|
|
|
|
Modeli top-down niset nga hierarkia apo kaskada e procesit politik tė komunikimit.
Arsyeja kryesore qė dėshmon rolin jashtėzakonisht tė madh tė partive dhe tė politikės nė procesin e komunikimit qėndron nė faktin se ato janė persona veprimi. Ato organizojnė kongrese partiake, japin intervista, marrin vendime nė parlament dhe nė qeveri. Interesimi i tė gjitha partive qėndron nė gjetjen e temave me rėndėsi dhe brizancė tė madhe me qėllim qė tė tėrheqin vėmendjen e publikut dhe pranimit nė shkallė tė gjerė. Pėr kėtė qėllim ato formojnė stafe, angazhojnė demoskopė dhe ndjekin opinionin publik. Partitė qeveritare dhe ato opozitare nuk kanė pozita tė barabarta nė kėtė proces. Tė parat kanė nė dispozicion burime mė tė mėdha materiale (...). Ato kanė njėkohėsisht edhe burime mė tė mėdha njerėzore, sepse edhe shtabet qeveritare mund tė llogariten si pjesė e shtabeve partiake. Megjithatė, ato kanė nė radhė tė parė njė pėrparėsi tė madhe aktivitetesh, e nė kėtė mėnyrė edhe tė zgjedhjes sė temave. »Ai qė sundon mbi temat politike ėshtė njė hap pėrpara konkurrentėve tė tij politikė; shansi i tij pėr tė bėrė vlerėsimin e tij mbi temėn qė debatohet mendim tė shumicės ėshtė mė i madh«, shprehet Wolfgang Bergsdorf (...). Partitė opozitare kanė mundėsi tė kufizuara strategjike gjatė pėrcaktimit tė axhendės politike, sepse ato vetėm mund tė formulojnė alternativa verbale dhe jo t'i realizojnė ato nė praktikė. Pėr kėtė arsye ato mė tepėr anojnė nė polarizimin programor (mė shumė solidaritet, drejtėsi dhe liri apo mė shumė treg dhe liri). Megjithatė njė polarizim i tillė shkon mė tepėr nė dobi tė partive tė vogla, me profil dhe impuls tė qartė botėkuptimor (...). »Partitė e mėdha (...), tė cilat nga njėra anė janė tė detyruara tė profilizohen si parti tė shumicės dhe tė demonstrojnė kompetencė qeveritare, dhe nga ana tjetėr tė plotėsojnė rolin opozitar, ndodhen nė njė situatė tepėr tė vėshtirė.« Epėrsia strukturore e qeverisė nė »menaxhimin e komunikimit«, pėr opozitėn nuk ėshtė e paarritshme. Nė tė kundėrt, kurrė nuk do tė ndodhnin ndėrrimet e qeverive. Partia qeveritare (ose mė saktė shefi i qeverisė) nė tė kundėrtėn do tė zhvillohej nė njė komunikator tė madh, i cili mbretėron opinionin publik pėrmes pėrcaktimit tė temave, rregullave gjuhėsore, drejtimit tė ndodhive dhe kontakteve informale me gazetarė. Epėrsia e qeverisė nuk relativohet vetėm pėrmes gabimeve tė qeverisė, por edhe pėrmes pavarėsisė sė shtypit pėr kėtė mė gjėrėsisht do tė flasim nė modelin e ardhshėm (...). Njė temė tjetėr e re qendrore ishte »politika simbolike«, inskenimi i realitetit (joekzistues) politik nga ana e partive dhe politikanėve. Sipas saj ėshtė nė rritje e sipėr tendenca e paraqitjes sė politikės si Public Relations (PR). Jo politikat konkrete (policies), por mėnyra e paraqitjes dhe e "shitjes" sė tyre pėrcaktojnė shumicat. Nėpėrmjet partive, gjithnjė sipas kritikėve tė temės, qytetarit i prezantohen konstrukte komunikative. Askush nuk ėshtė i interesuar mė t'i bėjė transparente vendimet politike, pėrkundrazi, qėllimi ėshtė prezantimi i strukturės sipėrfaqėsore dhe dukja demonstrative e politikės. Sa mė komplekse politika, aq mė tė ndjeshėm janė aktorėt pėr rituale dhe pėrhapje simbolike. Politika simbolike, shprehen kritikėt e saj, sjell personalizimin e strategjive, fushatat emocionale dhe fokusimet irrealiste ideologjike. »Teza qendrore: perdja komunikative e politikės simbolike shpesh e errėson mė tepėr nė vend qė ta ndriēojė realitetin politik.« Pikėn kulminante tė saj, politika simbolike, tė lidhura me tė edhe marrėdhėniet me publikun (PR), e arrijnė nė kohėn e fushatave zgjedhore (...). Ajo qė nė pėrditshmėrinė politike quhet komunikim politik, nė fushatat zgjedhore merr pėrmasa ekstreme: »personalizimi, inskenimi, veprimet simbolike dhe kėmbimi i mesazheve me ndihmėn e retorikės politike nėpėrmjet mediave karakterizojnė marketingun politik.« (...) Rezultatet e studimeve tė komunikimit nė fushatat zgjedhore janė tepėr kontradiktore: disa e shohin tė tėrė fuqinė nė duart e profesionistėve tė PR-it, tė tjerėt tėrheqin vėmendjen pėr ndikimin e madh tė mediave dhe gazetarėve politizues. (...) Kjo pėrbėn edhe njė problem themelor nė dallimin aq tė thjeshtė dhe tė popullarizuar ndėrmjet »vetėm« politikės simbolike dhe »realitetit« tė vėrtetė politik. Nėse shumica e qytetarėvee recepton politikėn pothuajse vetėm nga mediat, ku mbetet atėherė politika »reale«? A ekziston ajo? A nuk janė kufijtė tė rrjedhshėm? A bėhet me kėtė fasada realitet, nė pėrputhshmėri me parimin e ashtuquajtur parimi i Potemkin-it: »Vetėm ajo qė shihet, ėshtė reale; vetėm ajo qė ėshtė reale ėshtė e efektshme«? A ėshtė e shėmtuar politika simbolike vetėm p se ėshtė manipuluese, dhe e mirė ajo reale, vetėm se ėshtė e prekshme? A nuk janė akuzuar njėlloj edhe idetė dhe vizionet e partive, tė cilat padyshim paraqesin edhe simbole tė mira? A s'ėshtė varfėria dhe korrupsioni i pashembullt njė realitet tepėr i shėmtuar politik? Kjo jo vetėm qė na ēon nė diskutimet e teorisė konstruktiviste mbi mediat, por edhe nė vėshtirėsitė edhe mė parimore tė teorisė mbi njohurinė dhe epistemologjinė. Ekzistojnė edhe shumė pyetje tė tjera, tė cilat trondisin modelin top-down tė drejtimit qendror tė mediave dhe opinionit nga ana e politikės. Hidhini pra njė vėshtrim modelit vijues. [Nga: Ulrich von Alemann, Parteien und Medien, in: O. Gabriel u.a. (Hg.), Parteiendemokratie in Deutschland, Bonn BpB 1997]
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|