Shoqatat
Lart Shoqatat Partitė

 


 

Partitė 

Shoqatat nė sistemin politik

Ndikimi i madh i shoqatave tė interesave [jo rrallė] vlerėsohet negativisht. Nė kėtė kontekst flitet shpesh pėr »sundimin e shoqatave«, tė cilat largojnė autoritetet nga rruga e drejtė e shėrbimit nė dobi tė »domosdoshmėrisė politiko-shtetėrore« dhe pengojnė orientimin nė tė mirėn e pėrgjithshme. Mirėpo kjo e mirė e pėrgjithshme, siē ėshtė theksuar edhe mė parė, nuk ėshtė madhėsi e fiksuar paraprakisht dhe qeveria qė ushtron pushtetin, nė rast se nuk synohet tė mbetet fjalė boshe liria e qytetarit, nuk mund ta pėrcaktojė vetė tė mirėn e pėrgjitshme. Sipas saj, tė gjitha grupet e shoqėrisė - punėdhėnės e punėmarrės, prodhues e konsumatorė, banorė fshati dhe qyteti, pronarė dhe qiraxhinj shtėpish (...) - duhet tė kenė mundėsinė e shprehjes sė lirė tė mendimit tė tyre mbi politikėn e drejtė dhe tė mirė, nė mėnyrė qė tė lindė barazia mes forcave tė ndryshme shoqėrore, ekonomike dhe botėkuptimore, barazi kjo e cila duhet tė bazohet nė vlerat themelore tė njė rendi dinjitoz dhe liridashės social.

Kompromisi mes interesave tė ndryshme tė njė populli ndėrkaq nuk mund gjendet pa bashkėndikimin e grupeve tė organizuara, nė tė cilat janė bashkuar interesa tė ndryshme. Ai qė nuk synon kufizimin e pjesėmarrjes aktive tė qytetarėve tė shtetit demokratik vetėm nė zgjedhje (dhe nė shkrimin e letrave), nuk duhet tua ndalojė atyre kėrkimin e formave tė veprimit, sipas tė cilave pjesėmarrja e tyre nė jetėn politike mund tė fitojė efikasitet. Nė kushtet e shoqėrisė moderne komplekse, kjo nėnkupton tė drejtėn e individit pėr bashkim me tė interesuarit e njėjtė, me qėllim realizimin nė konkurrencė tė interesave tė tyre.

Nė kėtė mėnyrė, shoqatat paraqesin pėrfaqėsimin e qytetarėve, tė cilat nė ēėshtje tė caktuara kanė tė drejtė tė flasin nė emėr tė tyre. Shoqatat paraqesin njėkohėsisht dorėn e zgjatur politike tė individėve, me ndihmėn e sė cilės ata shprehin dėshirat e tyre dhe mund tė mbrohen nga fuqia e madhe e shtetit apo e grupeve tė tjera tė organizuara. E njėjta gjė vlen edhe pėr iniciativat qytetare, tė cilat, shpesh tė kufizuara lokalisht dhe tė orientuara nė qėllime konkrete, organizojnė tė prekurit dhe i pėrfaqėsojnė ata kundrejt instancave tė politikės dhe tė administratės.

Kėrkesat dhe dėshirat e tyre shoqatat i drejtojnė kryesisht nė qeveri dhe parlamente. Kėto tė fundit kėto nuk e kuptojnė vetėm si presion tė bezdisshėm, por jo rrallė edhe si pėrkrahje. Pėrfaqėsuesit e grupeve tė prekura tė interesave, nė kohėn e zgjerimit dhe tė komplikimit gjithnjė e mė tė madh tė ligjvėnies moderne, sot janė pothuajse tė vetmit ekspertė tė vėrtetė. Njohuritė e tyre mund tė shfrytėzohen edhe pa qenė e detyrueshme tė pranohen tė gjitha kėrkesat e tyre. Pėrmes bashkėpunimit tė tė prekurve nė pėrgatitjen e vendimeve shtetėrore integrohet shteti dhe shoqėria. Pėr njė qeveri tė popullit ėshtė i dobishėm natyrisht dėgjimi i mendimit tė qytetarėve tė prekur para zbatimit tė masave tė caktuara.

