Modeli 2
Lart Modeli 1 Modeli 2 Modeli 3 Modeli 4 Opinioni publik

 


 

Partitė 

Partitė dhe mediat - modeli 2:

modeli i mediokracisė

Edhe pse nocion i kontestueshėm, njė gjė megjithatė ėshtė e qartė: mediokracia ėshtė e mendimit se masmediat e sotme bashkėqeverisin tė paktėn si pushtet i katėrt, duke fituar mundėsisht madje edhe njė lloj mbipushteti.

Ato pėrcaktojnė axhendėn politike nė dy drejtime: nga "lart", kundrejt politikanėve dhe nga "poshtė", kundrejt publikut. Mediat i shndėrrojnė informacinet objektive nė argėtim tė cekėt, personalizojnė politikėn pėrmes detyrimit tė televizionit nė vizualizimin e personave me koncizitet shprehjeje.

Ku qėndrojnė kriteret themelore tė transformimit mediatik? Mediat kanė qenė gjithmonė tė rėndėsishme qė kur ekziston opinioni i trazuar qytetar (...). Njė nga kėto ndryshime rrėnjėsore prek kohėn tonė dhe shprehet nė ekspansionin dhe transformimin e formave dhe tė pėrbėrjes. Ndėrsa nė Gjermani p.sh. nė vitin 1980 numėroheshin 272 revista, nė vitin 1990 numri i tyre arriti nė 546. Ndėrkohė qė nė vitin 1980 numri i periodikut tekniko-shkencor ishte 745, nė vitin 1990 u regjistruan 866 tituj. Numri i gazetave tė shpalljeve dhe reklamave u rrit nė tė njėjtėn kohė nga 350 nė mbi 1.000 tituj.

Me qėllim i pėrmenda fillimisht mediat e shkruara, ekspansioni i tė cilave nuk duhet harruar. Pėrsa u pėrket mediave elektronike, nė vitin 1980, nė Gjermani ekzistonin vetėm 2 programe tė plota dhe nga njė program i tretė rajonal kulturor. Nė vitin 1990 numri i tyre u rrit nė mbi 150 kanale komerciale private tė radios dhe nėpėrmjet kablos apo satelitit nga 20-30 programe televizive. Nė vitet e fundit — mes viteve 1989 dhe 1994 — konsumi ditor televiziv i personave tė rritur ėshtė shtuar 18,5 %, ai i fėmijėve 26,7 % — nė njė kohėzgjatje mesatare shikimi tė populllsisė mbi 14 vjeē prej 179 minutash. Nė kėtė kontekst duhet pasur para sysh fakti se konsumi i personave qė shikojnė gjatė rritet dhe se pėr shumė persona fotografia lėvizėse e televizorit nė dhomėn e ditės mbetet nė sfond, pra nuk konsumohet intensivisht. Si rezultat i komercializimit tė pamėshirshėm ėshtė transformuar forma dhe pėrbėrja, madje edhe vetė stacionet publike tė mediave i pėrshtaten tė pafuqishme motos »zbavitemi pėr vdekje«.

Ndikimi nė politikė ėshtė jashtėzakonisht i madh. Bernd Gugenberger shprehet: »Vizualizimi i politikės zhvillohet me shpejtėsi tė madheEdhe mė shumė: »Mediat ndikojnė si njė xham gjigant zmadhues. Ato i dhurojnė politikės sė partive popullore njė vėmendje dhe shpejtėsi zgjerimi tė panjohur mė parė. Por kjo shtrirje paguhet me humbje tė intensitetit dhe tė besnikėrisė, si dhe me humbje tė qėndrueshmėrisė dhe qartėsisė, humbje kjo e cila shprehet ndėr tė tjera edhe nė rritjen drastike tė numrit tė zgjedhėsve tė pavendosur. Mediat janė njėkohėsisht katalizatorė tė fuqishėm por edhe tė pakontrollueshėm dhe forcues tė trendeve. Dhe televizioni si mjet klasik i fituesit vė nė qarkullim ato 'spirale tė suksesit', tė kontestueshme nė aspektin demokratiko-politik, pėr tė cilat zbuluesja nga Alensbahu e 'spirales sė heshtjes' fatkeqėsisht nuk flet asnjėherė. Tani nuk vlen vetėm thėnia: asgjė s'ėshtė mė e suksesshme se suksesi, por: asgjė s'ėshtė mė e suksesshme se sugjestionimi i suksesit. Media krijon realitetin, i cili paraqitet si i vėrtetė

