|
|
|
|
Modeli i tretė propagandon kredon klasike demokratike, sipas sė cilės politika duhet tė sundohet nga poshtė nėpėrmjet vullnetit tė zgjedhėsve, tė shprehur nga mediat si zėdhėnėse.
E ku mbetet qytetari nė kėtė lojė? Kuptohet qė ekzistojnė edhe aspekte tė tjera, tė cilat flasin kundėr skenareve tė paraqitura nė lidhje me modelin bottom-up. Komercializimi i mediave elektronike (shtypi ka qenė gjithnjė i dominuar nga ekonomia private) do tė thotė orientim nė treg, konsumatorė, spektatorė. Ky orientim mund tė kritikohet nė aspektin kualitativ, por ai i shėrben shijes sė publikut, tė shprehur nė kuotėn e arritjes sė tij. Jarren konstaton: »Nga mediat e dikurshme 'klasike' tė ndikuara nga shteti dhe organizatat shoqėrore u zhvilluan 'masmediat' qė kanė detyrime ndaj shoqėrisė dhe gjithnjė e mė tepėr 'mediat e orientuara drejt publikut', tė cilat u treguan tepėr tė afta pėr transformim, duke zgjedhur publikun e tyre nga rasti nė rast apo duke ndjekur interesat e grupeve tė ndryshme tė shoqėrisė.« Publiku sipas Jarren nuk mund dhe nuk duhet tė stėrngarkohet nga ky zhvillim. Nė pėrditshmėrinė e shumicės sė njerėzve, politika luan njė rol shumė anėsor; ajo mė tepėr ndikohet nga ndodhitė private dhe komunikimi ndėrpersonal. Nė radhė tė parė, shikuesit janė jopolitikė; shpesh ata u pėrkasin njėkohėsisht grupeve mė tė paprivilegjuara tė shoqėrisė. Pėr kėtė shkak lind pyetja nėse duhen parė me mė shumė kritikė rezultatet e studiuesve tė mediave mbi rritjen e konsumit tė televizionit. Nė kėtė rast bėhet e qartė se politikanėt dhe strategėt e komunikimit e mbivlerėsojnė me tė madhe rolin e televizionit. Nė radio, me numrin e madh tė stacioneve lokale, vėrehen megjithatė aspekte tė demokratizimit, ndėrsa nė mediat e shkruara, me ndihmėn e teknikave tė thjeshta dhe tė lira tė kopjimit dhe tė shkrimit ka ndodhur njė revolucion teknik, i cili u mundėson edhe iniciativave qytetare, grupeve tė vetėndihmės dhe forumeve tė lagjeve tė qytetit tė krijojnė, shumėfishojnė dhe shpėrndajnė revista tėrheqėse. Mundėsitė e kundėrpublikimit nga poshtė pra janė rritur dukshėm me ndihmėn e kėtyre teknikave (...). Nėse do tė shfaqet vėrtet nga poshtė e shtuquajtura lėvizja grass roots nėpėrmjet internetit dhe rrjetave tė tjera jo kierarkike dhe jokomerciale, me ndihmėn e revolucionit me pėrmasa shumė mė tė gjera tė multimediave, kjo duhet parė ende me skepticizėm pėr shkak tė euforisė ekzistuese. Megjithatė ekzistojnė media tė reja dhe rrjeta komunikimi nga poshtė kundėr pushtetit tė pakufizuar tė politikanėve partiakė dhe koncerneve tė mediave. Dhe ekzistojnė grupe tė reja bartėse dhe pėrmbajtje tė reja (...). Sukseset e Nongovernmental Organizations (NGOs) janė tė njohuara anembanė botės, siē kanė treguar nė vitet 90 Konferenca pėr Mbrojtjen e Ambjentit nė Rio, Konferenca Sociale nė Kopenhagė, Konferenca e Gruas nė Pekin etj. Aksioni i organizatės Greenpeace kundėr koncernit tė madh Shell nė verėn e vitit 1995 pėr tė penguar fundosjen e ishullit pėr nxjerrjen e naftės Brent Spar pėrmes mobilizimit tė opinionit, ėshtė njė angazhim tjetėr mahnitės. Ishte ky vėrtetė komunikim bottom-up? A nuk ishte ky sukses i arritur vetėm me ndihmėn e njė shtytjeje nga poshtė, tė publikimit dhe shpėrndarjes nga mediat e mėdha (kameramanėt e tė cilave u ngjitėn sė bashku nė helikopterin e organizatės Greenpeace) dhe tė politikanėve tė ndryshėm tė majtė dhe tė djathtė, tė cilėt iu bashkangjitėn nė mėnyrė oportuniste thirrjes pėr bojkotim? Mbetet pa dyshim njė shije e keqe, nėse aksioni nė fjalė festohet si fitore nga poshtė e publikut. Ai ishte triumf i tėrė shoqėrisė sė mediave. [Nga: Ulrich von Alemann, Parteien und Medien, in: O. Gabriel u.a. (Hg.), Parteiendemokratie in Deutschland, Bonn BpB 1997]
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|