|
| |
Koncepti
socialist i partisė
Nė traditėn
marksiste-leniniste, partitė (apo mė mirė partia) luajnė njė rol
krejtėsisht tjetėr nė krahasim me ato nė sistemet liberale demokratike.
Teksti nė vijim prezanton kėto dy nocione tė ndryshme tė partisė dhe pėrpiqet tė paraqesė dallimet kryesore. Nė
fillim edhe njė herė elementet kryesore tė konceptit tė partisė nė
demokracitė pluraliste, tė cilat i kemi theksuar edhe nė
kursin bazė
1:
Koncepti i
partisė
nė sistemet liberal-demokratike
 |
Paraqitja grafike
ilustron kriterin qendror tė partive nė sistemet
liberal-demokratike: Partia e
lidh "popullin"
me sistemin politik, pra me "shtetin".
Kjo lidhje bėhet nė dy drejtime:
ajo shpreh nga njėra anė interesat e qytetarėve dhe i bart ato nė qendrėn e vendosjes tė njė shoqėrie.
Nga ana tjetėr ajo i informon qytetarėt rreth vendimeve tė marra nga
sistemi politik.
Kėtė funksion tė ndėrmjetėsimit
mes shoqėrisė dhe sistemit politik, ajo nuk e kryen vetėm.
Pėrveē saj, nė kėtė tė ashtuquajtur hapėsirė
ndėrmjetėsuese, veprojnė edhe njė sėrė organizatash
dhe institucionesh tė tjera jopartiake politike, si psh. shoqatat,
iniciativat qytetare, partitė e tjera dhe
mediat. Kėtė e pasqyron mė sė miri nocioni i
pluralizmit. |
Partitė dallohen nga
kėto organizata dhe institucione tė mesme nė njė pikė tė rėndėsishme: ato
synojnė ndikim tė drejtėpėrdrejtė nė vendimet e sistemit politik nė kuadrin
e parlamentit dhe tė organeve tė tjera shtetėrore. Kjo
ėshtė edhe arsyeja e pjesėmarrjes sė tyre nė zgjedhje. Nė fakt edhe
organizatat e tjera, sidomos shoqatat, pėrpiqen
tė marrin pjesė nė procesin e vendim-marrjes. Megjithatė, kjo pjesėmarrje nuk
legjitimohet pėrmes porosisė sė votės sė qytetarėve. Si
organizata ndėrmjetėse, vetėm partitė arrijnė deri nė njė farė mase tė futen
nė fushėn e "shtetit".
Pėrkufizimi i
partisė nė sistemet liberal-demokratike
do tė ishte si mė poshtė:
|
Partia ėshtė bashkimi i qytetarėve, i cili nė kuadrin e bashkėsisė
pluraliste e lidh shoqėrinė me sistemin politik.
Nė kėtė mėnyrė, ajo merr rolin e ndėrmjetėsit.
Pėrveē kėsaj ajo ndikon apo synon tė ndikojė edhe nė marrjen e vendimeve
tė sistemit politik. Kjo pjesmarrje e saj
legjitimohet me dhėnien e votave tė qytetarėve. |
Koncepti i
partisė nė
sistemet socialiste
 |
Aspekti i parė i rėndėsishėm tė cilin e bėn tė qartė
paraqitja grafike, ėshtė shtrirja e partisė komuniste nė fushat "shtet" dhe "popull".
Partia kėtu nuk ėshtė pjesė e njė
sistemi ndėrmjetės mes qytetarėve dhe sistemit politik, por vetė sistemi.
Ajo nuk artikulon
interesat e qytetarėve, por fut interesat e saja nė sistemin politik.
Partia (e njėsuar) nė kėtė mėnyrė e humb rolin e
trajtuar mė
lart tė ndėrmjetėsit mes shoqėrisė dhe sistemit
politik. |
Numri i aktorėve nė dy
paraqitjet e mėsipėrme grafike ėshtė i ndryshėm. Nė atė tė fundit
nuk figurojnė iniciativat qytetare, shoqatat dhe mediat
dhe ėshtė paraqitur vetėm njė parti e vetme. Nė shtetet
socialiste nuk ekzistojnė iniciativat qytetare.
Partia komuniste atje ka monopol pushteti tė garantuar me
kushtetutė, duke pėrjashtuar nė kėtė mėnyrė ekzistimin
e partive tė tjera, apo tė pakten tė partive autonome.
Zgjedhjet nė vendet socialiste pra nuk janė zgjedhje tė lira nė kuptimin liberal
demokratik, sipas tė cilit votuesit kanė mundėsinė tė
"zgjedhin" nė mesin e alternativave tė ofruara.
Roli i partisė nė kėtė mėnyrė nuk legjitimohet nga porosia e
votuesve, ndėrsa pozita e saj determinohet kryesisht nga ideologjia marksiste-leniniste.
|
Ndryshe nga sistemet liberale demokratike,
shoqatat dhe mediat
kėtu nuk janė aktorė tė pavarur dhe autonomė nė aspektin
partiak. Tė dominuara nga partia ato luajnė
kryesisht rolin e rripit tė transmisionit pėr
zbatimin e politikės partiake. Sindikatat p.sh. nė
pėrgjithėsi i shėrbejnė mobilizimit dhe
disiplinimit tė klasės punėtore me qėllim relizimin e planeve
ekonomike tė partisė. Plotėsimi i posteve tė
rėndėsishme brenda sindikatės bėhet nga ana e partisė.
