak britanik i pėrgjigjet rastit "klasik" tė njė sistemi dypartiak sipas Xhovani Sartorit ("Parties and Party Systems. A Framework for Analysis, Vol. I, Cambridge 1976), i cili nė tipologjizimin e tij shprehet: Njė parti konsiderohet vetėm atėherė pjesė relevante e sistemit partiak, nėse ka vende nė parlament dhe nėse dėshmon ose potencial pėr koalicion ose qeverisje ose potencial pėr tė penguar, d.m.th. nėse ėshtė e pėrfshirė nė mėnyrė pozitive apo negative nė formimin e qeverisė. Partitė pa bazė parlamentare, e madje edhe vetė grupet e vogla parlamentare bien nga kjo kornizė analize. Nė rastin britanik, kjo do tė thotė pėr shkak tė sistemit mazhoritar tė zgjedhjeve tė shumicės relative, se rregulli i numėrimit i Sartorit rreth njė tė katėrtės sė votave tė dhėna nuk i jep fare rėndėsi pėr funksionimin e sistemit partiak. Edhe pse duopoli i pėrbėraė nga Partia Konservatore dhe Partia Laburiste qė nga viti 1974 ka humbur dukshėm nė numrin e pėrgjithshėm tė votave, dominanca e saj nė ndarjen e vendeve nė parlament pothuajse nuk ka ndryshuar fare (...). Kėto kritere relevante tė teorisė sė shkencave politike e gjejnė shprehjen e tyre nė realitetin politik tė Britanisė sė Madhe. Vetėm qeveria dhe opozita zyrtare (Her Majesty's Opposition) luajnė rol tė rėndėsishėm nė raportimet e mediave. Partive tė vogla u mbeten vetėm fushatat elektorale pėr tė tėrheqir vėmendjen e opinionit, veēanėrisht periudha me ndikim pėr mediat pas zgjedhjeve e diskutimeve rreth ndarjes sė vendeve nė parlament (by-elections) dhe udhėheqėsit e pėrshtatshėm pėr ekranet televizive. Njė sistem partiak, sipas Sartorit, ka vetėm atėherė formatin dypartiak, nėse dy parti luftojnė pėr shumicėn e vendeve nė parlament dhe nėse njė parti fiton me tė vėrtetė njė shumicė tė mjaftueshme parlamentare. Mekanika e njė sistemi dypartiak ėshtė e dhėnė vetėm atėherė, nėse partia fitimtare ėshtė e gatshme tė qeverisė vetėm, dhe nėse ekziston tė paktėn njė mundėsi e besueshme se partia e mundur, nė zgjedhjet e ardhshme do tė ketė mundėsinė e ndėrrimit tė qeverisė. Ky ndryshim i formatit dhe i mekanikės sė sistemit dypartiak pikėrisht nė rastin britanik ka rėndėsi tė veēantė. Partia mė e rėndėsishme deri tani ka qenė gjithnjė e gatshme tė marrė pėrsipėr gjithė pėrgjegjėsinė e qeverisjes, madje edhe nė periudhat e raporteve jo tė qarta tė shumicės, siē ishte rasti nė kohėn e qeverisjeve tė qeverisė laburiste nga shkurti deri nė tetor 1974 dhe nga prilli 1976 deri nė maj 1979. Koalicionet janė shumė tė padėshiruara. Kėtė e pėrjetuan edhe liberalėt, nė momentin kur rrėzuan qeverinė laburiste tė Gallaganit nė bazė tė njė pakti joformal dhe u bėnė pėr kėtė arsye shėnjestėr e kritikave dhe e presionit masiv tė opinionit brenda dhe jashtėpartiak. Partitė britanike veprojnė sipas mekanikės sė sistemit dypartiak madje edhe nė rastet e ekzistencės sė njė formati tė kushtėzuar dypartiak. [Nga: André Kaiser: Das britische Parteiensystem; nė: Der Bürger im Staat 41, 4/1991]
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|