Partitė
Lart Shoqatat Partitė

 


 

Partitė 

Partitė nė sistemin politik

Ndėrsa shoqatat e interesave organizojnė qytetarėt nė rolet e tyre tė ndryshme, partitė i referohen vetisė sė tyre mė tė gjerė si qytetarė me pėrgjegjėsi dhe pjesėmarrės nė sovranitetin e popullit. Asnjė demokraci moderne pėrfaqėsuese nuk mund tė heqė dorė nga ekzistenca dhe veprimi i partive. Kjo duhet pėrmendur me gjithė rezervat mjaft tė pėrhapura ndaj partive, ndaj grindjeve dhe intrigave politiko-partiake. Ai qė e konsideron veten mbipartiak dhe pohon se orientohet vetėm nė "domosdoshmėritė politiko-shtetėrore", mashtron veten dhe tė tjerėt duke e quajtur bindjen e tij politike rezultat tė objektivitetit tė pastėr dhe duke u pėrpjekur ta diskretitojė kėtė gjė pėrpara tė tjerėve si "politikė partiake" apo "ideologji". Mbipartiakja ndėrkaq, sipas fjalėve tė njohura tė Gustav Radbruhut, ėshtė "gėnjeshtėr jetėsore e autoritetit shtetėror".

Meqenėse nė ēėshtjet vendimtare politike bėhet fjalė pėr veprime qė kanė tė bėjnė me tė ardhmen dhe qė nuk mund tė parashikohen saktėsisht, edhe nė ēėshtjet politike nuk mund tė ketė vetėm njė pėrgjigje tė thjeshtė dhe tė qartė, por zakonisht njė diskutim tė arsyeshėm tė partive, tė cilat, secila me mėnyrėn dhe parimet e saj, pėrpiqen tė realizojnė mirėqenien e pėrgjithshme. Edhe nėse ēėshtja pėr tė cilėn duhet vendosur politikisht, ėshtė jopolitike sipas bindjes sė pėrgjithshme, zgjidhja e saj shpesh prek mė tepėr interesat e njė grupi tė caktuar se sa tė njė tjetri, kėshtu qė edhe vetė renditja e detyrave qė duhen kryer, edhe pse nė dukje jopolitike, bazohen nė interesa tė caktuara duke u bėrė kėshtu tė diskutueshme. Kjo bėn qė animi tė jetė i pashmangshėm.

Partitė janė bashkime tė lira tė qytetarėve me pikėpamje tė njėjta politike, tė cilat bėjnė propozime programore pėr zgidhjen e problemeve politike dhe paraqesin kandidatė pėr mandate parlamentare dhe poste qeveritare, nė mėnyrė qė pas zgjedhjeve tė suksesshme tė vėnė nė jetė programin e tyre. Vendimtare pėr njė demokraci liridashėse nė kėtė kontekst ėshtė fakti se vetė themelimi dhe formimi i partive duhet tė jetė i lirė, pavarėsisht nga pėrpjekjet e partive ekzistuese pėr ta vėshtirėsuar ardhjen e konkurrencės sė re (...).

»Partitė bashkėndikojnė nė formimin e vullnetit politik tė popullit.« (...). Fjalia e mėsipėrme pėrshkruan nė mėnyrė tepėr tė pėrgjithshme aktivitetin e tyre. Kjo nuk do tė thotė nė asnjė mėnyrė se partitė kanė pozitė monopoliste nė procesin e formimit tė vullnetit politik. Pėr njė gjė tė tillė as qė mund tė flitet. Sepse edhe shoqatat e interesave ndikojnė (...) me vendoshmėri mbi formimin e vullnetit tė shoqėrisė. Pėr kėtė arsye, nė shumė fusha tė aktivitetit tė tyre, partitė politike dhe shoqatat e interesave janė tė ngjashme me njėra-tjetrėn. Kufijtė mund tė jenė tė lėvizshėm. Shpeshė kanė ekzistuar p.sh. parti bujqish, tė cilat kanė pėrfaqėsuar vetėm interesat e kėtij grupi tė popullsisė (...). Nė dallim nga shoqatat e interesave, tė cilat pėrpiqen tė ndikojnė te bartėsit e pushtetit qė veprojnė sipas rregullores sė kushtetutės, partitė synojnė plotėsimin dhe marrjen e drejtpėrdrjtė tė posteve qeveritare nė federatė, shtetet e federatės dhe nėpėr komuna. Ato paraqesin kandidatėt pėr zgjedhjet parlamentare, dhe nga radhėt e tyre zgjidhen anėtarėt e qeverisė. Pėr kėtė arsye ato janė lidhja e domosdoshme mes popullit dhe pėrfaqėsuesve tė tij.