Udhėheqėsit e sindikatės zakonisht janė njėkohėsisht
edhe funksionarė tė lartė partiakė. Ajo qė nė pėrgjithėsi
vlen pėr sindikatėn
mund tė transmetohet edhe nė fushat e tjera tė shoqėrisė.
Partia luan rol shumė tė rėndėsishėm gjatė plotėsimit tė
posteve nė tė gjitha fushat e shoqėrisė. As
mediat nuk janė institucione vėrtet tė pavarura. Detyra e tyre ėshtė edukimi i
popullsisė nė kuptimin e
partisė dhe urdhėrohen e kontrollohen prej saj.
Ato veprojnė njėkohėsisht si "zėdhėnėse"
tė partisė dhe janė tė censuruara. |
|
Roli udhėheqės i
partisė
Sipas mėsimit partiak tė Leninit, revolucioni
socialist, i cili duhet synuar dhe
zhvillimi i mėtejshėm i socializmit duhet tė bėhen nėn udhėheqjen
e partisė komuniste. Vetėm ajo sipas tij
ka vetėdije mė tė zhvilluar
shoqėrore dhe pikėpamje tė drejta pėr zhvillimin e duhur tė
shoqėrisė. Nė kėtė mėnyrė, roli udhėheqės
i partisė komuniste, rol ky i cili
shtrihet nė tė gjitha fushat e jetės politike dhe
shoqėrore, pėrcaktohet nga monopoli i saj i njohurisė. |
|
|
Aspekti i katėrt tepėr i rėndėsishėm ka tė bėjė me "shtrirjen
e partisė". Sistemi politik mbulohet plotėsisht nga partia.
Ndryshe nga partitė nė demokracitė perėndimore,
nė tė cilat kėto organizata vetėm dalin nė sistemin
politik, partia nė shtetet socialiste jo vetėm qė
ndikon formimin e vullnetit politik dhe marrjen e vendimeve tė sistemit
politik; ajo dominon edhe proceset e vendosjes
brenda sistemit politik si dhe nė aspektin e personelit dhe atė pėrmbajtėsor.
Partia futet edhe mė thellė nė fushėn shoqėrore.
Kjo bėn qė partia komuniste tė drejtojė dhe kontrollojė
shumė fusha tė kualifikuara si shoqėrore. Ndikimi
i saj nuk pėrfundon nė ndėrmarrjet ekonomike, por shtrihet edhe
nė jetėn private tė njeriut.
[Lenini] |
|
|
Centralizmi demokratik
Centralizmi demokratik i konceptuar nga Lenini
paraqiste parimin themelor tė organizimit tė partisė komuniste
dhe pėrbėnte pjesėn e fortė pėrbėrėse tė
statujės sė tė gjitha partive marksiste-leniniste.
Ai pėrfshinte kėto elemente:
 |
zgjedhjen
e tė gjitha organeve udhėheqėse tė partisė nga poshtė nė
drejtim tė kreut; |
 |
dhėnien e rregullt tė llogarisė tė organeve
partiake para organizatave tė tyre dhe organeve mė tė larta; |
 |
disiplinėn e lartė dhe nėnshtrimin e pakicės
para shumicės; ndalimin e formimit tė
fraksioneve dhe grupimeve; |
 |
detyrimin e domosdoshėm tė vendimeve tė organeve
tė larta ndaj organeve tė ulėta. |
Nė realitet dominonin dy elementet centraliste,
tė cilat e legjitimonin pėrqendrimin e
pushtetit nė duart e sekretariatit tė partisė dhe tė byrosė
politike.
Pėrsa i pėrket elementit demokratik tė
zgjedhjeve nga poshtė nė drejtim tė kreut, udhėheqja e partisė nė fakt
zgjidhej, por kandidaturat duhet tė merrnin
miratimin nga instancat mė tė larta partiake.
Kriteri i dytė demokratik, detyrimi
i raportimit, mė tepėr i shėrbente kalimit tė vendimeve apo propagandės, se sa kontrollit
dhe korrigjimit nga poshtė nė drejtim tė kreut partiak. |
|
Si mund tė pėrkufizohet atėherė
koncepti socialist i partisė duke pasur parasysh atė qė u tha mė lart?
Pėrkufizimi nė vazhdim pėrpiqet
tė pėrmbledhė nė njė pikė
kriteret mė tė rėndėsishme:
|
Partia komuniste nė sistemet socialiste paraqet bashkimin e qytetarėve,
bashkim ky i cili drejton dhe sundon tėrė bashkėsinė
shoqėrore nė mėnyrė monopoliste. Ky rol
udhėheqės pėrcaktohet nga ideologjia marksiste-leniniste. |
[Kreu
i faqes]
|