[Kreu i faqes]

Ky dėgjim i qėndrimit tė shoqatave realizohet nė forma tė ndryshme dhe jo rrallė ėshtė i rregulluar me rregullore tė caktuara tė qeverive dhe parlamenteve. Pėrfaqėsuesit e grupeve tė ndryshme tė interesave pėrpiqen aty ku munden tė paraqesin dhe realizojnė qėndrimiet e tyre. Pėr kėtė arsye, ato shpesh edhe quhen lobiste. Tė tillė kuptohen ata tė cilėt nė paradhomėn e parlamentit, nė lobi, pėrmes bisedave tė drejtpėrdrejta, mundohen tė ushtrojnė ndikimin e tyre mbi deputetėt. Kjo formė e ushtrimit tė ndikimit sot ėshtė shumė e pėrhapur. Pėrfaqėsuesit e shoqatave tė mėdha tė interesave jo rrallė gjenden brenda grupeve parlamentare. Ēdo parlament i kohės sonė i njeh grupet e tij tė bujqve apo sindikalistėt e tyre apo fraksionet e zyrtarėve apo tė prefektėve, tė shtrirė nė grupe tė ndryshme politiko-partiake. Kėta pėrfaqėsues shoqatash shpesh janė ekspertėt kryesorė tė partive tė tyre nė fusha pėrkatėse dhe kanė ndikim tė madh nė punėn e fraksioneve tė tyre. Me ndihmėn e njohurive dhe burimeve tė tyre tė informimit, tė vėna nė dispozicion nga aparati i shoqatave tė tyre, ata janė nė gjendje t'i kontrollojnė ekspertėt e qeverisė dhe tė parlamentit. Pėr shkak tė njohurive tė caktuara, deputetėt si individė, shpesh nuk janė nė gjendje tė luajnė me sukses rolin e kundėrshtarit tė denjė tė burokracisė ministrore. Nė raste tė tilla mund tė ndėrhyjė shoqata me aparatin e saj. Administrata shtetėrore jo rrallė kontrollohet nga administrata e shoqatave, dhe atė nė rastet kur parlamenti dhe partitė nuk janė mė nė gjendje ta bėjnė kėtė.

Duke pasur parasysh atė qė u tha mė lart, domosdoshmėria e ekzistencės sė shoqatave tė interesave dhe e aktivitetit tė tyre politik nė demokracitė pluraliste ėshtė e pakontestueshme. Mirėpo kjo nuk duhet ta largojė vėmendjen nga ndikimi i egoizmit tė organizuar tė shoqėrisė. Sepse nė fuqinė e shoqatave fshihen edhe rreziqe tė caktuara. Ato kryesish janė pasojė e demokracisė shpesh jo tė pjekur brenda shoqatave dhe i mungesės sė kontrollit tė punės sė grupeve udhėheqėse dhe tė aparatit tė shoqatave nga ana e anėtarėve tė tyre. Pėrveē kėsaj, shoqatat pėrpiqen t'i largohen opinionit publik. Kjo bėn qė aktiviteti i tyre shpesh tė mbetet i padukshėm, gjė qė grupeve tė orientuara ndryshe tė interesave u vėshtirėson gjetjen e mjeteve tė duhura tė kundėrndikimit. Edhe mė kontestues ėshtė momenti kur shoqatat pėrkatėse tė mėdha fitojnė ndikim shumė tė madh nė shoqėri. Kėtė ndikim tė tyre politik ato e fitojnė duke detyruar njė apo mė shumė parti qė tė privilegjojnė kėrkesat e tyre. Ata qė kanė njė numėr tė konsiderueshėm votash apo bėhen tė pashmangshėm pėr partitė tė caktuara pėr shkak tė ndihmave financiare qė u kanė dhėnė atyre, do tė trajtohen nė mėnyrė mė tė privilegjuar se tė tjerėt. Kjo mund tė ketė si rezultat pjesėmarrjen mbiproporcionale tė shoqatave pėrkatėse nė procesin e gjetjes sė kompromisit mbarėshoqėror nė dėm tė grupeve tė vogla dhe mė pak tė organizuara, tė cilat veēanėrisht nė demokraci kanė tė drejtėn e marrjes nė konsideratė tė kėrkesave tė tyre.