[Kreu i faqes]

Pa ekzistencėn e partive ėshtė i pamundur veprimi politik i popullit. Shoqėria pluraliste aftėsohet pėr veprim politik vetėm me ndihmėn e partive. vetėm nėpėrmjet tyre,votuesit mund ta raelizojnė nė praktikė vullnetin e tyre politik. Partitė janė instrumentet, me tė cilat populli plotėson pozitat udhėheqėse politike dhe merr vendimet e tij politike-programore.

Gjatė numėrimit tė dobive dhe tė tė metave tė demokracisė sė drejtpėrdrejtė u theksua se populli si i tėrė nuk ėshtė nė gjendje t'i zgjedhė pėrfaqėsuesit e tij dhe tė marrė pėrsipėr kryerjen e detyrave tė shumta tė drejtimit politik. Pėr njė gjė tė tillė nevojiten grupe tė ndryshme aktivistėsh politikė, tė cilėt i prezantohen elektoratit si kandidatė pėr poste politike dhe qė paraqesin propozime pėr zgjidhjen e problemeve politike apo kapin interesat specifike tė pjesėve tė caktuara tė elektoratit dhe i formulojnė ato si kėrkesa politike. Elektorati si i tillė, ndaj kėtyre propozimeve, kandidatėve dhe kėrkesave reagon me miratim apo mosdhėnie tė votės. Pa ekzistencėn e partive nuk mund tė mendohen dhe tė realizohen madje as zgjedhjet presidenciale nė Amerikė, nė tė cilat vendoset vetėm mes individėve. Partitė organizojnė fushata elektorale dhe paraqesin kandidatėt e tyre. Ato janė ndėrmjetės mes popullit dhe qeverisėsve. Populli i organizuar politikisht, ndikimin e tij qė i takon nė demokraci pėrmes bashkėndikimit dhe kontrollit, nuk do tė mund ta realizonte pa ndihmėn e partive.

Me tė drejtė mund tė thuhet se partitė janė »zėdhėnėse« tė popullit. Detyra e tyre ėshtė pranimi i pikėpamjeve politike tė popullit, i propozimeve, shqetėsimeve, dėshirave dhe nevojave tė tij dhe shndėrrimi i tyre nė vullnet shtetėror. Partitė janė vendi ku aftėsohen dhe gjejnė pikėnisjen tyre nė politikė pasardhėsit politikė. Hyrja nė njė parti synon hyrjen nė pozita qeveritare. Partitė pėrbėjnė kėshtu rezervuarin e personelit pėr udhėheqjen e njė kombi. Edhe kėtu bėhet e qartė rėndėsia e tyre e pazėvendėsueshme.

Detyrat tė tilla paraqesin sfida tė mėdha pėr organizimin e brendshėm tė partive. Jo vetėm themelimi i tyre duhet tė jetė i lirė (...), por edhe anėtarėsimi dhe ngritja drejt kreut duhet tė jetė e hapur pėr kėdo. Nė partitė demokratike nuk duhet tė ketė as udhėheqje absolute tė njė personi e as sundim tė njė burokracie anonime. Pėrmes pėrcaktimeve nė statutin partiak duhet tė sigurohet bashkėveprimi i tė gjithė anėtarėve gjatė pėrcaktimit tė linjės partiake, gjatė zgjedhjes sė drejtuesve partiakė si dhe gjatė paraqitjes sė kandidatėve pėr detyra parlamentare dhe shtetėrore.