[Kreu i faqes]

"Shėtitja" me telekomandėn e televizorit (angl. zapping) ka bėrė tė mundur channel-surfing-unn. Kalimi nga aksioni nė aksion karakterizon sjelljen ndaj mediave dhe stilin e jetės sė njė pjese tė madhe tė rinisė. Paralelet mes zapping-ut dhe rritjes sė numrit tė votuesve tė pavendosur janė tė dukshme. Studiuesit e zgjedhjeve me dėshirė flasin nė zhargonin e tyre pėr »volatilitetin (pavendosmėrinė) elektorale« gjithnjė nė rritje, i cili nėnkupton votuesit e pavendosur, tė cilėt zgjedhin herė njėrėn, herė partinė tjetėr. Kėsaj i pėrshtatet volatiliteti mediatik, kalimi nga njė trend nė trendin tjetėr. Nė kėtė mėnyrė bėhet i pamundur zhvillimi i vazhdueshėm i linjes politike tė njė gazete apo reviste. »Ka lindur njė gazetari postmoderne, e cila kujdeset pėr veten nė mėnyrė progresive.« (...)

Sidoqoftė shumė prej kėtyre transformimeve janė rezultat i vetėligjėsive tė logjikės sė mediave, i »optikės mediatike«. Detyrimi pėr vizualizim (dhe mungesa e fantazisė sė gazetarėve) i dhurojnė shikuesit tė lajmeve skena tė zbritjes sė politikanėve nga limuzinat zyrtare, konferenca mediash, pėrshėndetje dhe inagurim punimesh, tė cilat nuk e nxisin thuajse fare fantazinė politike tė qytetarėve. Studiimi agenda-setting ėshtė plotėsuar nga »issue-attention-cycle«, i cili ėshtė i mendimit se pėr mediat ekzistojnė ligjėsi tė veēanta mbi ciklin e jetės sė njė teme: nga faza paraprake nėpėrmjet fazės sė zbulimit deri tek pika kulminante dhe mandej nėpėrmjet fazės sė rėnies nė fazėn pas problemit. Shkenca e mediave, nga ana tjetėr merret me »kriteret e vlerės sė lajmeve«, tė cilat ndikojnė pėrpunimin e realitetit politik. Lajmet p.sh. bazohen nė kriteret e ngjarjeve si negativizmi, befasia, personalizimi, statusi i elitave, rėndėsia shoqėrore dhe afėrsia kulturore. Pa kėto kritere nė kokė, pa rutinėn dhe standardet, redaktori »do tė vdiste nga shqetėsimi«.

Mediat nuk kanė fituar pozitė tė fortė vetėm mes partive dhe publikut, por kanė marrė pėrsipėr edhe komunikimin brendapartiak. Gazetat partiake ose janė zhdukur fare ose ėshtė zvogėluar dukshėm numri i tyre; mbrėmjet partiake u ofrojnė anėtarėve fare pak informacione tė reja mbi politikėn. Mbi kėto ata njoftohet pothuajse vetėm nėpėrmjet mediave — pa marrė parasysh nėse bėhet fjalė pėr politikė tė re apo diskutime tė vjetra mbi persona dhe pozita.

Media ndikon lajmin, ndėrsa hierarkia ekziston edhe brenda mediave. Gazetat e mbirenditura periodike dhe ato politike tė fundjavės, d.m.th. gazetat kualitative resp. tė ashtuquajturat »pendat fisnike«, nuk i drejtohen vetėm elitės politike, por edhe gazetarėve tė mediave tė tjera. (...) Oberreuter [shkon] edhe mė larg nė kritikėn e tij ndaj mediave kur shprehet: »Mediatizimi i politikės do tė thotė se mediat, sidomos televizioni, nėpėrmjet ligjėsive tė tyre e kanė nėnshtruar politikėnNė kėtė mėnyrė ėshtė formuluar nė mėnyrėn mė konsekuente modeli i mediokracisė: Mediat e kanė nėnshtruar politikėn. Demokracia e spektatorėve ėshtė shndėrruar nė demokraci tė televizionit.

[...kalo nė tekstin mbi modelin bottom-up]

[Nga: Ulrich von Alemann, Parteien und Medien, in: O. Gabriel u.a. (Hg.), Parteiendemokratie in Deutschland, Bonn BpB 1997]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.