|




| |
Vėshtrim mbi
sekuencat e kurseve bazė:
[Kreu
i faqes]

Kursi bazė 1:
Ēfarė ėshtė partia?
Para se tė merremi nė
kursin bazė
2
me format e ndryshme tė partive, me
funksionet e tyre nė demokracitė moderne (nė
kursin bazė 3),
me sistemet e ndryshme partiake (nė
kursin bazė 4)
dhe me vėshtirėsitė e demokracisė sė partive (nė
kursin bazė 5),
sė pari parashtrohet pyetja: Ēfarė quajmė
parti? Njė pėrkufizim minimal do tė
ishte si mė poshtė:
Parti quhet "grupi i qytetarėve me qėndrime tė
njėjta, qėllimi i tė
cilėve ėshtė realizimi i pikėpamjeve politike".
[Rainer-Olaf Schultze;
nga: Pipers
Wėrterbuch zur Politik]
|
Mė tė detajuara janė dy pėrkufizimet
nė vijim:
|
"Partitė janė bashkimi i lirė
i qytetarėve me qėndrime tė njėjta, tė cilėt, pėr zgjidhjen e problemeve
politike, bėjnė propozime programore dhe paraqesin kandidatė pėr mandate
nė parlament dhe pėr poste qeveritare, me qėllim
qė pas zgjedhjeve tė suksesshme tė zbatojnė nė praktikė programin e
tyre."
[Waldemar Besson/Gotthard Jasper,
Das Leitbild der modernen Demokratie, Bonn BpB 1990] |
"Partitė janė lidhje
tė qytetarėve, tė cilat vazhdimisht apo pėr njė
kohė tė gjatė (...) ndikojnė nė formimin e
vullnetit politik dhe qė synojnė tė ndikojnė nė pėrfaqėsimin e
popullit (...),
nėse ato, duke u bazuar nė formėn e pėrgjithshme tė
rrethanave ekzistuese, veēanėrisht nė vėllimin dhe qėndrueshmėrinė e
organizimit tė tyre, nė numrin e anėtarėve dhe nė paraqitjen e
tyre nė opinion, ofrojnė garanci tė mjaftueshme pėr seriozitetin e
angazhimit pėr arritjen e kėtyre qėllimeve (...)."
[Deutsches Parteiengesetz
von 1967,
§ 2 Abs. 1] |
Kėto pėrkufizime pėrmbajnė disa
kritere
tė rėndėsishme, tė cilat janė
karakteristike pėr partitė. Nuk ka rėndėsi nėse
njė organizatė e quan apo jo veten "parti".
As orientimi ideologjik ose mė mirė programi nuk ėshtė vendimtar
pėr ēėshtjen nėse njė organizatė ėshtė parti apo jo.
Teksti nė vazhdim pėrmbledh kriteret:
 |
Ēfarė e bėn njė organizatė parti? |
Kriteret
 | Partia duhet tė
ndikojė nė formimin e vullnetit politik. Ajo pretendon
ndikimin e pėrgjithshėm politik. Bashkėformimi i
vullnetit politik organizohet pėr njė kohė tė gjatė dhe fushė tė gjerė.
Nuk mjafton nėse njė bashkim politik angazhohet vetėm nė
sektorin komunal (...). |
 | Partia duhet tė
bėjė tė qartė vullnetin e pjesėmarrjes sė rregullt nė pėrfaqėsimin politik tė
popullit.
Nė kėtė mėnyrė ajo dallohet p.sh. nga shoqatat, tė cilat
nuk bartin pėrgjegjėsi politike pėr tė gjitha fushat,
apo nga iniciativat qytetare, pjesėmarrja e tė cilave
nuk ėshtė e rregullt dhe nuk synojnė poste politike. Kjo nuk do tė thotė domosdoshmėrisht se
partitė fitojnė mandate nė parlament (...). |
 | Me rėndėsi ėshtė organizimi
i pavarur, si nė aspektin e vėllimit ashtu edhe nė atė tė qėndrueshmėrisė.
Organizatat tė cilat formohen vetėm pėr shkak tė
zgjedhjeve nuk e kanė statusin e partisė (...). E
njėjta vlen gjė edhe pėr grupet, tė cilat i shėrbejnė aparateve
organizative tė
bashkėsive tjera. |
 | Partitė janė
bashkime tė qytetarėve. Parimi
i anėtarėsimit individual synon pengimin e infiltrimit tė partisė nga
bashkėsia. Numri i pėrgjithshėm i anėtarėve nuk
duhet tė kalojė njė kufi tė caktuar, nė mėnyrė qė serioziteti
i qėllimeve dhe i shanseve tė suksesit tė mbetet i qartė. |
 | Bashkėsia politike qė dėshiron
tė njihet si parti duhet tė synojė paraqitjen nė opinionin publik.
Organizatat qė ngurrojnė tė dalin para opinionit publik dhe
veprojnė nė mėnyrė tė fshehtė, nuk i pėrmbushin kriteret e tė qenit parti. |
[Uwe Backes/Eckhard Jesse; nga: Informationen zur politischen Bildung 207,
Parteiendemokratie, BpB 1996]
[Kreu
i faqes]