[Kreu i faqes]

Edhe pse thėnia se partitė janė zėdhėnėse tė popullit qėndron, ajo nuk mjafton pėr shpjegimin e pėrmasės sė funksioneve tė partive nė njė shtet demokratik. Sipas saj, vullneti i popullit, apo mė konkretisht drejtimet e ndryshme tė vullnetit tė popullit janė tė artikuluara dhe duhet vetėm tė publikohen nga "zėdhėnėsit". Nė njė rast tė tillė, partitė do tė luanin vetėm rolin e transmetuesit nga poshtė drejt kreut. Por realiteti nuk ėshtė i tillė. Bashkėveprimi i partive gjatė formimit tė vullnetit politik duhet parė edhe nga ana tjetėr. Ėshtė folur se deputetėt, nė rast konflikti mes mendimit tė parlamentit dhe atij tė popullit, duhet ta bindin kėtė tė fundit pėr drejtėsinė e mendimit tė tyre. Kėtė ata mund ta bėjnė me sukses vetėm me ndihmėn e partive. Sepse partitė janė ato qė i japin formė vullnetit tė popullit. Ato mund tė trajtohen edhe si instrument, me ndihmėn e tė cilit udhėheqėsit politikė tė kombit fitojnė dhe ruajnė pėrkrahje, duke bėrė reklamė nėpėrmjet partisė pėr miratimin e politikės sė ndjekur. Nė kėtė aspekt, Lenini i ka quajtur me vend partitė »rrip transmisioni« mes udhėheqjes dhe masave. Por ky kėndvėshtrim paraqet vetėm njė pjesė tė aspektit dhe mund tė jetė i saktė apo i pasaktė njėlloj si thėnia pėr rolin e partive si "zėdhėnėse tė popullit". Tė dyja anėt duhen parė sė bashku. Edhe nė partitė pra hasim prapė njėsinė e tensionuar tė elementeve plebishitare dhe pėrfaqėsuese.

Sipas asaj qė u tha mė lart, partitė janė bashkime politike, tė cilat regjistrojnė dhe artikulojnė mendimet politike dhe interesat sociale tė njė populli dhe pėrpiqen t'i zbatojnė ato nė praktikė pėrmes kandidatėve tė zgjedhur, nė varėsi tė pikėpamjes sė pėrgjithshme tė partisė pėr kahun e politikės sė shoqėrisė. Pėrpilimi i programit partiak ėshtė njėrndėr detyrat mė tė rėndėsishme tė partive. Nė kėtė kontekst duhet bėrė dallimi mes programit zgjedhor, i cili numėron synimet konkrete pėr periudhėn e ardhshme legjislative, dhe programit bazė, i cili formulon vlerat elementare politike dhe qėllimet afatgjata tė partisė. Edhe pse sot, tė gjitha partitė ndihen tė detyruara ndaj idealeve kryesore demokratike: lirisė, barazisė dhe solidaritetit, ende ekzistojnė dallime programore, pėr shkak tė theksimit tė ndryshėm tė normave bazė demokratike. Kėto vėnie tė thekseve shpesh vijnė nga faza e zhvillimit fillestar tė partive dhe e ruajnė edhe nė ditėt e sotme rėndėsinė e tyre.

Partitė tė lėvizjeve punėtore, tė dala si lėvizje sociale proteste, janė shfaqur pėr tė kėrkuar barazi pėr shtresat e ulėta. Sipas tyre, shteti duhet tė ndėrhyjė nė interes tė kėtyre qėllimeve dhe tė mos lejojė qė e tėra t'i nėnshtrohet lojės sė lirė tė forcave. Partitė liberale-qytetare, theksin e tyre e vėnė nė lirinė individuale tė qytetarit. Nga kjo pikėnisje, ato formulojnė kėrkesat e tyre, tė cilat synojnė kufizimin dhe kontrollin ligjor tė shtetit. Nė pothuajse tė gjitha vendet e Evropės perėndimore, pėrveē kėtyre dy drejtimeve klasike tė partive, eksiston edhe njė grupim tjetėr i krishterė, shpesh konservator, i cili, me qėndrime tė ndryshme fetare, pėrpiqet tė realizojė pikėpamjet e krishtera nė politikė dhe qė ėshtė shumė i hapur ndaj ēėshtjeve kishtare. Pėrveē kėsaj, nė tė gjitha sistemet politike ekzistojnė edhe parti tė veēanta rajonale, tė cilat ndihen tė detyruara ndaj idesė sė federalizmit pėr pėrfaqėsimin e interesave tė veēanta tė rajonit tė tyre, zakonisht tė ndikuar veēanėrisht nė aspektin historik dhe topografik.

