|
|
|
| Partitė nė Repulikėn Federale Gjermane kanė njė pozitė veēanėrisht tė lartė. Ato kanė gjetur hyrje edhe nė Ligjin Themelor (kushtetutėn gjermane). Neni 21 i tij thotė: "Partitė politike ndikojnė sė bashku nė formimin e vullnetit politik tė popullit." Kushtetuta gjermane pranon pranon kėshtu se partitė mė nuk janė bashkime tė rėndomta shoqėrore, siē ishin ato nė shek. XVIII dhe XIX, dhe i quan ato deri nė njė farė mase organe kushtetuese. Rėndėsia qė u jepet partive bėhet e qartė edhe po tė shfletojmė Ligjin Gjerman mbi Partitė:
§ 1 Pozita kushtetuese dhe detyrat e partive (1) Nė aspektin kushtetues, partitė janė pjesė e domosdoshme pėrbėrėse e rendit demokratik liridashės. Me ndikimin e tyre tė lirė dhe tė pėrhershėm nė formimin e vullnetit politik tė popullit ato kryejnė njė detyrė publike, tė dhėnė dhe tė garantuar nga ligji themelor. (2) Partitė ndikojnė nė formimin e vullnetit tė popullit nė tė gjitha fushat e jetės publike veēanėrisht duke duke marrė pjesė nė krijimin e opinionit publik, duke nxitur dhe thelluar formimin politik, duke nxitur pjesėmarrjen e qytetarėve nė jetėn politike, duke aftėsuar qytetarėt pėr marrjen e pėrgjegjėsisė publike, duke marrė pjesė nė zgjedhje me paraqitjen e kandidatėve pėr zgjedhje federale, rajonale dhe lokale, duke ndikuar nė zhvillimet nė parlament dhe nė qeveri, duke futur qėllimet e tyre politike nė procesin e formimit e vullnetit shtetėror dhe duke u kujdesur pėr njė lidhje tė pėrhershme dhe tė gjallė mes popullit dhe organeve shtetėrore (...).
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|