Pluralizmi i natyrshėm dhe konkurrenca e madhe mes interesave tė ndryshme nė kushte tė zakonshme e bėn tė pamundur veprimin e suksesshėm tė njė shoqate tė caktuar kundėr tė gjitha shoqatave tė tjera. Por mund tė krijohet edhe njė situatė, nė tė cilėn, interesat primare dhe tė rėndėsishme pėr tėrė popullin tė mbeten tė papėrfillura pėr shkak tė pamundėsisė sė organizimit efektiv tė tyre. Kėtė rrezik e tregon shumė qartė p.sh. pafuqia relative e shoqatave tė konsumatorėve dhe tė ambjentit. Sa mė tė pėrgjithshme tė jenė interesat, aq mė i vėshtirė ėshtė organizimi i tyre. Nė fakt ne tė gjithė plakemi, por organizimi i pleqve ėshtė (...) mė pak i suksesshmėm.

Njė shoqėri e bazuar vetėm nė barazinė sociale e ka vėshtirė tė zbatoj reforma thelbėsore, sepse nė kushte tė zakonshme, qėllimi i grupeve tė ndryshme tė interesave ėshtė ruajtja apo pėrmirėsimi procentual i pjesės sė pjesėtarėve tė tyre nė produktin social. Sidomos organizatat mė tė fuqishme tė interesave shpesh janė tejet defensive, sepse ėshtė e natyrshme qė grupet, statusi social i tė cilave ėshtė i rrezikuar pėr shkak tė ndikimit negativ tė zhvillimit ekonomik, e kanė mė lehtė tė organizohen. Shoqata tė tilla pėrpiqen ta ruajnė me ēdo kusht pozitėn e arritur dhe t'i mėnjanojnė reformat e domosdoshme, shpesh tepėr tė mundimshme. Organizatat e mėdha tė interesave (...) kanė nė kėtė mėnyrė pozicione vetoje dhe jo rrallė ia dalin t'i pengojnė politikanėt nė zbatimin e ndryshimeve tė planifikuara. Shoqėritė pluraliste pra janė nė radhė tė parė tė interesuara dhe tė afta pėr ruajtjen e status quo-sė sociale. Nė qoftė se shoqėria ėshtė e interesuar t'ui kundėrvihet sfidave tė mėdha tė sė ardhmes, si p.sh. nė fushėn e ruajtjes sė burimeve tė natyrės, atėherė, ajo duhet ta konsiderojė veten mė tepėr se vetėm njė shoqėri interesash tė organizuara. Para sė gjithash ėshtė detyrė e drejtimit politik qė t'i detyrojė interesat konkurruese pėr gjetjen e kompromisit dhe t'i parashtroj shoqėrisė qėllime tė caktuara dhe t'`i lidhė interesat e ndryshme nė to, nė mėnyrė qė rruga drejt tė ardhmes tė hidhet me guxim dhe vendoshmėri. Kjo ndėrkohė kėrkon qė udhėheqja politike tė jetė e interesuar tė veprojė nė rast nevoje edhe kundėr interesave tė fuqishme nė shoqėri, gjė qė ėshtė e mundur vetėm nėse ajo ka mundėsinė e mbėshtetjes nė njė sistem funksionues partiak.

... kalo nė tekstin: Partitė nė sistemin politik

[Nga: Waldemar Besson/Gotthard Jasper, Das Leitbild der modernen Demokratie. Bauelemente einer freiheitlichen Staatsordnung, BpB Bonn 1990]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.