[Kreu i faqes]

Shumė sisteme partiake tė Evropės perėndimore dhe asaj Qendrore njohėn apo njohin pėrveē kėtyre rrymave kryesore edhe degėzime tė djathta apo tė majta, tė cilat pėrfaqėsojnė pozicione ekstremiste marksiste-leniniste apo nacionaliste-fashiste dhe qė parimisht ushtrojnė opozitė kundėr sistemit tė demokracisė parlamentare-pluraliste. Shkalla e ndikimit tė tyre pėrbėn njėkohėsisht edhe shkallėn e pranimit tė demokracisė parlamentare nga populli (...).

Paaftėsia e dukshme e partive ekzistuese pėr pėrfshirjen nė kohė dhe nė mėnyrė energjike nė programet e tyre tė problemeve nė rritje e sipėr tė mbrojtjes sė ambjentit dhe tė sigurimit tė bazave natyrore tė jetesės dhe pėrfillja e tyre nė praktikė, (...) ka mundėsuar lindjen e lėvizjes ekologjike, e cila pas kalimit tė njė kohe tė caktuar u shndėrrua nė parti parlamentare. Ndėrkohė kjo ka bėrė qė tema e mbrojtjes sė ambjentit tė futet (me intensitet tė ndryshėm) edhe nė programet e tė gjitha partive tė tjera.

Kėshtu u prek edhe dilema qė duket se karakterizon sot shtetin e partive. Profili programor i tė gjitha partive, veēanėrisht i atyre tė mėdha, tė cilat nuk pėrpiqen tė pėrfshijnė grupe tė caktuara tė elektoratit, bėhet gjithnjė e mė i paqartė. Fushatat elektorale bėhen gjithnjė e mė joinformative. Partitė tani i dallon vetėm theksi, kėshtu qė kriter kryesor dallimi pėr votuesit bėhen personalitetet udhėheqėse tė partiive apo ekipet qeveritare. E tėrė kjo nuk ėshtė pa rreziqe. Sepse nė rast se partitė ushtrojnė vetėm patronazh tė posteve dhe bazohen vetėm nė sigurimin apo marrjen e pushtetit politik, pavarėsisht nga programet apo pėrmbajtjet politike, atėherė ato bėhen tė pallogaritshme dhe pa substancė pėr votuesit. Mungesa e programit bėn qė bartėsit e posteve tė zhyten nė pėrditshmėrinė e punės nė politikė dhe ta humbasin kontaktin me votuesit.

Mosinteresimi pėr partitė dhe lodhja prej tyre ėshtė efekti qė rritet edhe nga skandalet e donacioneve tė partive apo tė matrapazėve tė posteve. Nė kėtė mėnyrė shkaktohet ēpolitizimi i votuesve, largimi i tyre nga politika apo radikalizimi dhe pėrkushtimi ndaj partive ekstremiste. Moslejimi pėr t'u shndėrruar nė parti tė pastra patronazhi tė posteve apo tė interesave mund tė arrihet vetėm me programe tė qarta partiake, tė cilat mund tė vlerėsohen nga votuesit apo anėtarėt e tyre. Partitė e interesave nė fakt mund tė pėrfshijnė njė pjesė tė popullsisė pėrmes pėrfaqėsimit rigoroz tė interesave tė caktuara, por nė kėtė mėnyrė ajo humbė mundėsinė e ushtrimit tė pushtetit mbi shoqėrinė dhe tė organizimit tė tij nė tė gjitha aspektet. Koncepti i njė partie duhet tė jetė aq pėrfshirės, sa qė ajo tė ketė mundėsi tė bėhet »parti popullore«, e cila mundohet tė gjejė pėrkrahjen e tė gjitha grupeve tė popullsisė dhe tė pėrmbledhė nė kuptimin e konceptit tė saj interesa tė ndryshme. Vetėm programi i hartuar paraprakisht u lejon partive integrimin e forcave tė shpėrndara tė shoqėrisė pluraliste dhe dallimin sipas programit tė tyre tė sė rėndėsishmes dhe tė parėndėsishmes. Parlamenti dhe qeveria nuk janė nė gjendje ta zbatojnė vetė me sukses integrimin e interesave, nėse kjo nuk ėshtė pėrpunuar mė parė pėr to nga partitė. Vetėm partitė me koncepte pėr tė tėrėn janė mė shumė se koalicione tė thjeshta interesash tė ndryshme, tė cilat mbahen tė bashkuara nga ēmimi i pjesėmarrjes nė pushtet.