Nė fjalor gjenden edhe disa
shėnime tjera rreth historisė sė formimit tė partive dhe
rreth llojeve tė tyre, me tė cilat do tė merremi nė
kursin vijues bazė:
 |
Pėrkufizim
fjalori:
"Partia" |
[lat. pars, "pjesė, drejtim"],
nė pėrgjithėsi bashkim njerėzish me orientim dhe botėkuptim tė
njėjtė apo tė ngjashėm politik, social, ekonomik, qėllimi
i tė cilit ėshtė ndikimi nė jetėn shtetėrore. Parti si
formime grupesh me lidhje jo tė forta kanė ekzistuar edhe nė qytet- shtetet e
kohės
sė lashtė, nė Romėn republikane si dhe nė lėvizjet politike dhe fetare tė shek.
XVI dhe XVII.
Partitė moderne si organizata me strukturė pėrgjithėsisht tė qėndrueshme u paraqitėn nė shek. XVII dhe XIX, shekull ky
i cili u ndikua nga shembulli i jetės politike nė Angli,
ku nė shek. XVIII, si parti relativisht tė qėndrueshme, u
formuan Tories dhe Whigs, tė cilat u pozicionuan
me vendoshmėri nė ēėshtje tė caktuara
politike dhe u shkrinė nė drejtimin e shtetit (sistemi
dypartiak). Grupe partiake me strukturė mė tė
pėrgjithshme lindėn nė luftėrat amerikane tė pavarėsisė dhe nė Revolucionin
Francez, si dhe nė lėvizjet
gjermane pėr kushtetutė nė periudhėn e quajtur "para marsit"
(...).
Qėllimi i njė partie apo i njė grupi partish tė afėrta ėshtė
fitimi apo ruajtja e shumicės nė parlament (partitė e
koalicionit, partia shumicė) dhe
fitimi nė kėtė mėnyrė i ndikimit dominues politik;
kundėrshtarėt e saj apo tė tyre janė partitė opozitare tė mundura nė fushatėn
zgjedhore. Loja reciproke e partive ėshtė njė nga
kushtet themelore tė jetės moderne kushtetuese,
sidomos tė sistemit parlamentar. Aty
ku njė parti e vetme tenton tė pėrfaqėsojė vullnetin e popullit (si
shumicė apo pakicė) apo e konsideron veten elitė,
shfaqet sistemi njėpartiak (p.sh. nė diktaturė).
(...) Edhe pse partitė bėjnė pjesė nė elementet themelore dhe pėrcaktuese tė jetės kushtetuese,
nė shumicėn e shteteve, ato nuk njihen nė aspektin e sė
drejtės kushtetuese, pėr arsye se e drejta kushtetuese
konsideron si pėrfaqėsues tė popullit jo partitė pėrkatėse, por deputetėt. Vetėm nė ligjin themelor tė RFGJ-sė (dhe
deri diku edhe nė Britaninė e Madhe) ato njihen formalisht
nė kushtetutė.
Tipologjia partiake bazohet nė kriteret e organizimit,
tė qėllimeve politike, strukturės sė anėtarėve dhe tė
funksionit politik. Llojet partiake sipas mėnyrės sė
organizimit janė p.sh. partitė e honoratit, partitė e kuadrit dhe partitė e masave.
Vendimtare nė aspektin tipologjik pėr partitė e botėkuptimeve,
tė interesave dhe tė programeve ėshtė pėrcaktimi i qėllimeve politike,
ndėrsa pėr partitė popullore dhe ato tė klasave, struktura e
anėtarėve. Sipas rolit funksional nė sistemet pėrkatėse
politike bėhet dallimi mes partive shtetėrore dhe partive
demokratike. Nė realitet shpesh gjenden forma tė pėrziera
tė partive. Kjo vlen nė mėnyrė tė
veēantė pėr
sistemet demokratike (...).
[Nga: Bertelsmann Discovery Lexikon 1997]
[Kreu
i faqes]
|