[Kreu i faqes]

Alternativa e madhe shoqėrore-politike, mundėsia e programeve revolucionare, nė botėn tonė tekniko-shkencore pothuajse nuk ekziston mė fare, me gjithė pėrpjekjet  e herėpashershme tė profilizimit dhe polarizimit ideologjik tė programeve politiko-partiake. Por zhvillimi i vazhdueshėm demokratik nė ndryshimin e partive ėshtė i mundur vetėm nėse tė gjitha partitė e pranojnė  tė gjithė sistemin, me gjithė bazat e tij tė vlerave. Natyrisht, kjo nuk do tė thotė qė nė njė gjendje tė tillė nuk ekzistojnė mendime tė ndryshme politike nė varėsi tė traditės dhe llojit tė mendimit, botėkuptimit dhe temperamentit tė partive. Rreth problemeve tė ndryshme politike dhe shoqėrore asnjėherė nuk mund tė ketė njė zgjidhje tė vetme. Megjithatė, nė veprimin konkret politik, edhe hapėsira e lirė e veprimit tė partive sot ėshtė ngushtuar dukshėm. Pavarėsisht nga kjo, partitė asnjėherė nuk duhet ta trajtojnė veten si pasues tė thjeshtė tė udhėheqėsve politikė, sepse ēėshtja politike, nė zgjedhje, tė paktėn duhet vihet pėr diskutim. Ėshtė legjitime nėse partia fitimtare plotėson me anėtarėt e saj pozitat udhėheqėse tė shtetit. Udhėheqėsit e saj me kėtė rast shndėrrohen nga politikanė partiakė nė bartės postesh. Kjo nuk i ndan ata nga partia, por u jep njė masė mė tė madhe pėrgjegjėsie. Nė qeveri, ata duhet tė ushtrojnė ndikim si zbatues tė programit tė partisė sė tyre, tė pėrfaqėsojnė interesat e saj dhe njėkohėsisht edhe t'i shėrbejnė tėrė shoqėrisė. Suksesi i tyre varet nga cilėsiadrejtuese, por edhe nga fuqia integruese e programit dhe e disiplinės sė partisė, sė cilės i pėrkasin. Edhe pse ushtrimi i njėkohshėm i detyrės sė udhėheqėsit partiak dhe atij shtetėror duket i vėshtirė, njė gjė duhet mbajtur mend: udhėheqja demokratike politike sot ėshtė e mundur vetėm me ndihmėn e partive. Lidhja mes postit partiak dhe atij shtetėror u heq udhėheqėsve politikė breroren e rremė tė pushtetit mbipartiak apo tė kancelarizmit plebishitar dhe i kufizon nė vetėbesimin e tyre. Lidhja sociale dhe shpirtėrore me partinė u jep njėkohėsisht bazėn, e cila mund t'i dhurojė vazhdimėsinė udhėheqjes.

Pėr kėtė arsye, demokracia mbretėron vetėm atje ku shoqėria pluraliste ėshtė politikisht aktive pėrmes interesave tė organizuara dhe ku populli sovran zgjedh vetė konceptimet e tij politike dhe udhėheqėsit e tij politikė me anė tė instrumentit tė partive, formimi i tė cilave ėshtė i lirė dhe qė plotėson kriteret themelore tė demokracisė.

[Nga: Waldemar Besson/Gotthard Jasper, Das Leitbild der modernen Demokratie. Bauelemente einer freiheitlichen Staatsordnung, BpB Bonn 1990]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.